Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eliminatoret, Sylvinho nis ‘gjuetinë’ për lojtarë në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Eliminatoret, Sylvinho nis ‘gjuetinë’ për lojtarë në Europë
AktualitetSport

Eliminatoret, Sylvinho nis ‘gjuetinë’ për lojtarë në Europë

Published: May 8, 2023
Shpërndaje

Trajneri i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior ka nisur prej disa ditësh një tur nëpër Europë për të vëzhguar në aksion lojtarët kuqezi dhe për t’u takuar me disa prej tyre. Javën e kaluar tekniku brazilian ishte në Portugali për të parë Enea Mihajn në ndeshjen që klubi i tij Famalicao zhvilloi ndaj Portos dhe pati një takim me mbrojtësin kuqezi.

Gjithashtu, po javën e kaluar Silvinjo së bashku me ndihmësi i tij Pablo Zabaleta ka ndjekur edhe ndeshje të Granadas dhe Espanyol në Spanjë, ku janë aktivizuar Myrto Uzuni dhe Keidi Bare, me të cilët është takuar pas ndeshjeve dhe ka diskutuar për situatën që po kalojnë me klubet dhe për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares shqiptare.

Të dielën trajneri së bashku me ndihmësin tjetër, Doriva Junior ishin në Zvicër për të ndjekur ndeshjen e Grasshopers në kampionatin zviceran, ku Abrashi u aktivizua për 90 minuta. Edhe në këtë rast Silvinjo është takuar pas ndeshjes me mesfushorin kuqezi dhe kanë diskutuar për ndeshjet e qershorit në kualifikueset e Europianit.

- Publicitet -

Aktualisht, trajneri i Kombëtares së bashku me Dorivën ndodhen në Itali, ku gjithashtu do të kenë mundësi të takohen me disa prej lojtarëve shqiptarë të cilët aktivizohen në kampionatin italian, duke nisur që nga Kristjan Asllani, Berat Gjimshiti, Etrit Berisha apo edhe Elseid Hysaj, ndërsa do të ndjekë mesfushorin Nedim Bajrami në ndeshjen e së hënës Sasuolo-Bolonja.

Silvinjo dhe stafi i tij teknik vazhdojnë me intensitet punën, duke u përgatitur për ndeshjet e qershorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, dy sfida shumë të rëndësishme në kualifikueset e Europianit, ndërsa ky tur është mjaft i vlefshëm për tekniku që ka mundësi të shohë nga afër gjendjen e disa prej lojtarëve të Kombëtares dhe të diskutojë me to. Sakaq, trajneri ka pasur komunikime të vazhdueshme me lojtarët qoftë edhe për video-bisedave dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë grupin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?