Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie ku shfaqet pranë kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.
Sipas Zhustit, fotografia ishte realizuar për përdorim strikt personal dhe me garancinë e qartë se nuk do të publikohej. Megjithatë, ajo u shpërnda më pas në rrjete sociale dhe u përdor për qëllime politike, duke e paraqitur në mënyrë të rreme si mbështetës të kësaj force.
Aktori shprehet se publikimi i fotos i ka shkaktuar shqetësim, reagime negative dhe zhgënjim të thellë, për shkak të shkeljes së besimit. Ai thekson se nuk ka dhënë asnjëherë pëlqimin për përdorimin publik të saj dhe as për lidhjen e emrit të tij me ndonjë subjekt politik.
Zhusti ka publikuar gjithashtu mesazhe private, ku tregon se i kishte kërkuar Gerti Kames që fotografia të mos postohej, kërkesë për të cilën – sipas tij – kishte marrë garanci të qarta se do të respektohej.
Pas reagimit të aktorit, ka ardhur edhe replika e Adriatik Lapajt, i cili mohon pretendimet e Zhustit dhe thotë se aktori kishte dhënë vetë miratimin për publikimin e fotos.
“Meqë jeni shqetësuar kaq shumë, foton e heq unë, por ndërgjegjja juaj e di që e vërteta është ndryshe”, shkruan Lapaj, duke shtuar se reagimi i aktorit lidhet më shumë me frikën nga reagimet sesa me veprimet e tij.
Debati mes palëve ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe ka rikthyer vëmendjen te përdorimi i figurave publike në kontekst politik pa miratimin e tyre.

Reagimi i plotë i Viktor Zhustit:
Eh, mor LLAPA…
Nuk di a të kam sjellë ndonjë të mirë me dëshirën që të bëje një foto private, kur isha duke kaluar për në shtëpi mbas shfaqjes, por mua, veç dëm e shqetësim më ke sjellë.
Pranova të beje foto vetëm për albumin tënd privat meqë “kishe shumë simpati si aktor” dhe më premtove që nuk do ta postosh, madje i thashë dhe bashëluftëtarit tënd, artistit të kaq e ka filmave dhe kandidatit për deputet të “Shqipëria bëhet”, djalit të mikut tim të çmuar, Gent Kames, që të mos e postosh
(po vendos dhe mesazhin për të dhe premtimin e tij) por juve, duket e kishit të nevojshme, një shashkë propagandistike për 22 dhjetorin…
Duke e shoqëruar foton me komentin “erdhi na takoi dhe na dha energji pozitive”… më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde, “Shqipëria bëhet”, gjë që as më ka shkuar ndonjëherë ndërmend, pasi, sipas meje, Shqipëria, vërtet do bëhet, emancipohet, modernizohet, europianizohet, por, VETËM me ata, kundër të cilëve ju, po luftoni me çdo mjet e mënyrë.
Me postimin tënd më ke sjellë mjaft armiqësi, qejfmbetje dhe komente negative, për të cilat nuk kisha nevojë.
Po, nuk është hera e parë që dal i zhgënjyer nga miqësitë e rrugës…

Po cfare prisni nga nje llapaj, komb Shqiptar prej MUTI! Te behesh politikan do karizme dhe Llapaj ka nje reputacion Zero! …nje grindavec lagjeje! Qetesojuni pellazgo*ilire shqiptare! Politika eshte nje ceshtje serioze!
Njeri shperndares droge e tjetri mut këpuce.
Hajde besoji ketyre.
Turp, politikanët e vjetër i dimë se si janë, por po dalin edhe të rijtë perversë, sikur i pjell Berisha nga hunda!
ka shkruajtur gjithe kte mllef ky “artisti” plak…vari k arin.
Dekar,perse kete “mllef” me “artistin” plak?
Viktor zhusti është një artist i madh,
kontributi i tij në teatrin dhe filmin
shqiptar është i jashtëzakonshëm.
Dekari është buzëhollë, për të numërohen me gishtat e njërës dorë ata që e meritojnë të quhen artistë, poetë e me radhë.
Eh, mer Viktor mer Viktor!
E lexuat c’paskesh shkruar more?! – Shqiperia behet, shkruan Viktori, behet VETEM me kuurvin e Belindes dhe gjithe gjithe plackitesit e tjere qe i vene pas!
Tani qe ky Lapaj eshte spurdhjak, kjo dihet; por te shkosh deri aty sa te thuash qe ky vend behet me keta hajdute qe kane pataksur nje komb te tere me vjedhjet e tyre…! Pa fjale, thjeshte pa fjale.
Aktori Zhusti me kujton kengetarin Kozma Dushi, te cilit, pasi dolli ne nje foto me keta te Opozites (ne nje tubim ne Berat me duket) i’u versul i ndjeri poeti Duka, mu ketu ne Dita, e nuk i la gje pa thene; i shkreti Kozma u terrorizua aq shume, sa te merrte te qaret kur lexoje sesi i justifikohej poetit kercenues.
Me kete “Eh, mor LLapa” me duket sikur po risjell nje episod nga nje rol i tija: zoti prokuror, Gaziu, Gaziu i ka fajet; kerkoj rrethana lehtesonjese, Gaziu i ka fajet!
Nuk e paskan denuar kot per droge bircen ne Greqi….
Fonde enikmatike me 10 te panjohura shperndan vetem Soros..Per Edi Ramen,qe katapultohet nga nenurat e Parisit drejt e ne Qeverri,Per Erion Veliajn,qe heth thase plastmasi mbi kryeministri,per G99 Erionin,Raftin,Kananin,cunat me buzkuq,edhe per Adriatik Lapajn qe me rrogen e babes zhvillon mitingje ne New York,ne Rome per karshillek te Edi Rames.Djemt e Sorosit do trashegojne pushtetin.
I shkreti plak Viktori, eshte trembur fort i ziu se mos ajo foto me Tikun (Armikun e Kllases) do behet shkas ti qethin pensionin…
Te jesh aktor ne albaniston nuk te ben njeri me mendje te ndritur. Ky plaku shkruajti gjithe kte mllef kot fare per nje fotografi per te mbrojtur pushtetin. Nje njeri me pak vlera thjesht do e anashkalonte.
Duhen ngordhur 3-4 gjenerata komuniste qe te perparoje vendi.
Llapa llapa eshte pjellë e sali serbogrekut, mercenar i zenit sypeshkaqenit, evgjit safi !
Qe te publikosh nje foto te dikujt, qofte edhe nje person i zakonshem, duhet me pare ti marresh leje atij. Kjo eshte A-ja e kodit moral te cilitdo individ, eshte A-ja e qytetarise.
Aq me teper kur personi me te cilin ke bere foto, eshte person publik. Zhysti ka plotesisht te drejte kur proteston, per publikimin e fotos se tij, pa konsensusin e tij. E perseris, eshte e palejueshme si moralisht ashtu edhe ligjerisht.
Llapaj eshte nxituar, ne rastin me te mire mund te thuash, eshte treguar i papjekur. Ndoshta ai dhe shume te tjere si ai, jane ne nje fare menyre pasqyre e ambientit ku jetohet.
Nje nga shembujt e shumte qe tregon se jemi ne Regjim : Aktori njohur ne hall e siklet se i botohet nje foto me nje aktivist te opozites!