Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Çmimet e pronave janë artificiale, dëmtojnë ekonominë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Çmimet e pronave janë artificiale, dëmtojnë ekonominë”
Ekonomi

“Çmimet e pronave janë artificiale, dëmtojnë ekonominë”

Published: October 18, 2023
Shpërndaje

Pronat në Tiranë dhe në rang vendi janë shtrenjtuar pa masë. Për ekspertët vlerat e tyre nuk janë reale, por ato mbartin çmime artificiale si pasojë e blerjeve me para informale, të cilat rrezikojnë stabilitetin ekonomik në vend. Në Shqipëri apartamentet dhe pronat janë jo vetëm mundësi strehimi, por investimi për të ruajtur ose shumuar vlerën e parave. Por sipas ekspertëve, ky treg është edhe instrumenti më i leverdisshëm për të pastruar paratë.

“Tregu i real estate në kushtet e mungesës së tregjeve të tjera financiare, ku njerëzit mund të gjejnë alternativa investimi më afatgjatë është parë si një opsion,” – u shpreh Selami Xhepa.

“Sektori i ndërtimit është një nga ato sektorët që në një farë mënyre nuk them që e lejon këtë gjë por mundet të krijoj skema të tilla,” – tha Mateo Spaho. Sipas ekspertëve, pronat në Shqipëri mbartin çmime abuzive, të cilat nuk pasqyrojnë vlerën reale të tyre.

- Publicitet -

“Dhe në fakt po të shikojmë situatën në përgjithësi ka një rregull të pashkruar: në një qytet ti ke mundësi të blesh një shtëpi me pagesën e 20 viteve qira. Po të shikojmë rastin e Tiranës do të shohim që për të blerë të njëjtin apartament duhet të paguash jo 30 po 40 vite qira, ndërkohë që ky rregull në mënyrë indirekte vërtetohet në qytetet e tjera të Shqipërisë. Pra qiraja e paguar për 20 vjet,” – u shpreh Spaho. Rritja e çmimeve të apartamenteve në mënyrë artificiale vjen si pasojë e blerjeve pa masë me para të pagjurmueshme, të cilat sjellin inflacion në këtë sektor dhe zinxhirin në gjithë hallkat e tjera të ekonomisë.

“Prodhon efekte negative sepse duke rritur vlerën në mënyrë artificiale rrit vlerën e kolateralit, rritja e vlerës së kolateralit rrit më shumë kredinë e kështu me radhë dhe formohet ajo që njihet në tregje financiare si bouble që mund te krijohet në këto lloj tregjesh,” – tha Xhepa. Të dhënat nga tregu imobiliar tregojnë se vlera e banesave në Tiranë është dyfishuar në 20 vite, ndërkohë që rritjen më të fortë e ka pësuar 5-vjeçarin e fundit, ku çmimi mesatar për metër katror ka arritur në 1200 euro.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Njerëzit që pastrojnë Tiranën! Flasin ata që punojnë kur të tjerët flenë: Nuk na lodh puna, por sjellja e qytetarëve
  • Trashëgimia kulturore e Durrësit në kërkim të publikut të saj të ri
  • Megaoperacion në Sarandë, arrestohet “koka” e grupit dhe 19 persona që shpërndanin drogë
  • “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë
  • “Na jepni rrogat ose shihemi në gjyq”, Rama i përgjigjet ultimatumit të magjistratëve

Komentet e Fundit

  1. xxx on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  2. Dashi on Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  3. inati on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  4. Vlonjati on SHBA dëshiron të rifillojë rolin ndërmjetësues për luftën në Ukrainë
  5. Ermal on Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti, tani preferohen malet, natyra dhe historia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?