Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Euro 2025 për moshën U-17 në Shqipëri, UEFA sjell një delegacion për inspektimin e infrastrukturës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Euro 2025 për moshën U-17 në Shqipëri, UEFA sjell një delegacion për inspektimin e infrastrukturës
Sport

Euro 2025 për moshën U-17 në Shqipëri, UEFA sjell një delegacion për inspektimin e infrastrukturës

Published: December 1, 2023
Shpërndaje

Pak javë më parë, UEFA vendosi t’i besojë FSHF-së dhe Shqipërisë mikpritjen e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17, një nga ngjarjet më madhore sportive që pritet të zhvillohet në vendin tonë, pas finales historike të UEFA Conference League më 25 maj 2022. Ndeshjet finale të këtij kompeticioni eurpian do të zhvillohen në katër stadiumet shqiptare, “Air Albania Stadium”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Arena Egnatia”.

Me marrjen e të drejtës së organizimit të një kompeticioni kaq madhor, UEFA ka sjellë në Shqipëri përgjatë kësaj jave një grup pune, të cilët kanë zhvilluar vizitën e parë inspektuese në 4 qarqe të Shqipërisë ku do të luhen takimet finale. Për zhvillimin e një kompeticioni të tillë kërkohen veç stadiumeve, edhe 8 qendra stërvitore me fusha me bar natyral, të cilat do të jenë në aksin Shkodër-Tiranë-Durrës, kjo edhe për shkak të numrit të hoteleve me kushte specifike që kërkohen.

Delegacioni i UEFA-s, i shoqëruar nga disa përfaqësues të FSHF-së zhvilloi një tur në qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Rrogozhinës e Shkodrës, duke vlerësuar infrastrukturën, terrenet sportive dhe stërvitore si edhe hotelet ku do të akomodohen ekipet finaliste. Gjatë ditëve në vijim pritet që grupi i punës së UEFA-s të sjellë edhe një raport të parë mbi investimet shtesë në infrastrukturën e stadiumeve dhe veçanërisht fushave stërvitore, ku pritet një bashkëpunim i ngushtë mes FSHF-së, pushtetit qëndror e atij vendor.

- Publicitet -

Kjo është vizita e parë inspektuese e grupit të punës të ngritur nga UEFA për organizimin e ndeshjeve finale të Kampionatit Europian 2025 për djemtë e grupmoshës U-17.Në muajt në vazhdim do të ketë të tjera vizita inspektuese përpara se të të nisë puna në terren për përgatitjet e finaleve.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I shpëtoi operacionit të RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika
  • Kryeministria për “shkarkimin” e Ristanit: Veliaj është kryetar i Tiranës, nuk ka hapësirë për interpretim
  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës

Komentet e Fundit

  1. tom on Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  2. Ethem Lalaj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Precizim on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Vl on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. Aldrin on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?