Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Fajin e kanë të tjerët, jo ne që firmosëm”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Fajin e kanë të tjerët, jo ne që firmosëm”
Analizaopinion

“Fajin e kanë të tjerët, jo ne që firmosëm”

Published: December 11, 2025
Shpërndaje

Nga Iris Luarasi

Ligji e shpjegon qartë: një kandidaturë për Avokatin e Popullit paraqitet me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë. Në momentin kur kandidatura dorëzohet me ato firma dhe afati mbyllet, akti është i kryer.

Nuk ka asnjë dispozitë që lejon tërheqjen retroaktive të firmave, ashtu si nuk ka asnjë normë që lejon të zhbëhet fakti që një deputet e ka sponsorizuar publikisht kandidatët.

- Publicitet -

Çfarë po shohim sot është një përpjekje e dëshpëruar për të bërë politikë me instrumente juridike: të pretendohet se me një deklaratë të vonuar mund të fshihen firmat, të fshihet mungesa e koherencës dhe të shpëtohet fytyra e një partie që, në vend të llogarisë hapur zgjedhjen e saj, përpiqet të zhbëjë gjurmët e veta.

A kishin kolegët e opozitës ndonjë presion nga PS kur hidhnin firmat për kandidatët???

Duket tragjiko-komike që opozita që ka hedhur firma për mbështetjen e kandidaturës së Endri Shabanit na kërkon ne llogari pse ka ardhur edhe emri i tij me 5 emrat e kandidatëve të tjerë në seancë.

Ndërkohë në një intervistë për Syri TV shihja deputetin e opozitës që thotë se urdhërin për firmat e ka dhënë sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Z. Noka, por nuk pranonte të jepte emrin e deputetit të PD që lobonte për Z. Shabani.

Dhe ne kemi sërish faj për këtë?

E vërteta është se tërheqja e firmave, në këtë fazë, është një akt politik pa asnjë efekt juridik. Firmat kanë ekzistuar në momentin e depozitimit, janë përdorur për të kualifikuar kandidaturat dhe mbi to ka vepruar Komisioni i Ligjeve.

Ajo që mund të ndryshojë sot është vetëm vota dhe qëndrimi politik, jo historia zyrtare e procesit. Për më tepër, në rastin konkret flitet se dokumenti i një prej kandidateve politike, të dalë nga aparati i një partie, ka vetëm 27 firma, pra nuk arrin as minimumin formal që vetë ligji kërkon. Këtu nuk kemi të bëjmë me torturim të interpretimit, por me paaftësi elementare për të respektuar një numër: 28.

Prandaj pyetja themelore nuk është “a na lejon ligji t’i tërheqim firmat?”. Pyetja është: si ka mundësi që një parti që pretendon të përfaqësojë popullin opozitar ka rënë në atë gjendje sa nuk arrin të prodhojë një emër të vetëm, të pastër, të pavarur, mbi palët, dhe të qëndrojë pas tij?

Si ka mundësi që, pasi shpërndan nënshkrimet pa kriter, e njëjta parti mundohet t’i marrë mbrapsht me një deklaratë, sikur nënshkrimi i deputetit të ishte kupon fiskal e jo instrument i sovranitetit që kjo sallë përfaqëson?

Pikërisht këtu bëhet domethënëse ajo që tha në intervistë deputeti i PD, Saimir Korreshi. Ai vetë e pranon në thelb që procesi i firmave për kandidaturat e Avokatit të Popullit është bërë pa seriozitet dhe pa filtër politik e profesional, ndërsa përpiqet ta relativizojë si diçka “normale” në kushtet e opozitës së fragmentuar.

Korreshi pranon që firmat janë hedhur “shumë lehtë”, “për miqësi” apo “për sport politik”, çka tregon mungesë serioziteti institucional në një proces kushtetues si zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Edhe më problematike është ideja që ai përpiqet të shesë si justifikim: se “firmosja nuk do të thotë domosdoshmërisht mbështetje”. Kjo është në vetvete pranimi se deputetët kanë abuzuar me një instrument formal, duke e kthyer në procedurë fiktive. Me këtë logjikë, nënshkrimi i një deputeti për një institucion kushtetues nuk vlen as sa një status në Facebook: e hedh sot, e fshin nesër, sikur po bën humor e jo ligj.

Nëse ka një mesazh që duhet të dalë nga ky debat, ai është i thjeshtë: Kushtetuta dhe ligji nuk janë dekor, por gardianë të pavarësisë së këtij institucioni.

Dhe kush sot përpiqet të bëjë lojëra me firmat, me kriteret, me perceptimin e pavarësisë, në fakt po nënshkruan diçka shumë më të rëndë se një formular kandidimi: po nënshkruan krizën e vet politike, paaftësinë për t’u unifikuar rreth një kandidati të vetëm serioz dhe gatishmërinë për ta katandisur opozitën në një instrument taktikash të vogla, që nuk mban dot as fjalën, as firmën, as respektin minimal ndaj institucioneve që pretendon t’i mbrojë.

*Deputete e PS

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Lili says:
    December 11, 2025 at 8:09 pm

    E paturp!Grua pa vlerë morale..

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    December 11, 2025 at 8:43 pm

    Po cfare je pikturuar keshtu moj Iris?Po je 65 vjec moj Iris?I nxorre jasht loje cuperlinat e Show Bizit!

    Reply
  • demo says:
    December 11, 2025 at 10:11 pm

    Me ka knaq zoti Shabani.ashtu si e terboi zotin Adriatik llapa.,qe prej inatit Shabanit ka 3 nete qe e gdhin jashte ne te ftohte,
    Shabani i futi nje gjemb portolalli Tullumbaces se Llapajt me teze me krushka dhe e nxorri jasht parlamentit.
    kur Lapja flinte jashte ne shkallet e kryeministrise,Shabani arriti te futet ne Listat e Berishes dhe te votohet nga 70% e kryesise per kandidaturen e avokatit Popullit..Urte pa u ndier si uji nen rrogoz,duke lagur kandidaturat e zhurmshme te burgberesit Besim Ndergjonaj dhe Flakadanes Adriana Rreme Kalaja.Sot Berisha u terhoq nga Kandidaturat,duke i lene ne dore PS kandidaturen e Endri Shabanit me Shumicen e Firmave te PD.Kete kerkonte PS,pikerisht emrin e Endri Shabanit,firmosur dhe vulosur nga PD.Zyrtarisht kandidatyra e gjembit te urte Endri Shabani,do votohet te enjten si Avokat i Popullit me Berishen qe luajti shejtan budallain si Adriatik Llapja para tij.

    Reply
  • demo says:
    December 11, 2025 at 10:20 pm

    Urime Avokati popullit Endri Shabani.Kur budallepse edhe Beridhen 82 vjec,qe ja ka hedhur gjithe shqiptareve,pervec Edi Rames,,E ardhmja jote eshte e Sigurte.

    Reply
  • demo says:
    December 11, 2025 at 10:48 pm

    O burgaxhiii!O Besim Ndergjoniiii!Po nuk zute mend me Berishen ju 35 vjet.Po Berisha nuk ju sheh dot me sy jyve.Berisha nuk dha as firmen per t`ju nxjerre nga burgu. Ju perdori si qen sulmi kunder Mocionisteve,per aq u deshi.
    Mire ua ben juve,se jy burgaxhijte jeni si qen i terbuar,qe kafshon doren e Atij,qe i zgjidh zinxhirin.Mosmirenjohja,e te pabesit e ndeshkon dhe Perendia.

    Reply
  • Nik says:
    December 12, 2025 at 2:50 am

    Kjo salle duhej te ishte elita e kombit por fatkeqsishte eshte kthyer ne nje kosh plehrash qe legalizon çmendurin e nje grupi keqbersish qe sundon kete vend fhe ka nxjerr ne treg interesat kombetare. Zoti na ruajt dhe zoti vent dore mbi ju. Sa per ty z. Iris, ka gjithmon kohe te turperohesh.

    Reply
  • kur hiqen Maskat says:
    December 12, 2025 at 8:10 am

    Ja dhe Iris Laraska aq shume e shetitur neper studio TV si “e pavarur” e shoqerise civile, pasi mbeti pa para nga bllokimi i fondeve qe ju be tere shoqatave Sorosiane neper bote nga administrata Trump (perfshi dhe ate fantazam te saj) e gjeti strehen tek borderoja e deputeteve te PS. Te pakten aty ne seli te PS tashme mund te hyje e dale lirisht e jo vetem ilegalisht naten sic bente kur qe ashtu, ”e pa varur”.

    Reply
  • Skypion says:
    December 12, 2025 at 1:37 pm

    Zonje kot je lodhur, se mbaroi ajo pune tani. Ne raste te tilla, shkrime si juaji kane vlere e tyre (propagandistike) para se te ndodhe akti, per t’u mbushur mendjen sylesheve se muuti qe po boni nuk eshte muut, por hallve dhe ta hane me shendet.
    Tani e bete muutin, dhe syleshet do ta hane sidoqofte, ashtu sic kane ngrene gjithe muterat qe keni bere keto 12 vite orgji me pushtetin.
    Nuk se ka ndodhur ndonje gjeme, qe monstra Rama mori edhe kete institucion honorifk; kur ka marre te gjithe institucionet e rendesishme te ketij shteti; jemi ne regjim; regjimet keshtu funksionojne, perndryshe nuk quhen te tilla.
    Po thone qe eshte Sorroist ky Shabani; po kujt i plasi? Nje fare e keqe jane te gjithe.

    Reply
  • Remo says:
    December 12, 2025 at 2:33 pm

    Skypion, nje fare e keqe jane te gjithe, perfshire edhe ata te Saliut, apo jo o Skupidhje?
    Po a nuk e votuan bashke kete Shaban Miun?
    Avokatin e Pordhes, se populli i thjeshte, si perhere
    eshte i pa perfaqesuar. Eshte teater, eshte poshtersia e radhes qe ben Saliu me Edvinin, prandaj, beje gati lugen te hash m….

    Reply
  • Skypion says:
    December 12, 2025 at 2:44 pm

    Jo, nuk e kane votuar!
    Por, nuk ke faj ti, se je nder ato mijera e mijera trushpelaret gjote te propagandes se regjimit, qe hane pavaresisht se c’ju hedhin perpara.

    Reply
  • epo kjo pune says:
    December 13, 2025 at 9:27 am

    ky medemek ishte politika e re, prandaj mileti e ka humbur se keq Rama por me keq opozita e nuk ke ke voton me bindje e qejf se jane nje

    Reply
  • Aldrinp says:
    December 14, 2025 at 2:17 pm

    Sa bukur ke dale ne foto moj Irisa? Nje cupe e bukur si ty, pa dashur te them nje p..i bukur.., me siguri qe eshte shume inteligjente.
    Na thuaj pak se si Kushtetuta e kerkon qe Kanditaturat te votohen nga jo me pak se 28 deputete.
    Si u be Ligjerimi i kesaj firme kur PDja dha vetem 27 firma?
    Na e shpjego pak pafajesine “tuaj”?

    Reply
  • Dashi says:
    December 14, 2025 at 2:35 pm

    Skypion , nuk e votuan avokatin e popullit dhe këtu qëndron idiotësia e përherëshme e bandës PD- iste , por e propozuan Shabanin me 35 firma . Pra , edhe e propozuan , edhe nuk e votuan . Dava hajvanësh , që edhe po të duash t’i mbrosh , si puna jote , nuk gjen argumenta ; ata janë katandisur në atë derexhe , që nuk ka ku i zë as qeni ( thotë populli) .

    Reply
  • Daniel says:
    December 14, 2025 at 3:52 pm

    Kjo pickshtremeta iris gojorja, ia mori ramutit ne goje u be deputete kjo shpifesire… Llapaqene me ze gerrices…

    Reply
  • drejtesi e munguar says:
    December 15, 2025 at 3:43 pm

    Firmat e hedhura nuk jane gjera kot.Keto firma tregojne formimin e tyre juridik dhe shteteror.Ne nje “tender” nje firme e tille te con para drejtesise.Firma eshte IDENTITET,qe tregon se sa i pergjegjshem je.Firmat per Shabanin na thone se kjo opozite nuk merr asgje seriozisht.Besoj kesaj opozite fatet e vendit.(Jo se keta qe jane ne krye jane me te mire.Te gjithe ushtar te kryetarit e jo te partise).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?