Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zhvillimin e samitit të “Planit të Rritjes” në Shqipëri, përmes një postimi në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm. Samiti mbahet nën temën “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku” dhe në të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos.
Në mesazhin e tij të mëngjesit, Rama ka uruar qytetarët për një ditë të mbarë, duke vënë në dukje mikpritjen e samitit në Shqipëri.
“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i ‘Groëth Plan’, me temë ‘Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku’, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
