Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Efektivët e Gardës letër Ramës dhe ministrit Hoxha: Drejtorët me gotat e alkoolit përpara bëjnë emërimet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Efektivët e Gardës letër Ramës dhe ministrit Hoxha: Drejtorët me gotat e alkoolit përpara bëjnë emërimet
KronikeLajmi i fundit

Efektivët e Gardës letër Ramës dhe ministrit Hoxha: Drejtorët me gotat e alkoolit përpara bëjnë emërimet

Published: 5 Qershor, 2025
Shpërndaje

Efektivët e Gardës së Republikës i kanë drejtuar një letër kryeministrit, Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Në këtë letër ata shprehin shqetësimet dhe problematikat në lidhje me drejtimin e këtij institucioni nga Ermal Onuzi. Në këtë letër dalin në pa skandalet dhe sesi kryhen emërimet pa kriter dhe mungesa e profesionalizmit.

Ndër problematikat që renditen janë emërimet që kryhen në këtë institucion ndërsa theksohet se ato kryhen pa konkurim duke shkelur ligjin dhe rregulloren e gardës. Sipas tyre punësohen persona të cilët nuk kanë asnjë lloj trajnimi dhe më pas emërohen në poste të rëndësishme.

Efektivët e gardës shprehen se për të marrë këto poste janë dy kritere. Sipas tyre për të marrë poste të rëndësishme duhet të jesh ish ushtarak i FA ose të jesh nga Kuksi ose Dibra. Në letër theksohet se Garda është tani vendi ku konsumohet masivisht alkool nëpër zyra. Gjatë këtyre takimeve me gotat e alkoolit përpara bëhen emërimet. Ata kanë dhënë emra konkretë duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm te drejtori i DPK dhe DSPLSH.

- Publicitet -

Në letër po ashtu zbulohet një tjetër skandal, ku kreu i Gardës dhe drejtorët e tij rreshtojnë efektivët në një lokal në Shkodër dhe më pas gajasen duke i thënë njëri-tjetrit se edhe duke pirë e vënë në rresht Gardën. Ata kanë theksuar se nga kjo situatë ku ndodhet Garda po shkatërrohet karriera e dhjetra gardistëve të cilët po zëvendësohen me ish ushtarakë dhe miq të drejtorit.

Pjesë nga letra:

Drejtori i përgjithshëm është me nivel intelektual për të ardhur keq. Po rradhisim disa shqetësime:

1. Nuk respektohet puna disa vjeçare e gardistëve dhe përvoja jonë nuk merret fare në konsideratë.

Pranimet dhe emërimet po bëhen pa konkurim, duke shkelur hapur dhe në mënyrë brutale ligjin dhe rregulloren e gardës. Merren punonjës pa asnjë lloj trajnimi dhe emërohen në funksione shumë të rëndësishme dhe me impakt në sigurinë e personaliteteve dhe objekteve.

Vetëm dy kritere duhen, të jesh ish ushtarak i FA ose të jesh nga Kuksi ose Dibra.

Të emëruarit pa meritë shfaqin hapur harbutërinë duke nëpërkëmbur qindra gardistë të ndershëm e që kanë sakrifikuar për gardën. Meraku i vetëm i tyre është të marrin dieta dhe të kapardisen në makina se “ju ka ardhur dita”. Shikoni sa drejtorë dhe shefa shkojnë në shërbimet jashtë Tiranës, apo jashtë shtetit.

2. Janë lëvizur nga detyra disa punonjës pa asnjë motiv dhe vendi mbahet bosh derisa ata të shkojnë të takojnë Drejtorin e përgjithshëm dhe rikthehen te vendi ku ishin po qe se “kanë sjellje të mirë” (vendi mbahet bosh disa ditë).

3. Me keq ardhje ju themi se Garda është tani vendi ku konsumohet masivisht alkool nëpër zyra dhe me gotat përpara bëhet politika e emërimeve. Duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe beniaminët e tij (Drejtori i DPK dhe Drejtori i DSPLSH).

Realisht Gardën e drejton një pijanec ordiner si L.H që është shoku i drejtorit, i cili mbasi pi sa nuk kontrollon veten, del para efektivit me pantallona të lagura dhe thotë, “ligjin tani e bëj unë”. Po ju pyesim: Ky është vizioni për Gardën?

4. Verifikoni ju lutemi rastin e rreshtimit të gardës me një telefonatë nga një lokal në Shkodër ku drejtori me drejtorucët e tij qeshnin që edhe duke pirë e venë në rresht garden!!!!!!

Kujdes, po shkatërrohet karriera e dhjetra gardistëve dhe po zëvendësohen me ish ushtarak, miq të drejtorit, të liruar apo në prag lirimi nga FA, kryesisht për mos përparim në gradë!

Konkretisht duhet verifikuar:

1. Me çfarë konkursi u zgjodh një ish punonjës i FA, në funksionin më të rëndësishëm të menaxhimit operacional të Gardës (A.Sopiqoti), i cili meritën e vetme që i njeh vetes është (siç shprehet ai), “kam shok Vinin”(Ministrin Ervin Hoxha)? Në këtë funksion gjithnjë ka qenë një oficer me përvojë disavjeçare në gardë.

Në rastin e këtij punonjësi duhet verifikuar edhe e shkuara (ka qenë i hetuar në ushtri për ngacmim seksual). 1 muaj mbas emërimit këtij “Majori” Drejtorit të DSPLSH, ju jepet grada “Drejtues i lartë”, duke kapërcyer 3 grada.

Ju sigurojmë se çdo punonjës i gardës me gradën Kryekomisar do ta bënte shumë më mirë detyren sesa një Major i pompuar që deklaron nëpër tavolina ku pihet alkol pa fre, se është miku i ministrit aktual dhe shoku i drejtorit të përgjithshëm, dhe se ju paska ardhur dita ta bëjnë gardën si duan ata.

2. Si mund të shkelet kaq hapur ligji dhe parimi i hierarkisë dhe të jepet grada madhore “Drejtues i lartë” një punonjësi me gradë ushtarake “Major” dhe një tjetri me gradë “Drejtues” në gardë?
Dhënia e gradës “Drejtues i lartë” dy punonjësve është në kundërshtim me ligjin 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” dhe shkel parimin bazë të tij, herarkinë por ka edhe dëm financiar pasi “drejtuesi i lartë” ka pagën për gradë 160 000 lek, ndërsa Kryekomisari (grada që duhet të merrte Drejtori i DPK) e ka pagën 105 000 lek, pra një diferencë prej 55 000 lek në muaj.

3. Si u përzgjodh nga jashtë juristi i Gardës dhe ju dha grada Nënkomisar? Nqse do shpallej vendi i lirë, shumë gardistë mund të konkuronin sepse e kanë arsimin juridik.

4. Si u përzgjodh nga jashtë Gardës, Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse. Pse nuk kishte konkurrim?

5. Si u pranua pa konkurrim një oficer i liruar nga FA dhe që ka pasur probleme me ligjin dhe ështëemëruar tek standardet profesionale, kur ligji e përcakton saktë procedurën e rekrutimit?

Garda i ka qëndruar situatave shumë më të vështira, por ne na dhemb kjo frymë që po futet dhe me keqardhje e themi se nuk ndryshon nga ajo e vitit të mbrapsht 1997, apo edhe ajo që solli turpin në historinë e gardës, 21 Janari i vitit 2011. Ishte arroganca e drejtuesve që e çoi gardën në atë pikë.

Në fund, ndonëse jemi të depolitizuar, kemi edhe ne bindjet tona dhe votojmë, ju themi se po punoni mirë për votat e diasporës dhe po humbisni ato që keni pranë vetes.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Komente
  • ce thotë:
    5 Qershor, 2025 te 10:03 am

    Po ku e paskan gjetur kete Laciviten te drejtoje Garden e Republikes, po ministri i ri nuk ka kuptuar asgje nga takimet me kete barkderr te trashur nga pija se niveli i tij eshte per te deshiruar. Aty nga letra kuptohet se duhet bere qilizem, te gjithe trushplaret nga Dibra dhe Kukesi te dorzojne karriket dhe te vihen drejtues karriere dhe jo pijanece ordinere qe marrin neper kembe dinjitetin e elites se Ushtrise Shqiptare.

    Përgjigjiuni
  • capi thotë:
    5 Qershor, 2025 te 10:33 am

    Nuk duhet te mohoj asnje nga ato qe thoni. Nuk eshte ndonje gje e re, se jane nivele shume here me te larta dhe zgjidhen ne kete menyre.
    Nje verejte te vogel do te beja nese me lejohet. Letra te ishte me profesionale, jo se do i ndryshonte thelbin e gjerave. Te eliminohej nje fjalor i “zakonshem/ordiner” kur duhet vihet ne pah fjalori vulgar i drejtuesit.
    Mos e beni si ne kohen e xhaxhi kur hamallet e portit te Durresit ankoheshin tek udheheqja e asaj kohe midis te tjerave dhe per rracizem, Ne fund te letres e mbyllnin me “pershendetje revolucionare nga jevgjit e portit te Durresit”

    Përgjigjiuni
  • Sino Sinolari thotë:
    5 Qershor, 2025 te 10:48 am

    Prite zot rrezikun, sepse tek gryka e automatikut të gardistit, parakalojnë të gjithë drejtuesit e shtetit e qeverisë dhe gjithë nderkombëtaret që vijnë tek ne, e për më tepër, të jenë të pirë e të dehur.
    Që të punosh në gardë (duke filluar nga pastruesja e zyrave) duhet të jetë KUSHT që kush pi alkool, përjashtohet automatikisht nga ajo punë.

    Përgjigjiuni
  • ce thotë:
    5 Qershor, 2025 te 11:41 am

    Ishalla nuk ka me ne garde drejtues si Ndrea prendi i vicidolit qe vrau 4 vete ne bulevard me urdher te vampirit te vividolit me 7 koke.

    Përgjigjiuni
  • HAJRO LIMAJ thotë:
    5 Qershor, 2025 te 12:40 pm

    Ishte nje emrim jashte cdo kriteri dhe vlersimi real i komandantit te gardes para 8 muajsh.Te gjithe u habitem.Ne ceremoni me uniforme civile.
    Kush e perzgjodhi dhe emroi duhet te mbaje pergjegjesi.Me keto qe shkruajne gardistet ne kete leter tregon shkaterrimin e ketij institucioni qe mbahet nga taksat e popullit.Komandanti duhet te ndiqet ligjerisht dhe te marre denimin e merituarKu po shkojme me kete rremuje.

    Përgjigjiuni
  • Trapajane hesapi thotë:
    5 Qershor, 2025 te 2:02 pm

    Cuni I Sales, I cili ne 1997 shkoi ne kukes, has, tropoje per te mbledhur mercenary kunder jugut. Dhe sot, komanda ti I gardes ua shperblen Duke “malokerizuar” garden. Sigurisht, fitorja festohet me alkol dhe prepotence.

    Përgjigjiuni
  • FA thotë:
    5 Qershor, 2025 te 5:41 pm

    Me vjen keq per shkrimin
    Se pari shteti shqiptar ka gjykata dhe ligj
    Se dyti akoma me letra poshte deres me oficer sigurimi te shtetit.
    Se treti eshte permendur Arjani te cilin e njoh kam studiuar dhe punuar per shume vite( skam asnje interes me garden policin dhe fa se jam ahkeputur per vite) Arjani eshte nje oficer model i shtetit Shqiptar dhe nje super qytetar model
    Turp per hakduteg qe akoma punojn ne garde dhe bejne letra anonime
    Respekte Garda e Republikes dhe oficerat Shqiptar.
    Larg qofte spiuneg dhe servilat e letrave anonime qe si ka hije nje ushtaraku por ka ligj gjykat ball per ball me kedo
    Turp frikacaker.

    Përgjigjiuni
  • Roni thotë:
    6 Qershor, 2025 te 8:16 pm

    Nese sikur dhe 50% te jete e vertete eshte turp per ate Institucion serioz qe te kete rene kaq poshte.

    Përgjigjiuni
  • Ermira Sulejmani thotë:
    9 Qershor, 2025 te 6:06 am

    Cdo gje qe eshte thene eshte e vertet. Te gjitha ato kane ndodhur. Arian Sopiqoti eshte nje mashtrues ordiner, genjeshtar dhe manipulator. Dhe pjesa qe eshte hetuar per ngacmim seksual ne FA eshte plotesisht e vertet sepse ashtu ka ndodhur. Paramendojeni me qene ne krye te Gardes si drejtues madhor nje njeri i tille. Kryeministri duhet te hetoje te gjitha qe jane thene ne letren e efektivit drejtuar atij. A.S. eshte shembulli me i keq i mundur per shoqerine tone. E keqja duhet hequr sa me pare. Sa me pare.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
  • Rivlerësimi 5-të i pronave u ‘arkivua’ bashkë me legjislaturën e 10 të Kuvendit. Në 2026-ën referencat e reja do t’i dyfishojnë çmimet
  • Ndeshja e fundit për Tomas Myler, Mateus këshillon Bajernin!
  • Martini zgjedh skuadrën e Europës, ja ku ka balotazh në rreshtimin e Vllaznisë për ndeshjen e parë
  • Kryekomisari Robin Hud, që zhvaste trafikantët shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Duam e nuk dimё apo dimё e nuk duam?!
  2. TRENI në Korrupsioni në kufirin shqiptaro-grek, zbardhen bisedat e doganierëve grekë: Nëse vaji peshon mbi 10 litra, duhet të lesh një kafe që…
  3. TRENI në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  4. TRENI në VIDEO: “O Edi”, e moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ça ke që bërtet!
  5. Patriot në Zbulohet pronari i kabinave në Theth që ‘përplasi’ Ramën me Prokurorinë! Prek Kodra u akuzua se do vriste Albin Kurtin, në kërkim edhe nga SPAK
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?