Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eksperti i ekonomisë: Informaliteti, i nxitur edhe nga institucionet publike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Eksperti i ekonomisë: Informaliteti, i nxitur edhe nga institucionet publike
Ekonomi

Eksperti i ekonomisë: Informaliteti, i nxitur edhe nga institucionet publike

Published: December 5, 2022
Shpërndaje

Eksperti i ekonomisë dhe drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për kërkime Ekonomike, Z.Zef Preçi, në një intervistë për televizionin SCAN u shpreh se ka një numër shumë të madh arsyesh që lidhen me shkeljet që ndodhin përtej vullnetit për të mos paguar taksa, sepse si bizneset ashtu dhe qytetarët në Shqipëri, kanë një vullnet të limituar për të paguar taksa për faktin se në 30 vjet mbas ndryshimeve sistemike të vitit ’91 nuk kemi arritur të ngrejmë ura midis kontributeve dhe përfitimeve prej tyre. Z.Preçi përmendi disa tematika të ndryshme gjatë intervistës si bizneset private, ekonomina, informaliteti, kompanitë koncesionare, limitimi i arkës etj.

Drejtori ekzekutiv u shpreh se në një ekonomi tregu, në një shoqëri të lirë, në një shtet ligjor, në një shtet të së drejtës, është e rëndësishmë të ndiqen procedura që e kanë çertefikuar veten, pra që janë të njohura dhe gjithëpranuara.

“Në të njëjtën kohë të ketë politika miqësore ndaj biznesit dhe procesi i formalizimit të ekonomisë që lidhet me dy masat për buxhetin e vitit 2023, është proces i formalizimit, që do të thotë i futjes në sistem të asaj pjese të ekonomisë që është jashtë sistemit. Në vendet Perëndimore, si bizneset, si qytetarët paguajnë taksa direkte dhe indirekte sepse taksat shndërrohen në të mira publike si: shërbime publike, rend, siguri, të cilat e justifikojnë pagimin e taksave kurse këtu tek ne ndodh shumë pak dhe shërbimet publike janë dëmtuar” – tha ai.

- Publicitet -

Preçi e sheh problemin e informalitetit, si te nxitur nga institucionet.

“Tepër shqetësues është inkurajimi i drjtëpërdrejtë apo i tërthortë që autoritetet publike i bëjnë pikërisht kësaj shkalle të informalitetit që shfaqet dhe për rrjedhojë rritet në vazhdimësi nga mungesa e kontrollit. Bizneset private përgjithësisht e respektojnë detyrimin për të bërë deklarim aq sa mendojmë dhe gjykojnë, por nuk i bëjnë publike përballë opinionit ose për t’i patur në faqet e internetit. Duke mos përmendur që mbi 200 kompani shtetërore që punojnë me fonde publike, pra kompanitë koncesionare, nuk raportojnë mjaftueshëm në autoritetin përgjegjës. Problemi i financave të dyfishta është më shumë me traditën, kulturën dhe represionin qeveritar.
Në qoftë se nuk fsheh numrin e të ardhurave dhe nuk rrit shpenzimet, është shumë vështirë të mbijetosh në shumë sektorë të kësaj ekonomie dhe në këto kushte bilanci i dyfishtë rekflekton pikërisht gjendejn e përgjithshme sepse nga njëra anë qeveria është e interesuar për pushtetin, nga ana tjetër administratat tatimore e sheh veten të përkohëshme. Ka problematika dhe komuniteti i biznesit pasi nuk bën përpjekje të mjaftueshme as për t’u vetëorganizuar as për të vendosur disa standarde që garantojnë konkurencën dhe sa më shumë qeveria rrit presionin për të mbledhur sa më shumë taksa, shtyn që bizneset të bëhen më shume infromale, pra detyrohen të përballen me konkurencë të pandershme” – u shpreh eksperti.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?