Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EUROSTAT: Për herë të parë në 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > EUROSTAT: Për herë të parë në 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë
EkonomiLajmi i fundit

EUROSTAT: Për herë të parë në 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

Published: 19 Qershor, 2025
Shpërndaje

Alesandro, turist nga Italia, duke dalë nga një supermarket në Tiranë. I pyetur për çmimet, ai shprehet disi i zhgënjyer, pasi e kishte imagjinuar Shqipërinë si një vend më të lirë, “jo kaq të shtrenjtë”. “Sapo dolëm nga supermarketi.

Ndërkohë që ishim brenda, nuk patëm kohë të llogarisnim konvertimin e çmimeve dhe menduam se do të na kushtonin rreth 10-15 euro,” – tregon ai.

“Morëm disa gjëra për darkë: një verë, pije, pasta, mish, salcë domatesh dhe perime për sallatë. Shtuam edhe dy lloje djathi dhe, në total, paguam rreth 35 euro, më shtrenjtë sesa në Bolonjë,” – shton Alesandro.

- Publicitet -

Elmor, një tjetër turist nga Britania ka bërë një koment në faqen Visit Albania për një supermarket në Golem. “Blemë (me peshë) 5 domate, 3 qepë, një kokë sallatë jeshile, një qese me patate të vogla dhe një spec jeshil… 15 euro. PESËMBËDHJETË EURO! E pyeta me kujdes nëse çmimi ishte i saktë, dhe shitësja nisi të shtypte numrat në kalkulator.

Ma tregoi ekranin dhe po, aq ishte çmimi. S’mund të ishte e vërtetë, apo jo!? Sot u futëm edhe në një supermarket tjetër për disa gjëra të vogla – asgjë e madhe, asnjë produkt britanik që normalisht kushton më shumë – dhe pagova me kartë…

Mbi 14 paund!?. Zonja që na pret këtu na tha se në fakt është më lirë të hash në restorante sesa të përpiqesh të gatuash vetë në apartamentin me vetëshërbim”, shkruan ai.

Janë të shumtë turistët që ndërsa restorantet i vlerësojnë të lira, i gjejnë çmimet e ushqimeve që blejnë në dyqane po supermarkete më të shtrenjta se në vendin e tyre.

Të dhënat e fundit të Eurostat, që mat indeksin e çmimeve, i matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, për shtetet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate e konfirmojnë këtë tendencë.

Për herë të parë që nga viti 2005, kur njësia europiane e statistikave mat të dhënat, indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë e ka lehtë kaluar nivelin 100% (100.1%), që do të thotë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së.

Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 68-78% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023-n, çmimet në Shqipëri ishin mesatarisht vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE-së. Ndërsa në 2024-n çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 1%.

Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm.

Edhe ushqimet e tjera janë rreth 25% më shtrenjtë se në BE (124.8%). Pijet jo alkoolike janë 19% më shtrenjtë se në Europë. Më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane.

Në krahasim me vendet e tjera të Europës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë pothuajse të njëjta sa në Gjermani, Portugali, Itali, ndërsa kushtojnë më shumë se në Spanjë, Çeki, Poloni, Bullgari dhe janë më të shtrenjtat në rajon.

Në Europë, çmimet më të shtrenjta të ushqimeve janë në Zvicër (158.5% e mesatares së BE), Islandë (143.9), Norvegji (131.2). Më të lirat janë Turqia (76.7%), Rumania (75.5), Maqedonia e Veriut (73.4%). Për Kosovën të dhënat e fundit janë për vitin 2022, në nivelin e 83.7% të mesatares së BE-së).

Arsyet pas këtyre diferencave lidhen me nivelin e lartë të taksave për mallrat e shportës në Shqipëri, sidomos TVSH, kostot e larta të transportit, logjistikës jo shumë të përshtatshme, spekulimeve dhe mungesës së konkurrencës.

MONITOR

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Komente
  • Nje shqiptar thotë:
    19 Qershor, 2025 te 7:09 am

    Turisti duhet trajtuar si mik i shtepise dhe jo si klient qe duhet grabitur, ky eshte parimi kryesor per nje vend qe mendon te jetoje me te ardhurat nga turizmi.

    Përgjigjiuni
  • Arben thotë:
    19 Qershor, 2025 te 7:51 am

    na plasi raki per urustat.

    ne e jetojme dite per dite kete vjedhje qe na behet.

    litari litari litari litari litari
    litari litari litari litari litari
    litari litari litari litari litari
    litari litari litari litari litari
    litari litari litari litari litari

    Përgjigjiuni
  • POPULLI thotë:
    19 Qershor, 2025 te 8:15 am

    Le pastaj po te marim parasysh fuqine blerese te qytetareve. Aty te shihni se c’fare indeksesh ka.

    Përgjigjiuni
  • Vlonjati thotë:
    19 Qershor, 2025 te 8:43 am

    Arben turku , me gjithë ato litarë që ke shkruar , sikur të varnim nga një turk kushedi sa turq do kishim përcjellë . Sa injorant që je a derëzi , që i mbyll komentet e tua ose me litarë , ose me allamdurullam . Të dhjefsha trutë .

    Përgjigjiuni
  • Vl thotë:
    19 Qershor, 2025 te 8:45 am

    E po te rroj parti po vl lesh cmimeve.

    Përgjigjiuni
  • Phoenix thotë:
    19 Qershor, 2025 te 8:54 am

    Keto jane pasojat e ” Ekonomise se lire “. Te vjen te gajasesh, kur dihet se eshte fakt qe te gjitha bizneset e medha si dora pare ne ekonomine Shqiptare, jane kartele dhe monopole te mbrojtura dhe financuara nga vete shteti. Kane dhe guximin ta quajne Kapitalizem dhe ekonomi e lire tregu. Neqoftese Kapitalizmi eshte njelloj si Komunizmi, kot jemi lodhur qe kerkonim ” Kapitalizem ” ne vitet 90-te.

    Përgjigjiuni
  • Phoenix thotë:
    19 Qershor, 2025 te 9:11 am

    Prit kur ta cojne Naften 20 Euro Litrin. Aty do shikoni cmime spektakolare, sepse me karburant shkojne e vijne gjerat. Nuk mbijne vete ne raftet e supermarketit ato te uruarat. Karburantet jane monopol ne Shqiperi, dhe Politikanet jane aksionere. Gjithashtu dhe tregu i importeve dhe shperndarjes me shumice te ushqimeve. C’do gje me rendesi strategjike e jetike, eshte e kapur dhe funksionon jashte tregut te lire, ku operon shumica e popullsise.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    19 Qershor, 2025 te 9:16 am

    Qeverri tu shtofte pahaja,qe na e jep ate premion e pensionit cdo vit..Po llogariti pak cmimet e ushqimeve baze.Jane dyfishuar,.Qeverria i ka te gjitha mundesite te kontrolloje cmimet e ushqimeve te Oligarket,qe e marrin nje fishek makarona ne Itali 1 euro dhe e shesin 2000 leke.Aktivizoji pak keta te tatim taxave.Ushqimet jane skarco dhe me cmime shume me te shtrenjta se BE.

    Përgjigjiuni
  • xyz thotë:
    19 Qershor, 2025 te 1:10 pm

    Kam vënë re se valutat janë zhvlerësuar shumë këto kohët e fundit në Shqipëri. Kjo do të thotë se ka shumë prurje në Euro, dollarë etj. Duke qenë se ka shumë para në qarkullim, çmimet fryhen. Në këto kushte duhet që një pjesë e parave, të fituara nga dobësimi i valutave të përdoret për pakësimin e borxhit dhe pjesa tjetër për pensionet dhe rritjen e pagave. Nuk shkon kjo: çmimet si në Europë, rrogat si në Afrikë!. Duhet të rritet edhe paga minimale.

    Përgjigjiuni
  • Jugu thotë:
    19 Qershor, 2025 te 3:13 pm

    Gjerat po shkojne mire ne vend. Cmimet rriten se e kerkon tregu dhe e perballon popullata. Ndryshe nuk do rriteshin. Rama po ben pune te mira, prandaj dhe votohet shume. Te tjerat jane gjepura. Populli e shikon cfare ndryshimi ka bere Rama ne vite, e ka lulezuar vendin, pallate gjigande me ngjyra lloj lloj, ta ka enda ti shikosh. Cmimet te larta qe do thote fitime te mira per shqiptaret qe shesin.

    Përgjigjiuni
    • ¿? thotë:
      19 Qershor, 2025 te 6:37 pm

      Po shqiptaret qe BLENE o Jugu????? Se ma ha mendja shumica BLE, pakica SHET, apo jo. Pyet nje here edhde Veriun cfare thote….

      Përgjigjiuni
  • qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi thotë:
    19 Qershor, 2025 te 3:20 pm

    Cmimet e ushqimeve ne Shqiperi me te shtrenjta se ne Europe, ky po qe eshte “sihariq” qe shkon paralel me te tjera “sihariqe” si – Shqiperia me rrogat e pensionet me te ulta ne Europe, Shqiperia me nivelin e korrupsionit me te lartin ne Europe, Shqiperia me numrin me te larte te kerkesave per Azil neper Europe etj, etj.
    Qeveria Rama eshte qeveria me e deshtuar ne aspektin baze te qeverisjes, ne Ekonomi, qe nga qeveria Carcani e 1991.

    Përgjigjiuni
  • MAPO thotë:
    19 Qershor, 2025 te 4:05 pm

    Jugu,po pse pallatet do hame ne?Po leri sheshe,shkurre me gjarperinj.Kontrollo cmimet,se Qeverria Tiranes nuk zgjidhet nga Turistet!

    Përgjigjiuni
  • TRENI thotë:
    19 Qershor, 2025 te 7:15 pm

    SHQIPTARET DO PYESIN PADISKUTIM VERIUN & JUGUN & LINDJEN & PERENDIMIN.

    VETEM TY PISEVENG GREKO MASKARA MAVRI (¿?) NUK TE PYESIN. E MORE VESH ??

    Përgjigjiuni
  • Treni dhe dy pikpyetjet pra thotë:
    20 Qershor, 2025 te 6:37 am

    Ohoo, filun prap kta kkarat të shahen tani.. (un me doj se jan i njejti person)

    Përgjigjiuni
  • TRENI thotë:
    20 Qershor, 2025 te 7:07 am

    O shqipfoles analfabet. UNE shaj nje shqipfoles greko maskara antishqiptar te terbuar qe me dhjetera emra e maska,
    ka mbi 1 Vit rresht, qe shan, qe denigron, qe stigmatizon, shumicen e Kombit Shqiptar, shumicen e Popullit Shqiptar.

    N.Q.S MENDJA TY NUK TA PRET SHUME, LEXO ME GJATE FORUMET E GAZETES DITA 2024-2025.
    MADJE, KA KOMENTUES SHQIPTARE QE E KANE PARE SURRATIN E ANTISHQIPTARIT (¿?), 4 VJET.

    Përgjigjiuni
  • TRENI thotë:
    20 Qershor, 2025 te 7:17 am

    ———————————————————————————————————————————————————––

    Ky Antishqiptar (¿?), qe prej mbi 1 viti rresht, cileson shumicen e Kombit Shqiptar, ne menyre denigruese, me termin pezhorativ shqipKAR, VENDIN E KA: OSE NE QELINE E BURGUT, OSE NE QELINE E ÇMENDINES.

    Ky Antinjeri (¿?) qe prej mbi 1 viti rresht, ben propagande shume te qelbur te perseritur incesti, pederastie, pedofilie
    dhe bordellosh greke, VENDIN E KA: OSE NE QELINE E BURGUT, OSE NE QELINE E ÇMENDINES.

    ———————————————————————————————————————————————————––

    Përgjigjiuni
  • Rroft Luli thotë:
    20 Qershor, 2025 te 7:21 am

    ¿?,O KAR!

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E rëndë në Sarandë! “I forti” i Ksamilit dhunon dhe përgjak një person në sy të fëmijëve
  • Humb jetën punëtori në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas u rrëzua nga skela
  • Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles, shoferi u neutralizua nga kalimtarët
  • VIDEO: Përplasje fizike deri te përdorimi i armëve, çfarë ndodhi në klubin e natës në Palasë?
  • Ky është Skifter Tagani, pronari i biskotave “Tagani” që falsifikonte datat e ushqimeve

Komentet e Fundit

  1. TRENI në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  2. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  3. TRENI në Pas tensioneve në Theth, Rama njofton 6 reforma ligjore: S’ka më ‘tokë të xanum’, do bëjmë ligj të ri për kontrollin e territorit
  4. TRENI në Historia e këngës “Mëma ime Greqi – Majmun evgjitësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë. Çfarë arti bën krijuesi shqiptar?
  5. Mentori në Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, dy të akuzuarit lihen nën masën “arrest në burg”
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?