Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Kokaina e Frakullës, prokurori i hekurt i bandave kërkoi 139 vjet burg, Apeli i GJKKO le në fuqi vendimet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT: Kokaina e Frakullës, prokurori i hekurt i bandave kërkoi 139 vjet burg, Apeli i GJKKO le në fuqi vendimet
Kronike

EMRAT: Kokaina e Frakullës, prokurori i hekurt i bandave kërkoi 139 vjet burg, Apeli i GJKKO le në fuqi vendimet

Published: December 30, 2024
Shpërndaje

Këtë të hënë Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për grupin e dënuar të laboratorit të drogës në Frakull të Fierit, ku u gjet dhe u sekuestrua 485 kilogramë kokainë.

Vendimi i dhënë nga GJKKO në qershor të këtij viti u ankimua nga Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Nikolin Gjolena, Viktor Çervanaku, Denilson Çervanaku, Zenel Çervanaku, Klajdi Vrioni, Redion Meshi dhe Marildo Rona.

Apeli la në fuqi dënimin me 89 vite burg për 10 pjestarët e grupit të laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit. Në dënimet e dhëna u aplikua gjykimi i shkurtuar. Julian Malaj i cili u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë u lirua nga qelia për shkak të kohëzgjatjes së qëndrimit në paraburgim.

- Publicitet -

Hetimet u kryen nga ana e prokurorit Adnan Xholi, që njihet si dora e hekurt kundër bandave në Prokurorinë e  Posaçme, për shkak të dënimeve të forta dhe dosjeve të kopsitura të krimit VIP në Shqipëri.

Për këtë grup, Xholi kërkoi plot 139 vjet burg me dënime deri në 18 vjet për anëtarët kryesorë. U aplikua gjykimi i shkurtuar.

Nga hetimet rezultoi se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, planifikuan, organizuan dhe importuan nga Kolumbia për në Shqipëri ngarkesën e drogës.

Kokaina ishte fshehur mes “plehut organik” artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që u transportua nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi.

Më pas, në rrugë tokësore ngarkesa u fut në Shqipëri në datën 19.09.2022 dhe pasi u zhdoganua në Tiranë, u transportua në fshatin Frakull e Madhe, në Fier, ku u bë dhe  sekuestrimi i lëndës narkotike nga policia gjyqësore.

Banesa ku u zbulua laboratori i kokainës, ishte në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut, i cili do vuajë 10 vite burg.

Dënimet e kërkuara nga prokurori Xholi dhe dënimet e gjykimit të shkurtuar, lënë në fuqi edhe nga Apeli i GJKKO:

-Nikolin Gjolena 18 vite / 12 vite gjykim i shkurtuar
-Viktor Çervanaku 16 vite / 10 vite e 8 muaj
-Denilson Çervanaku 18 / 12 vite
-Klajdi Kodra 18 / 12 vite
-Zenel Cervanaku 15 / 10 vite
-Enxhi Ferhati 12 / 8 vite
-Redion Meshi 15 / 10 vite
-Bledar Matoshi 12 vite e 6 muaj / 8 vite e 4 muaj
-Marildo Rona 12 / 8 vite
-Julian Malaj 3 / 2 vite

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit
  • A mund të përshtatet specia njerëzore me temperaturat përvëluese?
  • “Mur më mur” mes Spanjës dhe Italisë: Rikthehen kontrollet në kufijtë e Shengenit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?