Nga Abdurahim Ashiku
Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87.000 hektarë grurë. Në vitin 1991 mbillte 144.000 hektarë. Në vitin 2020 mbillte 53.946 hektarë. Pra në vitin 2020 nuk mbillej as sa mbillej në vitin 1950, kur Shqipëria e merrte bukën me triskë
Me 80 për qind të tokës djerrë nuk ka bukë, nuk ka Shqipëri të pavarur. Kam një këshillë shoqërore për kolegët në media: Duhet të nisni të përsërisni çdo ditë togfjalëshin “ËSHTË KOHA E MBJELLJES SË GRURIT”.
Thuajeni nga mëngjesi në darkë, dhe jo vetëm: Duhet edhe ta ndiqni me laps, aparat fotografik apo kamerë televizive mbjelljen e grurit, thekrit, elbit, në fusha, kodra e male pa u lodhur dhe me profesionalitet.
Është pikërisht koha. Tetori është muaji më i mirë për mbjelljen e grurit. Pyetni këdo prej specialistëve (të vjetrit që kanë qenë në ballë të “fushatës së mbjelljeve” më se tri dekada më parë) por edhe të rinjtë ata që sapo kanë mbaruar universitetin, sapo kanë dhënë provimin e lëndës “Bimët e arave” apo “Fitoteknisë”, siç e quanin një herë e një kohë. Nëse mbjellim grurë tani, nuk kemi pse e trembim më popullin me gogolin e “krizës energjetike”, “krizës së bukës” e refreneve politike me “krizën-kryefjalë”.
Në vitin 1959, Nikita Hrushovi urdhëronte të mbjellim agrume se aq grurë sa konsumonte Shqipëria e hanin mijtë në depot ruse (!) Enver Hoxha nuk e dëgjoi. Disa thonë se bëri keq, disa se bëri mirë.
Nejse, ombrella pas shiut të mbetet në dorë. Le t’u kthehemi shifrave që “s’luajnë”: Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë hektarë grurë. Në vitin 1991 mbillte 144 mijë hektarë. Në vitin 2013, kur z.Rama u bë kryeministër, sipërfaqja e mbjellë me grurë ishte 71.200 hektarë, 15.800 hektarë më pak se sa ishte mbjellë në vitin 1950 kur Shqipëria e merrte bukën me triskë. Në vitin 2020 kjo sipërfaqe zbriti në 53.946 hektarë, me një minus prej 17.300 hektarësh. (Të dhënat janë marrë nga INSTAT dhe nga vjetarët statistikorë).
Asnjë qeveri në këto tridhjetë vjet kalimi nga “diktatura” në “demokraci”, nuk mendoi të mbjellë, nuk mendoi për bukën e popullit por për “bukën e xhepit”. Nuk po hyj në “të thella” për thekrën, misrin, orizin, tërshërën (aq e preferuar për fëmijë e të rritur për përshesh në mëngjes) e drithëra të tjerë. Sipërfaqja e mbjellë me ta është disa herë më e vogël.
Aktualisht në Shqipëri gruri dhe drithërat e tjerë janë bërë “bimësi e kopshtarisë”, mbillen për konsum familjar, prodhimi nuk del në treg. Mendësia e qeverisjeve të kohës së “demokracisë” është: pse ta mbjellim kur na vjen nga Kanadaja, Ukraina, Rusia, Australia, madje-madje edhe nga fqinji më i afërt, Serbia? (te kjo e fundit cilësinë për bagëti e blejmë ne për bukë).
Është koha të mbjellim grurë.
Thekrës i kaloi sezoni, çfarë u mboll, u mboll. Thekra e ka kohën në shtator, muaji kur mbillet por edhe muaji kur korret. Ajo mbillet në zonat e larta malore, në Klenjë, Shishtavec. Dhe është edhe bukë, edhe lëndë ndërtimi; kërcejtë e saj përdorur në punishte artistike.
Në vitin 1950 mbillej 1.000 hektarë thekër, në vitin 1990 mbilleshin 12 mijë hektarë kurse në vitin 2020 u mboll 1321 hektarë dhe kjo vetëm në rrethet Dibër (158), Elbasan (114), Korçë (644) Kukës (400) dhe Tiranë (5) hektarë.
Nuk gjej të dhëna për tërshërën. Ajo futet në thesin e vjetër (tagjira) kur mbushte torbat e qeve në zgjedhë gjatë punës në arë apo të kuajve në transport. Tani tërshëra është bërë më e kërkuara në treg dhe e ka kaluar “luksin” e fillimit, është bërë ushqim kryesor për fëmijë, madje edhe për të rritur në nivelet e larta të plutokracisë.
Nejse! Gruri ka tani kohën më të mirë për mbjellje në zonat malore. I mbjellë në tetor ai ka kohën e vet të plotë të mbijë e të vëllazërojë, të futet në dimër dhe t’i shpëtojë paq “krizës së ngricave” e të dalë në pranverë me plot vëllezër e ngjyrë jeshile të thellë, të lëshojë shtat, të nxjerrë kallëza, të piqet e të mbush hambarë.
Nuk e them unë këtë, e thotë shkenca, e thonë studimet shumëvjeçare të Institutit të Lushnjës shtrirë në të gjitha stacionet bujqësore të rretheve dhe në lartësitë nga niveli i detit në male. Sot nuk e thotë askush, thjesht se Institut nuk ka, stacione studimore nuk ka, shtet për bujqësinë nuk ka. Koha për mbjelljen e grurit në zonat malore po kalon. Askush nuk e mat, askush nuk flet.
Për zonën e ulët bregdetare, zonë ku tradicionalisht është mbjellë gruri, Myzeqenë, që ka qenë quajtur edhe “hambar i grurit” është koha e punimit të tokës dhe përgatitjes për mbjellje.
Kaq do të thosha për afatet me rezerva agronomike në hollësi.
Kryeministri ynë flet për bukën, krizën e saj, rritjen e çmimit, masat lehtësuese për të vobektët zyrtarë, pensionistë e të barabartë në burime jetese si ata. Flet nga zyra apo nga rruga kur kalon e i turren për ti marrë ndonjë fjalë gazetarët. Do të desha të fliste nga fusha e Myzeqesë, Thumanës, Nënshkodrës, Vlorës, Elbasanit, Beratit, Korçës. Me bujq, me mekanizatorë, specialist të bujqësisë. T’i pyeste dhe të merrte shënime se çfarë duhet bërë për rritjen e prodhimit të drithërave, rritjen e sipërfaqes dhe të rendimenteve, punën kërkimore shkencore për bimët e arave.
Mbase nga kjo do të mësonte se është urgjente që të ngrihet përsëri Instituti i Kërkimeve Bujqësore në Lushnje. Dhe jo vetëm ai, por edhe Instituti i Misrit dhe Orizit në Shkodër, Instituti i Perimeve dhe i Patateve në Tiranë, Instituti i foragjereve në Fushë-Krujë, Instituti vreshtave, pemëve frutore, agrumeve, ullirit.
Nuk ishin kot ato institute. Atje punuan dhe përcollën një trashëgimi të madhe shkencore në prodhimin e farërave elitë të grurit, misrit e të drithërave të tjerë shkencëtarët më të mëdhenj të Shqipërisë. Hibridet e misrit prodhuar nga Hysen Laçej dhe Ahmet Osja ishin certifikuar nga më të mirët në shkallë botërore. Për të mos vazhduar me qindra të tjerë që ose kanë ndërruar jetë ose nuk i pyet askush për veprën e tyre.
Sot, fatkeqësisht, mbillet me farëra të degjeruara gjenetikisht, pa etiketë e pa garanci mbirëse. Do të ishte në nderin tuaj i nderuar kryeministër që në mandatin tuaj të tretë t’u jepnit hapësirë të plotë instituteve shkencore të bujqësisë.
Është koha. Bota po mendon se si të shfrytëzojë shkretëtirën për mbjellën e bimëve bujqësore, si të shfrytëzojë, lumin, liqenin, detin në shërbim të plotësimit të nevojave me bukë, perime, fruta e të tjerë. Jeta njerëzore në vështrim të parë ka bujqësinë dhe blegtorinë. Pa to nuk jetohet.
Është koha që bujqësinë ta nxjerrim në plan të parë. Që të realizohet kjo, stimuloje fshatarin të mbjellë grurë, misër, thekër, tërshërë, elb, oriz. Lidh kontratë me të që tani duke i paguar në dorë hakun e punës, shërbimin bujqësor nga mbjellja në korrje, duke e bërë të interesuar atë që të mbushë “hambarët” e tij me lekë e hambarët e shtetit me drithë.
Shqipëria mund që në hapësirën e saj bujqësore të prodhojë “bukën në vend”, bukën për një popullsi prej 2 milionë banorësh sa japin statistikat zyrtare. Kur në titull vura thirrjen “Është koha e mbjelljes së grurit”, shënjestrën e kisha larg, shumë larg…
—–
Abdurahim Ashiku është agronom, pedagog i bimëve të arave
Abdurrahim, ate qe Hrushovi deshi ta bente me agrumet ne Shqiperi, e realizoi Putini duke i afruar gazin natyror Gjermanise. Por ne na e futen Sali Berisha dhe Gramoz pashko me Cekun e Bardhe te Washingtonit.
Z Profesor ke te drejte absolute edhe unegjenerate e vjeter e ILB jam gruri ne zone malore korrej me dore ose BCS qe e lidhte duaj dhe shihej me tomorrice sot si mund ta bejne kete per 15 hektare grure ne Zagorie qe qeverte tona nuk e dine ku ndodhet .Ligji 4501 ose ligji Milices i vuri vulen e zeze mekanizimit te bujqesise e ndau ne ara qe s ka mundesi kooperimi dhe bashkepunimi Sabotimi me i madh ngaUDB e Viçidolit etj etj.Respekt Profesor!
Nuk jemi ketu per te kujtuar gabimet e atyre lloj regjimesh, te cilat i dime sepse i kemi jetuar, por per te kujtuar ato ane pozitive qe nuk ishin pak , ne fund te fundit per te respektuar punen tone , te njerezve tane te zote ne disa dhjetevjecare ,ne kushte jo te lehta , krijuan ,planifikuan,prodhuan dhe realizuan dicka qe sishte pare kurre me pare ne keto ane te Ballkanit…..shtetin me te organizuar shqiptar, Respekt per ju Profesor por ne sot jemi “stan me lepuj”
shifrat qe trondisin jane fakti qe allbanezet 1950, ishin kavie eksperimentale, jo njerez. Te mbyllur totalisht nga rraca njerezore, vijonin evoluimin drejt nje specie te re, sipas projektit sllavo-komunist me qender moske e beograd.
litari litari litari litari litari litari
per sllavo-komunistet shqipetar me qender ne beograd.
Jemi shume ne qe kemi respekt per profesorin e nderuar dhe mjaft specialiste te tjere qe kane shkruar e ngritur zerin me shqetesim per probleme e fusha te tjera jo me pak te rendesishme qe ata jane kompetent , poooooooor te gjitha kane qene si ZE NE SHKRETETIRE , qe askush nuk ua ven veshin , ndersa ne , populli , ndihemi te pa fuqishem sepse na ka asfiksuar politika djallezore e nje grushti lideresh te te gjitha partive .
Sot të gjitha investimet qeveritare i drejtohen turizmit ose ndërtimit të rrugëve. Ndërsa investimet private janë përqëndruar në ndërtim. Rama nuk merr vesh nga ekonomia. Turizmi nuk mund ta mbajë vendin. Duhet prodhim industrial, bujqësor dhe blegtoral. Sepse teknologjia high tec nuk është për ne. Duhen ringritur fabrika siç ka qënê psh ajo e porcelanit, të sapunit, tê këpucëve etj etj. Ndêrkohë minierat janë privatizuar të gjitha. Asetet publike janë dhënë të gjitha me koncesion! Shteti sot nuk ka më asgjë nê dorë. Nuk ka më uzina të prodhimit të telave të bakrit, superfosfatitit, azotit dhe uresë, të autotraktorëve etj etj. Shqipëria është kthyer në një shprehje gjeografike. Shkrimi i Ashikut të kujton kohën e Enverit ku prodhimit i ishte dhënê rëndësia maksimale. Sot ka prioritete të tjera. Të pa rëndësishme. Nuk ka strategji ekonomike për rimëkëmbjen e vendit. Prandaj njerëzit vazhdojnë të largohen. Se e shohin që nuk ka më shpresë.
Keto shifra edhe pse mund te jene te verteta jane nxjerre krejtesisht nga konteksti dhe interpretohen ne menyre ne mos te gabuar, jo objektive. Deri ne vitin 1991 ishte politika e imponuar pa asnje lloj diskutimi e sigurimit te bukes ne vend. Mbase tingellon bukur (kjo edhe shfrytezohej nga rregjimi i kohes) dhe shume njerez besonin ne drejtesine e saj. Nga ana tjeter duhet thene se gruri i prodhuar ne vend nuk mjaftonte per buken e te gjithe popullates. Katundaret hanin buke KALLAMOQI. Po te ishte absolutisht e domosdoshme sigurimi i bukes ne vend, atehere te gjitha vendet e botes do te perpiqeshin ta benin kete, por nuk eshte keshtu. Perkundrazi shumica e vendeve nuk e siguron buken ne vend por mbeshtetet ne importin e drithrave nga prodhuesit e medhenj boterore. Te mos permendim ketu faktin qe ne kohen kur mbillej ky gruri ne Shqiperi rreth 68 – 72% e popullsise banonte e punonte ne fshat. Pra kete grure e prodhonte 70% e popullsise dhe e hante 30 perqindshi tjeter.
Qe te merremi vesh, nuk po them qe gruri nuk duhet prodhuar, po them qe sot kushtet jane krejtesisht te ndryshme nga ato te kohes kur flet artikullshkruesi. Ajo kohe nuk kthehet me, pra nuk eshte me reale, dhe sic thoshte nje filozof i vjeter “Cfare eshte reale eshte rracionale dhe cfare eshte rracionale eshte reale”. Kohet ndryshojne, njerezit ndryshojne, rrethanat ndryshojne. A per mire, a per keq?
Zoti Ashiku,ju keni te drejte(sic thone shkodranet),por gje nuk te takon!
Sot Rama dhe ministret e tij nuk merren me hallet e popullit,por si te hedhin miliona euro per ndertimet ne fantazmat e qusjtura “100 fshatrat turistike,te zbrazur nga vete banoret,duke ndertuar rruge deri ne 100 km per ca shtepi te vetmuara qe nuk arrijne as 15-20 vete!
Cfare vlere nxjerr qeveria kur nderton keto rruge per 5 leke,kur ato po te perdoreshin per ristrukturimin e qyteteve perla te kultures shqiptare te vleresuara nga UNESCO si Berati dhe Gjirokastra,do sillnin ne Shqiperi miliona turiste!
Eshte cmenduri te hedhesh miliona per restaurimin e monumenteve te kultures mijravjecare dhe lejon lagjet periferike te Tiranes,ku banojne shumica e banoreve te kryeqytetit te jene si GETO,sepse aty nuk ka asnje element jetik te domosdoshem,por femijet,te rinjte dhe te moshuarit kalojne kohen sikur jane ne kampet e perqendrimit nazist!
Se qeveria nuk fiton gje nga ndertimi i cerdheve,kopshteve,lulishteve,parqeve,shryitoreve,bibliotekave,qendrave kjlturore,fushave te sportit,stolave dhe tavolinave te pushimit ,vendosja e koshave te mbeturinave etj,por nga pallatet qe kane betonuar cdo hapesire publike ndersa brezin e ri ia kane lene krimit te organizuar,qe i josh me shume!
Arben. Litarin futja sat’ëm, o pjellë e degjeneruar rurko-serbe.
Fshti u shkul me rrenje po ashtu edhe bujqesi.!
Duhet tu referohemei disa fakteve te cilat edhe artikull shkruesi edhe komentuesit nuk e permendin fare. Po c`fare e solli ne kete gjendje Shqiperin.?
Perse nuk I referohen realiteti .?
Po cili eshte ky realitet.! Ne fillesat e Demokracise si c`do gje qe u shkatrrua , bujqesia u shkull me rrenje per t e mose u mbjellur me.
Sapo doli ne skem Berisha , sapo mori Pushtetin ai u beri thirrje shqiptarve qe te mos punojm me! . Te mos punojm se mjafte kemi punuar ne diktature. Sote ne ket kohe “Ne drejtojme dhe bot ana ndihmon.”
Berisha u ngriti firmat Piramidale shqiptarve, duke I servirur ato si fitim pa u lodhur por duke qendruar ne shtapi dhe duke fituar para. Mjafton te qojsh ne firmat piramidale 1 milion lek dhe do te marresh dyfishin. Ne keto kushte fashtaret shiten tere bagetit qe I moren nga shperberje e koperativave Bujqesore dhe nga fermat dhe aktivitetet ndihmes qe kishte ushtria shkollat ndermarrje pyjore kullota etej.
Pra ketu fshati u shkul me rrenje.Ata ben edhe coptimin e tokes me me ligjin qe nxoti Berisha , shiten edhe traktoret dhe ti quan per Skrap, Shiten qete e punes dhe gjithcfar kishin. Me ket Bujqesia Falementoi dhe Berisha ju drejtua pinjolleve te Hrushovit duke u thene” Me jepni ate grurin qe ua hajm mijet se tani erdhi koha qe ne te blejme tek ju”
Keshtu doli ideja se me lire eshte ta blesh buken ne Ukrahine se sa ta prodhosh vet , ne nje koh qe ne oborret e tyre nuk u ngeli ase nje kasem se te gjitha I derguan per Skrap.
Ndersa nga ana tjeter idustrua me “Urra “ cmontohej dhe shkonin te gjith per Skrap ne mal te zi e ku te mundeshin per ti shitur.
Pra dy deget baze te ekonomis u shkulen me rrenje. Erdhi viti 1997 dhe ndodhi katrahura qe e mbolli Berisha dhe sote per 1 milion shqiptar qe kane ngalur ne Shqiperi nuk millet ase nuk korret. Kjo per arsy se ne fshat me nuk ka njeri vetem ndonje qifte palk qe aat nuk jan te zotet ase te mbaj nje lope e jo me te punojn token.
Industria ase qe behet fjal per tu ndertuar dhe sote Shqiperi ka ngelut tamam e e gjymtyar.
Brezi I ri ka ikure dhe ne vazhdojm te therrasim perse nuk mbjellim. Pysni Berishan perse nuk mbjellin. Se ai e din se ku e qoje shqiperin.
nqs ne mbjellim më pak grurë se në 1950 i bie që ne gati të tërë grurin e importojmë.
por gruri i importuar vete më shtrenjt se gruri që e bën në tokën tënde.
në fakt aq njerëz kanë ngelur nëpër fshatra.
sesi gjenden me shumicë kaq shumë perime dhe bulmet, kjo shpjegohet se të tëra importohen dhe për më tepër nga importimi çmimi është i lartë.
këtë vit grurin do ta blejmë shumë shtrenjtë. sepse ndodhi alla lufta, që solli krizën dhe në verë pati thatësirë ndaj çmimi do jetë shumë i lartë.
po ta mbillnim grurin vet atëherë nuk do ishim vulnerabël ndaj çdo lloj krize
Është e vështirë të komentosh për bukën, POR PA BUKË VDES. Kur Enver Hoxhës ju bllokadë e përgjithëshme ekonomike dhe iushtarake dhe kishte bukë për 15 ditë ai NXORRI FLORIRIN DHE ,ME FLORI BLEU BUKË NË FRANCË DHE KALOI KRIZËN! Dikush shkruan më sipër se shumë vende nuk e prodhojnë bukën dhe ç’u bë? Shpresoj, që askush të mos e pësojë frikën e shqipërisë së viteve 60, por pa bukë nuk ka politikë të pavarur. Këtë e morën vesht edhe vende të fuqishme të europës. Para dhjetë vjetësh Amerika i thoshte Europës, se duhej të siguronin edhe burime të tjera nafte dhe gazi e jo vetm tek Rusia. Europa u mbështet tek rusia, por ja ku doli drejtësia e paralajmërimit Amerikan. Rusi e ka monopol dhe dikton Europën, e cila nuk bën politikë të pavarur ndërkombëtare se varet nga rusi. Sigurisht vendet duhet të prodhojnë atë, që bën toka, por me bukën dhe mbrojtjen nuk luhet. Ne, kur reaksioni shqiptar shkatërroi dhe paralizojë shqipërinë nuk e ndjemë zinë e bukës, se komuniteti ndërkombëtar e ndihmoi shqipërinë. Pyetja shtrohet: Po sikur të mos kishim ndihmë? Ç’do të hanim? Po tël mos ishte Amerika kush do na mbronte, VENDET QË HISTORIKISHT NA KISHIN PUSHTUAR DHE MARRË TROJE? Qëndrimi ndaj bukës dhe mbrojtjes është i shenjtë! Barku që të ngopet me bukë nuk do të dijë për politikën.
Fshatari yne me 1.2 ha toke po ta mbjelle grure do marre 30 kv maksimumi qe i shumezuar me 20 cent kg grure ben 600 euro. Hiq edhe shpenzimet dhe mbetet shume shume pak per te justifikuar mundin.
“Lani” nje kg.grure 20 cent?
Nga nje kg grure del 800 gram miell, nga kaq miell del 1.2 kg buke, qe kushton 150 leke ose 15.000 cent? Pra ne procesin e bluarjes dhe gatimit te bukes u rritka cmimin e grurit 750 here? Çfare flet o burre? Ec meso arthmetiken!
Latinishtja eshte krijuar nga fjalet e shqipes edhe kjo eshte shume e qarte. Fjalet latine jane fjale te bashkuara te shqipes ose jane gati njelloje si fjalet e shqipes.
Keto jane disa fjale latine qe jane krijuar nga bashkimi i fjaleve te shqipes ose jane fjale te shqipes me pak ndryshime:
mente – mendja
pensare – pe nese – per te pare nese – mendon
se ne latinisht nuk ka fjale qe te jete si mendja (mente) per foljen mendon por shqipja e ka
vedere – ve re – veren, shikon
venire – vjen
libertas – liria
vita – vit – jeta, fjala shqipe vit eshte marr per ta pasur latinishtja per fjalen jeta
eta – jeta – mosha, fjala shqipe jeta eshte marr per ta pasur latinishtja per fjalen mosha
spata – shpata
studiare- shty dija – shtyn dijen – meson, e shtyn me tej diturine (edhe etimologjia zyrtare indoeuropiane keshtu e shpjegon por pa thene se keto fjale jane shqip)
memoria – me mor – te marresh ne kujtese – kujtesa
venerare – ve ner – ve nder – nderon
veneration – ve ner – ve nder – nderim
lingua – lin gua – gjuha e lindur – gjuha, e folura
dia – dita
notte – nata, ose ne gegerisht i thone edhe nota
megliore – me mire, por latinishtja e italishtja nuk e kane fare fjalen mire por shqipja e ka
dovere – do ver – do ber – duhet bere, kjo fjale eshte shume e qarte nga shprehja shqipe do bere qe dicka duhet bere edhe asnje shpjegim tjeter nuk ka per kete fjale
andare – and – end pas dickaje – shkon
prendere – pre nder – merr nder – merr nder duar dicka – merr, pre ne shqip eshte preja pra dicka qe eshte marr
membran – me mbron – te mbrosh – cipa qe mbron rreth e rrotulle
sapere – zap – dicka qe e ke, e di – di, te dish gjera
eruditus – e ru dit – e ruan diturine – nje njeri qe di shume edhe e ruan diturine
comprare – kom prur – dicka eshte blere – blen
cascada – ka shka – ka shkare – ka rene – renja e ujit
banditore – ban dit – ban te ditur – lajmetari qe ben te ditur lajmet
ludere – luj – luaj, te luash
stimulus – shti mu lu – shtin mu lujt – shtin per te levizur – hosteni, edhe hosteni perdoret per te shtyre kafshet ne bujqesi
terra – terr – e erret pra terr – toka, edhe toka eshte e erret
Eshte shume e gjate lista e fjaleve latine sepse e gjithe gjuha latine eshte e krijuar si nje gjuhe artificiale nga gjuha pellazgo-ilire pra shqipe afersisht ne vitet 400 p.e.s. Edhe shembulli per te krujar latinishten ishte greqishtja sepse gjuha greke eshte krijuar si gjuhe artificiale ne Athine para gjuhes latine. Latinishtja ishte vetem gjuha e qytetit te Romes edhe e fshatrave rreth Romes. Nuk ka gjuhe qe te jete vetem ne nje qytet. Edhe kjo e tregon qarte qe latinishtja eshte nje gjuhe artificiale qe u krijua nga gjuha pellazgo-ilire pra shqipe.
Keto jane disa fjale te tjera te latinishtes qe shpjegohen edhe zberthehen me gjuhen shqipe:
pausa – pa u za – pa u zene me dicka – pa u marr me dicka – pushim, kuptimi i fjales latine pausa eshte shume i qarte ne gjuhen shqipe sepse perbehet fare qarte nga keto fjalet e shqipes
mandare – ma nda – me nda ose me shpernda – i kalon gjera dikujt tjeter
acqua – akull – uje, fjala shqipe akull eshte marr per ta pasur latinishtja per ujin
apparere – a pare – asht pare – eshte pare – dicka duket
pro, per – per, njelloj si ne shqip eshte edhe ne italisht per ose edhe ne latinisht pro qee eshte vetem pak e ndryshuar
producere – per duk – per dukjen e dickaje – per krijimin e dickaje – prodhon
abbandonare – a ba ndon – asht ba ndan – eshte bere ndare – le dicka, lenja e dickaje eshte koncept shume i qarte qe gjuha shqipe e shqipjegon shume sakte per kete fjale te italishtes edhe latinishtes
rival – ri bal – rri ball – rri perball – kundershtar
semplex – s’e mpleks – nuk e perzien – e paperziere – thjeshte, kjo fjale latine e ka shpjegimin shume te qarte ne gjuhen shqipe pasi eshte e perbere nga fjale te shqipes edhe ne italisht kjo fjale eshte semplice pra vetem pak me ndryshe nga fjala latine semplex
capire – kap – kupton, e kap dicka me mendje pra e kupton
mela – molla
liga – lidhja
strata – shtra – shtruar – rruga, edhe rruga eshte e shtruar
opera – o ber – osht ber – vepra
castellum – ka shtjell – ka mbeshtjell – keshtjella, edhe keshtjella eshte e rrethuar pra e mbeshtjellur me mure
accendere – a qe ndez – ndez dicka, edhe kjo eshte shume qarte ne shqip
celebrare – cel e ba – cel e ba lojen – hap edhe ben lojen e ceremonise
apertum – apur – hapur
varianza – var – varet – varesia ose varianca, edhe varianca tregon varesine prej dickaje
mignatta – mi njit – mi ngjit – shushunja, edhe shushunjat ngjiten pra kjo fjale eshte shume e qarte
compiere – kom bere – e bere, e perfunduar – perfundon
manum – me an – me ane – ne ane te krahut – dora
inventarium – in vent – ne vend – numerim i gjerave ne nje vend, inventari
piccolo – pik – i vogel, fjala pike/pika e shqipes eshte marr per te krijuar fjalen i vogel ne italisht
abolire – a bo le – asht bo lenja e dickaje – heq, kjo fjale e ka kuptimin shume qarte ne shqip
iniziare – i nis – nis dicka – nis, edhe kjo fjale latine eshte shume qarte qe e ka kuptimin ne shqip
iniziativa – i nis – nisja
nobile – njo be – njohur ben – fisnik, edhe fisniket jane njerez te njohur pra aristokrate
Ka edhe shume fjale te tjera latine qe shpjegohen me gjuhn shqipe sepse e gjithe gjuha latine eshte nje gjuhe artificiale e krijuar nga gjuha shqipe ne antikitet.
Fjale te tjera te latinishtes edhe shpjegimet me shqipen:
venerare – ve ner – ve nder – nderon
veneration – ve ner – ve nder – nderim
opera – o ber – osht ber – vepra
abbandonare – a ba ndon – asht ba ndan – eshte bere ndare – le dicka, lenja e dickaje eshte koncept shume i qarte qe gjuha shqipe e shqipjegon shume sakte per kete fjale te italishtes edhe latinishtes
iniziare – i nis – nis dicka – nis, edhe kjo fjale latine eshte shume qarte qe e ka kuptimin ne shqip
rival – ri bal – rri ball – rri perball – kundershtar
semplex – s’e mpleks – nuk e perzien – e paperziere – thjeshte, kjo fjale latine e ka shpjegimin shume te qarte ne gjuhen shqipe pasi eshte e perbere nga fjale te shqipes edhe ne italisht kjo fjale eshte semplice pra vetem pak me ndryshe nga fjala latine semplex
surdus – s’u ndi – nuk u degjon – shurdh, fjala latine surdus eshte vetem nje kopje e fjales shqipe shurdh edhe shpjegimi shurdhi – shundi – s’u ndi – nuk u degjon eshte shume i sakte per kete fjale. Ne italisht kjo fjale eshte sordo pra vetem pak me ndryshe se sa fjala latine surdus
sempre – s’e mpre – nuk e pret – e paprere – e tere – gjithemone, edhe kuptimi i fjales gjihemone eshte nje kohe e pandare edhe shpjegimi i kesaj fjale me gjuhen shqipe eshte shume i qarte sepse jane fjalet e shqipes ato qe e perbejne kete fjale latine edhe italiane
Ne greqisht fjala gjithemone eshte “panda” edhe shpjegohet – pa nda – e pandare – kohe e pandare pra gjithemone. Edhe fjala greke “panda” qe domethene gjithemone eshte e perbere nga fjale te gjuhes shqipe edhe ky shpjegim me shqipen eshte shume i qarte.
domanda – do ma nda – do ma nda nje pergjjigje – pyetje
concept – kon cept – kon qept – kon e qepur – mendime te qepura ose lidhura bashke – koncept
securus – se kur – si gur – sigurt, ne italisht fjala latine securus eshte sicuro kurse ne dialektin venecian te italishtes eshte siguro, edhe kuptimi i kesaj fjale eshte shume i qarte ne shqip sepse shqipja e ka vet kete fjale edhe fjalet si edhe gur i ka vetem shqipja edhe krahasime me gurin pe gjera te sigurta eshte shume i arsyeshem edhe i qarte
curia – ku ri – vendi ku rrinte udheheqja politike e Romes ne antikitet, edhe kjo fjale eshte shume e qarte ne shqip
colonia – ko lon – ka lene – eshte lene – kolonia, edhe kolonia eshte nje vendbanim i themeluar pra nje vend qe eshte lene per t’u banuar
allargare – a larg – asht larg – largon
complex – kom pleks – eshte e mpleksur – e perziere, kompleks
completare – kom plet – kom plot – eshte e plote – ploteson, edhe kjo fjale latine eshte shume e qarte qe perbehet nga keto fjalet e gjuhes shqipe
Edhe nje fjale tjeter shume e njohur latine qe shpjegohet me gjuhen shqipe shume sakte:
seria – së ri – së rish – nje gje e bere prap ose e perseritur – seria, gjuha shqipe e ka fjalen “ri” edhe fjalen “së” kurse latinishtja nuk i ka keto fjale edhe prandaj nuk mundet dot latinishtja qe ta shpjegoje fjalen e vet seria, por shqipja i ka te dyja keto fjale edhe e shpjegon shume sakte kuptimin e fjales seria
litari litari litari litari litari litari
per sllavo-komunistet shqipetar me qender ne beograd
DEbili.com e ke vertetuar tashme me mijera here cfare kastraveci je. Pse po i meshon kaq gjate, apo nuk te ka lavderuar Pordhiksi akoma.
Respekt per autorin e shkrimit. Qellimi I tij ishte per te terhequr vemendjen ndaj boshatisjes se vendit ne zonat rurale ku eshte formuar identiteti yne kombetar dhe ku kane qene hambaret e vertete te kombit ne periudha te veshtira. Keto zona sot zhvillohen me methoda te tjera per te cilat kemi frike ti artikulojme. Kjo eshte e meta e vetme e shkrimit. Faji I se kaluares eshte turpi jone. Komentuesit ishin jashte realitetit qe duhet ta perballojme neser. Menyra si kritikohen politikanet tane te cilet ane produkt I nenshtrimit tone, me kujton kohen kur duartrokisnim mosrealizimet e shumta ne ekonomi. Autori duhet te thellohet per te dhene rekomandime me te guximshme per zhvillimet e ardhshme. Ky do te jete roli I medias, per mendimin tim.
I pa varur..! Buka , pra bujqesia siguron buken , siguron pavarsine … Kam frike se kjo “pavarsia” eshte utopi pra e pa mundur. Ti mund te prodhosh buken vete por perseri nuk e arrin dot pavarsine . Per veç bukes do te te duhen edhe shume produkte te tjera per te cilat detyrimisht je i varur nga ai qe i prodhon. Qe t’i prodhosh te gjitha vete perfundon ne izolim . Mendoj se izolimi eshte pavarsia 100% , pra nuk je i varur nga askush. Gjithçka qe te duhet per te jetuar e prodhon dhe e kontrollon vete. A eshte kjo e mundur? Ndoshta ! Por ju siguroj qe kjo ka nje çmim te tmerrshem dhe sakrifica ekstreme . Kjo eshte pika e dobet e sistemit te kaluar. Kostoja ne sakrifica njerzore e atyre hektareve me grure te mbjellur dhe korrur me krahe e dine ata qe e kane kaluar ne kurriz. Ata qe mbillnin dhe korrnin grure dhe hanin buke misri. Pavarsia ? Ky ishte çmimi…!
Super lajmi i vendeve komuniste ka qene “Sigurimi i bukes ne vend” kafshet dhe komunistet kane te njejten princip, Kashta-Buka
ja përçarësi fetar.
nuk i rrihet pa përçarë.
se kta fetarët nën rroba sjan si duken.
jan si klod froloi te libri i hygoit katedralja e parisit.
feja opiumi i popujve.
komunizmi ësht e ardhmja
Shkrim i përsosur pa më të voglin ekuivok .
Të gjithë Ju që bëni insinuata kundër këtij shkrimi jeni jo vetëm injorant në këtë Fushë por më Shumë jeni Dashakeq.
Të gjithë Institutet e Grurit dhe Lulediellit (( Lushnjë ));
Misër -Orizit në Shkodër ;
Perime -Patate në Tiranë ;
Të bimëve Industriale e shumë e shumë të tjerave që nuk po i përmënd .
Ristudimi i Fitoteknisë së Famshme ((ose në Shqip Bimët e Arave )), të tregon rrugën si ti kultivosh Cerealet (( Drithrat )).
Ndoshta mos duhet t’i japim edhe 2 Mandate të tjera Qeverisë që ta vendosë Bujqësi-Blegtorinë në Shinat e duhura sepse në këto 3 Mandate ishte dhe do të jetë e zënë me Ndërtimin e Aeroporteve dhe Dërgimin e Satelitëve në Hapësirë ?!
Shkrim i përsosur pa më të voglin ekuivok .
Të gjithë Ju që bëni insinuata kundër këtij shkrimi jeni jo vetëm injorant në këtë Fushë por më Shumë jeni Dashakeq.
Të gjithë Institutet e Grurit dhe Lulediellit (( Lushnjë ));
Misër -Orizit në Shkodër ;
Perime -Patate në Tiranë ;
Të bimëve Industriale e shumë e shumë të tjerave që nuk po i përmënd duhen RINGRITUR.
Ristudimi i Fitoteknisë së Famshme ((ose në Shqip Bimët e Arave )), të tregon rrugën si ti kultivosh Cerealet (( Drithrat )).
Ndoshta mos duhet t’i japim edhe 2 Mandate të tjera Qeverisë që ta vendosë Bujqësi-Blegtorinë në Shinat e duhura sepse në këto 3 Mandate ishte dhe do të jetë e zënë me Ndërtimin e Aeroporteve dhe Dërgimin e Satelitëve në Hapësirë ?!
Respektin , per Abdurahaman Ashikun , e rezervon krejt Shqiperia : Si specialist , si gazetar , si atdhetar . I gjithe shkrimi eshte nje klithme , per gjendjen anormale te bujqesise se sotme dhe detyrat imediate te kohes . Pa ndryshuar asgje nga shkrimi , dua te shtoj 2 probleme :
1.- Instituti statistikave token e mbjelle e ka limituar 400 mije Ha. Ne 1989 , jane mbjelle 600 mije Ha. Me limitin 400 mije , maten mbjelljet ne Shqiperi , qysh ne ministrimin e G. Rulit . Ne c’do vend te botes , ky arbitraritet statistikor do te denoej me ligj . 2.- Perpara mbjelljeve ne fushe , duhet te kollaudohet rrjeti kullus . Ne se vertet do te ngrihen institutet ne Shqiperi , i pari dhe me i kompletuari , duhet te jete Instituti i kullim- ujitjes . Institutet e tjera , mund te tolerojne nje lloj pritshmerie vajtuse , qe varen nga buxheti . Fusha shqiptare ka pas qene shtrat kenetor dhe tenton te veje ne origjine . Sinqerisht: Illo Foto , ne NY.
Jam kurioz te shoh shifra e krahasime edhe me industrine apo dege te tjera te ekonomise me para viteve 90′. A mund te behet me shume? Mjafton te krahasosh se cfare bene komunistet shqiptar nga 1945- 1975..30 vjet ! Edhe te mendosh qe komunistet shqiptar vertet e nisen nga zero , shtoji kesaj zero edhe nje vend te shkaterruar nga lufta fillimisht apo edhe luften e ftohte ku e kishe gjysmen e botes apo edhe me shume kunder e qe te luftonte me te gjitha menyrat . As nuk mund te krahasohet me rehatllekun 30 vjecar pas 90′. Sa per bujqesine, jam dakort edhe pse nuk jam specialist qe rrethanat ndryshojne , eshte e pamundur sot qe te perseritesh eksperiencen e para viteve 90, sikur edhe gjithe financimet apo institutet shkencore ti kesh ne dispozicion. Te mungojne burimet njerzore . Keni qene ne fshat ? Cfare i dini ju njerzit ne fshat ? Edhe ata qe kane mbetur vetem moshat e medha punojne ndopak, te rinjte nuk prekin pune me dore. Puna ne fshat ne Shqiperine kapitaliste quhet e rendomte per mos te thene eshte pothuaj si fjale fyese . Vetem nje nisme mund te ndihmoj ne zgjidhjen e problemit per mendimin tim. Duhet qe kush nuk e punon token e bukes ne pronesi ti vihet nje takse e shtrenjte , aq e shtrenjte sa qe te mos i leverdis ta ler ashtu djere por te pakten ta jap me qera apo shes . Te pakten token ta marrin ata 10-20 veta te mbetur ne fshat qe duan ta punojne , te tjeret Gjermania ka vende plot per kamarier apo pjatares..hajde suksese ne jete !
Fjale latine qe shpjegohen me gjuhen shqipe:
mercatus – mer ka – merr ka – ku ka per te marr – ku ka per te blere – treg
monumentum – mon ment – mbon mend – mban mend – monumenti
miracula – mira – e mira – mrekullia
mettere – me te – me ate – me dicka – ve me te – ve me dicka – ve dicka, vendos dicka
ponere – pon – von – ven – vendos, ve dicka
posponere – pos pon – pos von – pas ven – vene nga pas – vendos nga pas
credere – kre de – kre dhe – dhenje mendimi – mendon
dicere – di ce – di qe – thua ate qe di – thote, me thene
facere – fa qe – ba qe – me ba, te besh dicka – bej, ben
mangiare – ma hanger – me hanger – te hash – ha
dare – dha – me dhan – te japesh – jep
aspectare – a se pe – asht se pare – asht me pare – shikon duke pritur – pret, pritje
lasciare – lash – me la – te lesh – le, lenje
guardare – gardh – ruan – veshtron per te ruajtur, gardhi eshte kufi per te ruajtur
sentire – zent – zer – zeri – degjon, edhe zeri degjohet si zhurme
parlare – par la – para la – para le – le fjalet perpara duke folur – me fol, flet
trovare – te ro va – te ru va – te ruajtura ve – gjen dicka edhe e ve per ta ruajtur – gjen
generare – gen e re – gjen e re – nje gje e re – ben nje gje te re – krijon dicka te re
emergenza – e mer gen – e merr gjen – i merr gjerat me shpejtesi per te ikur – emergjenca
admirare – ad mir – asht mir – eshte mire – admiron, adhuron nje gje te mire, gjuha latine edhe gjuha italiane nuk e kane fjalen mire por shqipja e ka fjalen mire
sonare – son – zon – zan – zeri – ben ze, ben zhurme
silenzio – s’i len ze – nuk le ze – nuk le zhurme – qetesia
passare – pas – le pas – kalon
foresta – for est – for esht – shume eshte – fora ka kuptimin shume ne shqip edhe pylli ka shume peme – pylli
laguna – lagun – e lagun – e lagur – laguna, edhe laguna eshte nje vend me uje pra e lagur
WWW psikopat
O WWW, nuk me duket se ka bere kaq shume vape!