Dr. JORGJI KOTE
Pyetja dhe shqetësimi madhor që shprehet në titullin e këtij shkrimi janë objekt i botimeve, shkrimeve, analizave dhe studimeve të shumta të autorëve dhe ekspertëve të shquar të kësaj fushe në SHBA, Europë dhe gjetkë.
Ky preokupim ka marrë përmasa akoma më të mëdha pas muajit Janar 2025, kur në krye të Shtëpisë së Bardhë rierdhi Presidenti Donald Trump. Kjo mbasi siç përmendet edhe në një shkrim nga shkrimtari dhe eseisti i mirënjohur Adam Gabbatt në prestigjiozen “The Guardian” më 4 Prill, Trump e ka shumë për zemër, madje fiksim që emrin e tij ta marrin dhe ta mbajnë sa më shumë objekte social – kulturore dhe institucione në SHBA dhe në botë, bashkë me fotot dhe portretet e tij më gërma ari.
Deri aty sa edhe nga ballkonet e dikastereve qendrore në Uashington dhe atje ku drejtojnë republikanët shihen të varen dhe valëviten flamuj gjigandë me portretin e Donald Trump, çka të kujton praktikat në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet ish lindore.
Nisur nga sa u tha më lart si edhe nga shumë fakte dhe dukuri që përmenden më poshtë, tani problemi shtrohet nëse në Uashington kemi të bëjmë thjesht me një dëshirë, joshje, fiksim dhe famë apo prapa tyre fshihet diçka tjetër ei dëmshme për shëndetin e demokracisë amerikane dhe më gjerë?
Në përgjigje të kësaj pyetjeje, disa autorë të shquar amerikanë, të cilët kanë kaluar vitë të tëra duke studiuar në vend sjelljen dhe huqet politike të diktatorëve dhe liderëve autoritarë nuk i shohin këto dukuri vetëm si sindroma apo mani për t’u dukur dhe për imazh; por mbi të gjhitha si pjesë përbërëse të një strategjie e cila, dashje pa dashje, mund të çojë drejt krijimit të “kultit të individit”; edhe pse ky do të ishte vërtet një rast “ sui generis” për një shoqëri dhe model planetar demokracie si ajo në SHBA-të. Ndaj, ia vlen të ndalemi më gjatë dhe konkretisht te kjo çështje.
Njihen tashmë të këqiat tragjike të të ashtuquajturit “ kulti i individit” në histori. Sidomos pas mbarimit të Luftës së II Botërore në të gjitha vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, në Kinë, në ish Bashkimin Sovjetik, në Kubë, Korenë e Veriut dhe gjetkë, udhëheqësit e tyre “ gjenialë, të mëdhenj dhe të lavdishëm” krahasoheshin me Diellin dhe Zotin vetë, çka u bë tipar mbizotërues vrastar i jetës.
E tepërt të zgjatemi në kuptimin dhe historinë e kësaj dukurie të shëmtuar dhe me pasoja, sepse edhe ne shqiptarët e pamë dhe provuam “ kultin e individit” gjatë sundimit 45 vjeçar monist. Për fat të keq, recidivë të saj po rishfaqen edhe tani me imitimin e praktikave të shëmtuara të së kaluarës, duke idealizuar, fetishizuar dhe shenjtëruar si Perëndi me lloj lloj marifetesh liderët tanë politikë dhe qeveritarë.
Në këtë drejtim, krejt ndryshe nga ish lindja e kuqe, SHBA-të, Europa Perendimore dhe ajo e ribashkuar, Japonia, Kanadaja, Australia dhe vende të tjera me demokraci liberale na sjellin historikisht shumë shembuj të spikatur edukativë dhe frymëzues. Liderët e tyre më të mëdhenj e kanë mbrojtur me fanatizëm integritetin, përulësinë dhe dinjitetin e tyre, duke e konsideruar vehten si kryeshërbëtorë të popullit dhe jo “ shenjtorë apo mbretër” republikanë.
Karizma dhe udhëheqësia e tyre nuk kanë asgjë të përbashkët me kultin e individit që ata e kanë luftuar me çdo mjet.
Si dje, ashtu edhe sot, populli dhe zgjedhësit perendimorë i nderojnë liderët e tyre të shquar, duke u dhënë votën dhe besimin, dhe bashkë me to kritikat dhe qortimet e rastit; vetëm pas ikjes nga kjo botë, rrugë, sheshe, aeroporte, shkolla marrin emrat e tyre, duke u ngritur buste dhe monumente në qytetet e lindjes. Kështu, në Gjermani, të dy selitë e CDU-së dhe SPD-së mbajnë emrat e liderëve të tyre historikë, Konrad Adenauer dhe Willy Brand ashtu si edhe fondacionet e tyre partiakë. Në SHBA secilit President i ndërtohet një bibliotekë dhe muzeum dhe emërtohen institucione të rëndësishme dhe një monument. Aty Qendra Hapësinore mban emrin e Kenedit jo për gjë, por sepse ishte Kenedi që caktoi objektivin unikal që në fund të viteve 60 Amerika të dërgonte anijen e parë kozmike në Hënë, çka edhe u realizua pas vrasjes së tij.
Në Francë ka qendra të famshme kulturore me emrin e presidentëve të shquar, si Qendra “Pompidu” dhe po kështu në Itali, Britaninë e Madhe, Spanjë dhe gjetkë.
Ama sa janë në pushtet, kur vjen koha dhe puna te forumet dhe baza e partisë, sado të mëdhenj qofshin liderët e tyre politikë, atyre u thonë troç “ basta”, duke i liruar pa frikë nga posti, ose duke i detyruar të japin dorëheqjen. Kështu ndodhi më Zonjën e hekurt Margaret Thatcher, e cila dha dorëheqjen pas trysnisë së konservatorëve në Nëntor 1990, me Kohlin emblematik dhe liderë të tjerë të shquar.
Ndodh kështu sepse një lider partiak dhe shtetëror nuk ka nevojë të ngrejë kultin duke u vendosur emrin e tij objekteve dhe institucioneve të ndryshme; jo, kursesi, emrin e tij ai e ngre lart dhe e përjetëson me veprën e tij ndër breza. Kenedi e bëri këtë me fjalimin e tij legjendar vetëm me 785 fjalë aty në Berlin, pranë murit famëkeq kur e mbylli me fjalinë epike “ edhe unë jam berlinez”.
Kësisoj, gjermanët i vunë fare natyrshëm emrin e tij sheshit historik në Berlin. Kështu bënë Regani dhe Bushi me kontributn e tyre legjendar për ribashkimin gjerman dhe europian. Edhe Willy Brandt me “Ostpolitik”-ën e tij të famshme dhe sidomos me rënien madhështore në gjunjë më 7 dhjetor 1970 përpara monumentit të holokaustit në Varshavë; aty përballë saj, polakët i ngritën atij përmendoren dhe e emërtuan “ Willy Brandt” sheshin legjendar. E ku ka monument më të madhërishëm për dyshen emblematike franko-gjermane Kohl- Mitteran se sa fotoja e tyre më 22 Shtator 1984 që bëri xhiron e botës nën tingujt e himneve kombëtare, të kapur dorë për dore përpara kujtimit të 130.000 ushtarëve francezë dhe gjermanë në Douamont Ossuary nga 750.000 të rënët e të dyja vendeve që prehen në Verdun!
Mirëpo, ndryshe nga kjo traditë e bukur, e trashëguar brez pas brezi, tani në SHBA po ndodh e kundërta me Presidentin Trump; aty po shfaqen praktika shumë të afërta me ato të kultit të individit, të cilat bien ndesh me klimën dhe atmosferën shekullore në SHBA, kjo kryekampione e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ca më keq akoma, kur Presidenti Trump nuk ka mbaruar ende as gjysmën e mandatit dhe kur nuk mund të bëhet asnjë vlerësim objektiv për performancën e tij politike.
Këtu nuk është fjala thjesht dhe vetëm të Kështjella “Trump“ në qendër të Nju Jorkut, të cilën ai e ka ngritur dekada më parë, falë pasurive marramendëse nga veprimtaria sipërmarrëse e njohur apo edhe për 2 – 3 raste të tjera të shkëputura. Përkundrazi, shqetësimi po ngrihet se ai po shfrytëzon fuqitë presidenciale për ta shenjtëruar emrin e tij, duke konkuruar “me sukses” liderët famëkeq autokratë.
Kështu, pak ditë pasi ri hyri në Shtëpinë e Bardhë, ai e emërtoi “ Trump” Institutin e Paqes, aty ku u zhvillua ceremonia e inaugurimit të Këshillit të Paqes për Gazën. Po ashtu, te Memoriali i famshëm kulturor “ Kennedy”, pasi vendosi vehten në krye të bordit të ri, shtoi edhe emrin, çka shkaktoi kundërshtime, protesta dhe anullime shfaqjesh të famshme. Më tej, duke përfituar nga jubileu i 250 Vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, në monedhën e artë përkujtimore të emetuar me këtë rast u gdhend portreti i Trump, ashtu si edhe te monedha tjetër me prerje simbolike 1 $. Por, ajo që nuk kishte ndodhur në 165 vitet e fundit në SHBA me paraardhësit e tij, është edhe emetimi i banknotave të reja, të cilat do të përmbajnë nënshkrimin e Trump.
Në vijim, faqja e internetit për recetat e medikamenteve të ndryshme titullohet “ Trump Rx.” Ndërkohë, anijet e reja të luftës do të emërtohen “Trump Class” .
Ndërsa javët e fundit, në Miami, në qendër të qytetit është vendosur të ndërtohet biblioteka madhështore e Presidentit Trump, ngjitur me monumentin tjetër, shenjën e dukshme në nderim të emigrantëve të ardhur në Florida. Problemi është te përmasat e saj gjigande, duke lënë në hije objekte dhe atraksione të tjera turistike, me monumentin dhe emrin e tij më gërma arti në majë; shqetësimi bëhet edhe më i madh mbasi ky projekt madhështor do të realizohet me fondet e taksapaguesve. Dhe do të jetë në kontrast të dukshëm me bibliotekat e presidentëve të tjerë, që janë shumë më të famshëm dhe më të mëdhenj se Trump.
Kulm tjetër i çuditshëm i afeksionit pas emrit dhe figurës së Trump arriti vitin e kaluar, kur për herë të parë, nga Pasaporta e hyrjes në parqet kombëtare u hoqën pamjet e natyrshme me kafshë dhe bimë, duke i zëvendësuar me figurën e Presidentit Trump, çka krijoi reagime ,negative dhe irritim të madh publik.
Lidhur me këto dukuri, Steven Levits, Profesor në Harvard, autor i librit “ Si vdesin demokracitë” thotë se ashtu si edhe me bashkëpunëtorët e tyre më të afërt kudo në botë, asnjë nga njerëzit e afërt të Trumpit nuk guxon t’i thotë një fjalë, ta ndalë ose të paktën ta kufizojë atë në këtë odise joshëse emrash dhe fame.
Duke filluar nga republikanët e tij, të parët që e kanë kuptuar se mënyra më e mirë për ta kënaqur Bosin e tyre është që emri dhe portreti i tij të shfaqen, stampohen, gdhenden dhe paraqiten në sa më shumë vende, mundësisht kudo!
Kështu, vetëm një javë pas inaugurimit të Presidentit Trump, një kongresmen republikan shkoi aq larg sa propozoi të pabesueshmen, që portreti i Trump të gdhendej edhe në memorialin e famshëm në ‘Mont Rushmore’ përkrah katër më të mëdhenjve, Washingtonit, Lincolnit, Jeffersonit dhe Theodore Rooseveltit!!!
Më tej, siç u pa edhe më lart dhe siç pohon profesori tjetër i njohur i Universitetit Princeton, Kim L. Scheppele “ liderët në vendet demokratike duan edhe vetë të nderohen pas largimit nga postet, madje pas shuarjes së tyre”; ndërsa “diktatorët duan t’i shohin portretet dhe imazhet e tyre kudo kur ata janë gjallë dhe në pushtet, me qëllim që ta demonstrojnë hapur pushtetin dhe kultin e tyre”.
Kjo dukuri bëhet edhe më shqetësuese mbasi Presidenti Trump edhe vetë kërkon, propozon, bën ujdira, madje edhe imponohet me kushte të forta që emri dhe fotoja e tij të shfaqen dhe të jenë të dukshme kudo dhe sa më shumë të jetë e mundur.
Kështu, në muajin Janar ai ra dakord të mbështeste një projekt të madh infrastrukturor në Nju Jork, por vetëm me kusht që Chuck Schumer, lideri demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve të jepte miratimin që “ Penn Station” ose Stacioni emblematik i Trenit dhe Aeroporti Ndërkombëtar “Dallas” në Uashington të emërtoheshin të dy “ Trump”.
Megjithatë, kjo është vetëm gjysma e kësaj tablloje të çuditshme për një Kryetar amerikan shteti. Sepse objektet me emrin “ Trump” nuk mbarojnë në SHBA, por shtrihen përtej kufijve të saj.
Konkretisht, me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes në Shtëpinë e Bardhë më 8 Gusht 2025 midis Azerbaixhanit dhe Armenisë, edhe Korridori i madh strategjik i transportit në Azerbaixhan ‘ TRIPP’ u emërtua Korridori Trump.
Rasti tjetër i pakëndshëm ndodhi përpara dy muajve, kur Trump këmbënguli dhe liderja e opozitës venezueliane Maria Achado ia dhuroi atij, natyrisht nga halli ” Çmimin NOBEL për Paqe në një akt të pashembullt të qortuar dhe nga Komiteti përkatës. Mirëpo, edhe pas bujarisë së Achados, shpresat për ndonjë promovim të saj dhe të opozitës si alternativë qeverisjeje në Karakas janë pothuajse inekzistente.
Ndërkohë, burime të ndryshme kanë njoftuar se si para tre javësh, duke folur në një takim lidhur me fatin e Ngushticës së Hormuzit, Trump iu referua asaj me emrin “ Trump” duke habitur të pranishmit. Por, pastaj ndërhyri shpejt me ndjesë duke e korrigjuar lapsusin, por gjithsesi la të kuptohej që nëse SHBA do ta çlirojnë atë, të mos çuditet njeri kur ajo të quhet Ngushtica Trump.
Rasti më i freskët ndodhi nga fundi i muajit Mars, kur deputetëve rusë që ishin ftuar për vizitë miqësore në Uashington iu dhuruan çorape me portretin e Trump të stamposur në to; dhe ata tregonin në publik këmbët e tyre me krenari të veçantë!.
Gjithsesi, këto shfaqje dhe dukuri negative që duket sheshit se i takojnë kultit të individit kanë hasur në rezistencë dhe protesta masive në Amerikë, nën moton “ Nuk duam Mbret” Në raundin e tyre të tretë brenda një viti më 28 dhe 29 Mars muarën pjesë rreth 10 miliona vetë, mes tyre edhe artistë të mëdhenj amerikanë.
Për pasojë, krejt ndryshe nga pritshmëritë e Administratës së Presidentit Trump dhe atij vetë, këto mani dhe dukuri negative për bujë dhe famë telerealitetesh po shoqërohen dhe sfidohen nga rënia e ndjeshme e popullaritetit të Presidentit Trump edhe gjatë dy muajve të fundit. Kështu, sipas sondazheve më të reja, 60 për qind e amerikanëve janë të pakënaqur me performancën e tij. Edhe më e ulët është kjo pëlqyeshmëri lidhur me menaxhimin e dobët të ekonomisë.
Sipas sondazhit të Agjencisë “ Reuter” të këtyre ditëve, pëlqyeshmëria publike për Presidentin lidhur me menaxhimin ekonomik, të kostos dhe çmimeve në dy muajt e fundit ka rënë nga rreth 40 në 30 për qind; kjo ka ndodhur edhe në fushën e politikës së jashtme.
Ndërkohë, edhe jashtë vendit, si në një sondazh të datës 4 Prill 2026, mbi gjysma e popullsive në Francë, Gjermani dhe në Britani e konsiderojnë Trumpin diktator.
Mirëpo, ky kult i ri individi, tashmë i institucionalizuar dhe i ndërkombëtarizuar i kundërvihet parimeve dhe praktikave demokratike dhe integritetit moral të liderëve politikë; të cilët edhe sot e kësaj dite janë pika madhore referimi dhe burim i përhershëm frymëzimi. Ja pse ky hiper kult individi nuk ka vend në shoqëritë liberale perendimore dhe ca më pak në SHBA.
Ndaj, ekziston bindja se ai përfaqëson një përjashtim, i cili gjithsesi nuk e prish rregullin e përgjithshëm dhe një dukuri fare të përkohshme që falë funksionimit të institucioneve demokratike në SHBA do të kalojë shpejt. Zgjedhjet e mesmandatit në Nëntor janë sfida e parë.
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Historia po perseritet dhe ne nuk po mesojme. Adhurimi i verber ndaj nje njeriu qe sulmon institucionet dhe median eshte rreziku me i madh per demokracine. Nuk eshte politike kjo, eshte fe. Po e trajtojne si zot, nderkohe qe ai shikon vetem interesin e vet personal
Nuk eshte kult individi, eshte thjesht nevoja per nje lider qe nuk eshte pjese e asaj kastes se vjeter ne Washington. Bota ka nevoje per dore te forte dhe ekonomi, jo per fjale te bukura dhe korrektese politike qe na mbyti
eshte i vetmi qe thote ate qe mendon pa dorashka
Egzakt, por kjo nuk e ben domosdoshmerisht te sakte, ose te pakten pozitive ate qe thote.
Eshte e tmerrshme te shikosh se si ne vitin 2026 akoma njerezit bien pas nje njeriu qe vetem percan. Ky nuk eshte lider, ky eshte nje personazh reality-show qe ka marre peng nje planet te tere.
thjesht fiksim pas fames asgje me teper
I semur mendor ne krye te perandoris
Ka ndodhur dhe m par
Nje Neron i ri
Trump ka krijuar nje model ku e verteta nuk ka me rendesi, mjafton te jesh i zhurmshem. Do bej shum dëme të mëdha para se t gjej vendin
narcisizmi shitet si patriotizem
Problemi nuk eshte vetem te Trump, por te publiku qe konsumon vetem ate qe i pelqen te degjoje. Jemi ne nje flloske ku kulti i individit ushqehet nga algoritmet e rrjeteve sociale
Shume interesnant komentiu juaj. Te ben te mendohesh dy here ne se gjykimi qe gjithsecili ka eshte autentik dhe i drejte, apo i manipuluar. Faleminderit.
ne Shqiperi e shohim si ndeshje futbolli, harrojme qe vendimet e tij na prekin te gjitheve ne fund te dites.
Trump eshte biznesmen, jo politikan i korruptuar. Ai e sheh shtetin si kompani qe duhet te prodhoje per qytetaret e vet. Kush e quan kult individi nuk e kupton qe njerezit jane lodhur nga elitat qe hane parate tona. eshte shpresa e fundit per rend dhe ligj.
Cfare po “prodhon” per qytetaret e vet?
po lere Trump, presidentin e Amerikes. Ke gje per te thene per kete thonj-paprerin e Tos Qorrit, te fiksuar e marrosur pas vetes dhe kultit te tij, delir i nje psikopati qe ngop Cyrykerine Ethemiane nga Pordhcasti cdo dite
me pordhe syfyri?
O Remo, po edhe kaq mutngrënës si ti nuk na shkonte mendja . Megjithatë, ha ti ha . Mendoj unë për ty .
Ishulli i Sazanit me iniciativën e pozitës dhe sidomos opozitës do quhet ishulli Tramp. Meqe I pëlqen nafta do I japim më brohori puset e naftës dhe Fieri të quhet Tramp City. Ka qejf dollarin,ti japim bankën kombëtare dhe rd quhet Tramp Bank. Rama po i ruan të dyja deklaratat, qofte ajo kur quan Trampin turp te njerëzimit e, qofte tjetra kur quan Trampin bekim nga Zoti. Merresh me Trampin o zotëri, po he kemi një derr narcizi dy metro Pallosh që vdes të mbetet në histori.
Ishulli i Satanit, shokut te epshtajnit.
Do fillojne te hane mish labi, po do kene pak diarre. Te rroje partia!
Gabon rende o perfesor doctor. Eshte nje klase e tere qe e kerkon dhe deshiron nje kult te tille per te realizuar planet e veta te dominimit te shoqerise njerezore, te ndalimit te progresit shoqeror, dhe kthimin e njerezimit ne skllever dhe skllavopronare. Ata e krijuan kete kult dhe po kapen pas tij per te vrare e per te vjedhur.
Njelloj si Ramuti jone, qe nuk mbahet vete, po e mban klasa e hajduteve dhe oligarkeve, e Pisnesmeneve, e patronazhisteve dhe plerave qe paguhen prej tij.
Fame, Fiksim, Kult Individi ..e kush politikan nuk i ka nen lekure? Vetem se ca bejne sikur jane engjellore.
Sa per Trump, ke goditi kjo Fame, Fiksim a Kult i Individit tij, – dy regjime nder me te ndyrat ne planet, te Venezueles e Iranit!
Po a e perligj kjo goditjen? Them se po pasi refugjatet qe ikin nga ato regjime, strehen e kerkojne te Amerika.
Packa se ne rastin e Iranit ato opozitaret e atij Regjimi i del para nje kryeminister ne Ballkanin Perendimor qe ti strehoje..
Ishulli i Satanit, shokut te epshtajnit.
Do fillojne te hane mish labi, po do kene pak diarre. Te rroje partia!
Sipas njeriut me lart, bota ka nevoje per shkaterrimin, se I do qejfi Trapit dhe Netanjahut. Nese bota, organet dhe politikanett boterore nuk reagojne, atehere te dalin dhe te pershendet in “Heil Hitler”. Bota ne prag katastrofe.
Jo se Jorgji i beson keto qe thote. Por ai do ti bej qefin ( ta kete mire se ku i dihet rremben ndonje llokme- vize apo burse studimi per vete apo per femijet) nga vendet Perendimore Liberale.
Po keshtu ai ka krijuar pershtypjen se Amerika do te humbase kete lufte. Po te ishte ndryshe po ky Jorgji sic ka shkrojtur edhe me pare ( kujtoni luften ne Irak) do te fliste ndryshe.
Kjo eshte perkulja e lepirja qe te ashtuquajturave elita Shqiptare dhe prandaj ne fshataret jemi ketu ku jemi. Se degjojme e lexojme hartime bythlepirese si kjo e Jorgjit.
Pasi i beme tere anal-izen ngjarjeve boterore, Evropes se dobet e squllepcur ( qe Jorgji e quan ” shembuj të spikatur edukativë dhe frymëzues”) asnje ( dhe kur them asnje them ASNJE) nuk mendon per Shqiperine. Keta e vrane Shqiperine. ( Shqiperine e bene idealistet e shpetoj rastesia dhe e vrane keta gjoja “intenlektuale”).
Shqiperi ka vdekur. Sikur 10-5 vjet me pare keta elita te na thonin ne fshatareve te benim Shqiperine, te forconim ushtirne, te zhvillonim ekonomine e te lufotnim jo per te huajt por per kombin tone, sot do te ishte ndryse.
Por sot fatkeqesiht eshte ndryshe dhe eshte shume vone. Sot jemi bere LGBTira, gjysem burra, qe nuk dime te dallojme te miren nga e keqja jone si komb, qe vetem qajme e kerkojme si femije tekanjoze ne nje familje te varfer e te varur nga te tjeret.
Sot jemi shitur 100% tek te huajt qe ne fakt as qe mendojne per ne e as qe kane ndonje interes tek ne.
Sot jemi te VDEKUR. Shqiperia ka VDEKUR dhe Jorgjit bejne te diturin e mbajne fjalime ne vareza ku vetem te vdekurit i degjojne.
Ska shume per te argumentuar ne shkrimin e Jorgjit.
Ai flet per dmeokracite libera kur ato demokraci
-bene luften ne Irak,
-sajuan revolucionet ne Pranveren Arabe qe solli ne pushtet ekstrmisete islamike dhe i ktheu ato be vende ne lufte civile,
– sajoj revolucionin ne Ukrahine qe solli luften ne Ukrahine,
– Shakteruan tradiat e kulturene vendeve te tyre duke lejuar importimin ne vendet e tyre krimin e korupsionin nga vedet e tjera
– nderhyne ne Kosove per intereat e tyre dhe e lane Kosoven nje cope toke pa qeveri, pa atdhe e pa te ardheme.
Jane keta demokraci liberale qe me ofendimet e tyre ndaj ne fshatareve ( ne provicianlet), ne qe i votuam, ju paguam rrogat e zyrat dhe jeten e tyre lluksose, na bene ne te votojme per populistet si Trum & Co. ( per mire apo per keq)
Por Jorgji nuk eshte pjese e tyre. Jorgji eshte nje sahanlepires qe leh atje ku ka mundesi ushqimi.
Trump eshte thjesht nje aktor, ashtu si dhe te tjeret ne tagrin e tij por dhe ata jashte tagrit te tij qe bejne kundershtaret gjeopolitike. Por nuk dua te zgjatem, se nuk eshte lehte qe te thyesh tabute, botekuptimin dhe manipulimin qe kane te rrenjosur ne koke njerezit. Kush e kupton e kupton se c’fare dua te them. Ne fakt i kemi thene dhe sterthene me qindra here keto, sidomos ketu te kioska e Thanos.
Si fshatar qe je, ca gjera nuk i kupton. Ose si fshatar qe je, je disi oportunist dhe te pelqen t’ua thithesh muzhikeve e serbeve per shembull. Cfare interesi na paskan pasur ne Kosove, na e shtjello pak ne mundsh. Luften ne Ukraine e solli imperializmi muzhik, endrra perandorake e Putanes.
Fiks fare o Phoenix sa here i ke treguar e stertreguar keto konsiderata te rendesishme per fatin e njerezimit e megjithate askush nuk çan menderen per keto qe thua ti. Akoma nuk e ke mare vesh qe nuk te degjon njeri, po nejse ti vazhdo qe neser kur te ndodhe hataja e madhe qe po pergatisin ata te poshtrit e illuminatit ti te thuash: ” E me, a ju thashe?”
E keni kuptuar te gjithe gabim, sjelljen dhe domethenjen e Trump. Qe te arrish te analizosh mentalitetin e nje lideri aspirant per ” udheheqje te perjetshme” ose ” kulti i individit” te padiskutueshem ne vendimarrje, duhet te perjetosh te pakten 2 ose 3 dite kostumin e Trump. Ose ndjekja kontextuale e analizes te subconscious se nje aspiranti per ” lider te petjetshem”.
Pra, une ndjek Sigmund Freud ne perkufizimin e veprimeve te Trump, qe do te thote:
” Shoqeria njerezore tenton te ece perpara pa analizuar gabimet e se kaluares, dhe kur keto perseriten ne fragmente simeteike kohore, cfare mund t’ju sugjeroj??! Atehere, nje shoqeri njerezore e shekullit XXI per nga zhvillimi intelektual ( shkak – pasoje), i perket zhvillimit te periudhes Austrolopitekut ( faza e zhvillimit), por ti mos u cudit me arritjet e mia ne politiken amerikane qe eshte nje faze me e zhvilluar ne ate te Homo – erectus..qe do te thote do te ngre permendore dhe figuren time aq lart sa Astrolopiteku ( i Australise), me ne fund te kaloje ne extinctions..
Post Scriptum. Gjithesesi ne perseri avancojme ne Homo – Erectus.. Shoqeria njerezore, kur nuk arrin te ndale shkakun e pare te nje pasoje negative, ta kufizoje nen efektin kohe qe te mos marre keto permasa ( inteligjenca e astrolopitekut gomor), shkaku dhe pasoja jane 2000 vjet histori qe perseritet ne segmente simetrike kohore. Homo Sapiens??! Do te ishte nje arritje e cmuar ne perfeksionimin e conscious and subconscious..
Po ja mo five company ti dukesh bukur si pune homo sapiensi, aman shpetoje njerzimin nga australopiteket gamore.
>
E verteta eshte qe bota eshte e mbushur me homospaiense qe i kuptojne shume mire te gjitha çeshtjet e prapeseprape ua lene gjerat me te rendesishme ne dore australopitekeve qe u duken si homo erektus, ose si Carlos Erectus, po deshe.
Remo po ngjan gjithnjë e më shumë me këtë psikopatin, Aldrin që e hoqi b-në që kishte prapa, që në çdo lajm thotë: Po lëri mo këto, se nuk na duhen, a ke gjë për të thënë për Edvinin.
Z.Jorgji ka një detyrim daj shqiptarëve: Ai duhet t’i tregoje të popullit të tij se si e përfytyron të ardhshmen
e Shqipërisë. Ai duhet të na japë mendimet e tija se si duhet të ë orientohen njerëzit në këto situata kaotike
dhe kush janë interesat tona fundamentale.
Por Ai ka zgjedhur një rrugë tjetër, ti tregoj gjithë botës
cilat janë disa nga gabimet e Trumpit. Pse e bën këtë?
Gjalle qenke ti mer mençurak. Se na kishte mare malli shume per keto nderhyrjet e tua gjeniale.
No no one TV UN
Autori i artikullit duhet të analizohet problemet më fundamentale të Shqipërisë, për të sqaruar disa probleme madhore.
Amerika i zgjidh vetë problemet e saja.