Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Emër i ri për një premtim të vjetër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Emër i ri për një premtim të vjetër
KryesoreLajmi i funditopinion

Emër i ri për një premtim të vjetër

Published: August 31, 2026
Shpërndaje

Pas një stine të nxehtë protestash kundër modelit të tij të qeverisjes, kryeministri Edi Rama u rikthye me një zgjidhje “deus ex machina” për të kanalizuar ankesat dhe pakënaqësitë e qytetarëve – një platformë të quajtur “PasqyrAlbania”.

Në takimin e mbajtur me kabinetin e tij qeveritar dhe drejtuesit e Partisë Socialiste më 24 gusht në Pogradec, Rama tha se çdo hall apo shqetësim i qytetarëve i adresuar në platformë do të ndiqej në kohë reale dhe do të merrte përgjigje.

“Nuk mund të jenë kërkesat dhe ankesat e njerëzve si shishet që hidhnin letrat e amaneteve nga anijet kur mbyteshin në oqean,” deklaroi Rama.

- Publicitet -

Por larg të qenit një risi, platforma “PasqyrAlbania” është një emër i ri për një premtim të vjetër.

Prej fundit të vitit 2021, qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka lançuar një platformë të ngjashme të njohur si “Shqipëria që duam”; një strukturë shtetërore e rregulluar përmes ligjit për bashkëqeverisjen.

Premtimet politike dhe dispozitat ligjore parashikonin që prej asaj kohe atë që Rama premton sot; një ndërveprim në kohë reale mes qytetarëve dhe institucioneve, duke garantuar përgjigje për hallet e shqetësimet e tyre, por dhe ndikimin e tyre në politikat qeverisëse.

E pyetur se çfarë nuk funksionoi me platformën ‘Shqipëriaqëduam’ që kërkohet të zgjidhet me platformën e re, zyra e shtypit pranë Kryeministrit sugjeroi se “PasqyrAlbania” do të ishte “një eksperiencë krejt e re” dhe se do të përfshinte si komponentë të saj edhe ‘Shqipëria që duam”, së bashku me e-Albanian”.

“Por njëkohësisht edhe vetë ato do të jenë në një version të ri, ku Inteligjenca Artificiale do të marrë një rol që deri sot ka munguar,” tha për BIRN zyra e shtypit pranë kryeministrit.

Oferta “e re” e Ramës tregon se ai i sheh problemet e qeverisjes si probleme komunikimi dhe tenton t’i korrigjojë ato përmes anashkalimit të institucioneve dhe centralizimit të marrëdhënieve mes qytetarëve dhe kryeministrit.

Në një administratë që funksionon normalisht, qytetari nuk duhet të ketë nevojë për një mekanizëm të posaçëm që ta detyrojë administratën të bëjë atë që duhet të bëjë.

Operacion PR për problemet e qeverisjes

Përgjatë 13 viteve në pushtet, marrëdhëniet me publikun së bashku me propagandën e përditshme mbi sukseset e qeverisë kanë qenë një tipar kryesor dallues i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Në pasqyrën e botës virtuale të qeverisë, projektet e mëdha të investimeve publike publikoheshin në 3D, përpara se ato në të vërtetë të nisnin punën në terren, ndërsa një pjesë e mirë e tyre rezultoi më vonë të përfundonin në afera korruptive me zyrtarë të lartë të hetuar apo gjykuar për korrupsion.

I sfiduar prej tre muajsh nga protestat e përditshme qytetare, të cilat njihen ndryshe si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Rama prej javësh ka premtuar një reformim të marrëdhënies mes qeverisjes dhe qytetarëve, fillimisht përmes një dokumenti të emërtuar prej tij si “Besa” dhe më pas përmes platformës “PasqyrAlbania”.

Megjithatë, shumë dyshojnë se problemet e mprehta të qeverisjes mund të lustrohen sërish përmes komunikimit.

Rama po përpiqet që ta shfrytëzojë ‘operacionin e përmirësimit të komunikimit’ për të justifikuar të gjitha problemet që ka shkaktuar qeverisja e tij.

Problemi është që qeverisja i shërben një pakice njerëzish, jo të gjithëve. Pakica merr frytet, shumica merr komunikimin.

Përmirësimi i kanalit të komunikimit nuk e zgjidh krizën e besimit. Ajo lidhet me mbajtjen e premtimeve, transparencën e vendimmarrjes, respektimin e institucioneve, kontrollin mbi pushtetin dhe llogaridhënien për rezultatet. Nëse qytetari dëgjohet, por institucionet nuk mbajnë përgjegjësi për atë që premtojnë dhe bëjnë, platforma rrezikon të kthehet në një instrument për menaxhimin e pakënaqësisë dhe jo në një reformë të qeverisjes.

Por edhe në qoftë e suksesshme, nisma “PasqyrAlbania’ nuk përbën në vetvete “një model të ri qeverisjeje”.

Kemi një instrument të ri për një mekanizëm të njohur.

Ky mekanizëm krijon edhe një paradoks, pasi qeveria mund të marrë kreditet për korrigjimin e një problemi që e ka prodhuar vetë ose që nuk e ka zgjidhur përmes institucioneve të saj.

Pas 13 vitesh në pushtet, pyetja nuk është më vetëm sa mirë komunikon qeveria me qytetarin, por pse duhet ndërhyrja nga lart për të marrë një përgjigje normale nga institucionet dhe administrata.

Kjo pyetje lidhet drejtpërdrejt edhe me “Pasqyrë Albania”, që kryeministri e ka prezantuar si një mënyrë të re për t’u drejtuar institucioneve me kërkesa apo shqetësime dhe për të ndjekur në kohë reale trajtimin dhe përgjegjësitë për zgjidhjen e tyre.

Rama ofrohet si “Zgjidhja’

Gjatë aktivitetit të zhvilluar në Pogradec, kryeministri ofroi gjithashtu një shembull praktik të filozofisë së tij për komunikimin me qytetarët përmes një videoje virale takimi me një të moshuar nga një fshat i Pogradecit.

Pasi e priti me orë të tëra që ta takonte, i moshuari i kërkoi Ramës që të shtronte një rrugë 4 kilometra në fshatin e tij.

Ky rast tregon modelin e komunikimit që Rama ka ndërtuar dhe vijon të ndërtojë, duke e centralizuar atë.

Ai shmang ndërmjetësit: administratën, institucionet, median, opozitën dhe shpesh edhe vetë ministrat. Dhe e paraqet veten si ‘Zgjidhja’. Në fund krijohet një raport ku qytetari me një problem nuk përballet më me ‘shtetin’, por i drejtohet qendrës së pushtetit për zgjidhje.

Kjo krijon një paradoks; Centralizimi paraqitet si ilaç për mosfunksionimin e një administrate tashmë tejet të centralizuar

Në këtë këndvështrim, nismat e reja të komunikimit nuk adresojnë domosdoshmërisht arsyet e pakënaqësisë së shprehur përmes protestave, por e zhvendosin debatin nga problemet e qeverisjes te marrëdhënia e drejtpërdrejtë e qytetarit me kryeministrin.

Dhe pikërisht ky është rreziku kryesor, pasi në demokraci marrëdhënia duhet të jetë qytetar–institucion, jo qytetar–kryeministër

Platforma krijon perceptimin se zgjidhja e problemit vjen nga ndërhyrja e kryeministrit apo drejtuesve politikë dhe jo nga funksionimi normal i institucionit.

Qeverisja nuk mund të ndërtohet mbi idenë se çdo problem i qytetarit duhet të zgjidhet përmes “ndërhyrjes qendrore”. Në një shtet funksional, qytetari nuk duhet të kërkojë favor apo ndërhyrje politike për të marrë një shërbim që ligji ia garanton.

—

Ky shkrim i publikuar nga Reporter, i shkruar nga Blerina Gjoka, përfshin citime nga L.Dervishi, E.Gjokutaj, E.Hasija

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • Klloun hesapi says:
    August 31, 2026 at 6:28 am

    Karagjozi i Shurrelit esht si Shvejku: Çme duhet mua, cfar bëj unë

    Ktheje pasqyren nga vetja o palaço

    Reply
  • vlonjati says:
    August 31, 2026 at 6:28 am

    Tani ne demokraci i thone pasqyra, ne ne kohen tone i thoshnim gju me gju me popullin.Kesaj i thone vdiq Enveri u ngjall Edi.Enjejta gje eshte ne permbajtje emri ndryshon

    Reply
  • edi rama - Fjale e Rrene says:
    August 31, 2026 at 7:05 am

    Pas protestave qytetare i kane dhene tjeter program gallofit Surrelit, jo me kapardisjen si gjeli maj plehut me ca batuta te mesuara permendesh, por rolin qe te hiqet i perunjur e i degjueshem (gjoja) per hallet e popullit qe vetem tani po i bie nder mend se ekziston, pasi i dolen ne sheshin para kryeministrise per ti kerku doreheqjen.
    Por tashme i kane shterruar gjithcka – shtirjet, denglat, mburrjet, batutat boshe. I kane mbetur vetem rrenat, pa te cilat nuk eshte vetvehtja e me to nis diten e ngrys naten.

    Reply
    • Kasapi says:
      August 31, 2026 at 8:06 am

      I ka mbetur vetëm ca lesh, prandaj merr një brisk ti fjalë e renë dhe ja ruaj lart e poshtë, zagar I fëlliqur .

      Reply
      • Arbeni says:
        August 31, 2026 at 9:48 am

        Ti o Kasapi, meqe i paske nen mbikqyrje leshte Rames, merr kosoren e nis punen tja kositesh !

        Reply
        • Anonymous says:
          August 31, 2026 at 6:24 pm

          Kasapi, e di ti cfare do te thote Edi me Pasqyre Albania ose ” daily Mirror”?!
          Qe pasqyra ka nje melodi shume domethenese e cila eshte perdorur si kolone zanore te nje filmat me te njohur te Hollywood ” A clockwork Orange” te Stanley Kubrick qe po ti shtoje pasqyres edhe fjalen Albania ose George Orwell 1984, represionin e shtetit policor, kush eshte perfundimi i pasqyre albania?! Oh, OH, qenke ti…….. KASAPI!!

          Reply
  • demo says:
    August 31, 2026 at 9:41 am

    Pertej te Majtes dhe te Djathtes” “Shqiperia,qe duam, E-Albania,,Paketa e Maleve.”Besa”,Prania Besnike,Pasqyra,Albania Files.
    Oooooo Mortjeeee! Lyeje surratin edhe me boje me xixa,,JE TI PROBLEMI. Ti je kadavra,,je Epidemia,je Murtaja Bubonike,je bomba mikrobike,,qe po vret Shqiperine.Hidhi livando surratit sa te duash,.Ti je nje kalbesisire me i rrezikshem se Kovidi kinez,qe ke infektuar BE dhe Ameriken.Dicka ka kuptuar kryeministri Malit te Zi,por kur ta kuptoje Bota sa i rrezikshem eshte Edi Rama,do pushojne te gjitha luftrat,do mobilizohet gjithe Bota te asgjesoje kete virus korrupsionist me te rrezikshem se Irani.

    Reply
    • Dashi says:
      August 31, 2026 at 11:38 am

      Çdo njeri në moshë pleqërie i ha trutë ca nga ca , po demua i ka ngrënë komplet . Tani që frekuenton dhe protestën e rrugaçëve , e ka bërë fjalorin tamam si ato jevgjit e rritur dhe edukuar buzë lumenjve e shelgjishtave . Mjaft na çave kokën o demo , se kush njeri normal që të lexon , përveç komentuesvet rrugaçë të kësaj gazete , zë kokën me dorë . Je njeri banal i mbushur me urrejtje e ligësi , por që i bën dëm vetes ( shëndetësisht e kisha fjalën) , ndonse nga shëndeti mendor , ke pjerdhur me kohë .

      Reply
      • Psikiatri says:
        August 31, 2026 at 12:21 pm

        TI Dashi je psikopat tipik qe e kerkon psikopatine tek te tjeret. Sindromen tende Psikiatria e njeh me termin “Transference”.

        Reply
  • ANA says:
    August 31, 2026 at 11:00 am

    Edhe pse pasqyra ka qene gjithmone aty,nese dikush zgjedh ta shmange ose ta shperfille ate,e me pas papritur kujtohet te shohe ne te me preteksin se deshiron te ndryshoje gjerat e shemtuara qe ajo zbulon,por deshton qe fjalet ti shoqeroje me vepra dhe kerkon te shohe vetem ate qe*deshiron*,e jo ate qe pasqyrohet ne realitet,atehere ajo eshte e destinuar te kete te njejtin fat me vitet e kaluara.

    Reply
  • Dajti says:
    August 31, 2026 at 12:12 pm

    Si korbi i zi, veshur me te zeza, ta neverit qe kur e shikon. Mashtrues ordiner! Çfare pasyre thote ky psikopat? Po shikojme direkt, pa pasqyre, korrupsionin e ketij KM. Po shikojme keshtjella, avione personale, miliona euro nga halabake ordinere si Agasi dhe Beqiraj, incenetatoret, aeroprti i Vlores. Balluku, vila, pasuri me leket e taksave tona. Kishte nje zv/KM hajdut, vendosi nje tjeter mega hajdute. Ky eshte nje bojaxhi i paafte, nuk di çfare eshte ekonomia, kush e stimulon ate! Digjet vajza 25 vjeç, turiste ne hotel, asnje informacion, penalitet per administraten zombi qe ka ngritur. A behen inspektime per mbrojtjen kunder zjarrit ne subjektet turistike nga stafi shteteror, kur, ku, kush subjekt eshte gjobitur, mbyllur? Mungon funksionimi i shtetit te Dielles te ketij megalomani me deviacione.

    Reply
  • demo says:
    August 31, 2026 at 1:40 pm

    Po or Dashi! Pardje,ne diten e 91 te protestes,nuk kishte shume pjesemarreje.Ishin nja 10 pleq,qe mbanin flamurin ne rresht te pare.Nje nga Ata eshte demo.Kjo tregon sa e DREJTE eshte protesta. Sa te kem takat do vete ne Proteste.Me behet zemra mal kur shoh Strategun e Diplomacise ushtarake te Shqiperise,kol.Hajro Limaj.Ata djemte e mikrofonit nuk e kane mire qe injorojne Figura te tilla te medha,me bagazh te gjhere ne fushat e diplomacise,,Mbrojtjes,Zbulimit. .
    Une nuk jam Zace Islami,,qe do hyqem dhe vjell vrer kunder Protestes se nuk e lane te fliste ceta e mikrofonit.
    Protesta nuk eshte e mikrofonit,,,ESHTE E SHQIPTAREVE.
    Nuk dua parllek,,.Dua te shoh ne drejtim te Shqiprise nje Atdhetar te ndershem si Albin Kurti.

    Reply
  • Ela says:
    August 31, 2026 at 1:41 pm

    Dash i nenes
    Dhoge mbete

    Reply
  • Precizim says:
    August 31, 2026 at 2:02 pm

    Ato letrat ne shishe qe te deshperuarit i hedhin ne oqean jane krahasimi me i mire, me ate qe ndodh ne kete administrate me ne krye Dinpakun. Njerezit jane te deshperuar pasi askush nuk jua zgjidh problemet e tyre. Ku jane takimet me komunitetin? Llogaridhenia e te zgjedhurve tek zgjedhesit. E plot, e plot detyrime qe qeveria ka ndaj qytetareve.
    Qytetareve te cileve nuk ju zgjidhen problemet nga qeverina, ju ka mbetur opsioni qe ti fusin kerkesat ne shishe dhe ti hedhin ne Lane. Kryeminister, ver dike ti mbledhi shishet ne Lane dhe te ti sjelli ne zyre.
    Perdore Lanen si kanal informimi.

    Reply
  • Socialisti i zhgenjyer says:
    August 31, 2026 at 2:57 pm

    Çfare pasqyre kerkon ky Lolo
    I ka thyer te gjitha
    Tao palla dhe keta te kazanit te çorbes qe I ka detyruar te mbrojne ne kete forum spo gjejne kostum per Lolon

    Reply
  • 1thundrak says:
    August 31, 2026 at 3:02 pm

    Dasho ik futi nje te qire me niko peleshken se e ke nga bythaket e korces me xhakete dhe kravate i hekurosur deri te qimja e bythes. Mund te behesh minister dhe si gjith bythqirat e ketij vendi fillo dhe vidh.yp xhixhi…

    Reply
  • Edi says:
    August 31, 2026 at 3:06 pm

    Dashi Boll o trap boll

    Reply
  • Trota says:
    August 31, 2026 at 4:26 pm

    Dashi Dashi njerezit nuk thone ate qe do ti
    Dhe ti i shan
    Jo nuk eshte mire

    Reply
  • L.H says:
    August 31, 2026 at 4:42 pm

    TRAGJEDIJA E VERTETE?
    KETE PER TERR KRIMET NUK E ZE LIGJI SE ESHTE I PA PERGJEGJSHEM PER ATO QE THOTE E BEN!
    KA PROBLEME TE RENDA TE SHENDETIT MENDOR TE LINDURA!

    Reply
  • Zgjohuni SOVRANI s’ju deshiron me ne kri te qeverris. says:
    August 31, 2026 at 5:04 pm

    K’saj zgjidhje alla ramadurolubia i thuhet SHQIP “cilido pa frike dhe me shkronja te medha, te shkruaj cfar mendon per punen e njerezit” e kjo qe un t’mos jap dorheqjen. Shporru se jo vetem e ke qelbur fare, po fare, aq sa thirrjet per dorheqje bucasin ne c’do vend te Europes e Amerikes.

    Reply
  • Dursakja says:
    September 1, 2026 at 2:49 am

    Qytetari të votoi nga premtimet që bëre në mandatin e parë, (ai kaloi si kaloi
    sepse Njeriu I Zi e sterrosi shqipërinë)
    por të tallesh me qytetarët në mandatet e tjera duke thënë se unë s’jam më i miri por më të mirë se unë nuk ka, ngadalë beg se ka hendek.
    Qytetarët duruan si shumë, por dhe durimi ka një fund, ai erdhi, erdhi shumë vonë, ashtu si ti i përjashtove, ata, me mashtrime e premtime, ata tashmë të urrejnë, jo vetëm qytetarët e
    zakonshëm por dhe një pjesë goxha e konsiderueshme e socialistëve.
    Tani të erdhi fundi, sepse qytetari njohu
    origjinalin, se sa pak vlen, tjetër mendonim e tjetër na dole.
    Dardhat dhe kumbullat nuk hahen pas kurrizit tënd, por ato ishin të aprovuar nga ty, sepse ti paske qene prijësi i korrupsionit.
    Tani je i pabesueshëm, të erdhi fundi, por na vjen keq se ardhja jote në pushtet paska qenë një tjetër fatkeqësi
    kombëtare, binjake me atë të njeriut të Zi.
    Të dy së bashku e çuat këtë vend drejt humnerës.
    Historia do na kritikojë si qytetar për
    “zgjedhjet tona” por ju për krimet që i bëtë këtij kombi.
    Shqipëria nëpërmjet vuajtjeve që njeriu i Zi dhe ti, mashtruesi, i sollët do ta gjej me vështirësi rrugën e dritës. (revolucion)

    Reply
  • Dursakja says:
    September 1, 2026 at 2:50 am

    Postoni komentin tim!

    Reply
  • !!? says:
    September 5, 2026 at 5:05 am

    Edi Rama, shiko në “pasqyrën” dhe “radarin” tënd të gjitha deklaratat, sharjet, epitetet e tua të bëra publikisht para shqipëtarëve në fushatën zgjedhore të vitit 2013 për të gjitha ndyrsit e të zezat e sundimit të polikriminelit antishqiptar, hajdutokratit Sali Berisha me premtimin e bujshëm që ti do ti smontoje këto ndyrsi për të mirë të popullit në qeverisjen tënde dhe

    “pasqyra” dhe “radari” po të skanoj ty sot do të zbuloj atë që është e trishtueshme, të gjitha deklaratat , epitetet, sharjet e tua para 2013 i meriton ti sot, madje të përforcuara të pasqyruara në tër qënjen tënde të deformuar nga Edi Rama premtues për të mirën e shqiptarëve dhe Shqipëris i 2013

    në një shëmtirë të neveritshme njerzore të një hajdutokrati të llahtarshëm antishqiptar kombçfarosës dhe

    këtë transformim kobzi tëndin e din mir jo vetëm shqipëtarët të gjithë por

    më mirë se të gjithë e di ti se çfarë ndyrsire je, prandaj

    ,

    jep dorheqjen se asnjë nuk mund të futet më në ngrackën tënde prej hajdutokrati të sofizmave bastarde të besës, Shqipëris që duam dhe abstraksioneve të marra me pasqyra dhe radar duke përdhosur edhe traditat e shqipëtarëve dhe shkencën e mrekullueshme të fizikës me jargët e tua të pështira mendore prej kusari. jeo dorheqjen në qoftë se ka ngelur pak arsye në trurin tënd të rrënuar nga kusaria dhe urrejtja ndaj shqiptarëve,përndryshe,

    do të përfundosh njëlloj si Kadafi o i mjer në qoftë se mendon me këmbunglje e kokfortësi prej të marri që do të shtypësh protestën dhe kjo protest që është një luftë për jetë a vdekje për ekzistencën e kombit shqiptar në trojet etnike mund të shtypet vetëm me zjarr dhe hekur.

    Nëqoftë se nga njerzit që ka rrotull ka ndonjë që nuk ka arsye të rrënuar si e tij dhe që e do le ti jap një këshill , për të mirën e tij, ti ler sofizmat bajate me paqyra e radar se nuk e shpëtojn dhe të jap dorheqjen sa më parë se

    nuk mund të mbahen shqipëtarët dhe Shqipëria kurr, kurr …….peng i një individi të vetëm të marrosur tërsisht nga sëmundja e rëndë psiqike e kleptomanis dhe urrejtja patologjike ndaj kombit shqipëtar, dhe të arrij deri në fund të spastroj etnikisht Shqipërin nga shqiptarët dhe ta populloj atë me skllevër afro aziatik sikurse po veprom me kokfortësi kriminale edhe tani aktualisht duke menduar që nuk do të ndëshkohet për këtë krim makabër ndaj kombit.

    Prokuror të SPAK arrestojeni këtë subjekt të disa krimeve njëri më i rëndë se tjetri dhe skena e krimit është Shqipëria pothuaj e spastruar etnikisht dhe që po ripopullohet në mënyrë të organizuar dhe kriminale nga të huajët , shpëtojeni dhe atë vetë përndryshe ai do të bëhet, dhe këtë po tregon me kokfortësin e tij që të sundoj akoma, do të bëhet vërtet një përbindësh Millosheviç horror për shqipëtarët dhe Shqipërin që asnjë nuk duhet ta dëshiroj për këtë insan, as ai për vehten e tij në qoftë se i ka ngelur sa do pak arsye të njerëzve normal.

    O prokuror. thirreni dhe kërkoni sqarim vetëm për deklaratën e tij bër publikisht që

    “Të huajët të vinë sa më parë dhe të blejn në Shqipëri qoftë edhe një gur se….do të pendohen më vonë”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?