Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Prokuroria e Fierit çon në gjyq babë dhe bir për pastrim parash
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: Prokuroria e Fierit çon në gjyq babë dhe bir për pastrim parash
AktualitetKronike

EMRAT: Prokuroria e Fierit çon në gjyq babë dhe bir për pastrim parash

Published: August 9, 2024
Shpërndaje

U kapën me drogë dhe rreth 44 mijë euro cash në banesë gjatë një operacioni më 30 korrik 2022 në fshatin Kreshpan, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq edhe për pastrim parash dy të pandehur, babë dhe bir .

Lajmi konfirmohet nga institucioni i akuzës, që sqaroi se në kuadër edhe të hetimit pasuror të nisur ndaj të dyshuarve vitin e kaluar (përveç atij për drogën), janë evidentuar nga verifikimet financiare dhe kontabilitetit pasuri të tjera, që nuk justifikohen, konkretisht mbi 8,8 mln lekë dhe 6 makina.

Prokuroria bën me dije se përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit Arshi Hoxhaj, 49 vjeç dhe Eltjon Hoxhaj, 26 vjeç, familjarë, për veprën penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar kjo në Nenin 287 të Kodit Penal. Nën akuzë për drogën është edhe djali tjetër i familjes, që i shpëtoi operacionit të parë.

Procedimi penal ndaj tyre, me numrin 776 të vitit 2023, nisi pas operacionit policor dhe provave të gjetura në kontrolle fizike, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Gjatë aksonit u sekuestruan 40800 Euro dhe 3000 USD, si dhe 8 kilogramë drogë (kanabis), armë e bimë narkotike të kultivuara.

- Publicitet -

“Të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë fshehur ose kryer mbulimin e natyrës së vërtetë dhe burimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, sqarohet në njoftim.

Dhe sipas procedurave të kryera në vijim prej një viti, kryesisht ekonomik dhe juridik ndaj tyre dhe personave të tjerë të lidhur me ta (familjarë), janë zbuluar pasuri të tjera të pajustifikuara.

Dhe “pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël të tyre, ka rezultuar se ato nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë në zotërim apo posedim të tyre”.

Prokuroria konfirmon gjithashtu se “pasuria gjendje e tyre dhe e familjareve rezulton të jetë 6 automjete dhe shuma e parave cash në vlerën totale prej 8.778.866 lekësh, të cilat nuk justifikohen nga burime të ligjshme të ardhurash”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe Remziun në Vain të Lezhës
  • Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu tani, më pas do ikësh si diktator
  • Grabitja e pasurisë kombëtare: Dy të tretat e kromit ikin nga Shqipëria të papërpunuara
  • ​Përgënjeshtrohen pretendimet për shpërblimet te RENEA: Çdo efektiv i angazhuar në terren do të trajtohet sipas VKM-së
  • Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, Rusia liron amerikanin e burgosur

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele
  2. . on “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele
  3. Anonymous on “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele
  4. Vl on “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele
  5. IA on “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?