Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Europol dhe SPAK godasin rrjetin e pastrimit të parave, kapen 27 mln € kriptovaluta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Europol dhe SPAK godasin rrjetin e pastrimit të parave, kapen 27 mln € kriptovaluta
KronikeLajmi i fundit

Europol dhe SPAK godasin rrjetin e pastrimit të parave, kapen 27 mln € kriptovaluta

Published: December 18, 2024
Shpërndaje

Europol së bashku me autoritetet e zbatimit të ligjit në disa shtete evropiane, përfshirë dhe SPAK, ka goditur  një rrjet ndërkombëtar të pastrimit të parave, i cili pastronte të ardhurat nga trafiku i drogës. Operacioni ka çuar në arrestimin e nëntë individëve dhe sekuestrimin e 27 milionë eurove në kriptovaluta, si dhe sende të tjera luksoze.

Hetimi ka zbuluar një rrjet të fshehtë bankar, i cili ofronte shërbime për pastrimin e parave të paligjshme përmes kriptomonedhave.

Një nga gjetjet kryesore të hetimit ka qenë identifikimi i një anëtari të një grupi kriminal me bazë në Shqipëri, i cili lehtësonte transferimin e shumave të mëdha parash përmes kriptomonedhave. Ky person ka operuar si pjesë e një rrjeti që vepronte në Shqipëri dhe që ishte nën mbikëqyrjen e një rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave, i lidhur me grupime të tjera kriminale në Bullgari, Spanjë, Belgjikë, Hollandë dhe SHBA.

- Publicitet -

Ky operacion është një vazhdim i operacionit “Gorgon”, atij të muajit korrik dhe gusht, ku u godit klani “Çopja” në Elbasan.

Në muajin gusht, në Shqipëri, operacioni i përbashkët u kodua me emrin “Gorgon” – figura monstruoze sipas mitologjisë greke, me

Meduzën si përfaqësuesen më të njohur të tyre.SPAK bëri me dije në atë kohë se kishte lëshuar 33 urdhër-arreste ndaj anëtarëve të dyshuar të një organizate kriminale, që drejtohet sipas hetuesve nga dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

SPAK njoftoi se nga 33 urdhër-arrestet, ishin ekzekutuar 13 në Shqipëri, ndërsa 2 persona u arrestuan jashtë vendit.

Si Europol zbardhi skemën e pastrimit të parave?

Në vitin 2021, autoritetet spanjolle sekuestruan një sasi të madhe parash gjatë një kontrolli shtëpie në kuadër të një hetimi për trafikun e kokainës. Disa kartëmonedha pesë eurosh u gjetën me mbishkrime të shkruara me dorë, të cilat ofronin informacione të rëndësishme mbi ata që koordinonin aspektin financiar të trafikut të drogës. Guardia Civil e Spanjës e dorëzoi këtë informacion Europolit, i cili e analizoi atë në përputhje me të dhënat nga hetimet e mëparshme në rastet EncroChat dhe Sky ECC.

Si rezultat i këtyre analizave, u identifikua një koordinator i cili ofronte shërbime bankare nëntokësore për një rrjet kriminal të bazuar në jug të Spanjës dhe i lidhur me një tjetër rrjet që operonte nga Dubai. Ky individ, shtetas britanik, u arrestua më 12 shtator 2022.

Për të thelluar hetimin, autoritetet zbatuan një analizë të detajuar të të dhënave për të identifikuar individët e tjerë të përfshirë dhe për të hartuar strukturën e plotë të rrjetit kriminal. Ky bashkëpunim i ngushtë ndërmjet Europolit, Guardia Civil dhe Task Forcës Operacionale të Europolit çoi në shpërndarjen e një morie informacioni inteligjence. Bazuar në këto gjetje, u realizua një aksion i koordinuar më 4 nëntor 2024 në Malaga, Spanjë, i cili përfshiu autoritete të zbatimit të ligjit nga Belgjika, Bullgaria, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri i hotelit në Vlorë
  • Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë
  • Niveli i Drinit u rrit pas hapjes së portave të HEC-it, rrëmbehen nga rrjedha e lumit 5 familjarë, një 7-vjeçare dyshohet e mbytur
  • Shqipëria, me naftën rreth 30% më të shtrenjtë, pa asnjë masë mbrojtëse
  • Amerikanët paralajmërojnë Vuçiçin: Sanksione të forta për Serbinë, zgjedhje të lira dhe largim nga Moska e Pekini

Komentet e Fundit

  1. Xon njala, dora vet on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  2. Keta jemi ky eshte niveli on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë
  3. Vl on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun
  5. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?