Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ishte apo nuk ishte rikoshetë plumbi që vrau punonjësin roje të TCH-së?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ishte apo nuk ishte rikoshetë plumbi që vrau punonjësin roje të TCH-së?
KronikeKryesore

Ishte apo nuk ishte rikoshetë plumbi që vrau punonjësin roje të TCH-së?

Published: March 29, 2023
Shpërndaje

Në emisionin “Wake Up” ka qenë i ftuar eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i cili ka përshkruar me detaje si mund të ketë ndodhur sulmi me kallashnikov drejt godinës së Top Channel.

Ai shprehet se nuk ka qenë objektiv roja i sigurisë Pal Kola, por edhe plumbi që e ka qëlluar atë nuk ka qenë rikoshet.

Pyetje: Ndërkohë përsa i përket vrasjes, sa mendoni se është aksidentale?

- Publicitet -

Fatjon Softa: Unë mendoj që është aksidentale, nuk ka qenë objektiv punonjësi i shërbimit. Unë kam qenë në vendin e ngjarjes, kam pasur mundësi ta shikoj me shumë vëmendje dhe përdorimi i armës apo qëllimi me kallashnikovë ka ndodhur, ju keni një perimetër në atë strukturë e cila ka dy porta hyrëse, porta e parë, ku ka dhe një stacion më të përqendruar të kamerave dhe punonjësve të shërbimit që është porta kryesore dhe porta e dytë ku hyjnë mjetet.

Meqenëse në portën e parë keni telekamerat, të cilat kontrollojnë dhe regjimin e hyrjes dhe daljes dhe rrugën, atëherë mesa duket atentatorët nuk kanë qëlluar në këtë moment, por qëllojnë mbasi i kalojnë kamerat.

Kanë përdorur armën duke qëlluar strukturën, pra katin e dytë deri në lartësinë e katit të tretë, arma ka krijuar një sinusoid, pra hekurat shpues dhe pjesa e strukturës sipër ka një sinusoid dhe ndërprerja e qitjes vjen pikërisht në momentin që vjen afër portës fundore.

Nëse do të kishte objekt punonjësin e shërbimit, ai ishte në vendin me sheshpamjen më të pastër dhe më të dukshme për të qëlluar në vijë të drejtë punonjësin e shërbimit. Por pikërisht aty në ato moment është ndërprerë.

Plumbi i parafundit ka qenë shpuzë, pra nuk ka qenë rikoshet, ka qenë shpuzë dhe ai ka vajtur drejtpërdrejt, ka bërë shpimin e tubit, ka shpuar drejtpërdrejt kabinën, jo xhamin, pjesën e poshtme dhe ka përshkuar trupin e punonjësit të shërbimit, ka dëmtuar pjesën e mbrapme dhe aty ka ndaluar, aty ka fjetur plumbi.

Disa ditë më parë, gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se plumbi që vrau të ndjerin Kola, ishte rikoshetë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Laj Me says:
    March 29, 2023 at 10:40 am

    Jam nje lexues i thjesht i gazetes Dita. Me ben pershtypje nje fenomen i vecant: Vrasjet,krimet,perdhunimet e ndodhura analizohen dhe ster analizohen nga gazetar “expert”, “analist” “investigues” qe flasin per nje kohe te gjate, dhe nuk analizohen nga expertet e policise se shteti! Une do te besoja dhe do te isha shume i kenaqur qe ne ekrane te degjoj expert te policise se shtetit me ze dhe figure m shume se sa gazetare qe marin persiper rolin e policit!
    Keshtu pergjegjsia do te ishte me e sakte dhe direkte!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?