Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekuipazhi i tragetit hodhi në det të riun që më pas vdiq, jep dorëheqjen ministri grek
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ekuipazhi i tragetit hodhi në det të riun që më pas vdiq, jep dorëheqjen ministri grek
AktualitetBote

Ekuipazhi i tragetit hodhi në det të riun që më pas vdiq, jep dorëheqjen ministri grek

Published: September 11, 2023
Shpërndaje

Ministri i Transportit në Greqi, Miltiadis Varvitsiotis ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen, disa ditë pas vdekjes së një pasagjeri i cili u shty me forcë nga një traget në Pireus javën e kaluar.

Varvitsiotis do të zëvendësohet nga Christos Stylianidis, i cili ka shërbyer si ministër i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në qeverinë e mëparshme të Kyriakos Mitsotakis.

Pamjet e incidentit të cilat u shpërndanë në mediat sociale, ngjallën zemërim në të gjithë vendin.

- Publicitet -

Në videon e publikuar shihej pasagjeri që përpiqej të hipte në tragetin “Blue Horizon” ndërsa përgatitej për t’u larguar dhe një anëtar i ekuipazhit e shtyn atë nga platforma në ujë.

Anëtarët e ekuipazhit nuk bënë asnjë përpjekje për të shpëtuar personin që ra në ujë dhe trageti vazhdoi rrugën e tij derisa u urdhërua të kthehej.

Varvitsiotis shprehu “tronditje, tmerr dhe pikëllim” për incidentin dhe e identifikoi viktimën si Antonis Karyotis, 36 vjeç. Por në një dalje televizive ai tha: “Sot, ka njerëz që vajtojnë për të humburit padrejtësisht; por edhe familjet e atyre që shkuan për të marrë një rrogë, një ditë dhe tani akuzohen për vrasje, janë në zi”.

Deklarata ngjalli zemërim dhe indinjatë tek njerëzit që u shprehën se ministri dukej se po barazonte personin e ekuipazhit me viktimën. Varvitsiotis u përpoq të sqaronte se ai donte të thoshte diçka ndryshe nga ajo që kuptonin të gjithë. Në fund, ai kërkoi falje, por kritikat nuk u ulën.

“Në ditët e fundit jam bërë objektiv i një sulmi që po merr gjithnjë e më shumë karakteristika toksike. Një deklaratë e imja që u keqinterpretua lehtësisht shkaktoi zemërim. Menjëherë kërkova falje sinqerisht. Në asnjë mënyrë nuk e barazova viktimën me autorët. Në asnjë mënyrë nuk kam hequr përgjegjësitë që ka kompania pronare e anijeve, të cilat ajo ende refuzon t’i marrë”, tha ai në një deklaratë ku njoftoi dorëheqjen e tij.

“Karriera ime politike dhe dinjiteti im personal më diktojnë që të mos qëndroj në postin e Ministrit të Transportit dhe Politikës Ishullore. Për këtë arsye i paraqita dorëheqjen kryeministrit”, shtoi ai.

Dorëheqja e Varvitsiotis është e dyta për qeverinë e Mitsotakis në më pak se dy muaj, pasi Notis Mitarakis dha dorëheqjen nga Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve për pushime në një jaht në ishullin Patmos, ndërsa zjarret e mëdha po shkatërronin Athinën.

Βίντεο σοκ: Το πλήρωμα έσπρωξε από το Blue Horizon στον θάνατο τον 36χρονο που σκοτώθηκε στο λιμάνι Πειραιά pic.twitter.com/FdzFTliZLg

— kakajason (@kakajason50) September 5, 2023

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?