Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Familja e zjarrfikësit italian që u vra nga shqiptari dhuron organet e të birit, postojnë në FB dhe foton prekëse të lamtumirës nga spitali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Familja e zjarrfikësit italian që u vra nga shqiptari dhuron organet e të birit, postojnë në FB dhe foton prekëse të lamtumirës nga spitali
AktualitetKronikeShoqëri

Familja e zjarrfikësit italian që u vra nga shqiptari dhuron organet e të birit, postojnë në FB dhe foton prekëse të lamtumirës nga spitali

Published: June 19, 2023
Shpërndaje

Familja e zjarrfikësit italian që u masakrua për vdekje me grushte e shkelma nga truproja shqiptar i lokalit të natës, vendosën të bënin një gjest human duke dhuruar organet jetësore të të birit për të sëmurët në nevojë. Një tjetër moment rrënqethës ishte edhe postimi i fotos dhe momentit të fundit me djalin në shtratin e spitalit, ku i japin puthjen e lamtumirës.

Claudio Tucci, babai i Giuseppe-s, 34-vjeçari që u vra pas një përleshje në një klub, shpërndau një foto në Facebook, duke treguar momentet e fundit. Në imazhet e publikuara nga mediat italiane, shihet babai, i cili puth të birin pranë shtratit të tij në repartin e terapisë intensive të Spitalit Infermieror Rimini, ku ai ishte në koma. 34-vjeçari ndërroi jetë pas një dite e gjysmë agonie. Sipas prokurorisë publike të Riminit, 28-vjeçari shqiptar, Klajdi Mjeshtri, duhet të përgjigjet për vrasjen dhe ndodhet në burg për atë që ndodhi natën mes së shtunës dhe të dielës së 11-12 qershorit.

- Publicitet -

Claudio Tucci, zjarrfikës si djali i tij, e kujtoi Giuseppe-n kështu:

“Përshëndetje Peppe, sot në mëngjes në orën 07:18 u bë një javë që kur binte celulari i babait, me kaq profesionalizëm dhe delikatesë një mjek na ftoi të shkonim në Rimini, pjesa tjetër tani është lajm. Asgjë dhe askush nuk do të jetë në gjendje të na ngushëllojë, por i vetmi shpjegim që duam t’i japim vetes për të sjellë tragjedinë është se ju takoni një djall të shtunën mbrëma dhe shumë engjëj prisnin që të shpëtoheshit. Dhe do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre tokësor falë jush! një përqafim i madh mami dhe babi”.

Klajdi Mjeshtri, 28-vjeç me origjinë shqiptare, por i lindur dhe rritur në Itali, është arrestuar pasi akuzohet për “vrasje me dashje” të 34-vjeçarit, Giuseppe Tucci, punonjës zjarrfikëse. Sherri në fjalë ka nisur pasi e dashura e shqiptarit, është ankuar se 34-vjeçari po e ngacmonte. Hetimet janë ende në proces, kurse i dyshuari dikur ka qenë edhe gjyqtar futbolli për skuadrat e moshave.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?