Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Operacion antidrogë në Divjakë, arrestohen 3 persona, shoqërohen 10 të tjerë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: Operacion antidrogë në Divjakë, arrestohen 3 persona, shoqërohen 10 të tjerë
AktualitetKronike

EMRAT: Operacion antidrogë në Divjakë, arrestohen 3 persona, shoqërohen 10 të tjerë

Published: March 7, 2025
Shpërndaje

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia në Divjakë. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 3 persona dhe janë shoqëruar 10 të tjerë.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Arnold Prifti 30 vjeç dhe Maringlen Prifti 32 vjeç, vëllezër si dhe Olsi Lala. Sipas Policisë, personat e arrestuar në bashkëpunim me të tjerë, të organizuar si grup shisnin doza të lëndës narkotike Kokainë, në qytetin e Divjakës.

Ndërkohë po në kuadër të këtij operacioni janë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra doza Kokaine, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak, 2 peshore elektronike dhe shuma parash në euro dhe lekë të përfituara nga shitja e dozave.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zona”, si rezultat i një hetimi gjashtëmujor, për goditjen e një grupi kriminal të implikuar në shitjen e dozave të Kokainës, në Divjakë.

Identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, 2 vëllezër bashkorganizatorë të grupit dhe 1 pjesëtar i grupit.

Shoqërohen mbi dyshime për pjesëmarrje në këtë grup, 10 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen dhjetëra doza Kokaine, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak, 2 peshore elektronike dhe shuma parash në euro dhe lekë të përfituara nga shitja e dozave.

Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, për rreth 6 muaj, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë së një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, që vepronte në Divjakë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, finalizuan operacionin “Zona”.

Në kuadër të këtij operacioni:

-u arrestuan shtetasit A. P., 30 vjeç dhe M. P., 32 vjeç, vëllezër;
-u ekzekutua urdhri i Prokurorit, për ndalimin e shtetasit O. L., 31 vjeç;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Rr dhe S. B.;
-më parë, gjatë periudhës hetimore, është vënë në pranga shtetasi E. T..

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, të organizuar si grup me organizatorë shtetasit A. P. dhe M. P., shitnin doza të lëndës narkotike Kokainë, në Divjakë.

Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për të individualizuar përgjegjësinë penale të 10 shtetasve të shoqëruar, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë pjesëtarët e grupit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Në epokën e Inteligjencës Artificiale, ata vazhdojnë të zgjedhin librin
  • Zgjedhjet në Berlin dhe Mecklenburg, testi i rëndësishëm i Merz dhe partisë tradicionale
  • “Kishim konflikte”, vrau me thikë gruan, flet 68-vjeçari: Qëndronte te shtëpia e vajzës
  • Horoskopi 20 Shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Dudumi on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. Bismark on Magjistratët çojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese formulën e re të pagave që miratoi Kuvendi
  3. Lasgushi on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  4. demo on Shqipëria i bashkohet NASA-s “për eksplorimin e Hënës dhe Marsit”, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  5. LIAFE KAFENESH on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?