Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Enët erotike Moche dëshmojnë seksin 2 mijë vjet më parë (FOTO)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Enët erotike Moche dëshmojnë seksin 2 mijë vjet më parë (FOTO)
EnciklopediKomunitetKulture

Enët erotike Moche dëshmojnë seksin 2 mijë vjet më parë (FOTO)

Published: July 10, 2022
Shpërndaje

 

 

Dy mijë vjet më parë, bregu verior i Perusë së sotme popullohej nga fisi moche. Ata kishin ndërtuar piramida të mëdha me tulla balte dhe një rrjet të gjerë ujësjellësish. Ata ishin pionierë të teknikave të punës me metal, çka u dha mundësinë të krijonin bizhuteri dhe artefakte jashtëzakonisht të ndërlikuara.

- Publicitet -

Për shkak të mungesës së një gjuhe të shkruar, pak dihej për qytetërimin Moche deri në vitet 1980, kur arkeologët filluan të zbulonin monumente dhe varre që përmbanin murale të detajuara dhe qeramika të jashtëzakonshme me skena të detajuara të gjuetisë, luftimeve, sakrificave, ceremonive dhe situatave qartësisht seksuale.

Qeramika Moche

Arti Moche është një nga stilet më përfaqësuese joabstrakte të artit në Andet e lashta, dhe kjo bie në sy në qeramikën e tyre. Në të gjen të pasqyruara aktivitetet shoqërore, luftën, punimin e metaleve, thurjen dhe seksin.

Deri më sot, më shumë se 100. 000 enë të tilla janë gjetur dhe tashmë gjenden të shpërndara nëpër muze dhe koleksione private në mbarë botën. Pothuajse të gjitha vijnë nga sajte të rëndësishme arkeologjike, si Huaca de la Luna (Tempulli i Hënës), Huaca del Sol (Tempulli i Diellit) dhe Sipán, si dhe nga varrezat e Moche të shpërndara në të gjithë bregun verior të Perusë.

Seksualiteti Moche

Të paktën 500 prej këtyre enëve kanë imazhe eksplicite seksuale, të paraqitura në mënyrë tipike si figura tredimensionale të pavarura, ose si pjesë e enës. Përveçse janë vepra arti, enët me temë seksi janë edhe enë balte funksionale, me hapësira boshe për mbajtjen e lëngut dhe një grykë, zakonisht në formë falike.

Paul Mathieu, në librin e tij “Sex Pots: Eroticism in Qeramics” shkruan se “një shumëllojshmëri aktesh seksuale vihen re në këto vizatime dhe gdhendje: fellatio nga femra te meshkujt është mjaft e zakonshme; puthje dhe përkëdhelje; masturbim mashkullor (por asnjëherë masturbim femëror); marrëdhëniet midis çifteve heteroseksuale, në pozicione të ndryshme; skena të lindjes; marrëdhënie midis kafshëve (bretkosa, minj, qen, lama, majmunë, nganjëherë me misër ose kultura të tjera ushqimore); dhe marrëdhëniet midis femrave dhe kafshëve mitike (lakuriqi i natës dhe jaguari kishin konotacione të veçanta fetare në kulturën Moche).

Megjithatë, në to gjen disa elementë që i kanë habitur studiuesit. Së pari, është e zakonshme paraqitja e një çifti duke bërë seks, ndërsa gruaja ushqen me gji një foshnjë. Së dyti, akti seksual i paraqitur më shpesh është seksi anal, ndërsa seksi vaginal është pothuajse inekzistent.

Kjo mund të përcaktohet saktë pasi organet gjenitale të të dy gjinive shpesh shfaqen të paraqitura me detaje të kujdesshme anatomike.

Interpretimi

Teoritë që shpjegojnë kuptimin e veprave të artit eksplicit të kulturës Moche janë disa. Sipas Turner (2013) në disertacionin e tij ‘Sex, Myth, and Metafora in Moche Pottery‘, punimet e mëparshme shkencore i kanë trajtuar enët erotike Moche si një katalog përfaqësues të praktikave seksuale të popullit Moche, objekte didaktike që synojnë të demonstrojnë metodat e kontracepsionit, që kthehen në “tekste” moralizuese, reflektime të humorit Moche, ose si portretizime të akteve rituale ose ceremoniale.

Teoria e fundit ka marrë mbështetjen më të madhe deri më sot, veçanërisht duke pasur parasysh se vazot e seksit janë gjetur pothuajse ekskluzivisht në varre të individëve me status të lartë, pavarësisht nga mosha apo gjinia e të ndjerit.

Turner thotë në disertacionin e tij se skenat seksuale “aludojnë për marrëdhëniet themelore kozmologjike midis maleve dhe bregdetit, mashkullit dhe femrës. Kanë një gjuhë të pasur metaforike në lidhje me lëngjet fekonduese dhe ciklin hidraulik, dhe një sërë besimesh mbi adhurimin e paraardhësve dhe rolin e të ndjerit në lidhje me fertilitetin bujqësor dhe njerëzor”.

a.d. / dita

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kosova në zgjedhje, voton Osmani: E bindur se me votën e sotme të qytetarëve do të dalim nga kriza
  • “Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit”, Rama: S’do ta ndalim zhvillimin drejt turizmit botëror
  • Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  • Albin Kurti hedh votën dhe u bën apel qytetarëve: Sot vendosin ata që votojnë
  • Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër

Komentet e Fundit

  1. 1sh on Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër
  2. Arbeni on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. O do iki nga kryeministër o do iki nga trutë e kokës! on Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  4. nastradini on Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër
  5. nastradini on Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?