Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Publikohen të dhënat: 12 bashkitë e mëdha investuan 160 mln euro, “diskriminohet” Veriu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Publikohen të dhënat: 12 bashkitë e mëdha investuan 160 mln euro, “diskriminohet” Veriu
EkonomiLajmi i fundit

Publikohen të dhënat: 12 bashkitë e mëdha investuan 160 mln euro, “diskriminohet” Veriu

Published: May 7, 2024
Shpërndaje

Bashkitë e Rajonit Verior të vendit janë më të varfra krahasuar me Jugun dhe Qendrën, por në vend që të favorizohen me financime ato diskrimohen më tej, si nga buxheti qendror edhe nga ndarja e buxheteve lokale.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në vitin 2023 në 12 bashkitë e mëdha të vendit, që përfaqësojnë qendrat e prefekturave, u investuan gjithsej 16,6 miliardë lekë (fondet e veta + transferta e buxhetit qendror) nga 31,6 miliardë lekë të planifikuara.

Nga shuma e investuar prej 16,6 miliardë lekësh (158 milion eurosh) në 12 bashkitë e mëdha vetëm 986 milionë lekë ose 9,3 milionë euro u investuan në bashkitë e Veriut (Lezhë, Dibër, Shkodër dhe Kukës).

- Publicitet -

Kjo shumë përfaqëson vetëm 5.9% të fondeve totale që u investuan vitin e kaluar nga 12 bashkitë. Nga programi i investimeve në 12 bashkitë e mëdha për vitin 2023 (31.6 miliardë lekë) vetëm 4.8% e fondeve ishin planifikuar për t’u investuar në 4 bashkitë e Veriut.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se bashkitë e Veriut kishin një realizim më të mirë të fondeve në raport me programin krahasuar me bashkitë e tjera.

Në total, të 12 bashkitë e mëdha realizuan vetëm 52% të programit të investimeve më 2023, ndërsa bashkitë e Veriut e realizuan 64% të programit.

Bashkia e Shkodrës dhe Kukësit paraqiten me realizimin më të lartë të zërit të investimeve kapitale përkatësisht me 86% dhe 82% secila.

Nga investimet e realizuara në 12 bashkitë e mëdha gjysma e fondeve janë investuar në Bashkinë më të madhe të vendit në atë të Tiranës, e cila alokoi vetëm 45% të programit të investimeve me 2023. Bashkia e Durrësit u rendit e dyta me 3,3 miliardë lekë investime, me një realizim 58,3%.

Nga 12 bashkitë më të mëdha ajo e Elbasanit kishte realizimin më të dobët të fondit të investimeve me vetëm 30 % të programit, e Korçës me 43.7% të programit dhe e Tiranës me 45 për qind të programit.

Rindërtimi pas tërmetit kishte projektet më të mëdha të investimeve të bashkive më 2023. Projekti më i madh ishte rikonstruksioni dhe riparimi i banesave individuale në Bashkinë e Durrësit me një vlerë të realizuar 1,98 miliardë lekë në vitin 2023 nga 3.5 miliardë lekë të programuara në këtë zë.

Projekti i dytë më i madh ishte rindërtimi i banesave individuale në Bashkinë e Tiranës me një vlerë 1,29 miliardë lekësh nga 1,46 miliardë lekësh që ishin në program.

Projekt i tretë më i madh ishte rindërtimi i objekteve arsimore në Bashkinë Kamze me 927 milionë lekë. I katërti për nga vlera është rindërtimi i banesave individuale në Kavajë me vlerë 636 milionë lekë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • dibrani jetim says:
    May 7, 2024 at 7:29 am

    Investimi më i madh, investim që ua kalon të gjitha bashkive është në Dibër. Do të ndërtohet Skavica dhe do të zhduket përgjithëmonë e vetmja pjesë e egër e Drinit të Zi, do të mbytet tërë lugina, do të shuhet nga harta Dibra, vendlindja dhe vend betejat e Gjergjit të Gjon Dibrani (18 nga 26 beteja fitimtare).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  • Babai godet aksidentalisht me makinë vajzën 4-vjeçare, e mitura ndërron jetë
  • Familja e Lionel Messit në zi, ylli argjentinas humb babain në moshën 68-vjeçare
  • “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  • Historia e shqiptarit që rrezikoi jetën për të shpëtuar dhjetëra shtëpi në Psatha të Greqisë

Komentet e Fundit

  1. Max on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  2. Fjala on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. I lir on Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  4. I lir on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  5. I lir on Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?