Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eksperti zbulon dy pistat e zhdukjes së Ervis Martinaj, hetimet përfundojnë në det
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Eksperti zbulon dy pistat e zhdukjes së Ervis Martinaj, hetimet përfundojnë në det
AktualitetKronike

Eksperti zbulon dy pistat e zhdukjes së Ervis Martinaj, hetimet përfundojnë në det

Published: September 29, 2023
Shpërndaje

Ervin Karamuço, profesor dhe ekspert i njohur i Kriminologjisë, ka treguar dy pistat kryesore në të cilat janë zhvilluar hetimet e Policisë së Shtetit vitin e kaluar kur u njoftua zhdukja e Ervis Martinaj. Biznesmeni i basteve ka humbur gjurmët prej datës 9 Gusht 2022.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Karamuço ka treguar se në bazë të informacioneve dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit, hetimet janë përqendruar në dy pista të cilat të dyja përfundojnë në det.

“Hetimet që janë bërë vjet, që t’i themi gjërat, tani ka ikur çik koha. Hetimet që janë bërë vjet nga Policia e Shtetit, me disa informacione edhe të SHISH, kanë qenë më të shumta se ky person ka ikur përmes Durrësit, ku është pritur fillimisht nga një femër, e ka çuar në një shtëpi dhe pastaj që aty humbet të gjitha gjurmët.

- Publicitet -

Mund të ketë vajtur në Golem, ka marrë një motorskaf, ka vajtur në një anije në radë (zona portuale ku qëndrojnë anijet) dhe që andej është zhdukur komplet”, ky është varianti i parë, sipas të cilët Ervis Martinaj është gjallë.

Ndërkohë, pista e dytë sipas asaj që deklaroi profesori Ervin Karamuço përfundon përsëri në det, por në këtë rast biznesmeni i basteve mund të mos jetë gjallë. Duke ju referuar hetimeve, ai tha se Martinaj mund të jetë vrarë në Vlorë dhe është hedhur në mes të detit.

“Ose, varianti i dytë është që mbasi është zhdukur në Durrës, ka ardhur një furgon nga Vlora, e ka marrë dhe e kanë çuar në Vlorë. Aty pastaj është ekzekutuar dhe ndodhet në det. Këto janë dy mundësitë që ka sot aktualisht, por as njëra e as tjetra nuk është e provuar sepse nuk gjetet asnjë lloj prove”, u shpreh Ervin Karamuço.

Megjithatë, profesori theksoi se këto janë vetëm pista ku janë bazuar hetimet, por provat mungojnë për të dyja ndaj fati i Ervis Martinaj nuk dihet dhe gjithçka është rrethuar nga misteri.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)
  • Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
  • Kreu i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë, u godit me gurë në kokë nga protestuesit
  • VIDEO: Vazhdojnë ta godasin edhe pse e kanë shtrirë, gjashtë policë dhunojnë protestuesin
  • Mbrëmë, sot, po nesër? Ç’duhet bërë?

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?