Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Përleshje në burgun grek, humb jetën 35-vjeçari shqiptar, plagoset edhe një tjetër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT: Përleshje në burgun grek, humb jetën 35-vjeçari shqiptar, plagoset edhe një tjetër
KronikeLajmi i fundit

EMRAT: Përleshje në burgun grek, humb jetën 35-vjeçari shqiptar, plagoset edhe një tjetër

Published: June 27, 2024
Shpërndaje

Një përleshje e ashpër me fund tragjik ka ndodhur në burgun Korydallos në Greqi. Bëhet me dije se përleshja ka ndodhur mes banditëve shqiptarë, të cilët kanë përdorur thika. Si pasojë e përplasjes mes njëri-tjetrit ka mbetur i vdekur një shqiptar dhe janë plagosur disa të tjerë.

Përleshja ndodhi mes dy të dënuarve, ku i plagosuri quhet Altin Vokrri nga Gjakova, ndërsa Alfons Ndoci është viktima. Mediat greke bëjnë të ditur se i burgosuri që ka vdekur ishte dënuar për dy akuza të vrasjes. Mirëpo, ka ende tension si pasojë e të cilit rojet nuk mund të afrohen, ndërsa është thirrur një ambulancë për të dërguar të plagosurit në spitalin “Kryqi i Kuq”.

Sipas raportimeve nga mediat greke një shqiptar, Xhuliano Halili ka rrëfyer vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar.

- Publicitet -

Kriminel i ashpër, vrasës, grabitës, i arratisur dhe tani i vdekur ky është përshkrimi i bërë nga mediat greke, për shqiptarin i cili humbi jetën pas një përleshje në burg.

Doçi, ndonëse i ri në moshë, arriti në një periudhë të shkurtër kohore të përfshihej në një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasjet, ku ata që ishin në dijeni flisnin për një njeri të pamëshirshëm, i cili nuk kishte asnjë shqetësim për të marrë një jetë njerëzore. Në vitin 2017, 35-vjeçari kishte dy herë gjak në duar. Rasti i parë ishte kur ai vrau një pronare dyqanesh në Atikën Perëndimore, ndërsa rasti i dytë ishte kur i mori jetën një gruaje të moshuar duke tentuar ta grabiste. Doçi e kishte goditur me armë gruan në kokë, duke e plagosur për vdekje.

Në vitin 2018, përveçse vrasës, ai u bë edhe i arratisur pasi gjatë transferimit në Kretë, arriti të arratisej nga anija. Ai më në fund u gjet dy ditë më vonë dhe u arrestua në një shtëpi në Neë Philadelphia pas një operacioni EKAM.

Ndërsa vrasësi i 35-vjeçarit që mbeti i plagosur gjatë përleshjes në Korydallos, quhet Altin Vokri , është nga Kosova dhe ka qenë i dënuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të trafikut të drogës. Burri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sherri i egër ka shpërthyer në burgje pak pas orës 13:00. Sipas informacioneve gjithçka ka ndodhur kur zyrtarët e burgut kanë thirrur të burgosurit të hyjnë në qelitë e tyre. Disa ranë dakord dhe disa reaguan për shkak të vapës së fortë. Kjo ishte edhe arsyeja. Në njëfarë mënyre filloi një përleshje mes të burgosurve e cila u shndërrua në një përleshje vdekjeprurëse me një të vdekur dhe një të plagosur.

Autori

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, pedagogët shembin gardhin metalik dhe përballen me FNSH-në
  • Bojkoti, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
  • Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  • Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin
  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE

Komentet e Fundit

  1. Skypion on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. K R on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. TIRONA on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  4. demo on Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu vetë tani, më pas do duhet të ikësh si diktator
  5. capi on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?