Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekzekutohet me armë zjarri 29-vjeçari në Durrës, autorët të paidentifikuar, sekuestrohen kamerat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ekzekutohet me armë zjarri 29-vjeçari në Durrës, autorët të paidentifikuar, sekuestrohen kamerat
KronikeLajmi i fundit

Ekzekutohet me armë zjarri 29-vjeçari në Durrës, autorët të paidentifikuar, sekuestrohen kamerat

Published: May 20, 2025
Shpërndaje

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnate në lagjen nr.18 në Durrës.

Ermir Dedja, 29 vjeç është qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

- Publicitet -

Ndërkohë vijojnë dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dedja dyshohet se ishte duke lëvizur në këmbë në lagjen nr.18, kur u qëllua me breshëri plumbash nga autorët e maskuar.

Sipas burimeve, i riu Dedja sapo kishte zbritur nga makina kur është qëlluar me breshëri plumbash nga një armë kallashnikov.

Këta të fundit u larguan nga vendi i ngjarjes me makinë.

Raportohet gjithashtu se një person ka vëzhguar lëvizjet e të riut dhe më pas ka sinjalizuar autorët.

Bëhet me dije se Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë, të cilat raportohet se janë të shumta, për shkak të bizneseve që ndodhen aty. Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar policinë për ngjarjen.

Mësohet se viktima, Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje.

10 vjet më parë, në 2015, po ashtu ka qenë arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin në Kosovë.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Viktima, Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta në Tiranë, policia ndërhyn me autobot për shuarjen e zjarreve
  • E rëndë në Shkozë, 35-vjeçari i vë flakën banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij, humbin jetën burrë e grua
  • Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm
  • “Rama në burg, Berisha në burg”, boshatisen auditorët, studentët bojkot në disa Fakultete
  • VIDEO: Nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  2. demo on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  3. Rilindja e Lenka Cukove on Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  4. Qerratai on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Qerratai on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?