Një përleshje e ashpër me fund tragjik ka ndodhur në burgun Korydallos në Greqi. Bëhet me dije se përleshja ka ndodhur mes banditëve shqiptarë, të cilët kanë përdorur thika. Si pasojë e përplasjes mes njëri-tjetrit ka mbetur i vdekur një shqiptar dhe janë plagosur disa të tjerë.
Përleshja ndodhi mes dy të dënuarve, ku i plagosuri quhet Altin Vokrri nga Gjakova, ndërsa Alfons Ndoci është viktima. Mediat greke bëjnë të ditur se i burgosuri që ka vdekur ishte dënuar për dy akuza të vrasjes. Mirëpo, ka ende tension si pasojë e të cilit rojet nuk mund të afrohen, ndërsa është thirrur një ambulancë për të dërguar të plagosurit në spitalin “Kryqi i Kuq”.
Sipas raportimeve nga mediat greke një shqiptar, Xhuliano Halili ka rrëfyer vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar.
Kriminel i ashpër, vrasës, grabitës, i arratisur dhe tani i vdekur ky është përshkrimi i bërë nga mediat greke, për shqiptarin i cili humbi jetën pas një përleshje në burg.
Doçi, ndonëse i ri në moshë, arriti në një periudhë të shkurtër kohore të përfshihej në një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasjet, ku ata që ishin në dijeni flisnin për një njeri të pamëshirshëm, i cili nuk kishte asnjë shqetësim për të marrë një jetë njerëzore. Në vitin 2017, 35-vjeçari kishte dy herë gjak në duar. Rasti i parë ishte kur ai vrau një pronare dyqanesh në Atikën Perëndimore, ndërsa rasti i dytë ishte kur i mori jetën një gruaje të moshuar duke tentuar ta grabiste. Doçi e kishte goditur me armë gruan në kokë, duke e plagosur për vdekje.
Në vitin 2018, përveçse vrasës, ai u bë edhe i arratisur pasi gjatë transferimit në Kretë, arriti të arratisej nga anija. Ai më në fund u gjet dy ditë më vonë dhe u arrestua në një shtëpi në Neë Philadelphia pas një operacioni EKAM.
Ndërsa vrasësi i 35-vjeçarit që mbeti i plagosur gjatë përleshjes në Korydallos, quhet Altin Vokri , është nga Kosova dhe ka qenë i dënuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të trafikut të drogës. Burri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sherri i egër ka shpërthyer në burgje pak pas orës 13:00. Sipas informacioneve gjithçka ka ndodhur kur zyrtarët e burgut kanë thirrur të burgosurit të hyjnë në qelitë e tyre. Disa ranë dakord dhe disa reaguan për shkak të vapës së fortë. Kjo ishte edhe arsyeja. Në njëfarë mënyre filloi një përleshje mes të burgosurve e cila u shndërrua në një përleshje vdekjeprurëse me një të vdekur dhe një të plagosur.
![](https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2024/06/640-0-1719413881xkorydallos-drastis-symploki-919.webp)
j.l./ dita