Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKSIMILE: Marrëveshja që lindi e vdekur! E vërteta e Mukjes, sipas arkivave gjermane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > FAKSIMILE: Marrëveshja që lindi e vdekur! E vërteta e Mukjes, sipas arkivave gjermane
HistoriKryesore

FAKSIMILE: Marrëveshja që lindi e vdekur! E vërteta e Mukjes, sipas arkivave gjermane

Published: August 2, 2023
Shpërndaje

Nga Marenglen Kasmi

Botuar në DITA

Këtë fillim gushti u mbushën plot 80 vjet nga Mbledhja e Mukjes, e cila u mbajt më 1-3 gusht 1943 ndërmjet Frontit Nacionalçlirimtar (FNÇ) dhe Ballit Kombëtar. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe marrja e një vendimi për një luftë të përbashkët kundër pushtuesve të huaj.

- Publicitet -

Në një gjykim historik, duke konsultuar edhe dokumentacion të ri arkivor, siç është ai i arkivave gjermane, mund të japim disa detaje e të arrijmë në disa përfundime, të cilat e plotësojnë tablonë e kësaj ngjarjeje shumë të diskutuar të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Mund të themi pa ngurrim se, trajtimi i Mbledhjes së Mukjes në këto 30 vitet e fundit është shndërruar në një debat politiko-historik, ku në varësi të qëndrimit që historianët mbajnë ndaj kësaj çështjeje, etiketohen ose komunistë ose ballistë. Pra, një rrugë të mesme nuk ka! Njësoj si dje në luftë: ose me ne, ose kundër nesh! Kësisoj, politizimi, por edhe amatorizimi i shkruarjes së historisë ka çuar në revizionizimin e historisë së shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, çka shpesh ushqehet nga pena e disa “historianëve ustallarë”.

Sigurisht që, ka aspekte që në historiografinë e para viteve 1990 janë shkruar sipas diktatit të Partisë-Shtet. Po kaq e vërtetë është edhe nevoja për rishikimin apo ritrajtimin historik të së kaluarës. Madje, në historiografinë perëndimore një studim quhet i vjetëruar, nëse është mbi pesë vjet. Shkurt, ky është një ritëm normal studimor, sepse pretendohet se koha-kohës në arkiva zbulohen dokumente të reja.

Por, ky proces duhet të udhëhiqet nga parimet shkencore të historiografisë, jo nga ato politike, e aq më keq të ndikohet nga prejardhja familjare apo fisnore, respektivisht sipas palës që u rreshtuan gjatë luftës paraadhësit e tyre.

Parë në këtë këndvështrim, Mukja vazhdon sot ende të turbullojë e përçajë shqiptarët, duke rrezikuar që edhe shkruesin e këtyre radhëve në DITA ta etiketojnë si historian komunist, apo më keq me bindje komuniste.

Marrëveshja e Mukjes lindi e “vdekur”. Në thelb ajo ishte një “ndërzim” mes dy gjinive, kryqëzimi i të cilave rezultoi i pasuksesshëm për të prodhuar një aleancë politiko-ushtarake.

Le t’i marrim arsyet me radhë.

Kalimi i forcave të Boshtit Qendror në mbrojtje në Stalingrad, zbarkimi aleat në Siçili në natën e 9 korrikut, rritja e mosbesimit të Commando Supremo-s ndaj elitës politike italiane si edhe shumë faktorë të tjerë të brendshëm e të jashtëm, çuan më 24 korrik 1943 në rënien e Mussolini-t dhe krijimin e qeverisë Badoglio.

Kësisoj, ishte e lexueshme për të gjithë që, herët a vonë, Italia do të dilte nga lufta. Kështu që, gjithë forcave politike shqiptare u duhej të rishikonin qëndrimin e tyre. Po ashtu, vazhdimisht misioni britanik në Shqipëri, këmbëngulte në një luftë të përbashkët të shqiptarëve kundër pushtuesve. Ata e morën edhe nismën për këtë takim.

Letërthirrja zyrtare për takimin u bë nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i cili në mbledhjen e tij të datës 9 korrik 1943 vendosi krijimin e një aleance politiko-ushtarake me Ballin Kombëtar. Pra, sipas FNÇ-së, më saktë Partisë Komuniste, në takim duhej të diskutohej mënyra si Balli Kombëtar t’i bashkëngjitej FNÇ-së dhe rrjedhimisht edhe luftës së organizuar kundër pushtuesit italian.

Ndërkohë, Balli Kombëtar shkoi në Mukje dhe, siç e treguan zhvillimet, duke dominuar mbledhjen, tentoi të realizojë një “Pezë” të dytë. Këtë gjë e mundësoi tejkalimi i kompetencave të përfaqësuesve të FNÇ-së, ku ndër 12 delegatët e tij vetëm tre ishin komunistë, konkretisht Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi dhe Gogo Nushi, si edhe paaftësia e tyre negociuese përballë personaliteteve më përvojë si Mihat Frashëri dhe “juristit skolastik” Hasan Dosti. Balli Kombëtar kishte ardhur dukshëm më i përgatitur në takim.

Krijimi i Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë i dalë nga Mukja dominohej nga Balli Kombëtar dhe nacionalistët. Partia Komuniste përfaqësohej në këtë Komitet vetëm nga Mustafa Gjinishi.

Në të vërtetë, ky Komitet ishte një strukturë paralele me Frontin Nacionalçlirimtar, i cili më 10 korrik 1943 kishte krijuar edhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe që prej shtatorit 1942 kryente aksione të organizuara ndaj pushtuesve italianë. Logjikisht, qysh këtu për Partinë Komuniste çështja e bashkëpunimit me Ballin Kombëtar me këto kushte mund të quhej e mbyllur.

“Komiteti Provizor për Shpëtimin e Shqipërisë mori përgjegjësinë që i ngarkonte Marrëveshja e Mukjes dhe vendosi qysh të nesërmen e arritjes së kësaj marrëveshjeje ta pagëzonte vetveten si komitet drejtues i luftës së përbashkët me një betejë kundër pushtuesve italianë. Komandën, deri sa të krijohej shtabi i përbashkët, ia ngarkoi Abaz Kupit”, shkruan Uran Butka. (U. Butka: Marrëveshja e Mukjes. Shans i Bashkimit, peng i tradhëtisë, Tiranë 2018, f. 87-88).

Siç lexohet, marrëveshja zeronte çdo organizim politiko-ushtarak të deriatëhershëm dhe nxirrte një organizim të ri në ballë të luftës dhe hidhte kësisoj poshtë çdo organizim të arritur në Pezë.

Për të mos pranuar këtë marrëveshje në disfavor të Partisë Komuniste, Enver Hoxha nuk kishte nevojë të dëgjonte as jugosllavët e askënd tjetër! Është e pamendueshme për çdo parti politike, si atëherë e ngahera, që një marrëveshje e tillë e rëndësishme të nënshkruhet nga delegatët, pa u diskutuar më parë në strukturën e saj drejtuese.

Parë në këtë këndvështrim, vendimet e Mukjes mund të konsiderohen në rastin më të mirë si një projekt-marrëveshje, e cila mbetej të miratohej nga PK-ja, drejtuesit e të cilit nuk morën pjesë në bisedime.

Madje edhe U. Butka e pranon se Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar vetëm i porositi delegatët e tij çfarë duhej të kishin parasysh në hartimin e marrëveshjes. (U. Butka: Marrëveshja e Mukjes, f. 45). Por nuk thotë se delegatët ishin të autorizuar edhe të nënshkruanin marrëveshjen. Sepse kështu ishte.

Realizimi i një marrëveshje do të thotë që palët bien dakord kur kushtet e saj janë të pranueshme për të dy palët. Si mund të quhej e pranueshme kjo marrëveshje për Partinë Komuniste? Për çdo llogjikë të ftohtë këtu mbyllet diskutimi dhe analizohen shkaqet dhe pasojat e këtij dështimi.

Të gjitha pretendimet e ngritura, si gjatë luftës nga Balli Kombëtar, ashtu edhe sot nga pasuesit e tyre për prishjen e kësaj “marrëveshje të prishur” janë demagogji për të jusitifikuar dështimin politik të Ballit Kombëtar gjatë konfliktit më të madh botëror në shekullin e 20-të!

Viktimizimi i Ballit Kombëtar nga Partia Komuniste, si strategji për të jusitifikuar dështimin politik dhe qëndrimin e gabuar gjatë luftës, e kryesisht gjatë pushtimit gjerman, nuk e shpëton këtë organizatë nga marrja e përgjegjësive dhe kritika e sotme historike.

Prandaj, nëse duam të trajtojmë me objektivitet Mukjen, më tepër se të rrekemi t’u tregojmë shqiptarëve sa projugosllav, pushtetdashës e gjakatar ishte Enver Hoxha – çka shqiptarët e provuan deri në lëkurë për mëse 45 vjet -, duhet të bëjmë edhe një analizë kritike të qëndrimit politik dhe ushtarak të organizatës së Ballit Kombëtar në vitet 1943–1944.

Tezat që po hedh në këtë shkrim dhe që sigurisht do t’i argumentoj janë:

1) Balli Kombëtar ndiqte një politikë të opsioneve të hapura si ndaj aleatëve, ashtu edhe ndaj Gjermanisë hitleriane.

2) Balli Kombëtar shkoi në Mukje jo për të bashkëpunuar me FNÇ-në, por për të marrë në tavolinë drejtimin e luftës.

3) Edhe nëse marrëveshja nuk do të funksiononte – dhe me këto kushte për Ballin ishte e qartë që Partia Komuniste nuk do t’i pranonte –, Balli shpresonte se, duke shfrytëzuar ndikimin nacionalist brenda FNÇ –së, të dobësonte sadopak pozitat e Partisë Komuniste brenda qëndresës antifashiste dhe

4) ndonëse i vonuar, të shndërrohej në një faktor politiko-ushtarak.

Krerët e Ballit e lanë Hotel Dajtin dhe kaluan në ilegalitet më 27 korrik 1943. Ndërkohë kundërshtarët e tyre ideologjike kishin dalë në mal dhe luftonin kahershëm. I njëjti “ilegalitet dhe qëndrim luftarak ndaj pushtuesit” i vonuar ndodhi edhe gjatë pushtimit gjerman.

Më 7 tetor 1944, një muaj para mbarimit të luftës, Mithat Frashëri njoftonte Misionin Britanik se, Balli Kombëtar kishte dalë në mal të luftonte gjermanët, kështu që mund t’i furnizonin tani me armë.

Zyrtarisht marrëveshja u prish nga Enver Hoxha. Kaq mjaftoi që Balli Kombëtar të ndiqte hapur një bashkëpunim ushtarak me pushtuesit e rinj gjermanë sepse politikisht e kishin filluar këtë bashkëpunim kahershëm. Bashkëpunimi me gjermanët i detyruar nga fillimi i luftës civile pas prishjes së Mukjes është një justifikim i pabazuar.

Opsioni për të luftuar i vetëm dhe me ndihmë e Aleatëve ngeli gjithmonë i hapur. Po të kishte ndodhur, Enver Hoxha nuk do ta kishte patur të lehtë t’i godiste. Ka shumë shembuj të tjerë në Europë, ku kundërshtarë ideologjikë luftuan pushtuesin në mënyrë të pavarur.

Në mënyrë figurative, dështimi i Mukjes mund të quhet jehona apo vala goditëse e një ngarkese eksplozivi me plasje të programuar! Fitilin që minoi shtegun e bashkëpunimit mes shqiptarëve e ndezi Enver Hoxha, por ama, mbushja eksplozive ishte balliste! E thënë më qartë, Mukja është një dështim tipik shqiptar.

Faksimile qe hedh drite mbi takimin e Vehbi Frasherit me komanden gjermane ne Beograd, 7 dhjetor 1942

Siç e theksova qysh në krye të këtij shkrimi, Mukja nuk mund të shpjegohet me histori lokale, fate apo kujtime personale e aq më pak me revizionizim të historisë. Po ashtu, ajo nuk duhet mbivlerësuar për rëndësinë e saj historike. Sigurisht që aspirata e bashkimit në një front të vetëm kundër pushtuesit është madhore. Por, e parë në detaje, Mukja nuk ishte e tillë! Një formulim i tillë kundërshton shumë interpretime e botime për këtë ngjarje.

Por, si mund të besohet që Balli Kombëtar shkoi në Mukje me mendje të mbledhur për të luftuar, ndërkohë që kishte tentuar të lidhej me gjermanët qysh në vitin 1942 dhe po ashtu, si para ashtu edhe gjatë kohës që mbahej Mukja, konsulli gjerman Schliep i raportonte Berlinit se Balli Kombëtar ka premtuar se nuk do të luftojë kundër nesh?

Dokumentet gjermane hedhin dritë mbi një takim të fshehtë të Vehbi Frashërit me këshilltarin gjerman për çështjet etnike në shtabin e Komandantit të Përgjithshëm gjerman në Serbi, në datën 7 dhjetor 1942.(PA/AA, Akten der deutschen Gesandschaft Tirana).

Sipas Frashërit, nënshkrimi i një paqeje me kushte të veçanta ndërmjet Italisë dhe kundërshtarëve të Gjermanisë do të rriste ndikimin e Anglisë në Mesdhe.

“Prandaj, ose ndoshta pikërisht për këtë arsye, qarqet nacionaliste shqiptare shpresonin ende që, me ndihmën e Gjermanisë, [ata] të hidhnin tej sundimin italian” shprehej V. Frashëri.

Madje Vehbiu e ngacmoi më tej bisedën duke thënë se: “Në Shqipëri është krijuar një numër çetash të vogla e të armatosura – rreth 20 të tilla – që janë të shpërndara në gjithë Shqipërinë dhe zbatojnë pa hezitim urdhrat e komandës së organizatës së fshehtë nacionaliste shqiptare. Drejtuesit e kësaj organizate janë të gatshëm të kryejnë gjithçka që Gjermania kërkon prej tyre. Ata po qëndrojnë në gatishmëri për kohën kur rrugët e Gjermanisë dhe Italisë do të ndahen”. (PA/AA, Akten der deutschen Gesandschaft Tirana).

Kjo organizatë e fshehtë nacionaliste, nuk është tjetër veçse Organizata e Ballit Kombëtar. Me të drejtë mund të thuhet se Vehbiu nuk ishte anëtar i Ballit Kombëtar, por jo domosdoshmërisht negociatori duhet të ishte ballist, por më tepër i besuar i gjermanëve. Dhe Vehbiu ishte i tillë!

Përpjekjet dhe ofertat e nacionalistëve shqiptarë filluan të ngjallin interes në qarqet e larta politiko-ushtarke gjermane së pari në verën e vitit 1943, kur u pa qartë që kapitullimi i Italisë nga lufta ishte çështje kohe. Në këtë kuadër, diplomacia gjermane në Tiranë filloi të ishte shumë aktive në Shqipëri, sepse duhej të përgatiteshin kushtet për pushtimin e detyruar të Shqipërisë.

Kapitullimi i Italisë hapte gjithë frontin e Europës Juglindore për Gjermaninë. Kështu që, para se të hidhej hapi ushtarak, duhej së pari të qartësohej politika pushtuese ose më së paku, të dihej se kush do të ishte armiku i ardhshëm dhe cili do të ishte qëndrimi i shqiptarëve ndaj tyre.

Kështu që, më 3 gusht 1943, kur po mbahej edhe Mbledhja në Mukje, bazuar në informacionet e ardhura nga konsullata gjermane në Tiranë, komanda e lartë gjermane vlerësonte se nacionalistët, siç ata quanin Ballin Kombëtar, e përshëndesnin një ndërhyrje të gjermanëve në Shqipëri dhe po ashtu pranonin parimisht çdo ndihmë që largonte italianët nga Shqipëria.

Po ashtu, më 19 shtator 1943, një javë pas pushtimit, shtabi i div. 100 i këmbësorisë malore vlerësonte se

“Partia më e fortë është Balli Kombëtar, e cila nuk mundi të organizohej mjaftueshëm gjatë pushtimit italian. Ajo përbëhet nga pjesa më e madhe e inteligjencës së vendit dhe para së gjithash nga aristokracia shqiptare. Sipas përvojës së deritanishme, kjo parti është e prirë të bashkëpunojë me Gjermaninë”.

Siç lexohet, raporti bazohet në një sukses të mëparshëm bashkëpunimi. Por si i ndiqnin gjermanët zhvillimet në Tapizë e Mukje dhe a kishin ata ndonjë ndikim në këto zhvillime?

Konsulli Schliep raportoi mbi këto bisedime për herë të parë në Berlin në datën 31 korrik. Pra, ai raporton për takimin e datës 26 korrik në Tapizë, sepse Mukja ende nuk kishte ndodhur. Ndërlidhja kryhej nëpërmjet ambasadës gjermane në Romë. Roma e transmetoi këtë raportim të Schliep-it në Berlin më 2 gusht. Ndër të tjera ai raportonte:

“Situata e brendshme karakterizohet nga krijimi i një “Organizate për Çlirimin Kombëtar të Shqipërisë” e cila si edhe quhet në shpallje, ka një besim të patundur në sinqeritetin e aleancës anglo-sovjetiko-amerikane, që lufton ndaj Boshtit për një Shqipëri të pavarur dhe demokratike.

Në krye të saj qëndron një Këshill i Përgjithshëm, në të cilin përveç drejtuesve të njohur të bandave, Abaz Kupi dhe Myslim Peza, janë edhe tre komunistë. Përveç tij, është krijuar dhe një “Shtab i Përgjithshëm i Ushtrisë së Çlirimit Kombëtar” me qëllim unifikimin e drejtimit dhe aktivizimin e luftës së bandave, mbi kuptimin e të cilit nuk dimë ende detaje […].”

(Burimi: Telegram drejtuar Ministrisë së Jashtme Berlin nga Roma, 2 gusht 1943, Ora 18.00.Në PA/AA: Büro des Staatssekretärs, Akten betreffend Albanien vom 3. April 1939 bis 15. Juni 1944).

Këtu së pari lind pyetja, si është e mundur që konsulli gjerman ishte kaq shpejt i mirë-informuar dhe prej kujt e kishte këtë informacion? Gjithë intensiteti i raportimit, por edhe saktësia e tij të çon në përfundimin se ky informacion vjen nga burim i dorës së parë dhe siç edhe vetë Schliep-i raporton disa ditë më vonë, në datën 23 gusht,

“Organizata për Çlirimin Kombëtar të Shqipërisë (siç gjermanët quanin Komitetin e Shpëtimit të Shqipërisë) nuk mund të merret në konsideratë [për bashkëpunim], sepse në të është i pranishëm fuqishëm elementi komunist, të cilët mbajnë lidhje me armikun. Fronti [Balli] Kombëtar, të cilët i janë bashkëngjitur organizatës, pavarësisht [se janë bashkuar në Komitet] më kanë dërguar lajm se, Fronti [Balli] Kombëtar do të luftojë vetëm italianët dhe jo kundër gjermanëve.

Kryetari i bandës Abas Kupi (Bazi i Canës) pritet të mbajë të njëjtin qëndrim. Po ashtu mund të pritet që, shumica e ndjekësve të komunistëve të mbajnë fillimisht një qëndrim pritës ndaj nesh.”

(Burimi: Telegram drejtuar Ministrsë së Jashtme Berlinnga Roma, 23 gusht 1943, nisur 0ra 0.10, mbërritur 1.30Në PA/AA: Büro des Staatssekretärs, Akten betreffend Albanien vom 3. April 1939 bis 15. Juni 1944).

Siç lexohet, nga gjithë pjesëmarrësit në Mukje, kushtet e bashkëpunimit nuk i plotësonin vetëm komunistët. Ndërsa për bashkëpunim i plotësonin ballistët, e disi më pak, zogistët.

Balli Kombëtar, për gjithë arsyet e sipërpërmendura, ndonëse fillimisht nuk u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të hapur, deklaroi se të paktën nuk do të luftonte kundër tyre. Kësisoj, vendimi i Ballit Kombëtar në Mukje për një “luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri aleatëve të mëdhenj Anglisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, si edhe popujve të shtypur kundër pushtuesve barbarë”, bie ndesh me atë çka ata prapa kulisave i kishin premtuar konsullit gjerman Schliep.

Për çfarë lufte kishte premtuar Balli Kombëtar në Mukje, kur prishja e Marrëveshjes së Mukjes u shpall nga E. Hoxha në Labinot, më 4–9 shtator 1943?

Foto nga mbledhja e Mukjes, 1-3 gusht 1943

Përveç pyetjes se nga e kishin informacionin gjermanët, që besoj se del qartë nga citatet e mësipërme, konsulli Schliep, në raportimin e datës 23 gusht për Ribentropp-in, hedh hije të forta dyshimi se ka qenë i përfshirë në hartimin e pikave të marrëveshjes. Ndër të tjera ai raporton se:

“[…] sipas thirrjes programatike të këshillit të organizatës së përmendur të dorëzuar nga unë, duhet që pas largimit të armikut [nënkupton italianët – M.K], t’i lihet vetë popullit zgjedhja e formës së qeverisë”.(Burimi: Telegramnr. 4193, datë 22.8 drejtuar Ministrisë së Jashtme Berlin nga Roma më 23 gusht 1943, nisur 0ra 0.10, mbërritur 1.30. Në PA/AA: Büro des Staatssekretärs, Akten betreffend Albanien vom 3. April 1939 bis 15. Juni 1944).

Çka më sipër, por duke vlerësuar edhe qëndrimin e Ballit Kombëtar ndaj gjermanëve më pas gjatë pushtimit, arrihet në përfundimin se, Balli Kombëtar shkoi në Mukje më opsione të hapura, duke flirtuar si me britanikët, ashtu edhe me gjermanët. Edhe gjermanëve u interesonte ky flirtim. Axhenda e bisedimeve u përgatit nga kryesia e Ballit Kombëtar, kështu që dokumenti i sipërcituar e implikon rëndë Ballin Kombëtar.

Duke ndjekur më tej këtë logjikë argumentuese, nëse do të funksiononte marrëveshja dhe marrja e drejtimit të luftës në tavolinë nga Balli Kombëtar, cili do të kishte qenë qëndrim i Komitetit pas pushtimit gjerman? Jo më kot Schliep raportonte edhe për krijimin e një kundërqeverie që do të dilte nga Komiteti, sepse ky ishte synimi.

Sigurisht që, sipas planit elementi komunist në këtë qeveri do të ishte i papërfillshëm. Me shumë gjasa, Balli përsëri do të kishte bashkëpunuar, jo si formacion luftarak joqeveritar, por qeveritar. Ky nuk është spekullim, sepse ndodhi më vonë! Po ashtu, nëse ndodhte zbarkimi aleat, ai e gjente Ballin Kombëtar në krye të luftës dhe gjithë flirtimet me gjermanët ishin të panjohura për ta. Edhe ky nuk është spekullim, sepse ndodhi!

Kur Balli Kombëtar u bind se zbarkimi nuk do të ndodhte, atëherë kaloi në bashkëpunim të hapur me gjermanët. Dhe dështimi i Mukjes ishte dhe vazhdon të jetë justifikimi për këtë hap të ndërmarrë.

Proklamatën e Mukjes të përkthyer, Schliep-i ia dërgoi Ribbentrop-it në Berlin. Mukja skicoi politikën gjermane të pushtimit. Në telegramin e datës 21 gusht që ai i dërgon nga Berlini Schliep-it, lexohet qartë kjo gjë. Sipas konceptit të paqësimit politik të Ribbentrop-it të gushtit 1943, pra ende pa kapitulluar Italia, konsulli Schliep duhej të kujdesej që të kontaktonte sa më shpejt me personalitete të përzgjedhur politikë shqiptarë, të cilët ishin të gatshëm që “me ndihmën tonë [gjermane] politike dhe ushtarake të merrnin drejtimin e vendit sa më shpejt në dorë dhe të viheshin në krye të një qeverie të tillë kombëtare”, e cila sigurisht që në plan të parë, duhej t’u shërbente interesave gjermane.

Ribbentrop-i shpresoi fillimisht në një bashkëpunim me Komitetin e Shpëtimit të Shqipërisë, të dalë nga Mukja. Por, ky opsion nuk rezultoi i suksesshëm, sepse sipas Schliep-it “Organizata për Çlirimin Kombëtar të Shqipërisë (siç gjermanët quanin Komitetin e Shpëtimit të Shqipërisë) nuk mund të merret në konsideratë [për bashkëpunim], sepse në të është i pranishëm fuqishëm elementi komunist, të cilët mbajnë lidhje me armikun […]”. (PA/AA R27772) Për hir së vërtetës, elementi komunist nuk ishte i tillë.

Faksimile e datës 2 gusht 1943, ku raportohet në Berlin për mbledhjen e Mukjes

Siç lexohet, nga gjithë pjesëmarrësit në Mukje, kushtet e bashkëpunimit nuk i plotësonin vetëm komunistët. Balli Kombëtar, për gjithë arsyet e sipërpërmendura, deklaroi fillimisht se të paktën nuk do të luftonte kundër tyre.

Kësisoj, vendimi i Ballit Kombëtar në Mukje për një “luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri aleatëve të mëdhenj Anglisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, si edhe popujve të shtypur kundër pushtuesve barbarë”, bie ndesh me atë çka ata prapa kulisave i kishin premtuar konsullit gjerman Schliep.

E thënë shkoqur: Për çfarë lufte premtoi Balli Kombëtar në Mukje? E ndërkohë që, prishja e Marrëveshjes së Mukjes u shpall nga E. Hoxha në Labinot, më 4–9 shtator 1943.

Me shumë gjasa, nga tentativa e dështuar e shqiptarëve në Mukje për t’u bashkuar, përfituan vetëm gjermanët. Mukja hodhi bazat e politikës gjermane ndaj Shqipërisë. Ribbentrop-i e skicoi këtë politikë bazuar pikërisht në Proklamatën e Mukjes. Për të siguruar bashkëpunimin e shqiptarëve, Ribbentrop-i mendoi t’u premtonte atyre atë që ata dëshironin më shumë.

Fakti që në vija të përgjithshme dhe për interesa ushtarake, politika gjermane ndaj Shqipërisë, konsistonte formalisht në krijimin e Shqipërisë së Madhe, shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe qeverisjen e vendit nga një qeveri bashkëpunëtore progjermane, e shoqëruar me propagandën që ushtarët gjermanë nuk janë pushtues, por kalimtarë, të shpie natyrshëm në këtë përfundim. Për fat të mirë, jo të gjithë shqiptarët u gënjyen nga kjo lojë.

***

Disa interpretime të sotme, ku në qendër të tyre vendoset viktimizimi i Ballit Kombëtar nga komunistët, duke mos kryer analiza gjithëpërfshirëse historike, por duke u bazuar kryesisht në emocione dhe kujtime personale të protagonistëve ballistë, të shkruara kohë më vonë dhe siç ndodh shpesh në këtë gjini shkrimi, me ngjyrime narciziste, nuk e lan përgjegjësinë politike të Ballit Kombëtar për “lehtësirat” që i krijoi Enver Hoxhës për të ardhur në pushtet!

Dokumentet gjermane të sipërcituara vërtetojnë se, Balli Kombëtar u orientua gabim, qysh në fillimet e tij. Duke besuar në fuqinë gjermane, kërkoi ta shfrytëzonte atë për të ardhur që gjatë luftës në pushtet, ose të paktën të dilte si faktor i fortë politik nga lufta, duke asgjesuar kundërshtarin politik me ndihmën e gjermanëve.

Për fatin e keq, mbështetja kërkohej te kampi i gabuar dhe jo te Aleatët. Drejtuesit e Ballit nuk e kuptuan mesazhin e kohës, por zgjodhën rrugën e rehatisë dhe jo të luftës. Në këtë këndvështrim, edhe Mukja ishte e destinuar të dështonte qysh në fillimet e saj.

Nuk ishte Çështja Etnike dhe ndikimi jugosllav ajo që prishi marrëveshjen. Madje të pretendosh se nacionalistët shqiptarë u sakrifikuan për çështjen e Kosovës është naivitet! Të argumentosh se, një nga shkaqet e prishjes së Marrëveshjes së Mukjes ishte edhe hapja plotësisht e rrugës për vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe përfshirjes së saj, si vend strategjik, në kampin e vendeve komuniste të Lindjes është injorancë historike.

Se nga mund të dinte Balli Kombëtar se çfarë vendimesh do të merrnin aleatët në Konferencën e Jaltës dhe atë të Potsdamit në vitin 1945, një zot e merr vesh!

Edhe sikur Çështja Etnike të mos ishte trajtuar në Mukje, ose e thënë ndryshe emisarët jugosllavë të mos kishin pasur asnjë kundërshti, ky bashkëpunim nuk do të kishte funksionuar. Nëse FNÇ-ja ishte nën dominimin komunist, organet e dala nga Mukja dominoheshin nga ballistët.

Po ashtu, të dyja palët nuk ishin të gatshme të pranonin rolin drejtues të palës tjetër! Është absurde të mendohet se, Partia Komuniste mund të pranonte një strukturë drejtuese të luftës që nuk dominohej prej saj, ndërkohë që kishte afro dy vjet që luftonte në qytet e në mal. Kështu që, tentativa e Ballit Kombëtar për të realizuar në Mukje një “Pezë të dytë” ishte një veprim i dështuar. Përse shumë nacionalistë – ata që më vonë e drejtuan Ballin Kombëtar – nuk e përkrahën platformën e Pezës dhe refuzuan bashkëpunimin me komunistët?

Madje, mospjesëmarrja e elitës nacionaliste në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, mund të quhet pa hezitim dështimi i parë i tyre për t’u bashkuar në një front të vetëm kundër pushtuesit. Sigurisht që, Balli Kombëtar nuk mund të fajësohet për këtë gjë, sepse ende nuk ishte krijuar si organizatë.

Një prezencë më e madhe nacionaliste në Pezë nuk do të kishte lejuar, ose të paktën do ia kishte vështirësuar punën PKSH-së, që ajo gradualisht të mbyste ndikimin nacionalist në FNÇ, ta dominonte atë, e nëpërmjet luftës të siguronte ardhjen e saj në pushtet. Flegmatizmi nacionalist lejoi që në Pezë të hidheshin rrënjët e komunizmit në Shqipëri.

Për të prishur këtë marrëveshje të pafavorshme për të, Enver Hoxha nuk kishte nevojë të merrte ndonjë urdhër nga jugosllavët. Edhe pa jugosllavët, kjo marrëveshje në këtë formë e përmbajtje nuk i interesonte atij dhe Partisë Komuniste. Prishja e njëanshme e Mukjes nga komunistët, nuk e justifikon Ballin Kombëtar nga përgjegjësia e dështimit politik dhe ushtarak si edhe të bashkëpunimit të kahershëm me pushtuesit. Ata nuk e kuptuan se ishin tejkaluar nga koha dhe ngjarjet.

Pikërisht kjo është arsyeja, që ende sot Mukja vazhdon të përçajë shqiptarët, duke e bërë të pamundur trajtimin e saj me objektivitet.

Sot flitet për një ndjesë të munguar nga komunistët për krimet e bëra ndaj shqiptarëve gjatë sundimit 45-vjeçar të tyre. Me të drejtë! Kanë ndodhur! Ndjesa sigurisht që nuk rregullon gjithçka, por më së paku është fillimi i një reflektimi dhe paqëtimi.

Por, mos ndoshta ka ardhur koha që edhe pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë dhe të shikojë në mënyrë kritike qëndrimin e saj gjatë luftës? Antikomunizmi nuk ështe vlerë universale që zeron çdo veprim, dështim, bashkëpunim me pushtuesin apo krim ndaj bashkëkombësve. Edhe kjo palë ka plot kusure të tilla që duhet të kërkojë falje.

Moskryerja e këtij veprimi nga të dyja palët nuk është gjë tjetër veçse një tregues i tranzicionit të gjatë politik, ekonomik, social, kulturor por edhe historik të Shqipërisë.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
32 Comments
  • demo says:
    August 3, 2023 at 12:30 am

    Politika Gjermane ndaj shqiperise konsistonte ne Ate qe shqiptaret donin me shume ,:Krijimin e Shqiperise se Madhe Shpalljen e pavarsise se Shqiperise dhe qeverrisjen e saj nga nje qeverri progjermane-thote Marengleni. Ky sikur shkruan raportin drejtuar PKJ nga Svetozar Vukmanovic Tempo!!!!!
    Po paskan qene burra te mire keta gjermanet mor Maringlen!
    Ajo qe ti shoku Meksengels quan Shqiperia e Madhe,eshte Shqipnia e Robnueme me Kosove,Maqedoni Perendimore dhe Cameri.
    Ku te dhemb ty mor Marksist Gramshi,,Ku e ke hallin,.?Thuje troc!
    Ty nuk te pelqen Shqipnia me Trojet Amtare?
    Une nuk e di cfare familje te ka edukuar ty te urresh Trojet Kombetare..Une nuk e di cfare pjelle je ti,.
    Mire Berisha e gjeti gjuhen me Bullatovicin per te thyer Embergon ndaj Serbise,,Futi fasllicin ne Keshillin e sigurimit,se ISHTE KOPIL SERB.
    Po kush serb erdhi ne maje te Gramshit ne 1977 mor Marenglen dhe palloi tet eme!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 3, 2023 at 4:28 am

    “NJEREZIT JANE BERE NE NJE MENYRE QE TE MUNDOJNE NJERI-TJETRIN DOMOSDO.”
    “NJERIUT I PELQEN QE EDHE SHOKUN E TIJ ME TE MIRE TA SHOHE TE POSHTERUAR. PER SHUMICEN E NJEREZVE MIQESIA BAZOHET MBI POSHTERIMIN.”
    (DOSTOJEVSKI)

    Reply
  • Çudia e shqiptarëve! says:
    August 3, 2023 at 5:17 am

    Demo, lexoje edhe një herë shkrimin se nuk e ke kuptuar!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 3, 2023 at 5:20 am

    Ballistat ishin budallenj, kurse komunistet maskarenj.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 3, 2023 at 5:23 am

    “Miqte me te mire, jane tek ata qe nuk i njohim dhe nuk i kemi takuar kurre!”

    Reply
  • Jojojo says:
    August 3, 2023 at 6:53 am

    Demo mos u lodh kot, nuk kupton gjë edhe po ta lexosh 1000 herë😀

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 3, 2023 at 8:27 am

    “Me shpesh te paret qe shkojne ankohen e denoncojne ne polici ndaj dikujt, jane fajtoret. Ata e dine qe mbrojtja me e mire eshte sulmi.”

    Reply
  • demo says:
    August 3, 2023 at 9:02 am

    Ah Tradita tradita.Tradita eshte gje e madhe dhe nuk krijohet me nje brez.
    Ata mijra partizane qe mblodhi enver hoxha neper prroskat ku ha pula gure,,shoqeruan Djelmnine e Kosoves ne thrtoren e Tivarit. Bashibozuket e Toskerise i thonin Kosoves:-Mire ua bene!
    Merre kete Maringlenin nga Gramshi,dergoje me paramilitaret e Mitrovices ne Kosove,,KY BEHET ME ARKAN SE ARKANI. Pse? Sepse ky nuk ka tradite,,Kushedi cfare ko[prative ka qene brigadjer i jati,,kushedi cfare poture cjerre me gjys opinge ka qene gjyshi i tij.Ky nuk ka degjuar per Kosove e Cameri kurreee ne familje te tij.

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    August 3, 2023 at 10:32 am

    Qiries Marigleni thekson ndarien ne luften e dyte boterore,fisnore ,krahinore, por haron ndarien ,pakice shumice ,fetare.Ndaria fetare na kushtoi masakrat e vitit NJEMIJ E NENTEQINT E KATERMBEDHJETE qe ishin shum here me shume se lufta 1939-1944 me justifikimin si veper e andarteve grek,ne fakt hakmarie ortodokseve kunder myslymaneve.Partia komuniste(PS), parti e pakicave kombetare,krijuar e drejtuar nga serbet, te vetmim program ka ate antishqiptar

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 3, 2023 at 10:44 am

    Ti Mallkim i pafe je ?? Qenke edhe i pafe edhe antikomunit. cudi !

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    August 3, 2023 at 11:19 am

    Punë ballistësh, vk.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 3, 2023 at 12:49 pm

    Hahaha Moisi Golemi

    Na ngordhi kali
    c’i rane thonjte
    po vrapon balli
    t’i heqe patkonjte

    hahaha
    ta veme te plote Musarain
    e ka qa

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 3, 2023 at 12:51 pm

    U mbyt gjemia
    Me federale.
    “ – Vraponi burra,
    Kush mund te dale!

    Pacet fashizmit
    E Vinceremos
    Se iku koha
    E Babaqemos.

    Pa me fashizmin
    Glorian romane
    Vate dhe corba
    Musoliniane…

    C’e ndreq me popullin
    qe s’di c’kerkon!
    Do kthyer fleta
    Sa s’eshte vone!

    Pa dy – tri pushke
    Dhe ne armiqve
    Addio bello
    Prone e cifliqe!

    Do na mbulojne
    Plehrat e tokes,
    Do ngrihen kembet
    T’i bien kokes.

    Do dale djalli
    Nga fundi i dheut
    Do ngrihet bujku
    T’i thote beut:

    – C’beje zotrote
    Bej efendi,
    Kur une luftoja
    Per Shqiperi? –

    Pa do na nxjerre
    Kushedi c’deftere
    Zjarri i xhehnemit
    Mbi ne do bjere..!

    Prandaj o burra!
    Dhe ne ne cete.
    Atdhene e lire
    Ta bejme vete.

    T’i kthejme krahet
    mikut qe patme,
    t’i marrem xhane,
    se ndryshe vame…!”

    Pa kur t’i shohesh
    Dervene – dervene
    Ne vend te pushkeve
    Gota dhe ene.

    Jaka te ngrira,
    Bastun, ombrella,
    Pantofla, guante,
    Pizham, kapella.

    Te gjithe te pushkes,
    Te gjithe te malit…
    Tani qe i rane
    Patkonjte kalit.

    Na ngordhi kali
    I rane thonjte
    C’po vrapon balli
    T’i heqe patkonjte.

    “Na zien ne deje
    Gjak shqipetari,
    S’durojme kurre
    Zgjedhe barbari!

    Do bejme lufte
    De more de.
    Si lum ti popull
    Mezi na ke!”

    Pa nis dollia
    Theren kurbanet
    Varda rakia
    “Poshte italianet!”

    “Do bejme lufte
    Do tundim malet”
    Dhe fshati qeshet
    Dhe bota tallet

    Dhe vendi pyet
    “C’vapor i solli?
    Ku ish gjer dje
    Kjo fare sokoli?

    C’thua ti Daj Ceno?”
    “ – S’di gja o vlla
    Me bahen jane bullica
    Ne tevdil hava…”

    “Do bejme lufte
    Me armiq barbare,
    S’keni ku futeni,
    Dridhuni tradhetare!”

    “Kush jane tradhetaret?”
    “Shohim e bejme,
    Te marrim frenat
    Pastaj e gjejme…”

    “E bene luften
    Me pula strena,
    Tash dun dhe frena…”
    – Gjemon Daj Cena

    “-Dynjane sulltane
    E nderrun keta horra
    Dhe nje here dajakun
    S’e leshuan nga dora.

    Tash tek ne vrapin
    Si qente per petlla,
    Me na heq syte,
    me na vu vetlla…

    Po kush s’i njef se..!
    Nji ku ua thot daja
    Me kesi horrlliqesh
    Eshte ngope dynjaja!”

    Pellembe e gjak
    Andej matane.
    Luftojne e s’tuten
    Bijte partizane.

    As buke,as uje,
    As lecke veshur.
    Kepucet shqyer.
    Po armet ngjeshur

    Nga lufta kthehen
    Shkembinjsh deboje
    me gaz ne buze,
    me kenge ne goje.

    Reply
  • Antidiplomati says:
    August 3, 2023 at 12:53 pm

    Mrengleni gerrmon neper arkiva e nxjerr te verteta historike e ju i thoni se se ka mir se eshte komunist! Marnglen Kasmi ist in so weit ein komunist wie du Demo dämlich bist! Arkivi nuk genjen!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 3, 2023 at 12:55 pm

    U mbyt gjemia,
    me federal!
    O burra shpejto
    kush mund të dal!

    Paçet fashizmit
    e vinçeremo-s
    se iku koha
    e baba Qemos.

    Se me avazin
    Glorias romane
    vate dhe çorba
    musoliniane.

    Ç’e ndreq me popullin
    që s’di ç’kërkon!
    Do kthyer fleta
    Sa s’është vonë!

    Pa dy – tri pushkë
    Dhe ne armiqve
    Addio bello
    Pronë e çifliqe!

    Do na mbulojnë
    Plehrat e tokës,
    Do ngrihen këmbët
    T’i bien kokës.

    Do dalë djalli
    Nga fundi i dheut
    Do ngrihet bujku
    T’i thotë beut:

    – Ç’bëje zotrote
    Bej efendi,
    Kur unë luftoja
    Për Shqipëri? –

    Pa do na nxjerr
    Kushedi ç’deftere
    Zjarri i xhehenemit
    Mbi ne do bjerë…!

    Prandaj o burra!
    Dhe ne në çetë.
    Atdhenë e lirë
    Ta bëjmë vetë.

    T’i kthejmë krahët
    mikut që patmë,
    t’i marrëm xhanë,
    se ndryshe vamë…!”

    Pa kur t’i shohësh
    Dervenë – dervenë
    Në vend të pushkëve
    Gota dhe enë.

    Jaka të ngrira,
    Bastun, ombrella,
    Pantofla, guante,
    Pizham, kapella.

    Të gjithë të pushkës,
    Të gjithë të malit…
    Tani që i ranë
    Patkonjtë kalit.

    Na ngordhi kali
    I ranë thonjtë
    Ç’po vrapon balli
    T’i heqë patkonjtë.

    “Na zien në deje
    Gjak shqiptari,
    S’durojmë kurrë
    Zgjedhë barbari!

    Do bëjmë luftë
    De more de.
    Si lum ti popull
    Mezi na ke!”

    Pa nis dollia
    Theren kurbanët
    Varda rakia
    “Poshtë italianët!”

    “Do bëjmë luftë
    Do tundim malet”
    Dhe fshati qeshet
    Dhe bota tallet

    Dhe vendi pyet
    “Ç’vapor i solli?
    Ku ish gjer dje
    Kjo farë sokoli?!

    Ç’thua ti Daj Ceno?”
    “ – S’di gja o vlla
    Me bahen janë bullica
    Në tevdil hava…”

    “Do bëjmë luftë
    Me armiq barbarë,
    S’keni ku futeni,
    Dridhuni tradhtarë!”

    “Kush janë tradhtarët?”
    “Shohim e bëjmë,
    Të marrim frenat
    Pastaj e gjejmë…”

    “E bënë luftën
    Me pula strena,
    Tash dun dhe frena…”
    – Gjëmon Daj Cena.

    “-Dynjanë sulltanë
    E ndërruan këta horra
    Dhe një herë dajakun
    S’e lëshuan nga dora.

    Tash tek ne vrapin
    Si qentë për petulla,
    Me na heq sytë,
    me na vu vetulla…

    Po kush s’i njef se..!
    Nji ku ua thot daja
    Me kësi horrllëqesh
    Është ngope dynjaja!”

    Pëllëmbë e gjak
    Andej matanë.
    Luftojnë e s’tuten
    Bijtë partizanë.

    As bukë,as ujë,
    As leckë veshur.
    Këpucët shqyer.
    Po armët ngjeshur.

    Nga lufta kthehen
    Shkëmbinjsh dëbojë
    me gaz në buzë,
    me këngë në gojë.

    Reply
  • Rrumi says:
    August 3, 2023 at 2:26 pm

    hahahaha “Conference” hahahaha
    Ca fshatare te ulur ne balte tek një arë.

    Reply
  • JKB says:
    August 3, 2023 at 4:38 pm

    Je teresisht i njeanshem Shoku Marenglen. Dmth sipas jush komunistet ishin te mire gjate luftes e u bene terroriste pas saj. Ti shkruan: “Sot flitet për një ndjesë të munguar nga komunistët për krimet e bëra ndaj shqiptarëve gjatë sundimit 45-vjeçar të tyre. Me të drejtë! Kanë ndodhur! Ndjesa sigurisht që nuk rregullon gjithçka, por më së paku është fillimi i një reflektimi dhe paqëtimi”. Po te njejtet njerez ishin ata. Mos nuk ishin ata qe vrane shoket e tyre gjate luftes?
    Dhe dokumentat gjermane lexoji mire, paraqite te gjithe dokumentin, jo selektiv, duke pasqyruar vetem ato qe te interesojne per te mbrojtur idene tende ne perkrahje te komunisteve.

    Reply
  • demo says:
    August 3, 2023 at 9:11 pm

    Te kishe mende
    Per veten tende
    Ate shkolle,qe nise
    Pse s`e bitise.

    Nuk ka me sot
    Qofte ke daja
    Me kurse plepash
    Osht fa Dynjaja.

    Reply
  • Dauti says:
    August 3, 2023 at 10:31 pm

    Enver Memisha-Demo-je katandisur si Uran Kostreci i ndjere. Po ben bejte si Epopeja e karkaleceve. Se cu punuan partizanet ballisteve sot ka hyre ne histori. Sot ballistet e tu nuk i pjerdh njeri. Nuk nxjerrin dot nje deputet pa i lepire koqet Saliut. E kush i do tradhtaret. Vazhdo me avazin e Mukjes!

    Reply
  • Bureto says:
    August 4, 2023 at 12:12 pm

    Mesa shkruan Kasmi, edhe mund te biem disi dakord me faktin se ballistet ‘bashkepunuan’ me gjermanet. Po, pse mos pyesim? Para s’e te vinin gjermanet në Shqiperi (jo si pushtues, por se Shqiperia ishte rruge kalimi në terheqjen e tyre drejt veriut te Europes, kur nuhasnin se po e humbnin luften), a luftuan legalistet dhe ballistet me italianet, poushtuesit e vertete te Shqiperise (1939-1943)? Cilet kane qene antifashistet e pare: E.Hoxha e co, apo dhe A.Kupi, S.Butka, H.Lepenica etj, Po qe se jo, (kishte me shume çeta nacionaliste se partizane deri ne shtator 1943), atehere pse u be “Mukja” dhe pse u hartua dhe u firmos ajo Marreveshjeedhe nga “Fronti”? Kush e prishi Mukjen? Dihet M.Popovici dhe, nen urdherat e tij, Enveri u dergoi leter çetave partizane ne Juge qe ta godisnin “Ballin” si organizate tradhetare!!! Kur u bene ata tradhetare dhe kë ‘tradhetuan’, kur gjermani nuk kishte hyre ende mire në Shqiperi? Ç’duhet te bente Balli, pavaresisht gabimeve taktike, nen kushtet e nje goditje me arme nga partizanet, per t’i asgjesuar? Nëse armiku ishte gjermani, le të luftonin partizanet me ta, dhe ballistet nëse nuk donin te luftonin, le të ngroheshin në diell. Por jo lipset per interest e tyre ishte me mire t’u drejtosh armet shqiptareve qe nuk mendojne si ti, pa t’i drejtuar! Ishte kjo arsyeja, qe ende diskutohet vrullshem, nese ishte apo s’ishte ‘Lufte Civile’, ama fakt eshte qe shqiptaret u vrane dhe u dogjen me njëri-tjetrin. Dhe kjo nuk mund mohohet. Shkaktaret? Ja ketu ngec problemi. Po te pranohet kjo, bien shume nga mitet qe kane ngritur komunistet per te gjate 70 vjeteve dhe kjo, sipas tyre, nuk duhet lejuar. Kasmi eshte historian dhe mund te na e kishte dhene dhe letren qe Hoxha nen diktatin e M.Popovicit dhe D.Mugoshes (komisari politik i Br.I), u dergoi çetave partizane nga Vithkuqi i Korçes. Edhe po te mos gjendet ajo leter, kete e ka deklaruar publikisht Sejfi Protopapa ne TV shqiptare para dy-tre viteve. Pse nuk doli ndonje historian ta kundershtonte? Protopapa vjet vdiq. Por kete fakt te vertete, mua ma ka deklaruar vete ai qe e shtypi ate në makine. Quhet Muhamerr Spahiu, ish zv. i Nako Spirut dhe funksionar i larte i shtetit deri në vitin 1961, kur u largua nga postet si njeri i Nakos dhe Liri Berishoves. Kjo më eshte deklaruar prej tij, nëfillim vitet ’80, kur askush nuk mund te dinte per polemikat e sotme, pra qe do te thote se eshte e besueshme dhe nderkohe ky person vdiq si komunist antifashist i patundur. Pra ja dy deklarata. Njëri, shoku i Nako Spirut, qe e ka shkruar ate dhe tjetri, shok i Kristaq dhe Margarita Tutulanit, qe e ka lexuar mbasi i ra ajo në dore. Po me siguri qe ka edhe më deshmitare edhe dokumenta. Historianet duhet t’i gjejne dhe t’i botojne. Pra ballistet dhe legalistet u detyruan qe, per vetekzistence, te perballeshin me komunistet qe u shpallen lufte, si kundershtare politike, qe pas lufte do t’i rrezikonin aspiraten e pushtetit. Historia do analize te ndershme. Nuk mund te flitej në Permet per ndonje program komunist, se nuk ishin budallenj ata, perderisa partine e mbanin akoma te padeklaruar. Lufta veçse antifashiste, per ata qe ishin rreshtuar si te tille, kishte mbrapa dhe strategjine e komunisteve per te vendosur regjimin komunist në Shqiperi. Pra ata e dinin mire se ç’kerkonin dhe kete nuk e kane fshehur asnjehere. Ata donin me çdo kusht PUSHTETIN, dhe cilin? Ate pra, nen shembullin e Stalinit qe ishte babai i tyre. Perderi sa kjo tashme ka ndodhur pse kerkojme te mbulojme diellin me shoshe? Perfundimisht kjo u konsakrua legalisht vetem në kongresin e I te PKSH, vitin 1948, kur Hoxha e konsolidoi perfundimisht pushtetin e tij. Historia do te shkruhet ashtu si ka ndodhur sigurisht nga te tjere, perfshire ketu edhe Kasmin, por jo nga ata qe shkruan historine e pas luftes si ‘fitimtarë’, të mos jene më në kete bote! Sepse nuk mund te kete ndarje me thike, e paster si kristali para 29 nentorit, dhe e zeze mbas asaj dite. Nuk mund te jene kurre gjerat bardhe e zi! Kane qene dhe jane vazhdimesi, pavaresisht rrethanave nderkombetare qe i favorizuan ata. Nese ishin komunistet me aletatet e medhenj anglo-amerikane-sovjetike, pse u kthyen shpinen direkt mbas perfundimit te saj, anglo-amerikaneve dhe u ngjiten pas qeres se Stalinit? Pse nuk lejuan zgjedhje te lira dhe pse, ata pak deputete qe u zgjiodhen jashte listes se tyre, ne vitin 1945, u pushkatuan, edhe pse nuk ishin “tradhetare” si R.Dani, Sh.Bejo etj?!!Dhe sa I perket termit “Shqiperi e Madhe”, qe perdor Kasmi, nuk do duhej ta bente sepse ai term nuk ka dale nga goja e asnje shqiptari, rilindas, te pas pavaresise, mbreterise dhe pas luftes. Ai eshte nje term I hedhur në treg nga academia famekeqe serbe, nga akademiket e eger antishqiptare, si Sasha Çubriloviç etj. Shqiptaret, në çdo kohe, kane perdorur togfjaleshit kuptim plote si “Shqiperia Etnike” apo “Shqiperia Natyrale”. Kjo dhe vetem kjo, pra Shqiperia Etnike dhe jo Shqiperia e Madhe, qe gjasme gjermanet ua kishin premtuar nacionalisteve, term qe IKasmi e perdor me perçmim. Ishte ky perkufizim i integruar ne marreveshje, qe ashtu siç permenda me siper, terboi Miladin Popoviçin, shefin real te Enver Hoxhes. Keto do bente mire te na i shpjegonte ndonje here tjeter, sigurisht nepermjet dokumentave arkivore dhe Marengleni, i cili nuk eshte pergjegjes per emrin e tij, por do s’do ai ngerthen ate qe më siper permend komentuesi @demo, dmth TRADITEN. Sepse ishte ky term politike vija e demarkacionit midis paleve qe ne vijim u kthye ne nje arme e jugosllaveve per te zhdukur nacionalistet shqiptare. Siç tashme dihet si fakt historik, te njejten gje bene jugosllavet e dhe në Kosove dhe Luginen e Presheves, por kete rast edhe më zi, se ata u ndihmuan edhe nga partizanet e Enver Hoxhes (Miladinit dhe Mugoshes), edhe pse Shqiperia ishte çliruar medemek. Është kykoolaboracionizem I vertet qe ka ndodhur ne ate kohe dhe eshte ky fakt qe historiografia komuniste nuk ka lene gur pa levizur qe shume nga te vertetat historike t’i injoroje ne pamundesi qe t’I zeroje ato. Sa per dijeni kujtoj ketu masakren e Tivarit. A mos valle ishte ajo finalja e spastrimit etnik te shqiptareve nga trojet e veta, pra termi “Shqiperi Etnike”, qe e terboi Miadin Popoviçin në shtator 1943? Dhe qe nen preteksin se ballistet (te detyruar, veç te tjerave ngaqe iu drejtua pushka), mu per kete aspirate (nacionaliste), bashkepunuan me gjermanet, atehere pergjate 80 vjeteve, historianet (bashkepunetoret me diktatorin) e pas luftes, nen peshen e turpit te tyre historic, nuk kane rreshtur ta fshehin faktin e hidhur te koolaboracionismit të komunisteve shqiptare (Enver e co), me armiqte shekullore historike te shqiptareve që kane qenë dhe janë sllavet në pergjithesi dhe serbet në veçanti. Eshte pra ky “mallkim” që përndjek Mukjen ende dhe sot, me gjysem tevertetat e faksimileve qe zbulon Kasmi. Por, pavaresisht gjithe ketyre, rezultatin e kemi perdite para syve në Kosove e gjetke trojeve tona. Perligjia per komunistet se ishin idealiste per nje Shqiperi Komuniste, nuk e perligj idealin e patrioteve shqiptare per nje “Shqiperi Etnike” mu per faktin sepse ata, per 101 arsye (gjeopolitike, gjeostrategjike etj) qe shoqeruan Luften e II bot, nga ajo lufte dolen të humbur, por jo kokeulur si komunistet sot. Historia u dha të drejte atyre.
    Ps: Sa per sqarim, termi “Shqiperi e Madhe”, i cili kurre nuk eshte perdorur nga shqiptaret, per te cilet ka vetem “Shqiperi Etiuke”, eshte shpikur nga akademiku antishqiptar serb Sasha Çubriloviç, kuptohet per te perligjur qellimin e vertete te tyre “Serbi e Madhe”.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 4, 2023 at 12:40 pm

    “T’i vardisesh një femre do të thotë ta ndjekësh derisa ajo të të mbërthejë.” (Pollard)
    hahahahaha

    Reply
  • Thomaq Strati says:
    August 4, 2023 at 1:33 pm

    NA NGORDHI KALI
    CI RANE THONJTE
    CPO VRAPOJNE
    BLLISTET E MBETUR
    TI VENE PATKONJTE
    TE INATOSUR KANE QENE E
    JANE SI SOT EDHE DJE
    JANE AQ ” TRIMA” SA
    VRASIN VETEN EDHE
    NE HALE . E PROVUAT NE 1944
    E MEND SKANE VENE
    E MIRA E TE MIRAVE
    JU DUHET THENE , JINI
    RACE MUTI , KJO ESHTE
    PAK ME THENE . JEMI BIJTE
    E CLIRIMTAREVE KEMI
    TE DREJTE TJU THEMI
    MOS U BENI GAZ I BOTES
    SE PERSERI SI PRINDERIT TANE
    DO TA GJENI . VENDI NA THERET
    NE EUROPE TE SHKOJME
    VETEM NE KETE MENYRE
    ATDHEUN SHPETOJME

    Reply
  • Rita says:
    August 4, 2023 at 2:12 pm

    Analiza e z.Bureto eshte e sakte .Gjithe te keqen ,mortjen bolshevike e sollen ne Shqiperi Popovici me ndihmësit e tij.Marreveshja e ‘Mukjes ‘ u prish pasi pane Popovicet programin e PB ku kërkohej bashkimi i Kosovës me Shqiperine.Programi i diktatorit , birit te Gjylos i mungonte kjo kërkese. Dhe ju shpall lufte Nacionalisteve .Keshtu u soll dhe Tito me forcat kundërshtare ,ndaj cetnikeve . Z. .Bureto përngjan me ate vezhguesin qe dhe pse ka gjetur zgjidhjen perseri ngulmon te dije ,te mesoje me shume. Te mbeturit e mbështetjes se historise se shkruar nga ” fitimtaret “= pushtuesit mbështeten mbi nje paterice , ( njera paterica ju thye aksidentalisht pas 1990 kur nje nga nje u shfaqen deshmi e deshmimtare te shumte ) ,,,te kalbur .Dhe ajo do te shkatërrohet kur e verteta te shkruhet plotësisht. Po e mbyll nga nje kend teper egoist.Problemi ynë si popull i Shqiperise nuk ka qene , nuk eshte pushtuesi italian e gjerman. Por mallkimi qe na shoqeroi per dekada te kishim nje monster , nje Diktator vella vrases .S’paska thene me kot Popovici ” dhe nanen e tij e shet ” per diktatorin. Ai i sherbeu kryetarit te tij Titos po ky hajvani ynë kujt i sherbeu duke vrare e prere atdhetare , miqte e ngushte kunate ,kushërinjve???? Kolltukut te vet ,kultit te tij ,familjes se tij.

    Reply
  • chess player says:
    August 4, 2023 at 2:30 pm

    Replike me siamezet Demo & Bureto & Rita
    .
    Ju lutem lexoni keto fakte me poshte qe tregojne
    se 4 prej nënshkruesve të Deklaratës së Konferencës së Mukjes që dalin në Memon e SOE britanike,
    janë bashkëpunëtorë te dokumentuar të Shërbimeve Britanike,
    të rekrutuar në Beograd me ndihmën e Shërbimit Jugosllav….lexojeni tre here kete PARAGRAF me siper
    .

    Dokumenti i cili mban firmën e Misionit Britanik, më 1 Nëntor 1944, i nënvizuar si “Tepër sekret” me titull “MEMORANDUM MBI PROPOZIMIN PËR EVAKUIMIN E MAJORIT ABAZ KUPI”,
    del qartë se kjo Konferencë është iniciuar dhe përgatitur nga Shërbimet Sekrete Britanike me ndihmën e disa prej bashkëpunëtorëve të tyre të rekrutuar që në Beograd, në verën e 1940-ës.
    Duhet theksuar se këta bashkëpunëtorë në këtë periudhë kishin mundur të ishin në udhëheqjen e lëvizjes Nacional-Çlirimtare, ashtu edhe të rreshtuar në radhët e Ballit Kombëtar dhe të Lëvizjes së Legalitetit.
    Nga dokumentacioni i Shërbimit Sekret Britanik del qartë se në fakt lëvizja anti-italiane, e cila i parapriu Konferencës së Mukjes, e filluar papritur në Shqipëri, në vitin 1941,
    ishte pjesë e një plani strategjik për Ballkanin, të ideuar nga qendra e Shërbimeve Sekrete në Londër dhe e vënë në zbatim nga Zyrat e S.I.S në Beograd. Deri më sot, historiografia shqiptare
    e pas vitit 1992 nuk ka mundur të shpjegojë se përse në vitin 1941, papritmas në Shqipëri, filloi lëvizja anti-italiane. Historiografia komuniste, e ideologjizuar në maksimum,
    pretendonte se lëvizja anti-italiane në Shqipëri ishte zhvilluar si rezultat i urrejtjes popullore ndaj fashizmit dhe kulminoi me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare.
    A është i drejtë ky konkluzion? Personalisht mendoj se e vërteta është krejt ndryshe dhe lëvizja antiitaliane në Shqipëri e ka zanafillën e saj në planet e Shërbimit Sekret Britanik,
    i cili kërkonte me çdo kusht krijimin e një prapavije sa më problematike për ushtrinë italiane, e cila përgatitej të pushtonte Ballkanin. Deri më sot, askush nga historianët shqiptarë
    nuk ka mundur që të botojë dokumentacionin e plotë, që vjen nga arkivat e Shërbimit Sekret Anglez, për të mësuar se për gati dy vjet ky Shërbim ideoi, përgatiti dhe financoi
    lëvizjen antiitaliane në Shqipëri, me dijeninë e plotë të Shërbimit Jugosllav, i cili sugjeronte edhe emrat për këtë lëvizje. Nga këto arkiva del qartë se liderët e parë të lëvizjes antiitaliane
    janë infiltruar në Shqipëri nga këto shërbime, duke krijuar edhe çetat e para antifashiste në vend.
    Gjithashtu, interesant është fakti që emrat e 4 prej nënshkruesve të Deklaratës së Konferencës së Mukjes që dalin në Memon e SOE britanike, të botuar sot, janë bashkëpunëtorë të Shërbimeve Britanike, të rekrutuar në Beograd me ndihmën e Shërbimit Jugosllav.
    Po kështu, interesant është fakti që kjo Konferencë u administrua dhe u mbajt në ambjentet e Ifsan Toptanit, një bashkëpunëtor i Shërbimeve Britanike, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj.
    Ifsan Toptani, sigurisht ka raportuar mbi të gjitha bisedimet që janë bërë gjatë kësaj Konference, duke vënë në dijeni britanikët mbi ecurinë e punimeve.
    Ifsan Toptani, një pinjoll i familjës së famshme krutane, i njohur për lidhjet e shumta që kishte në Shqipërinë e asaj kohe mbante marrëdhënie shumë të mira,
    si me Nacionalistët, ashtu edhe me anëtarët e Frontit Nacional Çlirimtar. Megjithatë, ai ka qenë shumë afër misioneve britanike dhe fakti që më vonë punonte
    në Zyrën e S.I.S në Athinë tregon qartë afërsinë e tij me Sherbimet Britanike dhe përfshirjen e tij në rrëzimin e qeverisë të pasluftës në Shqipëri.
    >
    Hedhja poshte nga Enver Hoxha e Mukjes ishte nje nga parashikimet e tij me te sakte dhe kjo u vertetua ne Historine Greke te Pas Luftes dyte boterore ku pas Kazertes dhe sidomos pas Varkizes (mukja greke)
    e majta greke u carmatos dhe perendimoret e perdhosen luften e saj …diles gjate pushtimit angloamerikan te Greqise 1945-1949 u vrane 100 here me shume greke se ne luften me fashizmin
    .
    Nese nuk e kuptoni qe emisaret jugosllave
    ishin kapterra te sherbime angleze
    (anglia shteti me antishqiptar),
    keni probleme me shendetin mental
    .
    Faleminderit

    Reply
  • Rita says:
    August 4, 2023 at 3:45 pm

    ” http://WWW.hale ,Tironsi , ,,,,” i fundmi dorëshkrim Chess , ju pergezoj qe pas budallekut ,lodhjes e shkrimeve te broshurave per popullsine e Ballkanit ,mireqenies se vendit si ne diktature edhe sot ( ato shifrat e përqindjet sa te sakta o Zot !! ) ne ringjalljen e te vdekurve jeni kthyer ne nje zbulues te misioneve sekrete te Britanisë .Serioziteti c’mohet dhe pse te dhënat jane fallc.Nje fakt nuk e ndryshon as t’i e as cfaredo dokumenti sekret te nxjerre Britania ( me keto dokumente “SEKRETE” jane duke u bo te pasur punonjës te zyrave qe ruajnë arshivat shtetërore sekrete,, njejte si Mc.Gonigali ku merr dosje sekrete e nuk jep ) pra ,,nuk ndryshon se kopilat Popovic ,Mugosha me shoke kishin ardhe me urdhër te Titos per te formuar P K me dobicin gjirokastrit ne krye.Kete fakt nuk e ndryshon asnje dokument sekret anglez ,italian apo gjerman. Per luften civile ne Greqi ( 1945- 1949 ) perseri nuk tregon te verteten se ishte Tito qe tradhtoi Zaharine me andartet ne male dhe jo perëndimi.Dhe prandaj pelivani i Gjylos me 1948 u prish me Titon e ju lepi Stalinit diktator. Cfare koincidencë ne data ,me 1947- 1948 lutet , URDHEROHET Tito nga Stalini te ndihmoje ushtarakisht andartet komuniste ne Greqi ,se nuk mjaftonte ndihma me arme ,veshmbathje ,ushqim e medicine per te plagosur si nga ana shqiptare dhe ajo yugosllave Tito guxon e kundërshton madje me thënien se ne shtepine time une boj komande .1948 ky incident Stalin – Tito ,dhe 1948 prishja e miqësisë vëllazërore Enferr – Tito.Koicindence qe u fsheh duke prere koka ( Xoxe me shoke ) .

    Reply
  • Bureto says:
    August 4, 2023 at 3:46 pm

    Flm, dhe ju chaiss player, për plotesimin që i bëni komentit tim. Shumë nga ato që shkruani ju nuk janë të panjohura. Dihet botërisht që mbas shpalljes luftë nga Hitleri Britanisë, nisi një pprgatitje e ethshme për të organizuar një rezistencë të nadhe kudo në europë, kundër fashizmit. Kjo sigurisht ndihmonte Britaninë, se gjermanët do goditeshin nga të gjitha anët. Bile briranikët bënë atë që edhe sot çydit botën. Konservatorët demokratë bënë aleancë ne komunistin dhe diktatorin Stalin. Çërçill ka deklaruar se nuk ka politikë të përjetshme ka interesa angleze të tilla. Po ky, kur e akuzonin në parlamebt se po ndihmonte me flori komunistët (terroristet siç i quanin), pra dhe Enverin tonë, u përgjigjej,: Po do ndihmoj këdo që vret një hun (gjerman). Ka shumë të tilla, pir po e mbyll, Çërçill atashoj, pranë shtabit të Titos (nënkryetar i Komintetnit me kryetar Stalinin), djalin e tij si këshilltar.Dihet, zotëri, dihet roli imanglezëve ndaj Shqipërisë, qysh në 1913, kur coptuan Atdheun tonë, po dhe në prag të pushtimit italian kur e aprovuan atë etj, etj. Gjithsesi kjo është hustoria: Në 1999, kryeministri britanik, kur qe fjala për ndërhyrjen në Kosovë, deklaroi: “Duhet sepse po korregjojmë një padrejtësi historike që kemi bërë ndaj shqiptarëve!”. Kjo është historia!

    Reply
  • Rita says:
    August 4, 2023 at 4:30 pm

    www hale , Tironsi , e se fundmi Chess pergezime per nderrimin e rolit ,nga i c’mendur , ne zbulues te misioneve sekrete ,,,,,te Britanisë.Pak me pare komenti im ,perpara ketij qe po shkruaj u censurua .

    Reply
  • demo says:
    August 4, 2023 at 5:54 pm

    Bureto,,Analiza juaj eshte e sakte.
    Une,demo ,me pergjegjesi te plote deklaroj se jam personi qe shoqeroi Sejfi Protopapen ne ish Kombinatin Metalurgjik,(nuk me kujtohet ishte fundi i 1991,apo fillimi i 1992),Partia e Ballit Kombetar sapo ishte riformuar,dhe Sejfiu dhuroi 10 mije dollare per ngritjen e asaj partie,qe per ate kohe ,ishte nje vlere goxha e madhe.
    Shkencetari Sejfi Protopapa,qe kishte punuar edhe per Pentagonin,ne ate kohe ishte i interesuar per Kobaltin qe nxirrej ne Kombinatin Metalurgjik..Mundesova nje Takim te tij me ish Drejtorin e Kombinatit Bukurosh Stafa,i cili i beri nje pasqyre ekonomike te Linjes se Kobaltit dhe rezultonte qe sasia e Kobaltit qe nxirrej nga minerali shqiptar ishte e paperfillshme dhe joEkonomike.
    Me kujtohen fjalet e fundit te Sejfiut ne ate takim:-Neqoftese prodhimi i Kobaltit do te ishte me Leverdi,,Une ketu te sjell investitore Japoneze,qe kane miljarda.
    Persa i perket kujtimeve te tij per periudhen e luftes se dyte Boterore,,ne bisede e siper me tha,qe si perfaqesues i Rinise se Ballit te Qarkut Berat,ne nje Takim te Perbashket me perfaqesuesit e Frontit komunist,i kishte rene ne dore nje qarkore sekrete,qe enver hoxha ja drejtonte komisareve te cetave komuniste DHE CELULAVE TE pARTISE SE TIJ NE RRETHE;Te luftohej Balli me cdo mjet,dhe te propogandohet ne popull,qe faji ti mbetet Ballit.Kjo Qarkore e enver hoxhes shenon shkendijen e pare qe ju vu fitilit te luftes vllavrasese nga enver hoxha dhe Instruktoret e tij Jugosllave. Deklaraten e Sejfi Protopapes e botova ne muajt e pare te 1992 te gazeta Balli i Kombit,qe drejtohej ne ate kohe nga miku im Rinush Idrizi.

    Reply
  • Dudumii says:
    August 4, 2023 at 9:10 pm

    @ bureto. Ju thoni qe Balli u detyrua nga rrethanat e pasMukjes te bashkpunonte me pushtuesit. Mund te na sjellesh kronologjine e ngjarjeve? Kur u be mbledhja ne Mukje e kur u firmos traktati Dalmazzo – Kelcyra? Persa i perket Luftes ideologjike, besoj e kupton qe PKSh ishte ne avantazh ne drejtim te propagandes. Ti premtosh shumices se do besh reforme agrare ne nje fend feudal si Shqiperia, me fal, po duhet te ishte koqe kandari Mit’hat beu mos te kuptonte qe pa lume dollaresh e sterlinash s’kish shans te fitonte me zgjedhje te lira. Kryesisht eshte thene e sterthene qe Tito vete ishte potencialisht i rekrutuar nga anglezet. Fakti qe angloamerikanet hoqen d’ore nga mbeshtetja per Ballin tregon se Balli nuk u detyrua por me vetedije zgjodhi bashkepunimin me nazifashizmin. Dhe kjo Jo pa llogari. Perdori taktiken e shfrytezimit te rrethanave duke shpresuar Jo gabimisht qe gjithsesi te shkonin fatet e luftes te dyja blloqet perendimore nuk do hiqnin dore nga lufra ndaj komunizmit. Kjo ndodhi me pas, por Enveri u fuqizua me shpejt nga c’pritej. Kjo eshte e verteta, ndaj ballistet gjeten strehe ne Perendim e biles u perdoren per strategjine e rrezimit te pushtetit popullor. Dmth, angloamerikanet i perdoren Jo se u behej vone nqs ishin patriote apo tradhetare, oirse u duheshin mbushes topi. Sic u nevojit Berisha e Hajdari ne periudhen e rrezimit te sistemit ne ’90.

    Reply
  • chess player says:
    August 5, 2023 at 2:01 am

    Zoti Bureto :
    Ju lutem rilexoni kete fragment me poshte ne komentin tim
    %%%%%
    Ne vitet 1940-1943 SPIUNAZHI ANGLEZ ideoi, përgatiti dhe financoi
    lëvizjen antiitaliane në Shqipëri, me dijeninë e plotë të Shërbimit Jugosllav,
    i cili sugjeronte edhe emrat për këtë lëvizje. Nga arkiva del qartë se liderët e parë të lëvizjes antiitaliane
    janë infiltruar në Shqipëri nga këto shërbime, duke krijuar edhe çetat e para antifashiste në vend.

    %%%%%
    Kaq mjafton qe ju te reflektoni dhe te qetesoheni nga konvulsionet antienveriste apo antikomuniste sidomos per Konferencen e Mukjes
    qe ishte pasqyre identike e VARKIZES GREKE ku gjate invazionit anglez ( me vone dhe ai amerikan) po ta perseris se ne Greqi
    u vrane..u sakatosen dhe syrgjynuan ne burgje mbi 2 miljon greke pra shume me teper se ne lufte me fashizmin..
    Biles numrin 2 te te majtes greke Aris Velouchiotis pasi e kapen ne 1945 beretat e zeza I prene koken dhe e varen ne sheshin qendror te Trikalles
    ku dhe ne parlamentin anglez u quajt Barbarizem I “Buretove te Greqise”
    .
    Mendoj se KAMPIONATI I LUFTES NE SHQIPERI ne vitet 1941-1944
    perfundoi ne favor te partizaneve me rezultatin 12 me 0
    ku me shume ishin autogola te ballistave apo zogistave
    ku auto goli me me vlere ishte ne Mukje per aresyet qe thame me siper
    dhe keto cic-micet e Kasmit Majte apo Buretos Djathte jane per biznes mediatik.
    .
    I Takoj atyre shqiptareve qe ate fare komunizmi ne Shqiperi te instaluar ne 1944-1945 e gjykoj jo te pershtatshem per ate vend biles shume artificial qe solli dhe deshtimin e tij.
    .
    Ketu qendron merita e atyre qe udhehoqen Shqiperine nga 1944-1991
    qe me nje sistem te gabuar dhe te papershtatshem per ate vend mesjetar
    arriten jo pak suksese ne shume fusha te ndryshme.si arsim-shendetsi –mjedis –ushtri te forte ect ect
    .
    Mjegullnaja kozmike toksike antikomuniste ( respect per antikomunistet normale )
    qe perhapet nga Amerika & Europa me ison e mbajtur nga greket ,serbet ,ballistat,zogistat,ish fashistat ect ect.
    .jo vetem qe ka KONFLIKT INTERESI por duke e krahesuar me mega-hipokrizine e “miqve tane perendimore”
    qe me Monstra si Rama-Berisha-Meta-Basha i kane kthyer dy shtetet shqiptare
    me keq se vilajetet e Portes Larte ku ndryshimi eshte se kjo e fundit quhet Shtepia e lyer me te Bardhe.
    .
    Fakti qe ne 28 tetor 1944 ne Moske ,Churchill me Stalinin
    nen avujt e Vodkes dhe Uiskit ndane Europen si kasape ne nje leter bakalli
    dhe jo vetem kaq por I vetmi vend europjan qe nuk u diskutua ishte Shqiperia
    sepse sic u fol me vone Obezi Churchill
    tha se do ja linte ne dore Josifit vogel-Titos
    qe ne nje fare menyre e kthen Mukjen ne leter higjenike.
    .ashtu si me” nder me thane” Berisha
    qe ktheu ne leter higjenike jo veten Kimen e Bidenit
    por dhe non graten e tij..dhe kjo e fundit me intereson dhe jo kufomat e L2B..
    .

    Reply
  • LEON says:
    August 5, 2023 at 7:48 am

    Komenti i Bureto i meson mijte e djallezuar te arkivave se si shkruhet Historia.

    Reply
  • Arben says:
    August 6, 2023 at 11:06 am

    SLLAVO-KOMUNISTET SHQIPETAR ME ENVER SERBIN NE KRYE, ISHIN ARMIQ TE POPULLIT SHQIPETAR E NUK

    DONIN PAQE, POR LUFTE CIVILE.

    AS NE VARR NUK DUHET TE GJEJNE QETESI SLLAVO-KOMUNISTET SHQIPETAR ME QENDER NE BEOGRAD

    DHE PO KESHTU EDHE PJELLET E TYRE QE NA SHESIN MEND SOT E KESAJ DITE.

    LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI

    PER SLLAVO-KOMUNISTET SHQIPETAR ME QENDER NE BEOGRAD

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?