Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Erion Alibej dëshmon për vrasjen në 2020: Autorit i thashë të mos bënte zhurmë, bëje me thikë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Erion Alibej dëshmon për vrasjen në 2020: Autorit i thashë të mos bënte zhurmë, bëje me thikë!
AktualitetKronike

Erion Alibej dëshmon për vrasjen në 2020: Autorit i thashë të mos bënte zhurmë, bëje me thikë!

Published: September 30, 2025
Shpërndaje

I penduari i drejtësisë Erion Alibejka dëshmuar sot në GJKKO për vrasjen e Regis Runajt, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.

Regis Runaj, mik i ngushtë i Emiljano Ramazanit u gjet më 29 korrik 2020  i vdekur pranë varrezave në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan.

Ai u vra me thikë  dhe më pas trupi i tij u hodh  buzë rrugës afër varrezave të qytetit.

- Publicitet -

Në seancën që u zhvillua sot Alibej u ballafaqua me Xhuliano Hoxhën, i akuzuar për vrasje, dhe avokatin e tij.

Alibej tha se ishte vetë ai që urdhëroi ekzekutimin e Runajt, ndërsa Xhuliano Hoxha ishte ekzekutori.

“Regis Runajn e njihja si informator të vëllezërve Çopja, Mikael Qoses, pra njerëzve që kishin vrarë familjarët e mi. Urdhri për ekzekutimin e Runajt e kam dhënë unë. Kam folur për këtë me Nuredin Dumanin dhe ai më tha, më thuaj dhe e mbarojmë. Është ky komunikim. Isha unë. Kam komunikuar me Nuredinin dhe i kam thënë si mendon…Unë i kam thënë, mundohu ta bësh me thikë, që të mos bësh shumë zhurmë. Ishin edhe shokë dhe nuk doja të bëhej zhurmë, edhe kështu veproi. Xhuliano Hoxha ra dakord direkt ta bënte. Nuk e mbaj mend mirë nëse vrasjen e dëgjova në radio, apo ma komunikoi Xhuliani në fillim”, tha Alibej.

Alibej: Regis Runajn e njihja si informator të vëllezërve Çopja, Mikael Qoses, pra njerëzve që kishin vrarë familjarët e mi.

Urdhrin për ekzekutimin e Runajt e kam dhënë unë. Kam folur për këtë me Nuredin Dumanin dhe ai më tha, më thuaj dhe e mbarojmë. Është ky komunikim.

Xhuliano Hoxhaj: Ishe ti apo Nuredini?

Alibej: Isha unë. Kam komunikuar me Nuredinin dhe i kam thënë si mendon.

Alibej: Xhuliano Hoxha. Unë i kam thënë, mundohu ta bësh me thikë, që të mos bësh shumë zhurmë.

Ishin edhe shokë dhe nuk doja të bëhej zhurmë, edhe kështu veproi.

Xhuliano Hoxha ra dakord direkt ta bënte. Nuk e mbaj mend mirë nëse vrasjen e dëgjova në radio, apo ma komunikoi Xhuliani në fillim. E kam takuar të nesërmen Xhulianon. Mesa kujtoj ka qenë edhe shoku i tij i ngushtë. Të nesërmen, ose pas dy ditësh.

E takova pasi doli nga komisariati. Me tregoi si kishte ndodhur ekzekutimi.

Kur më morën në pyetje, tha, ishte edhe motra e Regisit. Sipas tij, i ishte afruar. I kishte thënë, ke të fala nga Mikaeli. I kishte thënë, thuaj sa lekë do, vetëm të flasësh për Erionin.

Xhuliano më tha, se kishte çuar makinën tek një garazh afër varrezave. Pastaj ka veshur një palë kominoshe dhe pasi ka kaluar nëpër ca ferra. Nuk e di ca filmash kishte parë Xhuliano. Pastaj ka pritur Regisin, se e dinte që do vinte.

Pastaj, kur ka ardhur Regisi më tha që e masakroi me thikë. Më iku truri, më tha, mu duk sikur po qëlloja Mikael Qosen.

Për Regis Runajn dhe shërbimet që ka bërë i kisha premtuar Xhulianit 30 mijë euro. Ia kam dhënë pjesë pjesë, madje e kam kaluar shumë herë.

Kur u arrestua i kam çuar bashkëshortes së tij 25 mijë euro. Xhuliano Hoxha shoqërohej gjithë kohën me Eugen Halilin. Nuk di që Halili të ketë pasur telefon të kriptuar.

Unë Xhulianos i lidha një avokat nga Vlora. Unë atë merak kisha, që ai të mos fliste me drejtësinë, sepse ai bënte ato presionet.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vuante nga sëmundja e rëndë, këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare
  • Beteja vendimtare e Vuçiç, çfarë do të ndodhë me Serbinë pas 25 tetorit?
  • Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  • Sot protestë kombëtare, Policia “blindon” rrugën e Arbrit,
  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze

Komentet e Fundit

  1. Lasgushi on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  2. demo on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  3. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Detari on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  5. Albani on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?