Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Edukimi, në pikiatë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Edukimi, në pikiatë!
Kryesoreopinion

Edukimi, në pikiatë!

Published: January 17, 2024
Shpërndaje

Prof. As. Dr. Jetmir Aliçka

Botuar në DITA

Kur flasim për edukimin, do të duhet të jemi më shumë se të vërtetë. Ka rreth 3 -4 javë, që në mjediset e institucionet e edukimit, por jo vetëm, po diskutohet e debatohet jo me pak nerv, rreth rezultateve të dobëta të arritura nga nxënësit tanë në testin ndërkombëtar PISA.

- Publicitet -

Në këtë klimë, jo shumë për t’u përshëndetur, ministrja, Znj. Manastirliu, në analizën e rezultateve të Maturës  Shtetërore  para një jave, shpalosi një  plan kombëtar, i cili synon ndërhyrjen, mundësisht të menjëhershëme, për të  përmirësuar cilësinë e sistemit tonë të  edukimit në disa komponentë.

Ky plan përfshinte edhe masat që do të merren për të përmirësuar performancën e nxënësve tanë në testime ndërkombëtare. Një reagim i shpejtë i ministres. Një lajm i mirë. Një fokus i munguar për të parë të vërtetën në dritën e diellit. I vonuar, por jo për shkak të saj. Pra, një plan konkret për edukimin, i cili pa mohuar ndryshimet pozitive në këto vite, vazhdon të lëngojë.

Një sistem edukimi vlerësohet në fund të ditës për atë çfarë ai prodhon, pra rezultatet e nxënësve. E këto rezultate, provuar nga një test ndërkombëtar, po përkëqesohen.

Rezultatet e dobëta në testin PISA nuk janë të papritura. Këmbanat kanë rënë  shumë më herët dhe vazhdojnë të bien. Kur kemi dashur të ngushëllohemi apo justifikohemi  kemi thënë, se PISA nuk është i vetmi standard vlerësimi. Padyshim nuk mund të jetë i vetmi standard, por është më i miri, më bindësi, më i pavaruri dhe më i sakti. Provon, diagnostikon, orienton  formimin real  të nxënësve, nivelin e dijevet, aftësitë, qëndrimet  që duhet të ketë një brez për t’u përballur aktualisht dhe në të ardhmen me të gjitha sfidat, që nuk janë të pakta.

Në këtë sistuatë diskutimesh e debatesh, modestisht,  do të doja të fokusohesha tek shkaqet, që për mendimin tim kanë ndikuar në këtë performancë të dobët të sistemit tonë të edukimit.

Sistemet arsimore kudo në të gjithë botën, mbështeten në tre kolona: Kurrikulat, infrastruktura dhe burimet njerëzore.

Kurrikulat tona, fatmirësisht, falë edhe ekspertizës së huaj, i  janë përafruar kurrikulave të vendeve të BE. Them i jemi përafruar pasi, megjithëse kanë kaluar disa vite, ende këto kurrikula nuk janë përtypur  dhe aq mirë nga mësuesit në shkollat tona.

Shkaqet kanë qenë disa:  së pari, programe kualifikimi dhe trajnimi deri diku cilësore, por jo të aplikuara  në kohën e duhur, për t’ju paraprirë ndryshimeve në fushën e kurrikulave.

E dyta: Çështje mentaliteti. Të ndryshosh mentalitetin është një mision jo fort i lehtë, në veçanti kur bëhet fjalë për profesionin e mësuesisë, që  konsiderohet nga profesionet më konservatore.

Dhe së treti, reformat kurrikulare konsiderohen të vështira, për faktin se ato detyrimisht do të duhet të pasohen nga minireforma të tjera të mirëmenduara për të përballuar ndryshimet e vrullshme në shkencë, dije, teknologji etj. Kaq  të vrullshme këto ndryshime,  sa shpesh here janë   të paperceptueshme  në kohë.

Por koha në edukim  nuk të fal. Nuk të fal, pasi çdo vonesë përkthehet në një brez të keqedukuar e keqformuar.

Nuk është vështirë të kostatosh se infrastruktuara në sistemin tonë të edukimit po i afrohet standardeve më të avancuara.. Ndërtesat shkollore, baza materialo didaktike dhe teknologjia dixhitale rezultojnë të krahasueshme me ato europiane. Një infrastrukture, që ne të moshuarit e edukimit e kemi ëndërruar. Sot ajo është një realitet i prekshëm

Krejt ndryshe ka ndodhur me burimet njerëzore, duke përjashtuar disa masa konkrete të marra këto vitetet e fundit..

E kam bindje, por jo vetëm unë, që burimet njerëzore në sistemin e  edukimit, në këto 33 vite tranzicion, janë udhëhequr nga politika ta gabuara, të cilat kanë prodhuar një situatë jo fort të këndshme.

Pas 2-3 vitesh në shkollat tona do të mungojnë mësuesit e shkencave të natyrës. Për shkak të numrit të vogël të studentëve që frekuentojnë  fakultetet e mësuesisë në këto 33 vite tranzicion; për shkak të mungesës së konkurencës në këto fakultete; për shkak të cilësisë së dobët  të maturantëve  që kanë zgjedhur e vazhdojnë të frekuentojnë  këto fakultete, cilësia e mësuessve të diplomuar e certifikuar në këto vite, është problematike në aspektin shkencor e atë professional.

Aktualisht, në jo pak raste,  mungon fryma, shpirti, pasioni dashuria për profesionin e mësuesisë,  që përbëjnë ADN e këtij profesioni. Mungon sot respekti ndaj mësuesit, mungon vlerësimi ndaj tij. Ku është personaliteti i mësuesit? Ku është integriteti moral i mësuesit? Ku është autoriteti i mësuesit? Ku është profesionalizmi i tij për të promovuar një shpjegim  interaktiv? Ku është profesionalizmi i mësuesit për të motivuar një nxënie të integruar? Ku është profesionalizmi i mësuesit për të promovuar dashurinë  për dijen, librin shkencën? Ku është figura e mësuesit, që në çdo moment do të duhet të rrezatojë mirësi, tolerancë, dashuri.

Sa herë që tentoj t’u jap përgjigje këtyre pyetjeve ndjehem pak  keq. Mësuesi,  ky monument i të gjitha kohërave  po thërrmohet,  ashtu si pa u ndjerë. Deri diku, shpirti, fryma, pasioni, personaliteti, integriteti moral, autoriteti i tij dhe profesionalizmi po tentojnë të prekin fundin. Respekti dhe vlerësimi ndaj kësaj figure fisnike, pothuaj po shuhet.

Por të mos harrojmë: mësuesi është guri i themelit të çdo shkolle, e çdo shkollë është guri i themelit të çdo sistemi të edukimit. Të dy së bashku mbajnë në këmbë sistemin,

Institucionet drejtuese të edukimit, duke filluar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, agjensitë në varësi të saj si QSHA, ASCAP, zyrat dhe drejtoritë rajonale të arsimit, nuk besoj se kanë pasur stafe ekspertësh më të mire, se këta që janë sot. Dhe kjo është një arritje jo e vogël.

Pas kësaj parashtrese, në pamje të parë të krijohet përshtypja se ka një nonsens logjik, pasi vetiu lind pyetja:  Nëse kurrikulat tona janë deri diku të mira, infrastruktura  për t’u lavdëruar, institucionet drejtuese kanë  këtë ekspertizë  të një niveli të pëlqyeshëm, por  problem kemi me burimet njerëzore, atëhere mund të konkludojmë, se shkaku kryesor për këto rezultate  janë vetëm  burimet njerëzore?

Po! Mendoj se shkaku kryesor janë burimet njerëzore shkolla si institucion dhe  marrdhëniet midis politikbërësve, (institucionet e specializuara) nga njëra anë  dhe zbatuesit e reformave , (mësuesi dhe shkolla) nga ana tjetër.

Le të ndalemi pak te shkolla.  Kam shkruar edhe më herët, që shkolla ka pësuar një tronditje jo të vogël. Është një tronditje nga themelet pasi është cënuar një nga ekuilibrat, që e mban në këmbë një shkollë: ekuilibri midis të drejtave e lirive dhe detyrave e përgjegjësive.

Të drejtat e liritë po keqkuptohen e egzagjerohen, ndërsa detyrat dhe përgjegjësitë po harrohen. Mungesë disipline ka në jo pak raste ne shkolla, bullizëm i ulur këmbëkryq, fenomene tejet negative prezente, qofshin edhe në minorancë si cigarja, alkoli, pse jo dhe droga. Në jo pak shkolla po mungon profesionalizmi, po mungon fryma e bashkëpunimit, po mbizotëron indiferentizmi, po mungon përgjegjshmëria  dhe përgjegjsia. Në shkolla vazhdon të ketë fiktivitet etj.

Është zbehur misioni i  shkollës dhe po harrohet që shkolla  është një tempul, tempulli i dijes, që nga çdo qelizë e  saj prodhohet edukim, promovohet shkencë, dije, kulturë, qytetari; është një tempull ku motivohet e promovohetn modelet pozitive dhe  virtutet; është  tempulli I dijes ku duhet të ziejë mendimi pedagogjik e shkencor, ku nuk duhet të mungojnë simpoziumet, seminaret, nuk duhet të mungojnë veprimaritë sportive, artistike, të traditës etj.

Fatkeqësisht kjo është një e vërtetë që duhet t’a shohim në sy.

Le të ndalemi pak tek reformat. Në  sistemin tonë arsimor, për hir të së vërtetës, nuk kanë munguar reformat, falë ekspertizës tonë tashmë pothuajse të konsoliduar dhe falë ndihmesës së të huajve për ideimin, hartimin dhe monitorimin e tyre.

Por, mendimi im, por jo vetëm, është se bashkëpunimi midis reformatorëve (institucionet politikbërëse) dhe politikzbatuesve (mësuesi, shkolla) nuk ka shkuar mirë. Dhe këtij handikapi i ka shërbyer dhe shoqëruar  në mënyrë ekselente dhe tejet elegante motivimi dhe promovimi i lavdërimit të asaj që nuk ka ndodhur, çka do të thotë se ajo që do të duhej  të ndodhte në të vërtetë, jo në pak raste, nuk ka ndodhur kurrë.

Me pak fjalë, në këto raste, kemi lavdëruar asgjënë. Reforma mund të jetë hartuar mirë me misione të qarta por nëse nuk është përtypur mirë dhe zbatuar mirë nga shkolla dhe mësuesi, mbetemi tek lavdërimi i asaj që nuk ka ndodhur.

Imperative është, që të krijohet një frymë në gjithë shoqërinë  shqiptare, institucionet e edukimit, por jo vetëm, për të  rishikuar totalisht qasjen ndaj mësuesit dhe shkollës, për t’i kthyer atyre  dinjitetin e munguar.

Dhe sigurisht duhet të përsosë qasjen qeveria, si? Fare e thjeshtë. Rritje buxheti për arsimin.

Znj. Manastirliu, në këtë plan kombëtar theksoi se përvec Testit Pisa, Shqipëria do të marrë pjesë edhe në një sondazh tjetër ndërkombëtar Talis, i cili synon një vlerësim ndërkombëtar për mësuesin dhe mësimdhënien. Një ogur i mirë . Ministrja Manastirliu po e fillon mbarë , duke qenë më shumë se e vërtetë.

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: I quajti “tam-tamexhinj”, kush janë ish-bashkëpunëtorët e hershëm të PS dhe personat e tjerë në foton e mbuluar të kryeministrit
  • 19 qershor 2026
  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?