Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur pushteti nuk trajtohet si domosdoshmëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Kur pushteti nuk trajtohet si domosdoshmëri
opinion

Kur pushteti nuk trajtohet si domosdoshmëri

Published: November 1, 2025
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Fatos Nano nuk ishte as i pari dhe as i fundit në rendin e kohës. Imazhi më i pa zakontë i tij ishte të strehonte dhe në të njëjtën kohë të fshihte Fatos Nanon, ta tregojë atë por jo ta shfaqë si pamje.

Shumë gjëra njerëzore burojnë nëpërmjet një zvoglimi dhe ndarjeje, dhe jo nëpërmjet një dyfishimi apo një përbërje.

- Publicitet -

Ai u nda me të shkuarën duke qeshur, në mënyrën më të lehtë të mundshme, dhe, në të njëjtën kohë nuk e ngriti dot të ardhmen si kishte menduar se mund të ngrihej , pasi, nëse në ndarjen e lehtë ai kishte mendësinë e qytetarit, në të dytën rëndoi mendësia e shtetarit.

Nuk e duronte kultin, u përpoq të shembte çdo kult, e mes tyre, shpesh herë rrënoi edhe pjesë të kultit të tij, po aq lehtësisht se kishte rrënuar të të tjerëve.

Në bashkëkohasit e tij kryeministra ishte e mbetet më i dituri, më njerëzori , disa herë më i pranueshëm se të tjerët, por jo pak herë edhe befasisht , sa ishte njeri i lumtur, aq ishte edhe i mallkuar.

Gabimet e bënë atë një kryeministër të madh, pa kaluar në rrugën e gabimeve ai nuk do të ishte kryeministri që nuk e hante meraku për pushtetin si mjet, por për qeverisjen si kënaqësi.

E kam takuar për herë të parë në festimin e 20 vjetorit të lindjes sime, kur ai erdhi me një grup muzikor të “Petro Ninit”; për herë të fundit jemi takuar në avionin e linjës Vjenë – Tiranë, ku ai kishte zënë një vend në mesin e avionit dhe njerëzit e shikonin të habitur.

Nganjëherë, si në kohën e luftës në Kosovë, kemi pasur mendime të ndryshme, por jemi mirëkuptuar. Kishte virtytin e të dëgjuarit në heshtje dhe urtësinë e veprimit të shpejtë. Por edhe vetinë e harresës.

Kanë ekzistuar e vazhdojnë ende shumë legjenda urbane rreth rolit të tij në rrjedhat e Kosovës, disa nga të cilat janë veshur me tisin e mjegullës dhe ndjenjës së keqes, por, me siguri, shumë gjëra do të kishin qenë ndryshe, më të vështira, më të lodhshme dhe më të rënda nëse nuk do të kishte qenë roli dhe fryma e tij në trajtimin e marëdhënieve të denja mes qeverisë së shtetit shqiptar dhe përfaqësuesve të UÇK-së.

Në mesin e vitit 1998 me ftesën e presidentit të shtetit shqiptar, zotit Rexhep Mejdani, trupa drejtuese e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe e Drejtorisë Politike të UÇK-së, pas takimit në presidencë, në orët e vona të mbrëmjes ishte ftuar në takimin me kryeministrin Fatos Nano. Duke qenë kryetar i organizatës isha në të njëjtën kohë edhe drejtues i grupit përfaqlsues, ku bënin pjesë edhe Bardhyl Mahmuti, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Jashar Salihu, Agush Buja dhe Sejdi Gega. Kryeministri kishte thrrur në takim zevëndësin e tij , Kastriot Islamin, ministrin e brendshëm, Perikli Teta, këshilltarin Vladimir Prela, Shefin e SHK-ut, Fatos Klosi dhe, për pak kohë edhe ministrin e mbrojtjes, Luan Hajdaraga, me të cilin kishim pasur një përplasje në orët e paradites.

Kam shkruar për këtë takim të gjatë, më shumë se 6 orë, në librin tim ” UÇK- e fshehta e hapur e Kosovës”, por sa më shumë lexoj shënimet e atij takimi, aq më tepër bindem se përcaktimi i qeverisë shqiptare në dobi të luftës në Kosovë, mbështetja pa kushte, por e organizuar, nuk do të mund të kishin ndodhur pa autoritetin e kryeministrit Nano.

Kur po dilnim, më ndali mënjanë, kishim qenë bashkë edhe në forumet e larta drejtuese të PS, dhe më tha lehtë se do të ishte mirë nëse nga strukturat e larta do të largoja një figurë, që i ishte bërë e lodhshme dhe e padurueshme. “Koha, më tha, i dha atij një mundësi për të treguar madhështi karakteri, por ai nuk e përdori. Këtë nuk duhet të ia falë askush”.

Ai e jetoi kohën e tij. Nuk tha kurrë , “sikur të kisha jetuar në një kohë tjetër”. Përgatiti një kohë tjetër, nuk ishte faji i tij që të tjerët, ose nuk e kuptuan, ose nuk donin ta kuptonin, ose nuk ishin të aftë ta kuptonin.

Shpesh herë mendojmë se vlera e filozofisë së tij gjendet tek fryma liberale me të cilën ai ngriti ndërtesën e ideve të tij, te kompleksi, por ata që do të vijnë pas nesh, me gjakftohtë dhe të liruar nga mëkati i paragjykimit do e gjejnë atë vlerë tek vizioni me të cilin ai u përpoq të ndërtonte shtetin e rënë pas vitit 1997, por edhe më pas, përmes frymës e jo urrejtjes.

Megjithëse shpesh herë dukej se kishte rreth vetes shpirtëra të dalë nga një bllok i vetëm, ai arriti të nxjerrë cifla që u bënë gurët e duhur për të ringritur atë që ia dhanë të rrëzuar, e më tej : të rrënuar.

Ai kishte një shpirt fëmijëror, që shpërthente në gaz nga një batutë e vetme; mjeshtër i fjalës së fundit, ai ngriti nga hiçi një forcë politike që, në disa momente kishte bezdi nga vetë ai, sepse nuk donte të ngrihej; më i shkëlqyer ishte në kohën e burgut të kotë, hakmarrës e primitiv të Berishës, se në kohën pas tij; ishte një mjek i çuditshëm, që, pasi të shëronte , të shkaktonte plagë të tjera, për të qenë përsëri mjeku i duhur.

Kishte pasione të befta, disa të rrjedhura nga rinia e shkujdesur, harrakate, plot pasione dhe dashuri, ashtu si çaste kur mërzitej edhe me veten, me të afërmit, kolegët, kishte bindjen e ngulitur se dashuria e madhe e urren ndryshimin, por ndryshimi ishte i domosdoshëm.

Pushtetin nuk e trajtonte si domosdoshmëri, por kënaqësi estetike. Disa ditë para zgjedhjeve të vitit 2005, në një takim të veçantë me Ali Ahmetin, miqësisht i tha se tashmë duhej të afrohej më tepër me Berishën, pasi ai do të ishte kryeministri i ardhshëm. Ishte lodhur nga pushteti? Nuk e besoj. Ishte lodhur nga poshtërimi vullnetar që i bënin vetes kolegë të tij. Ai çuditej që partia që e kishte reformuar kishte aq dëshirë të merrte pamjen e një martiri.

Hoqi dorë nga pushteti në forcën e tij politike sepse e ndjeu humbjen si një përjashtim të jetës së tij.

Në thellësinë e shpirtit i përkiste rinisë, ndrësa vonesat në marrjen e vendimeve të guximshme të dukej se kishte të bëje me një plak të rrënuar.

Medet, fryma e tij liberale u shemb së bashku me largimin e tij. Si çdo vdekëtar ai iku nga kjo botë pa e kuptuar. ashtu si kishte ardhur. Do të kujtohet gjatë, mjerisht më shumë nga kundërshtarët e tij. Të cilët i mundi duke qeshur.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    November 1, 2025 at 9:06 pm

    Kundershtaret do ta qajne me shume se NE,qe e vleresuam ne gjallje,se Fatos Nano u DHA SHESH TE BEJNE BPERSHESH.
    Hajde beni me kete Edin pushtra te armatosur,se ky ua shtrengon,,ua liron rripin,ua keput llastikun e brekeve,ua ka leshuar ne fund te kembeve.U del ne enderr treni bullgar…Edhe atehere kur kujtojne se se do fitojne,kane vendosir rekord humbje. I ka rraskapitur,sa nuk bejne dot nje miting.Kane zili kosovaret qe u mblodhen nga ane e anes ne sheshin Skenderbej,Keta mblidhen si ne funeralin e Berishes,ndesin llamatinat te duken shume,.Nje te komiteti qendror,nje tek ura Lanes.I ka leqendisur Edi Rama.

    Reply
  • ¿? says:
    November 1, 2025 at 9:08 pm

    O BEDRI s’te lexoj dot se ia fut kot. Lexova vetem fjaline e fundit dhe e ke gabim. Fatos Nano ishte nga ata qe nuk fitoi kurre, edhe kur u duk sikur fitoi ne te vertete pergatiti humbjen pasardhese. Eshte e vertete qe mund te kete qeshur, por edhe budallenjte qeshin, madje vazhdimisht.

    Reply
  • Skypion says:
    November 3, 2025 at 3:41 pm

    Mund ta imagjinojme Fatos Nanon, ne boten e perjtejme, tek lexon shkrimet e ketyre ketej per te. Sidomos, e kam te lehte ta imagjinoj ku rlexon shkrime si ky i nje nostalgjiku te thekur komunist, si autori i hartimit te mesiperm.
    Nano ka pasur nje marredhenie skizoide me nostalgjiket komuniste ne PS-ne, kur e drejtonte. Nga njera ane i percmonte si rrangalla te ndryshkura, nga ana tjeter ishte i detyruar te shkonte pas avazit se ishin (ashtu sic jane edhe sot) hambari i votave te elektoratit socialist; pa votat e tyre, as kryetar i PS-s mund te ishte, as Kryeminister. Megjithate, kur i jepej rasti, tallej pameshire ne stilin e tij me ta.
    Por duhet te bejme nje krahasim, se edhe monstra Rama ka patur dhe ka nje marredhenie te tille, por per arsye te tjera, dhe totalisht te palavdishme e sidomos te turpshme. Nese Nano i percmonte, por nuk shkonte ne ekstrem, dhe percmimin e shprehte nepermjet gjuhes dhe batutave te tij, Rama shkoi deri aty sa deklaroi publikisht se “komunistet duhen varur ne litar ne sheshe!”, ne nje kohe kur babain dhe xhaxhain i kishte komuniste…! Me vone, u mor vesh se pse, dhe kjo fale gazetarit Mero Baze, i cili beri publike historine e turpshme familjare te Rames dhe akuzat monstruoze qe i bente babait te tij, Kristaqit.
    Nese Nano e kishte ate marredhenie prej kalkulimeve te thjeshta politike, Rama e kishte per shkak te urrejtjes patologjike qe kishte ndaj te atit, qe sipas Mero Bazes i paskej bere ate qe nuk thuhet!
    E imagjinoj Nanon duke pire puro, me goten perpara, duke lexuar shkrimin e Bedriut… padyshim me ate nenqeshjen e tij karakteristike…

    Reply
  • qesh e ngjesh says:
    November 3, 2025 at 3:51 pm

    Ra ky Mort dhe u pam,

    me shoqin Bedri Islam,

    duhej te vdiste Nano te behej i gjalle ky Bedri,

    nga ketu te gazeta per ti ndeze Nanos nje Qiri…

    Reply
  • Mentori says:
    November 4, 2025 at 5:26 pm

    Sot kujtojmë Fatos Nanon, një mendje të ndritur dhe shpirt largpamës.
    Kjo ditë nuk është vetëm për të, por një thirrje për ne: çfarë do t’i lëmë brezat që vijnë? A do të mësojmë të vlerësojmë mendimin intelektual dhe idealist, apo do t’i lëmë të humbasin nën zhurmën dhe përçarjen që na ka shoqëruar?

    Populli që nuk respekton mendimin e lirë dhe intelektualët që punojnë për të mirën e vendit, nuk do të arrijë kurrë përparim të qëndrueshëm.
    Fatos Nano na mëson: mëso të dallosh grurin nga egjëri, vlerën nga antivlera, dhe ndriço rrugën për brezat që vijnë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?