Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Erdogan thirrje Greqisë për ishujt e Egjeut: Mos e merrni qetësinë tonë për dobësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Erdogan thirrje Greqisë për ishujt e Egjeut: Mos e merrni qetësinë tonë për dobësi
AktualitetBote

Erdogan thirrje Greqisë për ishujt e Egjeut: Mos e merrni qetësinë tonë për dobësi

Published: September 2, 2026
Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje Greqisë të ndryshojë qëndrim dhe t’i japë fund asaj që Ankaraja e konsideron militarizim të ishujve të Egjeut.

Kjo çështje mbetet një prej pikave të mosmarrëveshjeve mes Turqisë dhe Greqisë, përfshirë edhe interpretimin e traktateve ndërkombëtare që përcaktojnë statusin e ishujve.

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, pas kthimit nga Bishkeku i Kirgistanit, ku mori pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, Erdogan deklaroi se Turqia nuk ka pretendime territoriale ndaj vendeve të tjera.

- Publicitet -

“Turqia nuk ka ambicie për territorin e askujt, por nuk do të lejojë askënd të shkelë të drejtat e saj”, u shpreh presidenti turk.

Erdogan i bëri thirrje Athinës të heqë dorë nga ajo që ai e përshkroi si “rrugë e gabuar” dhe të respektojë traktatet ndërkombëtare.

Sipas presidentit turk, mosrespektimi i marrëveshjeve mund të sjellë pasoja për stabilitetin e rajonit.

Erdogan foli gjithashtu për qëndrimin e Ankarasë ndaj Greqisë, duke theksuar se qasja e kujdesshme e Turqisë nuk duhet të perceptohet si shenjë dobësie.

“Kushdo që e interpreton qasjen e qetë dhe racionale të Turqisë si dobësi, po bën një gabim serioz”, tha Erdogan.

Çështja e ishujve të Egjeut, statusi i tyre dhe interpretimi i traktateve ndërkombëtare vijojnë të jenë ndër temat e ndjeshme në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Saliu te Rama, kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?