Nga Rexhep Qosja
Përvjetori i gazetës së përditshme “Dita” është një përvjetor i rëndësishëm i gazetarisë dhe në përgjithësi i mediave në gjuhën shqipe në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo jetojnë shqiptarët sot në këtë botë të madhe e shumë të përbërë.
Të gjithë atyre vetjeve që e përgatisin këtë gazetë, që e bëjnë të mundshme daljen e saj në dritë ashtu siç e shohim se po del – gazetarëve të përhershëm dhe gazetarëve të kohëpaskohshëm të saj, studiuesve shkencorë, publicistëve e intelektualëve të tjerë krijues shqiptarë, shkrimet, intervistat, deklaratat e të cilëve i lexojmë në “Dita”, ua uroj këtë përvjetor shumë të rëndësishëm.
Me nderim kujtohen autorët e Ditës, që kanë shkuar. Ata e kanë pasuruar Ditën e përmes saj krejt gazetarinë shqiptare me ide, me mendime, me tema e çështje për të cilat kanë shkruar a folur në faqet e saj. Ata e kanë rritur kulturën e komunikimeve kombëtare shqiptare dhe e kanë bërë Ditën gazetë moderne.
Ua uroj ditëlindjen me dëshirën që “Dita” të ketë jetë sa më të gjatë e më të pasur dhe lexuesve të saj kudo qofshin ata t’u dhurojë edhe përvjetorë të tjerë.
“Dita” bën pjesë ndër gazetat që priten me interesim prej shumë lexuesve, në radhë të parë për arsye, se, kureshtjes së tyre politike, shoqërore, kulturore, kombëtare, iu përgjigjet me çështjet e temat që trajtohen.
Por, lexohet Dita edhe për veçanësinë e saj të pamjes. Faqen e saj të parë “Dita” e ka shumë tërheqëse – tërheqëse me pamjen origjinale dhe tërheqëse me rëndësinë e përmbajtjes së shkrimit që veçohet, që paraqitet, paralajmërohet a shquhet në atë faqe.
Me paraqitjen e çështjes kryesore politike, shoqërore, kulturore, kombëtare, e përtashme a historike që trajton gazeta, në anën e djathtë të së cilës paraqitet ilustrimi a fotografia e çështjes apo fotografia ose karikatura e protagonistit të asaj çështjeje – “Dita” i bën për vete, duke i bërë lexues shikuesit e saj.
Mua si lexues dhe bashkëpunëtor i “Ditës” sa veçanësia e pamjes artistike të saj, më intereson pamja e jetës shqiptare që paraqitet në përmbajtjet e sipërthëna. E quaj Ditën gazetën që dëshiroj ta shikoj dhe ta lexoj në radhë të parë. Dhe, dëshiroj ta shikoj e ta lexoj sepse në të trajtohen tema, ngjarje, dukuri, probleme, të mira e të këqija, personazhe a protagonistë që e vlen të trajtohen.
“Dita” është gazetë me shikime të gjera e të thella përkushtuar trajtimit të së përtashmes, të së shkuarës dhe të së ardhmes së shoqërisë shqiptare. Ajo me shkrimet e saj ndëshkon të këqijat politike, shoqërore, kulturore, morale e pavarësisht a quhen korrupsion, nepotizëm, padrejtësi, vjedhje, plaçkitje, gënjeshtër, mashtrim, poshtërsi apo ndryshe, më sofistikueshëm, më durueshëm, më mashtrueshëm; të gjitha i ndëshkon me shkrimet e autorëve të saj të përhershëm apo të bashkëpunëtorëve të kohëpaskohshëm, të vetëdijshëm se ato të këqija janë pengesë e madhe për zhvillimin e shoqërisë shqiptare, të demokracisë së saj, të kulturës dhe të qytetërimit shqiptar.
Nuk mund të mos e them se shkrimet që ia kam çuar “Ditës”, pavarësisht sa të matura e sa të ashpra kanë qenë, kurrë nuk më janë censuruar. Besoj as të tjerëve.
Për “Ditën” mund të thuhen edhe shumë fjalë të tjera të mira, dhe prej kundërshtarëve edhe ndonjë vërejtje, që humb, s’duket mes të mirave.
“Dita” i është përkushtuar mbrojtjes së të Vërtetës dhe së të Drejtës në shoqërinë shqiptare: në të përtashmen, në të kaluarën dhe në të ardhmen e saj. Në vazhdimësi me përkushtim, me parimësi, me vendosmëri, me atdhetarizëm ka mbrojtur dhe mbron interesat e popullit shqiptar.
Dhe, duke iu përkushtuar mbrojtjes së këtyre vlerave madhore në sajë të vetëdijes së atyre që e bëjnë “Ditën” të dalë në dritë, – ajo, “Dita”, na tregon se, – si e kanë thënë gjenitë e lashtësisë kulturore evropiane: krim nuk është vetëm vrasja e njeriut, po krim është edhe vrasja e së Vërtetës dhe e së Drejtës, që aq shpesh po vriten në shoqërinë tonë të sotme e, sidomos, në politikën, në ekonominë, në arsimin e lartë, në partitë, në institucionet e ndryshme politike.
Po vriten të Vërtetat dhe të Drejtat sidomos qe një kohë prej atyre që, ditë e natë, shihen në televizione, dëgjohen në radio e televizione, lexohen në gazeta duke e shpallur Shqipërinë të rrezikuar dhe duke e krijuar Komitetin e Shpëtimit Kombëtar për ta shpëtuar Shqipërinë prej atij rreziku, që i vjen prej kujt? Prej kujt? Ata, prijësit e Komitetit të Shpëtimit Kombëtar, ata s’mund ta thonë të vërtetën se prej kujt i vjen Shqipërisë ai rrezik!
E ai rrezik Shqipërisë sot i vjen pikërisht prej atyre “shpëtimtarëve”, atyre dy prijësve, komandantëve të “Komitetit të Shpëtimit Kombëtar”: të cilët po e çajnë e përçajnë, po e turbullojnë fort turbullueshëm Shqipërinë, po e rrezikojnë Shqipërinë me gjuhën e tyre plot fyerje, përulje, përçmime, mashtrime, denoncime, gënjeshtra, urrejtje, urrejtje ndaj qeverisë shqiptare, ndaj shtetit shqiptar, rrjedhimisht edhe ndaj shqiptarëve.
Dhe, duke e përulur e përtokur ashtu me aso gjuhe politike dinjitetin e kulturës politike e të qytetërimit shqiptar para shqiptarëve e sidomos para ndërkombëtarëve.
Uroj që të vijnë ditë më të mira për shqiptarët e shtetet shqiptare, ditë kur gazeta “Dita” e gazetat e tjera normale nuk do të kenë nevojë t’iu dalin në krahë kaq fuqishëm të Vërtetës, e të Drejtës, ditë kur e Vërteta e jo gënjeshtra dhe e Drejta e jo padrejtësia do të bëhen jeta e shqiptarëve kudo janë.
——
Shënim i Kryeredaktorit:
Në 1 nëntor 2012 doli në qarkullim numri i parë i gazetës Dita. Pak vetë e dinë që ishte një projekt afatshkurtër. Por tre muaj pas botimit ishte gazeta më e lexuar në vend. Ndaj mbeti. Profesori i ndjerë na e ka nisur këtë letër kur Dita mbushi dekadën.
Dita është gazetë atipike, e padëshiruar nga sistemi. Shkaqet pse është e tillë janë disa, nuk është sot koha për t’u thelluar këtu. Por liria është arsyeja pse sot ajo vuan vështirësi të shumta. Si shërbyese, do kishte patur një fat tjetër, të begatë.
Shumica e shqiptarëve sot beson se të jesh i ndershëm në Shqipëri është diçka e kotë. A nuk ju duket kjo, në vetvete, e rëndë?
Dita dëshiron si ata që e lexojnë, një Shqipëri tjetër. Shpresa për një Shqipëri të re duhet të nisë duke i bërë varrin të kalburës, të sëmurës.
Ngushëllimet më të ndjera familjes së profesor Qosjes.

Nuk kane mbetur edhe shume akademike rrace ne trevat shqiptare.Shteti duhet te tregoje me shume interes ne akademiket shqiptare para se te jete teper vone
E lartë çmuara Gazeta Dita – dritare e të vërtetës,
Të Urojë me përzemërsi: Pritesh e gëzofsh edhe shumë e shumë përvjetorë, me organizim të shëndosh dhe suksese të plota edhe në përmbushjen e detyrave, të cilat u’a ngarkon misioni, për çka, kam bindjen e plotë, se si kolektiv jeni të përcaktuar!
Zotit Rexhep I urojme jete te gjate per te miren e kombit,po ashtu dhe Dites per 10 vjetorin..
.
Krahas fishekzjarrve dhe embelsirave per 10 vjetorin e Dites le te themi dhe Zeherrin e diteve tona
.
Dhe 12 dite na ndajne nga 12 nendori kur Berishorri me hordhite e tij leshon thirrje terroriste dhe per cudi Kimja e Elbasan Stritit lyhet dhe per perlyhet ne sfilatat e saj televizive te shemtuara..
.
Troc muhabeti
Non Grata e Kimes dhe e shefave ne WDC
doli nje genjeshter..
sepse me e pakta ne vend te arrestohej Usali Serbiberishaj
po kercenon “Amerikont e Bidenit ”
sepse ka pas kurrizit “amerikont e Trampit..& trapojanin Elez
Nje koment para nje muaji per te nderuarin Qosja eshte me reale sot
.
lexim te kendshem !
.Kushtrimi qe jep “I FUNDMI I MOHIKANEVE TE KOMBIT” sipas Tij duhet ta permbledhim ne keto 3
1-Është harruar populli!
2-E vërteta dhe e drejta janë varrosur!
3-Gënjeshtra dhe mashtrimi po sundojnë!
________________
Si arritem deri ketu ne vet-shperfyterimin kombetar ?
________________
Bashkmoshatari I tij Kadareja I Madh ( nuk e kam fjalen per Ismail Pizevengun pas 1990) ne kulmin e lavdise tij thote:
“qe te permbysin ty Shqiperi duhet te nxjerrin nga balta dhe te rivrasin te renet”
dhe per cudi vete Ismaili shqiponjat I ktheu ne sorra dhe librin e tij me te mire ‘KESHTJELLA’ e ktheu ne bunker..pra ne kohen e demon-kracise jo vetem qe I rivame te rennet por dhe I urinojme ..
.
Dhe pikerisht kjo ndodhi me doktrinen kriminale te “dekomunistifikimit” te udhehequr nga “bashkfshatari” I Tij serBiberaj qe ja kaloi Nacertanies serbe apo Megalidhese greke…
.
Jo vetem kaq qe u nxorren nga balta dhe u rivrane te rennet dhe I urinuan por ngriten dhe Monstra Kombetare.
.
U ngrit monumenti I Rrahmet Zogjit gati duke e barazuar me Gjergj Kastriotin nga Biberishistet dhe Lul Bash-fashistet..OK nuk I takoj atyre qe nuk dua ta respektoj Zogun si shqiptar ( jo si me nder me thone mret) le te ngrihet muzeu I tij ne Mat le te rindertohet kulla e tij por jot e na paraqitet ne mes te tiranes me shpate mes boles ku kete te fundit cau rrugen e historise duke e kthyer pallatin ne bordello dhe kur ishte koha per palle mbathi opingat
.
Biberishistet dhe Lul Bash-fashistet..ne nje fare menyre I ngriten bustin Xhaferr Deves kur hoqen ne menyre kriminale tabelen e rruges se MASAKRES SE 4 SHKURTIT duke vene ate te Ibrahim Rugoves qe dhe ai si zogu I kurves burgajetit kur ishte koha te nxirrte pallen kerkonte zogeza ne Tirane me te jatin e leshit Rudines.
..
Kurse monumenti me pervers eshte I Azem Hajdarit qe vetem nga te thenat autentike te Izet Haxhise ( te mbeshtetura ne fakte 100%) ky babai I Rudines se Engelit eshte bashibozuku me I ndyre shqipfoles per te gjitha kohrat qe per aresye kortezie nuk po e zgjas
.
Besoj se Profeti Rexhep Qosja nuk e ka hallin vetem te figura e Selam Musait por me shume se ky hero eshte pothuaj I te gjithe shtresave pa dallim krahine..rrace apo ideje,,ai ishte “popull “dhe kjo ka rendesi se ka ardhur koha qe te zihet Topi nga Grika te pakten neper komente aq sa na lejohet.
.
Ky artikull do ishte me I plote nese krahas figurave te urryea te politikaneve tane sot te flitej dhe per surreterit e dipllomateve perendimore te USA-BE qe jo vetem bashk-shoqerojne keto kuislinget tane ne invazionin mediatik por dhe ja kene ngritur monumentin per se gjalli si BURRE SHTETI..Sali Biberishes kur egzekutoi 4 shqiptare te pafajshem “live”..
.
Ndjej dhembje ne shpirt kur mendoj se ata qe u vrane ne 21 janar 2011 kunder juntes monarko-fashiste-makartiste te Berishajve u tradhetuan nga Edi Rama qe ju vuri ca pllakeza tualeti ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” qe shkelen pa meshire nga ylli ne ngjitje I Arvizuse ne grevat-pasarela apo gomat e makines dipllomatike te Kimit kur shkon te gjirafa dy metroshe Rama per ta bere Kurban per here te dyte..dhe ne popullit na ngelet te shohim kur SALuli me duar te lyer me gjak shqiptaresh te there qengjin e radhes para kryemistrise nen ngerdheshje xhambasadoresh..
.
Zoti Rexhep eshte koha qe Amerika te braktise ndershmrisht politiken e gabuar me USALIUN E SAJ qe I thote ketij perversI:
KERKO SE NUK TA JAPIM
,
POR MERRE SE NUK THEMI GJE..
E fundit :
99% e
marrshimit te Salisatanait per marrjen e PD SOT dheK/M neser eshte “merite” e deshtimit te politikes amerikane ne Shqiperi ose loje e tyre.
.Le te zgjedhe zoti Rexhep njeren nga te dyja
Udheheqesit e vertete politike,shpirterore,intelektuale, Shqiprria i ka te rralle,.
Eshte rasti te kujtoj shume komentues,qe prune opinionin popullor ne kete gazete,te majte te djathhte ,te mire te liq,te shkolluar,injorante,kombetare,antikombetare,,harbute,delenxhij,intelektuale,profesore,ushtarake,sigurimsa,idjote,korofillaqe,,,ASHTU SIC ESHTE POPULLI.
Dita u be me e lexuar.
Dita
po poezitë e arben dukës nga arkiva pse nuk po i botoni më?
I lehte i qoft dheu profesorit
Rexhep Qosja nje filoseb kurse gazeta Dita nje gazete ediste.
Gazete ediste thote ky pseudo vlonjati. Qfare gomari! I ke lexuar shkrimet e kryeredaktorit Thano? Apo perton?
Ti “vlonjat” vetem vlonjat nuk je, sepse Vlora dhe vlonjatet e kane nderuar ne kor me te vertete, vleren me te madhe intekektuale te kombit shqiptar – tadhme te ndjerin – me Rexhep Qose!
Ndersa une si vlonjat I lindur, diten e filloj duke lexuar “Diten”!
Ngushellime
Shqiptaria ësht më bosh pa profesor Qosjen
o bitoçi
ky vlonjati është komentuesi demo = enver memishaj= kryetar i SHIK në Vlorë në 1997
ai e urren rexhep qosen pavarësisht se ka bërë.sikur e ka lavdëruar
Jo “?+”, nuk jam ai, Tártari eshte perballe Lepenices te z.Enver Memishaj.
e kam me enver memishajn o tartar që ktu te dita e gjjm me pseudonimin demo ose vlonjati.
nuk e kam me ty që je vlonjat por me demo enver ballistin kryetar shiku që dihet që ësht nga vlora
Jam i mendimit qè kjo gazetè lexohet me shumè interes. nga qè aty ndjenja e sè vèrtetès i mposht tè gjitha. Uroj qè tè mbeteni tè tillè pèr ne lexuesit dhe mbi tè gjitha pèr shoqèrinè Civile Shqipètare. Mè duhet tè theksoj qè, pèr tè patur sa mè shumè opinjone qè i pèrgjigjen mentalitetit tuaj si gazetarè, rrjedhimisht pozitivè, tè zgjidhni njè moderatorè tjetèr. Kjo vjen si rrjedhojè e disa komentuesève anonimè me qèllime dashakeqe e krrejt tè pa vèrteta. Dhe njè herè Urime pèr Ju dhe ngushellime per tè nderuarin zoti Qosja!
Po pse o Bitoçi e ti Tartari ,ju ju kane caktuar per te vendosur se kush eshte dhe kush nuk eshte vlonjat? E dyta ,se ju pelqen ju te dyve Qosja apo Dita nuk eshte se duhet t’u pelqeje te gjitheve dhe e treta pse shkruan Thano e del kunder Rames por jane te tjeret qe ne çdo artikull merren vetem me opoziten , me Berishen e Meten por nuk thone asnje fjale per qeverine qe kryen vjedhje galopante sepse eshte ajo qe i paguan.
Kur do merreni vesh dhe te bisedoni me Heronjte Greke te ashtuquajturit Arvanitas?
Kjo eshte e Rendesishme ne qofte se jini “Njerez”?
Apo do vazhdoni me Heronjte Tuaj si Deputeti Osmane Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet etj qe luftuan per Baben?
Nuk e “dinin” keta turq ne Ndergjegje dhe Identitet qe Arvanitet Epirote kishin rreth 60 vjet qe po derdhnin gjakun e tyre per te cliruar Kostantinopolin qendren tone qindra vjecare te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos?
Kaq Idiote dhe Ignorante jini Kata-Ndisur (fjale kjo sigurisht Greke qe ka lidhje me veshjen,i leckosur) sa qe you ka mbytur Urrejtja,Mosmirenjohja,
Servilizmi,Poshterimi.
Deri kur you bijte e Vezireve, Pashallareve, Bejlereve, Agallareve, Hoxhallareve, Muhipeve, Dervisheve etj do na lini Neve te jemi te Lire te Emertojme Topo-Onomat (toponimet “shqip”) sic ishin para Osmaneve?
Dita ,gazeta me realiste nder shqiptari.Akademiku Raxhep Qosja ishte nje patriot dhe punetor shkencor ,qe punoi me hakikat per shkencen shqiptare,nuk u shit dhe nuk u ble.
I lehtë i qoft dheu
Dita dhe Edvin Rama per mua, ka si kurore shkrimin profetik te kryeredaktorit Adrian Thano. Ben nje qasje te “qyrkut” te pushtetit me mantelin e helmatisur qe veshi Herkuli. Nje fund te tille, pa asnje njgjyre heroizmi te ketij heroi mitologjik, e patì parashikuar mbreteresha e amazonave, Ipolita. Pse? “Sepse ishte nje femij jashte kurore, nje bastard…” ky do te jete edhe fundi I politikaneve tane bastarde…
Gazeta*Dita*-*DRITW-ATDHTARE*-si FJALA e ATDHETAREVE tw vwrtetw!
Dhimbia w madhe POPULL!
Zogut ju ngrit monument ,Hamit Matiani u dekoru mas varjes, East Toptani del i pa fajshem, Qazim Mulleti demokrat ,Sali Berisha vodhi sa deshi dhe thyu edhe embargon duke furnizu vicat me nafte ,e ju keni goje akoma t’flisni per Edi Ramen per me teper ne nje artikull ku si s’ka te beje fare !?
Malok katnar e gjo e trash esht pak me ju thon !
Unë jetoj në Greqi prej rreth 20 vjetësh, por asnjëherë nuk i kam shkëputur lidhjet me atdheun tim të shtrenjtë. Jetoj, punoj, ëndërroj dhe mendja për asnjë çast nuk më është shkëputur nga Shqipëria jonë e dashur, e shumë vuajtur dhe me aq shumë halle e probleme. Prej afro pesë vjetësh, që kur doli ‘DITA’, thashë se kjo është gazeta ime. Nuk jam zhgënjyer në përgjithësi, (pasi ka pasur edhe raste që nuk më ka pëlqyer dhe jam dëshpëruar). Mbase ju kini të drejtë dhe unë jam gabim edhe në të tilla raste. Ju kini politikën tuaj të botimit, unë kam mendjen time. Sidoqoftë, ‘DITA’ ka profesionalizëm të nivelit të lartë, ka atdhetarizëm dhe vizion. Aty unë gjej veten time. Si asnjë media tjetër, ‘DITA’ ka trajtuar me guxim probleme nga më të mprehtat për shoqërinë shqiptare… ‘DITA’ ka treguar me gisht armiqtë e këtij vendi dhe përgjegjësit për katastrofat që i janë shkaktuar këtij populli fisnik. Dhe këtë e ka bërë me synimin e vetëm që Shqipëria të bëhet më e mirë dhe më e bukur, që shqiptarët të mos mendojnë për të ikur. Por kjo është e rëndësishme, shumë e rëndësishme aktualisht.
Tani po hyj në temë.
‘DITA’ ka shkruar jashtëzakonisht shumë në favor të reformës në drejtësi që është një nga problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare në tranzicion, një problem që ngjall dëshpërim dhe që vret shpresën. Unë mendoj se tani ka ardhur momenti ta shikojmë këtë reformë të realizuar, ashtu si ka premtuar Kryeministri Rama me mbështetjen e fuqishme të ndërkombëtarëve, kryesisht të amerikanëve dhe BE-së.
Ky është dhe thelbi i letrës sime. A do të bëhet ndonjëherë DREJTËSI në Shqipëri, pasi nuk ka më asnjë dyshim se mungesa e drejtësisë po vdes shpresën e shqiptarëve? Nga duhet nisur reforma në Drejtësi? Kjo është çështja. Do të doja që të trokisja në derën e duhur dhe nëpërmjet DITA-s ta dëgjojnë ata që duan të dëgjojnë dhe t’u drejtoja këtë apel të fuqishëm:
Fillojeni me Saliun!
E di që jeni gazetë private dhe nuk jeni shteti, por e di që shteti ju lexon dhe e respekton qëndrimin tuaj. Di edhe faktin që në faqet e gazetës tuaj qajnë hallet shumë njerëz për probleme të ndryshme. Po cili është halli dhe shqetësimi i këtyre njerëzve? Prandaj, po u drejtohem atyre në shtet: O shtet, fillojeni llogaridhënien me Saliun! Mendoj se ai është çelësi i të gjitha enigmave, mbrapshtive, keqbërjeve dhe fatkeqësive të Shqipërisë.
Miqtë e mi të gazetës “DITA’,
Një nga arsyet pse u drejtohem juve me këtë letër është një fakt i thjeshtë: Jini ju që kini botuar një vit e ca më parë një libër të madh me titullin: “Izet Haxhia përballë Sali Berishës”, përgatitur nga gazetari juaj Xhevdet Shehu. Me gjithë respektin që kam, mund t’i isha drejtuar personalisht Z. Xhevdet me këtë letër të hapur (të cilin e konsideroj një mik në distancë), por e pashë më të arsyeshme t’i drejtohem institucionit të gazetës suaj prestigjioze, në mënyrë që kjo thirrja ime të dëgjohet sa më shumë.
Habitem se si mund të kalojë si një libër i zakonshëm ky. Mesazhi i parë dhe ulëritës i këtij libri prej më shumë se një viti është i drejtpërdrejtë:
Fillojeni me Saliun!
Nuk eshte e vertete fare.
Si Bedriu, si Viktori nuk ia pertojne as Saliut as Ramiut.
Ky Shpetimi qe permend e njef vetem ti
Po ti duket qe nuk i lexon, paguhesh per te hedhur vrer. Ose ngatarohesh me mero gëlbazën
Po je nga Vlora, do jesh nga lumi Vlores me siguri
Urime gazetès” dita” gazeta mè e dashur dhe me tè vèrtetè tregon tè vèrtetèn, Ngushellime familjes se professor Rexhep Qose. Respekt pèr gjithè stafin tuaj.
Iku nje njeri i madh qe vjen nje here ne shekull
Replike miqsore me zotin Niko Suli
.
Fillimisht kerkoj falje qe ju drejtohem me “nick name” dhe nuk e kam problem te dal me emer orgjinal por nuk ka rendesi se jam si te thuash komplet I panjohur si I thone “ UNKNOW SOLDIER”… por pas nje komenti brilant tuajin e ke humbur ne fund ku thua “citoj nga ju ”
.
“Habitem se si mund të kalojë si një libër i zakonshëm ky”
.
Ne fakt libri I Shehut dhe deshmite RRENQETHESE te Izetit nga Turqia ( te marra nga Mira Kashani) jane nje akuze tronditese ne rrathe te pare per segmente Biberishiste ne WDC me emra dhe mbiemra,,ku spikat ai I Jakomonit Atllantikut = Elez Biberjn si kontigjent I UDB dhe Lobet (lexo loqet) e serbo-greke te Amerikes ne simfoni me makartistet e amerikes dhe neofashiste-racistat e Europes
Sa me shume kalon koha
Aq me shume duket efekti berthamor
Neuro-paralizues qe amerikanet hodhen bomben
Biberishe ne 1991-1992.
.
E hodhen dhe ne Japoni n e1945 por pas 20 viteve
Nuk kishte asnje gjurme se e reabilituan japonezet
Kurse ne Shqiperi vazhdon akoma rrezatimi biberishor.
.
Ka ardhur koha qe administrate amerikane te
Pastroje merimangat makartiste biberishiste ne Amerike qe
Kane nga 2 prilli 1991 qe po I nxjerrin uje te zi atij vendi
.
Nese besohet se ne Kohen e Bushit Madh ne 1991-1992
Biberaj Berishaj Bardhaj Hajdaraj
dhe hordhite e tyre hodhem nje komunizem te vdekur
ishte kanibalizem atehere kurse hipokrizia e Kim-eve
me Usaliun e tyre cojne uje ne mullirin e Enverit
duke e bere profet vetem nga shkaku qe euro-amerikanet
kane 30 vjet qe perdorin bulldogun e dyre te Viqidolit per DIRTY JOB
.
“deshtimi’ turp I NON GRATES Kimit te Biden-Blinkenit qe Salihi po e trajton si leter higjenike kete ambasadore na jep te drejte te pyesim…
A ja ka bere 8 me 2 Berisha Amerikes apo eshte
loja e kesaj te fundit per qellime qe merren vesh pas nje shekulli ?
.
-Sali Satanai u kllonua nga sherbimet inteligjente amerikane dhe JUGOSERBE ne vitet 1988-1990
.
-U mbrojt hapur nga xhambasadoret euro-atllantikas edhe kur kreu krime naziskine 14 SHTATOR-Gerdec-21 janar ect
.
-Dhe ne ditet e sotme me Non Graten e Biden-Blinkenit mori zyrtarisht KARTEN E PAPREKSHMERISE…
.
Me mire nje fund I tmerrshem sesa nje tmerr pa fund shkaktuar nga hipokrizia e miqve qe I pritem si Krishti ne 1991 dhe sot e shohim veten si komb te kryqzuar..
..
Fjalë zëmre për DITËN që na ngroh zëmrat me këndvështrimin e saj për ngjarjet në vënd dhe në botë.
Nuk po zgjatem sepse I MADHI QOSE, RILINDËSI I FUNDIT, i tha në mënyrë konçize, me një gjuhë të kulluar shqipe.
Kur fliste QOSJA, preferoja të heshtja e meditoja.
Ngushëllime
Ngushëllime për vdekjen e rilindasit të fundit
I bashkohem komentit te PO,PO per akademikun R.Qose , shqiptarit te pa lodhur e me kontribut te cmuar per ceshtjen kombetare .
Ngushëllime
Akademik Rexhep Qosja meritoi këtë titull me punën e tij të madhe shkencore letrare publicistike kritike …ndryshe akadamia e Kosovës duhej që moti të shuhej aty që moti është turpërua thirrja i nderuem dhe akademik të paguhen ata është njejtë si të paguhen të pa punësuarit
Ashtu asht si thua ti,or Bace Rexhepi:
´´Po vriten te vertetat dhe te drejtat“ e kesaj shoqerie dhe te ketij kombi deri ne shperberje.
Por a i ke hyre,deri ne gjeneze shkakut madhor te kesaj tragjedie,por vec,fajesia per llojin tuaj,vertitet reth emrave te vecante,Saliu,likja rama duke i anashkaluar ne menyre tinzare,se cfare perfaqesojne ata ne formimin e tyre,cila lloj shoqerie i ka prodhuar dhe vazhdon ti prodhoje ata,duke e verdallosur ky lloj pa pushim kete vend brenda nje rethi vicioz,qe vazhdon ta mbaje prangosur,gjithnje dhe me larg orbites se demokracise perendimore.
Dhe pa qene shume i kendueshem shqiptari si puna juaj,boll ta analizosh historine tone ne numra te medhenj,dalin ne menyre triviale shkaqet e kesaj tragjedie kombetare:
Mbas kryeheroit tone Gjergj Kastriotit,pllakosi erresira e thelle e pushtimit te eger dhe denatyrues te sulltanit aziatik.
Perballe frikes ekzistenciale,bashkuar me interesin e mbrapesht,filloi shperfytyrimi bazal i races tone,duke shitur dhe ndrruar fe dhe atdhe,duke i kthyer armet ,te dhuruara nga dushmani kunder races dhe vendit te vet,gje qe nuk ndodhi tek asnje popull tjeter i Ballkanit.
Por dhe ne ate erresire mbytese,raca jone perjetoi nje rilindje,krijuar nga yjet tane polare te shqiptarizmes,ku me i ndrituri,eshte Naimi yne,me vargjet e tij dritheruese,per te gjithe kohrat,per Shqiperine e bukur dhe heronjte tane qe luftuan kunder sulltanit denatyrues.
Dhe kjo shperberje gjenetike,beri qe mbas ´´pavaresise´´,te cilen na e dhuruan shtetet e tjere,qe mposhten osmanllinjte,ketu mbreteroi nje sundim nga bejleret vendas te denatyruar dhe me i keq se nga ai osmanlli,vecanrisht ne fshat nje feudalizem injorant dhe mizor,ku deri dhe kryeqyteti perjetonte nje talibanizem te vertete ne pamje dhe permbajtje,
Regjimi i Hoxhes,realizoi nje emancipim ne pamje,por truri arnautas vazhdoi i rudhur dhe u mbajt perseri shtrenguar ne regjim kopeje.
Dhe vala e demokracise e ardhur nga jashte shembi gardhin hoxhist dhe mbas kesaj u vertetua fjala epike e Nexhmije Hoxhes(ata e njifnin mire tufen shqiptare,mbasi ne formimin e saj kishin kontribuar fuqishem dhe vet):
U zgjuan dhe kafshet!
Dhe tufa arnaute tani pa gardhe,do te prodhonte ´´udheheqsit e forte´´,me te paformuarit,me te egrit dhe me te pameshireshmit,produkte fshatrash te thelle.
Ne ndryshim me fundin e meritueshem te Haxhi Qamilit fushor,para nje shekull e ca,haxhiqamilet e zbritur nga malet,arriten ta pushtojne dhe vazhdojne ta sundojne kete vend ne te gjithe keto dekada,ne kete vend pa gardhe.
Po kesht dhe kryeveziri i ri,rama,megjithse perdor maske moderimi,eshte nga ay lloj rajaje,qe e ndjen veten mire ne haremet e sulltanit diktator.
E pra cuditerisht,z.Qose,per keto te verteta te medha historike.te prekura dhe te ndjera nga gjithe shoqeria,ju dhe miqte tuaj,nuk pipetine nje fjale.
Del qe jeni pjese e problemit,bashke me disa miq tuaj dhe kontribuoni jo pak ne perhapjen e ketij infeksioni mbytes,te demokracise perendimore.
Por ka dhe te tjere,njerez te vertete,per te cilet,Martin Luther King Jr. shprehet:
´´Tragjedia me e madhe,nuk eshte brutaliteti i njerezve te keqinj,por heshtja e njerzve te mire´´
vasil ,ke shume te drejte.Keta nuk jane akademike te ceshtjes shqiptare.Ata jane zoranike qe ndjehen rehat pasi kane ngrene nje supe me zorre qingji dhe thone:Kjo eshte bota!
Ngushëllime familjes
Iku një erudit i madh
Ashtu si c’do njeri e njeh shtepia e tij, edhe kete Rexhep Qosen e njeh mire Kosova! Dhe e njeh si Komunisti qe ka qare kur e kane perjashtuar nga Lidhja Komuniste Jugosllave per Stalinizem! Dhe duke e njohur pra, ne zgjedhjet ku ka marre pjese si kryetar i nje particke, nuk i ka dhene as 2% te votave. Eshte i perjashtuar edhe nga Akademia e Shkences ne Kosove si percares. Ky eshte pra, Rexhep Qosja., nje nostalgjik enverist qe vleresohet vetem nga enveristet.
Rexhep Qosja që dikur me një artikull dridhëte Akademinë Serbe (nauka i umetnosti ) artikuj që vetëm.gazetat kroato-sllovene pranonin ti publikonin kurse udbashët në Beograd dhe Prishtinë e diferencionin politikisht