Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Euro merr tatëpjetën, zbret nën 102 lekë, zhvlerësohen edhe valutat e tjera
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Euro merr tatëpjetën, zbret nën 102 lekë, zhvlerësohen edhe valutat e tjera
AktualitetEkonomi

Euro merr tatëpjetën, zbret nën 102 lekë, zhvlerësohen edhe valutat e tjera

Published: November 30, 2023
Shpërndaje

Euro vazhdon “rënien e lirë” në kursin e këmbimit me lekun edhe pas festave të nëntorit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 101.92 lekë, në rënie me 0.51 lekë krahasuar me fundin e javës së kaluar.

Ky është niveli më i ulët i kursit euro-lek që prej datës 1 gusht. Vetëm në 30 ditët e fundit, kursi euro-lek ka rënë me 3.4%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia ka arritur në 12.8%.

Rënia e euros vazhdon të ndikojë edhe kursin e këmbimit të valutave të tjera kryesore kundrejt lekut. Dollari Amerikan u këmbye me 93.32 lekë, niveli më i ulët që prej datës 2 gusht. Në një muaj, monedha amerikane është zhvlerësuar me 6.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia e kursit të dollarit ka arritur në 17.2%.

- Publicitet -

Paundi britanik dhe franga zvicerane shënuan një rritje të lehtë ditën e sotme, por ngelen sidoqoftë pranë niveleve më të ulëta të katër muajve të fundit.

Sipas agjentëve të kursit të këmbimit, gjatë muajit nëntor rënia e kursit euro-lek është ndikuar nga një rritje e ofertës së euros në tregun valutor. Vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e shtimit të ofertës së euros është e lidhur me eksportet e energjisë elektrike.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare gjatë muajit nëntor ka kryer pesë procedura të shitjes së energjisë elektrike, gjatë të cilave është shitur energji elektrike për një vlerë prej afërsisht 10 milionë eurosh. Por, sipas burimeve nga tregu, edhe prodhues të tjerë privatë të energjisë kanë realizuar shitje të konsiderueshme të valutës, çka tregon një efekt të ndjeshëm të prurjeve valutore nga eksportet energjetike.

Rritja e ofertës së euros erdhi në një periudhë kur kursi tashmë karakterizohej nga një ofertë konstante e valutës, e lidhur sidomos me turizmin dhe nga një kërkesë e pakët për monedhën europiane. Agjentët besojnë se shumë prej importuesve të mëdhenj të ekonomisë realizuan blerje të valutës gjatë sezonit veror, për të shfrytëzuar nivelet e ulëta të kursit euro-lek. Kjo ka bërë që kërkesa për valutë gjatë muajve në vazhdim të jetë më e ulët.

Kursi euro-lek po shënon një cikël të ri dhe të papritur rënieje, që po e çon pranë niveleve më të ulëta historike, që u regjistruan në korrik të këtij viti. Forcimi i lekut në teori ndihmon në uljen e presioneve inflacioniste, por nga ana tjetër vendos në sprovë të mëtejshme ata sektorë të ekonomisë me të ardhura në valutë dhe shpenzime në lekë, duke filluar nga eksportuesit e mallrave dhe të shërbimeve.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Universiteti shqiptar: kapitulli u mbyll, por jo hendeku
  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?