Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eksperti i ekonomisë: Importuesit shqiptarë kanë fituar mbi 1.5 mln euro të ardhura shtesë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Eksperti i ekonomisë: Importuesit shqiptarë kanë fituar mbi 1.5 mln euro të ardhura shtesë
Uncategorized

Eksperti i ekonomisë: Importuesit shqiptarë kanë fituar mbi 1.5 mln euro të ardhura shtesë

Published: October 17, 2023
Shpërndaje

Në një intervistë në “Money Report”, në “ABCNews”, eksperti dhe profesori i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi foli për situatën ekonomike duke u ndalur edhe tek ngadalësimi i eksporteve. Gjatë kësaj interviste, ai theksoi se treguesi më i lartë historik është ai i fasonerisë.

“Sigurisht që kanë disa faktorë që kanë çuar në këtë tregues. Një tregues i fortë është edhe kursi i këmbimit të monedhës shqiptare me euron, por edhe ndërhyrjet që bëhen herë pas here në treg. Edhe pse ka një rënie të eksporteve, po ti referohemi bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë do të shohim shifra mbresëlënëse. Për 6 muajt e parë të vitit ky sektor ka siguruar të ardhura, flas për fasoneri në vlerën 394 mln euro. Pra ka një tregues të lartë. Nëse do të vazhdojë ritmi i 6 mujorit të parë i bie që sektori i fasonerisë do të tejkalojë diku tek 800 mln euro të ardhura, duke tejkaluar edhe vlerën më të lartë të arritur në vitin 2022. Ajo që ka ndikuar është çmimi dhe rritja e tij në tregjet ndërkombëtare.

Janë të ardhurat e siguruara në këto vite që unë them se janë shumë të larta. Ka ndikuar edhe ndalimi i eksportit të energjisë elektrike, – ka thënë ai, duke shtuar: “Kemi një tregues pozitiv që është deficiti”.

I ndalur tek importet ai tha se treguesit flasin për ulje të importeve, duke shtuar se është vetëm një efekt sezonal. Gjithashtu bëri me dije se importuesit shqiptarë në 5 muajt e parë të vitit 2023 kanë fituar mbi 1.5 mln euro të ardhura shtesë.

- Publicitet -

“Duhet të kemi parasysh edhe sezonalitetin. Një pjesë shumë e mirë e tregjeve europiane kanë çmime të rritura. Ka edhe një tregues shqiptar, kemi pasur 5 muaj të vitit 2023 mbi 1.5 mln euro të ardhura shtesë. Importuesit shqiptarë kanë përfituar sepse kanë blerë lirë në BE dhe kanë shitur shtrenjtë në vendin tonë. Duket se kemi një ulje të importeve, por është efekt sezonal. Por duhet të dimë se kemi edhe mungesë të fuqisë punëtore”, tha ndër të tjera ai.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?