Prof. Xhelal Gjeçovi
Botuar në DITA
Kur u ula të bëj këtë shkrim mendova paraprakisht kontestuesit që nuk mungojnë në të tilla raste. Do të thotë ndokush, mendova: Prapë Xhelali për Mukjen! Prapë për Konferencën e Pezës? Megjithëse kanë kaluar 80 vjet! Por unë kam bindjen time të palëkundur dhe është misioni im si historian dhe t’u kundërvihem shtrembërimeve të qëllimshme të historisë dhe sidomos atyre që rreken ta kthejnë përmbys historinë. Më vjen keq, madje shumë keq për ata që nuk e kuptojnë të vërtetën e një prej faqeve më të ndritshme të historisë sonë. Prandaj, pa asnjë mëdyshje u ula të shkruaj.
Shprehja “Avazi i Mukjes” u përket atyre që e humbën betejën e Luftës së Dytë Botërore dhe duan të gjejnë një pretekst për sjelljen e tyre bashkëpunuese me pushtuesit dhe për të justifikuar sadopak disfatën e tyre të parikuperueshme. Në të gjitha shkrimet dhe librat e mi unë kam mbrojtur qëndrimin që u mbajt ndaj Mukjes nga Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar dhe Partia Komuniste në atë kohë, ndaj edhe sot e kësaj dite i qëndroj kësaj linje për ngjarjet madhore të asaj lufte.
***
Mukja, pas Pezës, është një tjetër ngjarje e bujshme e kohës që vazhdon të diskutohet e trajtohet nga studiues e historianë të drejtimeve të ndryshme dhe këtë e bënë dhe prof. Milo në dy vëllimet e botuara para pak kohe për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Paskal Miloja, siç e kam vënë në dukje dhe në raste të tjera, është ndër historianët më të shquar të vendit, me qëndrime e kontribute të rëndësishme, të vlerësuara maksimalisht nga kolegët, studiuesit e fushës së historisë. Ai dallohet për dëshirën dhe vullnetin për të kërkuar e për të sjellë gjëra të reja. Dihet që kjo arrihet më së pari në monografi, që si rregull kanë në fokus një rreth të kufizuar problemesh, por me rëndësi të veçantë, që krijojnë mundësi të shihen në gjithanshmërinë e tyre dhe të shpalosen ide, argumente e dokumente të reja. Duhet thënë se ende s`është kthyer vëmendja e studiuesve tek monografitë, që sigurisht paraqesin më shumë vështirësi dhe ata vazhdojnë të parapëlqejnë veprat e mëdha, me trajtesa të përgjithshme, që përsëriten nga një punim në tjetrin, e shpesh synojnë të ndryshojnë vlerësimet e bëra më parë nga kolegët e tyre. Ndryshimi sot është në modë, e po kështu dhe spekulimi. Në jo pak raste rishikimi i historisë, një proces i domosdoshëm që ushqen dhe mbanë të freskët e në eficencë shkencën historike, keqpërdoret e shfrytëzohet për qëllime politike, për të shtuar konfuzionin mbi çështjet e historisë, duke e futur lexuesin në botën e fantazive, e te tollovive, të kurioziteteve e të dyshimit për çdo gjë e për gjithçka. Dhe kjo shihet veç të tjera dhe në shpërfytyrimin që autori apo autorët u bëjnë, në raste të tilla, jo pa qëllim, raporteve në mes çështjeve të rëndësishme dhe atyre të dorës së dytë, apo akoma më keq të kurioziteteve e “fakteve” të nxjerra nga bisedat pranë gotës së rakisë, sipas një shprehjeje të Milos, që nuk gjejnë mbështetje ne dokumente.
Mirëpo, të tilla mund të konsiderohen disa “faktet” të sjella nga Miloja, mbi takimin e Enver Hoxhës me Safet Butken e më pas dhe me oficerë të lartë të Vermahtit, për të cilët ata vetë nuk kanë folur e nuk kanë dhënë asnjë shpjegim`dhe në dokumente nuk pasqyrohen. Në shkrimin tim të të botuar para ca kohe sugjeroja që të bëhet kujdes me të dhëna që s’pasqyrohen në dokumente, por ato mesa duket kanë rënë në vesh të shurdhër. Jo më kot trajtova më sipër çështjen e monografive të munguara, pasi në to, prirje të tilla, që jepen me shumë për sensacion, për ta bërë punimin më të pëlqyeshëm për lexuesin e rëndomtë, por jo për ata që duan të mësojnë historinë, kapen e zbulohen më me lehtësi se në veprat gjigante, me mundësi më të mëdha që të notojnë e të fshihen. Pas këtyre veprave me përmasa e pretendime të tilla, çfarë i mbetet të bëjë e të thotë akademia, në projektin e ri, grupi i hartuesve të periudhës së luftës, ku ka shumë mundësi që të jetë përsëri e njëjta pendë?
Kur botova veprën “Çështje të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare” (2014), me 700 faqe, para se të largohesha nga vendi, një kopje ia lashë prof. Kristo Frashërit dhe s`pata kohë të bisedoja e të dëgjoja vërejtjet e tij. Mbas pak ditësh më mori vetë në telefon, një gjë e rrallë, pasi në moshën që kishte s`ishte e lehtë të komunikonte me miq të shumtë që kishte dhe jashtë vendit. Në bisedën që bëmë, ndër të tjera, më thoshte se kam lexuar me kujdes parathënien prej njëzet faqesh, të titulluar “Lufta Nacionalçlirimtare pas shtatëdhjetë vjetësh” dhe më pëlqeu shumë, por dhe trajtimi që i ke bërë jo pak çështjeve e ndër to dhe Mukjes, një çështje jo e lehtë, për të cilën vazhdojnë debatet e spekulimet. Por, mendoj, vazhdoi profesori se do të ishte shumë më mirë për lexuesin, që këtë çështje sidomos por dhe të tjera që ke trajtuar, të mos ishin në një botim, pavarësisht se i lidh periudha. Tema të tilla me interes, për të cilat vazhdojnë diskutimet mbarë e mbrapsht, si okupacioni nazifashist dhe qëndresa shqiptare, Peza dhe Mukja, marrëdhëniet me aleatët e me fqinjët, çështja e Kosovës, apo dhe spekulimet me datën e çlirimit, që janë trajtuar gjerësisht në punim, mund të botoheshin veç e veç, në tre a katër libra. Duhet kuptuar se lexuesi i sotëm vështirë se lexon një botim me shtatëqind faqe njëherësh. Vëllimi me shumë faqe, e përfundoi profesori bisedën, e tremb dhe e largon lexuesin, e shtyn atë drejt gazetave të ditës. Ai dhe bashkëkohësit e tij, profesorët tanë të nderuar nuk janë mjaftuar vetëm me sugjerime e këshilla, por kanë dhënë dhe shembullin konkret me veprat e botuara në vite,duke na lënë një trashëgimi të pasur dhe në këtë drejtim.
Kristo Frashëri në vitet e fundit të jetës,botojë veprën “Historia e Ballit Kombëtar”, një temë e pa trajtuar më parë, kësaj here me pak më shumë se njëqind e pesëdhjetë faqe, por është një perlë e vërtetë, një model i shkrimit të historisë. Prof. Ksenofon Kristafi, një studiues i njohur e serioz, me kontribute dhe në fushën e historisë, në recensën e botuar dhe si artikull në “Dita”, mbi punimin e Milos, krahas vlerësimeve të larta, dashamirëse, të merituara sigurisht, në fund thekson një gjë që ia vlen të mbahet parasysh: “Nuk marr përsipër të them se çfarë është dhënë ose jo për herë të parë në punim”. Kjo është thembra e Akilit, mbi të cilën duhet qëndruar.
Siç u tha, tek ne ekziston gjithnjë dëshira për të sjellë gjëra të reja, por kjo dëshirë nuk duhet të kthehet në qëllim në vetvete, që mund të na shtyjë e të na fusë, si pa kuptuar në botën e “fakteve”, që realisht s`janë të tilla, e që shpesh shoqërohen dhe me shpjegime jo të sakta. Në faqet e punimit të Milos, kësaj here sillet dhe një tjetër pohim i tillë, sipas të cilit Enver Hoxha nuk bëri mirë që nuk shkoi vetë në Mukje, siç shkoi kryetari Ballit Kombëtar Mit`hat Frashëri, qëllimisht për t’iu shmangur ballafaqimit me të, një qëndrim, sipas tij, i pa justifikuar që nuk e nderon atë. Gjykimi, por dhe shpjegimi, në këtë rast, më duket jo i qëlluar, jo i saktë, jo thjesht e vetëm se Mit`hat beu nuk shquhej si polemist e nuk përbënte problem për udhëheqësin komunist që të përballej me të, sidomos në fushën e politikës, ku Mit`hati kishte dhe dështimet më të mëdha. Shpjegimi im në këtë rast është pak më ndryshe. Dhe atë po e bëjë jo për të hapë garë në mes nesh apo për të atakuar mendimet e kolegëve, pasi është në të drejtën e secilit që t`i shprehin e t`i ruajnë ato, por për të treguar se ka dhe një shpjegim tjetër alternativ për disa nga çështjet e trajtuara nga Miloja. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, 9 korrik 43, ku u vendos të organizohet takimi me përfaqësues të Ballit, ishte Abaz Kupi ndër të parët që mbështeti iniciativën që po ndërmerrej dhe propozoi emrat që, sipas tij, duhet të përfaqësonin Frontin. A i pëlqyen Enverit apo jo emrat që propozoi Kupi, këtë s`e dimë, e di vetëm ai. Por, mendoj se bëri mirë që nuk reagoi e nuk tentoi të rrëzojë propozimin me numrin e kartonave që i kishte, se do të linte një shije jo të mirë. Aq më shumë që ndër të propozuarit që mund të lëndoheshin pa qenë nevoja ishin dhe Ymer Dishnica dhe Mustafa Gjinishi, dy figura të njohura të Lëvizjes Nacionalçlirimtare, veç të tjerave dhe për lidhjet me disa nga krerët e Ballit, çka krijonte shpresën se me ta mund të gjenin dhe gjuhën e mbështetjen e duhur në mbledhjen që kishin përpara. Mirëpo, kjo në fakt nuk u vërtetua. Pavarësisht kësaj, ai nuk ushqente iluzione për mbledhjen, pasi i njihte mirë kundërshtarët, me të cilët do të bisedohej. Të paktën figurat kryesore i njihte mirë, ndër ta dhe Mit`hatin, kreun e Ballit, që po shfaqte prirje të hapura për të bashkëpunuar me okupatorin e me qarqet vorio-epirote, në kurriz të vendit, për të cilat sjell fakte me interes dhe Paskal Milo. Mjafton të kujtojmë marrëveshjen e arritur në bisedimet e zhvilluara në mars 43, me ndërmjetësimin e kryeministrit Bushati, me kryekomandantin e trupave Italiane të pushtimit Renco Dalmazzo, që ka hyrë në histori me emrin e protagonistëve, “Protokolli Dalmazzo Këlcyra”, me ç’rast dy palët angazhohen të koordinojnë veprimet kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Këto fakte ndoshta kishte parasysh Enveri kur në letrën për Dishnicën, i kujton atij se ju s’jeni aty (pra në Mukje-Xh.Gj.), që t`u shtini ujë që të lajnë duart e pista krerët ballistë, por t`ua bëni të qartë se, as ne dhe as populli, nuk i ka harruar bëmat e tradhtitë e tyre.
***
Unë jam marr gjatë me Mukjen, kur ende nuk kishte vëmendjen që mori pas ndërrimit të sistemit, përballë sulmeve e spekulimeve të reaksionit ballisto-zogist, qëllimi i të cilëve ishte zhvlerësimi dhe mohimi i luftës, që të justifikohej aleanca me okupatorin, cka coi në angazhimin në studime e debate të penave të tjera të njohura, ndër ta dhe të prof. Milos. Që atëherë e kam vlerësuar këtë ngjarje si një lëvizje taktike, për të dy palët që kërkonin të përfitonin kapital politik në kurriz të njëra tjetrës, për të fituar besimin e aleatëve, që kërkonin me insistim thyerjen e akullit dhe fillimin e dialogut, e krahas kësaj dhe mbështetjen në popull.
Megjithatë, nga konsultimi me dokumentet e ngjarjes, mua nuk më rezulton që Balli Kombëtar, paska qenë aq i preokupuar për gjendjen në vend dhe paska shfaqur iniciativa dhe propozime për bisedime e marrëveshje, siç shprehet P. Milo, e ato qenkan refuzuar nga Lëvizja Nacional-çlirimtare, e cila nuk e paska patur këtë vullnet politik. Në shkrimin e parë mbi punimin e Milos, unë kam sjellë në vëmendje qëndrimin ndaj Konferencës së Pezës, Lëvizja më serioze në të gjithë vitet e okupacionit, e ndërmarrë për bashkimin e shqiptarëve, për t`i bërë ballë regjimit të pushtimit, për të kuptuar se pohimi i Milos nuk qëndron. Mit’hat Frashëri, siç dihet u ftua të merrte pjesë në konferencë, por e refuzoi kategorikisht dhe nxitoi të shpallë krijimin e Ballit Kombëtar, për t’ia kundërvënë Frontit të sapo krijuar. Këtë Lëvizje e shoqëroi dhe me një lum sulmesh e shpifjesh ndaj protagonistëve, duke i akuzuar si agjentë të të huajve, të rusit e të serbit, (por jo dhe të grekut(!), duke mos përjashtuar e kursyer as Kupin, mikun e tij. Anglezët që ndiqnin me vëmendje zhvillimet, kuptuan shpejt prirjet e pozicionet që po kërkonte të zinte kjo organizatë, prandaj nuk nxituan të atashonin pranë saj misione ushtarake, siç bënë me Lëvizjen Nacionalçlirimtare apo dhe atë Legaliste, që do të krijohej më pas. Megjithatë, ata vazhduan lidhjet, përpjekjet e presionet ndaj krerëve, që organizata të kapërcejë ngërçin e krijuar dhe të ndryshojë qëndrim, që veprimtaria e saj të vihej në shinat e duhura, duke u angazhuar në luftë. Që këtu nis odiseja e sulmeve të të dy palëve, që kishin në themel dallimet që erdhën duke u thelluar për një çështje parimore, qëndrimin ndaj pushtimit.
Në shkrimin e mësipërm unë sugjeroja që të rishihen disa opinione që sillen e paraqiten si fakte, që i atribuonin Ballit, kreut të saj, iniciativa e qëndrime që ai kurrë nuk i shfaqi, kurse palës tjetër refuzim e mungesë gatishmërie për bashkëpunim. Në këtë kontekst inkuadrohet, mesa duket dhe kësaj here mos shkuarja e Enver Hoxhës në Mukje, për t’u ballafaquar me kreun e Ballit, një mëkat i rëndë sipas Milos, pa mbajtur parasysh se në këtë kohë Lëvizja Nacionalçlirimtare ishte e angazhuar e tëra në luftën me armë kundër okupatorit dhe Enver Hoxha në detyrat që i qenë besuar kishte padyshim rolin dhe angazhimet e veta. Kurse Balli dhe kreu i saj ishin të shqetësuar për pozicionin që do të duhej të zinin ndaj krizës që kish mbërthyer dy fuqitë agresore, Italinë Fashiste që po ikte dhe Gjermaninë hitleriane që po i zinte vendin. Në rrethana të tilla, siç dihet ajo vendosi të ndërrojë padron, t’i kthejë krahët Italisë Fashiste, mikes se vjetër dhe të hedhë grepat nga mikja e re, Gjermania Naziste. Në kujtimet e Nojbaherit, përfaqësues special i HItlerit në Evropën Juglindore, njihemi me një fakt tronditës, që krerë nacionalistë kishin hyrë në lidhje me Komandën e Lartë të Vermahtit dhe i kishin dhënë asaj garanci se një inkursion i trupave të Vermahtit në ato momente të vështira, do të mirëkuptohet e nuk do të kundërshtohet nga forcat nacionaliste. Dhe ne fakt kështu ndodhi. Moskundërshtimi i inkursionit të forcave naziste, vërtetonin pikë për pikë, pohimet e funksionarit te lartë gjerman dhe tregonin se Balli ishte vërtetë një forcë serioze që e mbante fjalën. Nuk e di përse Milo që e njeh mirë dokumentacionin e kësaj periudhe, nuk vë në dukje këto qëndrime të dokumentuara.
Pas instalimit të regjimit te okupacionit, bashkëpunimi i Ballit me gjermanët do të thellohej në planin politik e ushtarak,me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ballit në administratën kuislinge, që ata ngritën menjëherë për të realizuar objektivat e pushtimit, si në Regjence, Kryesinë e Shtetit kukull të drejtuar nga Mehdi Frashëri, që u bë i njohur për dënimin e hapur të agresionit të fashistëve italianë kundër Shqipërisë, kurse tani, me ardhjen e gjermanëve do të pësonte një metamorfozë të tmerrshme, duke u pajtuar me të dhe duke pranuar postin e ofruar për ta drejtuar Këshillin e Regjencës, në të cilin krahas Anton Harapit do të bënin pjesë dhe dy figura të njohura të Ballit, Fuat Dibra dhe Lef Nosi. Po kështu në qeverinë “Mitrovica”, nga shtatë veta, tre do të ishin nga radhët e Ballit. Pas këtyre hapave, pa humbur kohë do të nisë procesi i shkrirjes së forcave të Ballit me repartet naziste, armatosja, stërvitja dhe angazhimi së bashku në operacionet kundër Lëvizjes dhe Ushtrisë Partizane, si në Pezë, në luftimet në Dibër etj.
(Vijon në numrin e ardhshëm)
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Qarqet Vorio Epirote zoti Gjecovi ishin Ata qe donin te bashkohet Epiri i Kastriotit.
Te clironin Kostantinopolin e Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos nga Osmanet dhe you si Osmanllinje ne Kombesi dhe Identitet.
Te vendisnin perseri Emertimet e Lashta te Vorio Epirit te ndryshuara nga you si bij te Vezireve, Pashallareve, Bejlereve.
Kur flisnin per Epirin you nuk kini te Drejte.
Posi i gomar grek. Do na çlironin grekët neve, ashtu siç çliroi Zerva Çamëri, ee?
Yyysht, pusht fashist grek.
Ti po flet e shkruan nga SHBA…..ketu fillon e mbaron ajo qe filluat ju komunistet dhe ajo qe pretendonin ballistet.
45 vjet te humbura…ky eshte krimi me i madh komumist.
Ne “respekt” te asaj qe mbron ,te pakten mos shkruj broçkulla o Gjeçov por shijo lirine ,ate qe nuk munden dot te sillnin ballistet ne 1944 .
A nuk eshte ironike qe gjithe komunistet kishin enderr SHBA ….ate qe luftuan per 45 vjet ??
Gjecovi shkruar qarte dhe ne menyre bindese; P.Milo ashtu si dhe ne politike e dredh sic e ka dredhur dhe ne politike; nuk mund te thuash i pabesueshem por – rrufjan historik.
O ylli nderro emrin pastzj futu ne debat , te stonon llogjika me Emrin Ylli .
Paskal Miloja, siç e kam vënë në dukje dhe në raste të tjera, nuk është ndër “historianët më të shquar të vendit”, sic shkruan Gjecovi. I vetmi historian i shquar i periudhes se Shqiperise gjate Luftes se Dyte Boterore (1939-1945) deri me sor eshte AkDEMIKU kRISTO FRASHERI.
Vendi ku ndalohet me ligj Partia Komuniste eshte bere cerdhe e komunisteve fanatike shqiptare. Dhe keto komuniste si shkojne ne nje vend imperialst,xhandar i popujve, shfrytezues te klases puntore dhe fshataresise kooperativiste. Sa po vuajne Gjecovi dhe Shehu.
E gjithe Marveshja e Mukjes ne fakt ishte dhe mbetet nje deshtim spektakolar per ¨PK te asaj kohe qe organizonte luften e armatosur te popullit. Te derguarit e shtabit nuk mun d qe te perballonin inteligjencien dhe profilin politik te perfaqsuesve te Ballit ne ate takim ne se do ti shohim nje per nje si emra. Balli arriti qe te jete pak me larte se i barabarte ne kete marveshje. Dhe ta mendosh qe deri ne ate kohe nuk kishin zbrazuar asnje pushke kunder fashisteve italiane perveçse u ishin ndodhur ne krah. Sipas marveshjes Balli tashme do te ishte pale e rendesishme edhe pse me dyshime ne zgjedhjen e pushtetit te ri te pasluftes. Mendoj dhe gjykoj se kjo perben kundershtine e E. Hoxhes, madje e trembi per ate qe ishte arritur ne ate takim historik. Nuk besoj se emisaret jugosllave ishin ata qe i ndryshuan mendjen enverit qe kishte nje etje te paperballueshme per pushtet edhe pse me keta sot behet politike sipas interesave te aktoreve partiake. Por me sa shoh asnje prej historianeve tane driteshkurter nuk u a rrok mendja e te futen ne kete lloj analize duke broçkullitur edhe pa asnje dekument ne fafor te politikes se dites sot. Ky moment historik duhet marre ne konsiderate e te mos leshohen fjale e broçkullaé me efekte qe nuk u perkasin. Dhe kete u a thote nje ish student i shkelqyer ne histori qe per arsye shteterore e biografie mbeti nje mesues i thjeshte fshati. Tung.
ORE GJECOV BOLJA FANATIKE:
Mos ri ne SHBA antikomuniste, por shko te Putini ne Rusi duke lavderuar komunizmin bolshevik te Enverit dhe LANC-in e tij kriminal jugosllav qe vrane e masakruan cdo gje te gjalle njerezore ne Shqypni e Kosove, pse nuk shkon te Putini o plak Gerdalle Enveriste e pjerdhur nga trute e kokes dhe mer me vete edhe gerdallen tjeter te Nexhmijes Xhote Shehun qe te habisni sovjetiket me Dinosauret Prehistorike Komuniste te Enverit qe nuk kane ngordhur akoma 30 e kusur vjet pas renies se Murit te Berlinit,
SI EKZEMPLARE TE VYERA FOSILESH TE PARTISE SE PUNES
Vetem kete nuk e kishte imagjinuar ky popull. Qe enveristet me fanatike do te strehoheshin te gjithe ne Amerike. Cfare po te ben ay xhandari i popujve me shkop gome o Zhelal?
Dhe vijme te fundi I fundit: YLLI HUMBI PO SHQIPJA MBETI. Vazhdo me pallavra shoku komunist.