Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Publikohen emrat e përfshirë në grupin WhatsApp ku ndaheshin informacionet që u hakeruan nga kompjuterat e SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Publikohen emrat e përfshirë në grupin WhatsApp ku ndaheshin informacionet që u hakeruan nga kompjuterat e SPAK
InvestigimLajmi i fundit

Publikohen emrat e përfshirë në grupin WhatsApp ku ndaheshin informacionet që u hakeruan nga kompjuterat e SPAK

Published: January 21, 2026
Shpërndaje

Rasti i hakerimit të sistemit elektronik të SPAK ka kaluar pa shumë bujë në opinionin publik shqiptar, por një investigim i gazetës DITA zbulon dimensione të reja që tregojnë se ky nuk ishte një sulm spontan.

Në qendër të hetimeve janë tre persona:
Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, por emra të tjerë janë përfshirë si pjesë e një rrjeti të strukturuar me qëllime të qarta.

Ky grup ishte pjesë e një strukture që  koordinonte edhe shpërndarjen e materialeve të rrjedhura në media, për të goditur individë të caktuar në publik.

- Publicitet -

Një burim i mirëinformuar i tha gazetës DITA se ka ekzistuar një rrjet i brendshëm i komunikimit. Përpara se informacionet të dilnin jashtë, materialet përgatiteshin dhe shpërndaheshin në një grup WhatsApp.

Në këtë grup ishin të përfshirë:

–Sokol Ngresi – Anëtar i GJL nga Vlora, mik i vjetër i Agim Ismailit;

–Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor, i njëjti zonë me Agim Ismailin;

–Dritan Palnikaj – Sekretar Përgjithshëm në MBU, nip i Agimit;

–Melsi Beli – Punonjës në AKSHI, ish-vartës i Agimit, i larguar nga detyra;

–Blerina Hoxha – Punonjëse në AKSHI, lidhje me Melsi Belin;

–J.B. – Ish-drejtor ATP, e shkarkuar, lidhje miqësie me Agim Ismailin;

–Y.G. – Ish-punonjës ATP,  shkarkuar, lidhje e vjetër me Agim Ismailin dhe Jonida Baçin;

–Maltin Malaj – Ish-drejtor në DPB tek prokurimet, punonte me Admir Arbrin, drejtor i burgjeve.

Sipas burimit, materialet që rridhnin më pas në media nuk ishin aksidentale. Ato përgatiteshin, filtrueshëm dhe shpërndaheshin me qëllim të qartë.

Detajet kryesore të ngjarjes

Më 12 mars 2025, SPAK mori informacion se kishte pasur një tentativë të paligjshme për të ndërhyrë në email‑et e disa prokurorëve të SPAK. Sipas raportimeve që kanë publikuar pjesë të dosjes hetimore, kompjuteri i ish‑kreut të SPAK, Altin Dumani, është tentuar të hakërohej 425 herë në periudhën shkurt‑mars të vitit 2025.

Për momentin vetëm Ismaili, Gjoni dhe Rrokaj janë nën akuzë për hyrje të paligjshme në sistemet kompjuterike dhe për shpërdorim të informacionit, edhe pse mbrojtësit kanë pretenduar se provat ndaj tyre nuk janë të qarta.

Edhe kreu aktual i SPAK, Klodian Braho, ka qenë gjithashtu objekt interesimi të personave që ndërhynin në sistemin elektronik.

Reagimi zyrtar

SPAK ka konfirmuar se interferimi ekzistoi, por sipas njoftimeve zyrtare, sistemi i brendshëm nuk u depërtua plotësisht dhe nuk u prek sistemi i IT‑së në tërësi. Aksesimi u përqendrua kryesisht tek disa adresa email‑esh, dhe masat e sigurisë penguan depërtimin më të thellë në sistem.

Dosja është për këtë çështje po procedohet në gjykatë. Por hetimi është zgjeruar për të kuptuar se si informacionet përfunduan jashtë sistemit dhe cili ka pasur akses në to.

Vijon

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Detari says:
    January 21, 2026 at 6:51 pm

    nuk behet ai vend, eshte i gjithe populli hajdut nga fshatari deri tek qeveritari

    Reply
  • K R says:
    January 21, 2026 at 6:55 pm

    Ia kaluam Sicilisë

    Reply
  • ..... says:
    January 22, 2026 at 12:14 am

    Po pse prokuroret dhe gjykatesit nuk jane per te varur? Po ata e bejne hapet, marrin thesin me para dhe vazhdojne se s’ka kush tu mbylle vrimet !

    Reply
  • demo says:
    January 22, 2026 at 12:16 am

    Enveri i futi ne fuci,Jy vuri kapakun dhe i detyroi te hanin njeri tjetrin.
    Nuk kane qene te tille shqiptaret.Me pashaporten e Zogut shkonin per pune,per studime ne 4 anet e Botes dhe nuk kontrolloheshin neper dogana si greket dhe italjanet,.
    Nje rrace e frikshme kafshesh msyu boten pas 90.BE,Amerika,Anglia,pranojne afrikane,por jo shqiptare.

    Reply
  • Arratisur says:
    January 22, 2026 at 4:14 am

    kete rrace kafshesh maskarej e mbareshtoi vete Edvinrama, ishte vizioni i tij per transfomimin e shqiptareve qe do kishin hedhur tej te shkuaren me berishen dhe enverin.

    Reply
  • D says:
    January 22, 2026 at 3:59 pm

    Ju qe shkruani nuk jeni nga kjo racë???

    Reply
  • ILIRIAN says:
    January 23, 2026 at 6:08 am

    E ju qifsha rracen tuaj qe komentoni me fjale antishqiptar, o bij bushtrash, puuuu fare keqe far e thartuar

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    January 30, 2026 at 5:10 pm

    Qenka ngjallur Enveri dhe po fut ggjyqtaret ne fuci. Mjere ne qe nuk do te studiojme dot. Do mbetet populli analfabeta si ne kohen e tij. He, me RRUAC o ti qe e kujton kohen kur Enveri rrenoi Shqiperine.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?