Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRI: Kanosi familjarët e ish-kandidates për deputete në Sarandë, shpallet në kërkim i riu nga Kamza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRI: Kanosi familjarët e ish-kandidates për deputete në Sarandë, shpallet në kërkim i riu nga Kamza
AktualitetKronike

EMRI: Kanosi familjarët e ish-kandidates për deputete në Sarandë, shpallet në kërkim i riu nga Kamza

Published: July 27, 2025
Shpërndaje

Një 21-vjeçar nga Kamza është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se ka kanosur me thikë familjarët e ish-kandidatës demokratë për deputete në Sarandë. Në kërkim është shpallur shtetasi, Mariglen Bajrami.

Ka qenë vetë ish-kandidatja për deputete, Majlinda Qurku që ka postuar pamje nga momenti që i riu i është afruar babait të saj me thikë në dorë, të cilën e mbantë të fshehur pas shpine. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë një restoranti në pronësi të familjes Qurku.

“E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar.”, shprehet ajo ndër të tjera.  Qurku i bën thirrje qytetarëve që nëse e shohin 21-vjeçarin të lajmërojnë policinë.

- Publicitet -

Postimi i plotë:

Një nga netët më të vështira të jetës sime si nënë.

Një person i dhunshëm, pa asnjë arsye, u shfaq me thikë në dorë para lokalit tim.

U afrua makinës ku ishin fëmijët e mi (2 dhe 10 vjeç), dy nipërit dhe bashkëshorti.

Kur nipi pa armën, i thotë:

“Jepi gaz se ka armë!”

Elidoni largohet për të shpëtuar fëmijët, por më telefonon menjëherë:

“Dil ndihmo Donin, po i afrohen me armë!”

Babai im ishte shumë pranë agresorit

Dal pa menduar dy herë dhe i dal përballë.

Reaguan edhe qytetarë të rastësishëm që i falënderoj me gjithë zemër.

Agresori largohet… por jo për t’u ndalur.

Ai ndjek makinën dhe e godet pesë herë me radhë, me shpejtësi dhe qëllim të qartë për të bërë keq.

Zëri i nipit tim në telefon që bërtiste:

“Na ndihmo, po na vret!”

është diçka që s’do ta harroj kurrë.

Mbrëmë më keni parë të vrapoja si “e çmendur” rrugëve të lagjes në kërkim të familjes sime që dikush po përpiqej t’ma vriste – pa bërë asnjë faj.

E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar

Nuk kërkoj asgjë më shumë se çfarë na takon si qytetarë:

SIGURI dhe DREJTËSI.

Veprim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit për të kapur autorin

Mbrojtje për familjen time.

Zbatim të ligjit për të gjithë.
—
Po ndaj disa prej videove të kësaj ngjarjeje –

jo për të bërë zhurmë,

por për të treguar të vërtetën.

P.S:

Kush nga ju miq e sheh këtë fytyrë të njoftoj sa më shpejt Policinë e Shtetit

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit

Komentet e Fundit

  1. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Xhin Xhoni on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. Durrsak on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. ................................................. on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Gani USA on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?