Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kuvendi miraton Buxhetin 2027 dhe paketën fiskale me 80 vota pro, opozita voton kundër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kuvendi miraton Buxhetin 2027 dhe paketën fiskale me 80 vota pro, opozita voton kundër
Lajmi i funditPolitike

Kuvendi miraton Buxhetin 2027 dhe paketën fiskale me 80 vota pro, opozita voton kundër

Published: November 27, 2026
Shpërndaje

Me 80 vota pro dhe 22 kundër, Kuvendi miratoi buxhetin e vitit 2027, më të madhin në histori, me vlerë rreth 10 miliardë euro. Kuvendi miratoi edhe pesë ligjet e paketës fiskale, që për herë të parë ulin në 6% TVSH-në për 54 produkte ushqimore dhe higjienike. Opozita votoi kundër, duke e cilësuar paketën “të pamëshirshme”, ndërsa mazhoranca rrëzoi të gjitha amendamentet e saj.

Me votat e PS-së, Kuvendi shtyu me tre vjet, nga dhjetori 2026 deri në dhjetor 2029, afatin brenda të cilit hotelet dhe resortet me 4 ose 5 yje dhe me markë ndërkombëtare mund të marrin statusin special për të përfituar përjashtimin 10-vjeçar nga tatimi mbi fitimin. Amendamenti u propozua nga deputetja socialiste Brisejda Çakërri.

Votimi i papritur i këtij propozimi, pa u prezantuar as në komisione, solli reagimin e deputetes demokrate Jorida Tabaku e cila akuzoi mazhorancën se e kaloi amendamentin pa e publikuar dhe se ndryshimi ishte bërë me porosi për klientët e pushtetit. Ajo tha se qeveria i ka premtuar Komisionit Evropian shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, ndërsa prej vitit 2018, sipas saj,po u zgjat favoret përfituesve.

- Publicitet -

“Ka një muaj që diskutohet buxheti në Parlament, por kemi një amendament këtu që hiqni taksat për investimet strategjike për 10 vite, që janë hotele me 5 yje? Kjo është qeveria e pakicës. Kjo është qeveria e pakicës që merr vendime vetëm për klientët e tyre. Këto janë ato ndryshime që përmenden edhe në progresraport si ndryshime pa transparencë. Këto janë ligjet speciale të qepura për klientët e pushtetit”, tha Tabaku.

I konsideruar nga mazhoranca si më sociali ndonjëherë, buxheti i ri i shtetit arrin në 976 miliardë lekë (rreth 10 mld euro), nga 906 miliardë lekë këtë vit. Fondet do të shkojnë për investime, paga e pensione, si dhe për skemën e ndihmës ekonomike dhe bonusin e bebeve.

Janë 202 miliardë lekë që do të shkojnë për investimet publike, 24 miliardë lekë do përdoren për bonusin mujor të pensioneve dhe indeksimin në prill, si dhe prej 1 korrikut do të nisë pagesa mujore për fëmijët deri në moshën 5 vjeçare.

Sa i takon borxhit publik projektohet të zbresë në përqindje në 52.4% të PBB-së, dhe i gjithë ky skenar i ligjit më të rëndësishëm ekonomik është ndërtuar mbi projeksionin e një rritje ekonomike prej 4%, e mbështetur kryesisht nga turizmi.

Me pesë ligjet e paketës fiskale, për herë të parë pas tri dekadash, TVSH-ja ulet nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore dhe higjienike. Kuvendi hoqi nga lista ujin e ambalazhuar, që ishte përfshirë më herët nga Komisioni i Ekonomisë. U rrëzuan edhe amendamentet e PD-së për uljen në 6% të TVSH-së për ujin e pijshëm.

Kuvendi miraton Buxhetin 2027 dhe paketën fiskale me 80 vota pro! Opozita

Ndërkohë rritet TVSH-ja nga 20% në 21%. Pra për çdo produkt apo shërbim tjetër barra do të shtohet. Gjithashtu rritet nga 6% në 10% edhe TVSH-ja për strukturat akomoduese me përjashtim të agroturizmit. Kurse për bizneset me xhiro mbi 5 milionë lekë në vit, kalohet direkt në regjimin e TVSH-së.

Me ndryshimet e ligjit për tatimin mbi të ardhurat ulet barra tatimore për pagat deri 700 mijë lekë në muaj, ndërsa ato mbi 700 mijë lekë do të tatohen 30%. Njëkohësisht rritet në 15% tatimi mbi dividendin nga 8% që është aktualisht.

Taksa e qarkullimit 32.4 lekë me TVSH, nuk do të paguhet më në çdo litër naftë apo benzinë, por do të shlyhet një herë në vit tek taksat vjetore të mjetit që do të dyfishohen. E gjithë kjo paketë fiskale, për opozitën merr para nga xhepat e qytetarëve dhe do të sjellë falimentin e mijëra bizneseve. Nga taksat, tatimet dhe miradministrimi fiskal me fokus luftën ndaj informalitetit në 2027-ën synohet të mblidhen 907 miliardë lekë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kuvendi miraton Buxhetin 2027 dhe paketën fiskale me 80 vota pro, opozita voton kundër
  • Horoskopi 27 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
  • VIDEO: Përgatitje në vigjilje të protestës së 28 Nëntorit? Struktura të ngjashme me çadra kampingu, pranë Kryeministrisë
  • Në 3 vjet, përditë nga pak, vodhën 5 milionë euro, sasi të pazakontë të “arit të kuq”

Komentet e Fundit

  1. MH on Projektligji i ri, qeveria do nxjerrë në treg edhe spitalet publike, të menaxhohen nga privatët
  2. durrsaku on Projektligji i ri, qeveria do nxjerrë në treg edhe spitalet publike, të menaxhohen nga privatët
  3. tmt asia on Ah, të ishin të gjithë komunistët si Kadri Musai!
  4. Prindi fajtor on Shtatë vjet nga tërmeti: Paratë janë, shtëpitë jo
  5. tmt asia paldo on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?