Deputetja socialiste, Sara Mila e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka zbuluar detaje lidhur mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ku ndër diskutimet ishte edhe protesta.Mila gjatë fjalës së saj u shpreh se qeveria dhe PS respektojnë protestën dhe çmojmë lirinë e fjalës teksa shtoi se nuk mendohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama ose zgjedhje të reja.
Sipas saj, qeveria është në mes të një misioni drejt BE-së për të cilën shqiptarët në zgjedhjet e kaluara iu besuan 83 mandate. Lidhur me protestat ajo u shpreh se Rama ka kërkuar disa herë që të flasin dhe të sqarohen lidhur me ndërtimin në Zvërnec.
“Ne në fakt ditën e sotme vijmë nga një ditë ku kemi pasur një mbledhje të zgjeruar në fakt, të përmuajshme, siç është bërë tashmë traditë. Çdo muaj ne bëjmë një mbledhje më të zgjeruar sesa ato që zakonisht i bëjmë çdo fillim jave me drejtuesin e grupit tonë, me zotin Taulant Balla. Patjetër që nuk mund të ishte jashtë vëmendjes ditës së sotme edhe protesta. Ndamë gjithçka me njëri-tjetrin, mendime, ide. Ishte një diskutim shumë i hapur ku gjithsecili pati momentin e vet për të thënë të tijën.
Megjithatë, nëse ka diçka për të cilën i gjithë grupi parlamentar është në unison, është në asnjë moment në fakt nuk e shohim këtë protestë ku mund të jetë dorëheqja një opsion apo ku mund të jenë zgjedhjet e parakohshme një opsion tjetër.
Ne jemi në mes të një procesi të cilit ia kemi premtuar shqiptarëve të paktën një vit e pak më parë kur morëm edhe 83 mandate. Jemi në mes të një procesi negociatash me Bashkimin Europian. Jemi në gjysmë të rrugës për të mbyllur disa prej kapitujve më të rëndësishëm dhe po vrapojmë drejt targetit që të mund t’i mbyllim ato të gjitha në vitin 2027. Prandaj nuk shohim realisht arsye për të ndalur këtë hap, për të ndalur këtë sfidë që kemi me veten”.

Princesha Burgjeve! Keshtu vendosi elektorati Burgjeve?
Ja ku e çuan nivelin përfaqësuesit të popullit këta plehrat që kanë 30 vjet në pushtet, Sara, Zeqineja, Koçeku …….
Në momentin që njerëz të tillë zgjidhen përfaqësuesit e popullit injoranca legjitimohet dhe bëhet standardi për tu ndjekur nga të tjerët.
Zot ruaj Shqipërinë dhe Shqiptarët, të paktën atë pjesë që nuk ja shitën shpirtin djallit dhe shfrytëzuan pushtetin dhe karrigen për të shtypur, shpopulluar dhe përhapur ndasi dhe përçarje midis njëri tjetrit.
Norma qe nuk e cone neper mende sepse nuk fiton me, po u rrezua qeveria priten lidhjet me mafien dhe nga do ti marresh votat ti nga intelektualet elbasanas? Kush do te jape voten ty qe nuk di te lidhesh dy fjale? Ti di vete servilizmin ndaj gjigandit.
E degjova deputeten ne debat me Artan Hoxhen.Deputetja nuk do shkoje ne burg,sepse nuk ka patur kohe te hape tunele.
Shko te marresh ato 4 mije euro rroge,mos u ngatrro me kusuret e te tjereve!