Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Euro sërish në rënie, këmbimi i monedhës zbret në kufirin e 103 lekëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Euro sërish në rënie, këmbimi i monedhës zbret në kufirin e 103 lekëve
AktualitetEkonomi

Euro sërish në rënie, këmbimi i monedhës zbret në kufirin e 103 lekëve

Published: August 9, 2023
Shpërndaje

 

Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut po zhvendoset përsëri në rënie gjatë kësaj jave.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këtë të mërkurë po këmbehet me 103.21 lekë.

- Publicitet -

Kursi ka pësuar rënie me afërsisht 1.2 lekë që nga enjtja e kaluar, kur u shënua rritja e fundit domethënëse, pas sinjaleve të dhëna nga Banka e Shqipërisë.

Javën e kaluar, Guvernatori Gent Sejko, paralajmëroi ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për të frenuar mbiçmimin e Lekut në kursin e këmbimit valutor. Në vijim, Banka e Shqipërisë zyrtarizoi rritjen e blerjeve të valutës të planifikuara këtë vit, në një kufi të ri prej 300 milionë eurosh, nga 220 milionë euro që ishte limiti i mëparshëm.

Blerjet e Bankës së Shqipërisë realizohen nëpërmjet ankandeve të programuara dhe zyrtarisht nuk kanë si qëllim ndërhyrjen në kursin e këmbimit, por rritjen e rezervës valutore. Megjithatë, duke parë forcimin e shpejtë të lekut këtë vit, Banka e Shqipërisë po e përdor këtë mekanizëm për të tërhequr një pjesë të prurjeve të mëdha të valutës në treg.

Sidoqoftë, sipas ekspertëve, shuma shtesë prej rreth 80 milionë eurosh që do të blihet nga Banka e Shqipërisë nuk ka shumë të ngjarë të sjellë ndryshime të rëndësishme të raporteve të kursit të këmbimit. Javën e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 18 milionë euro, por megjithatë tendenca rënëse e kursit të këmbimit ka vijuar.

Agjentët mendojnë se prurjet valutore këtë vit janë mjaft të mëdha, kryesisht për shkak të numrit rekord të turistëve të huaj që po vizitojnë Shqipërinë këtë vit. Nga ana tjetër, edhe rritja më e ngadaltë e kreditimit dhe politika fiskale shtrënguese që po ndjek qeveria shqiptare favorizojnë forcimin e lekut.

Megjithatë, për momentin kursi i këmbimit duket pak më i stabilizuar dhe marzhet e tregtimit janë ulur disi. Kjo nënkupton se pasiguria mes agjentëve të tregut është zbutur disi.

Edhe kursi i valutave të tjera ka ardhur në rënie të lehtë këtë javë, por ngelet në nivele pak më të larta krahasuar me nivelet minimale historike që prekën rreth datës 20 korrik, duke ndjekur rënien e kursit të Euros.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?