Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Erdogan zbulon detaje nga biseda me Biden: Blerja e avionëve F-16 nuk duhet të kushtëzohet nga…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Erdogan zbulon detaje nga biseda me Biden: Blerja e avionëve F-16 nuk duhet të kushtëzohet nga…
AktualitetBote

Erdogan zbulon detaje nga biseda me Biden: Blerja e avionëve F-16 nuk duhet të kushtëzohet nga…

Published: September 11, 2023
Shpërndaje

Administrata e Presidentit Joe Biden po e kushtëzon shitjen e avionëve luftarakë F-16 për Turqinë me ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Presidenti Tayyip Erdogan tha të dielën se kjo përbën shqetësim serioz për Turqinë.

Gjatë një konference shtypi pas takimit të G20 në Indi, Erdogan tha se kishte biseduar me Presidentin Biden lidhur me blerjen e avionëve F-16 nga Turqia. Ai tha se zoti Biden e kishte lidhur blerjen e avionëve luftarakë me hapjen e dritës jeshile nga Ankaraja për anëtarësimin e Suedisë në NATO. “Kjo qasje na shqetëson seriozisht”, tha ai.

Turqia, pengesa kryesore në përpjekjet e anëtarësimit të Suedisë në NATO, kërkoi në vitin 2021 blerjen e avionëve dhe pajisjeve të tjera luftarake që kapin shumë prej rreth 100 miliardë dollarësh.

- Publicitet -

Pas disa muajsh kundërshtimesh, zoti Erdogan ra dakord gjatë takimit të NATO-s në muajin korrik që ta dërgojë kërkesën e Suedisë në parlamentin turk për shqyrtim.

Një ditë më vonë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, tha se Uashingtoni në konsultim me Kongresin do të vazhdojë me transferimin në Turqi të avionëve F-16.

Megjithatë, nuk është e qartë se kur do të shqyrtohet në parlamentin turk marrëveshja për Suedinë dhe se kur do të realizohet shitja e avionëve.

Ankaraja e ka akuzuar Suedinë se strehon militantë kundërshtarë të qeverisë turke, kryesisht anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Erdogan tha gjithashtu se Suedia duhet të “mbajë premtimet e saj” dhe të ndërmarrë më shumë hapa, mes tyre ekstradimin e militantëve të dyshuar të PKK-së dhe parandalimin e tubimeve pro-PKK-së në Suedi, përpara se Ankaraja ta shqyrtojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  • “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  • Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme Analisti on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  2. Bravo ju qofte! on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  3. Marius on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  4. Roza on Një prej tyre…
  5. Vlora 97 on Një prej tyre…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?