Zyrtarë të FBI-së dhe ekspertë të sigurisë nga SHBA-ja dhe Europa kanë mbërritur në Tiranë, ku për pesë ditë do të zhvillojnë takime dhe diskutime me drejtues të institucioneve shqiptare të zbatimit të ligjit.
Nga 19 deri më 23 shtator, kryeqyteti shqiptar është mikpritës i takimit të 42-të të Kapitullit Europian të FBI National Academy Associates (FBINAA), i cili këtë vit zhvillohet nën temën “Building International Partnerships – Combating Organized Crime for a Safer Environment”.
Konferenca synon të shërbejë si një forum për forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese, shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës, si dhe diskutimin e metodave të reja për përballimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve të sigurisë.
Hapja zyrtare e aktivitetit është parashikuar për 21 shtator.
Në axhendë janë përfshirë drejtues të lartë të institucioneve shqiptare dhe amerikane, mes tyre Zëvendësdrejtori Ndihmës në selinë qendrore të FBI-së, Spencer Horn, FBI Law Enforcement Attaché në Legatën e SHBA-së në Sofje, Brendan Collins, si dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, SPAK-ut, BKH-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Pjesë e aktivitetit pritet të jetë edhe Presidenti Ndërkombëtar i FBINAA, Jim Gallagher.
Një pjesë e diskutimeve do t’u kushtohet formave të reja të veprimtarisë kriminale dhe përdorimit të teknologjisë nga grupet kriminale.
Stephanie Stevens, FBI Assistant Law Enforcement Attaché në Berlin, do të prezantojë mbi hetimin e rrjeteve të komunikimit të koduar të përdorura nga organizatat kriminale.
Në fokus do të jetë edhe grupimi online “764”, të cilin autoritetet amerikane e kanë lidhur me forma të ekstremizmit të dhunshëm dhe aktivitete kriminale në internet. Një tjetër temë e programit është administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara dhe mundësia e përdorimit të tyre për qëllime publike.
Konferenca do të trajtojë gjithashtu rëndësinë e inteligjencës financiare në goditjen e strukturave kriminale, ndërsa pjesëmarrësit do të njihen edhe me raste konkrete hetimore të zhvilluara në Shqipëri.
Një prej tyre lidhet me hetimet në fushën e narkotikëve dhe do të prezantohet nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eduart Kaloshi.
Në axhendë janë parashikuar edhe prezantime mbi një tjetër hetim të suksesshëm të BKH-së, si dhe diskutime mbi zhvillimet e fundit të grupeve kriminale dhe mënyrën se si strukturat ligjzbatuese po i përgjigjen këtyre fenomeneve.
Në aktivitet do të marrin pjesë edhe përfaqësues shqiptarë të EUROPOL-it, me fokus te tendencat e reja të kriminalitetit dhe forcimi i koordinimit ndërkombëtar.
Takimi në Tiranë zhvillohet në një moment kur bashkëpunimi ndërkufitar, shkëmbimi i informacionit dhe përdorimi i teknologjisë në hetime janë bërë pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e punës së agjencive ligjzbatuese.
j.l./ dita

Nuk na duhen Konferenca,Na duhen arrestimet e Hajduteve te Nivelit te Larte,.TE NIVELIT ME TE LARTE. Ae ben dot kete FBI?
Tëmën e sëmës , jep mendime demua , sikur të ishte zv.kryeministër . ” nuk na duhet konferenca” , a thua se dikush nga shteti ynë apo nga USA e ftoi demon të jepte mendim . O pika plakut mu në kokë , po kush të pjerdh ty e derëzi ? Ti një copë pensionist je , që mezi ngrys muajin .
“Nga 19 deri më 23 shtator, kryeqyteti shqiptar është mikpritës i takimit të 42-të të Kapitullit Europian të FBI National Academy Associates (FBINAA), i cili këtë vit zhvillohet nën temën “Building International Partnerships – Combating Organized Crime for a Safer Environment”.”
Nuk mund të jetë i vërtetë si lajm, shikojeni dhe njëherë o ‘Dita’. Nuk ka mundësi që kryeqyteti i drogës dhe krimit, kryeqyteti i vendit ku kryeministër është Edi Rama, të mirëpresi një takim të tillë. Se nuk ka mundësi që FBI dhe agjentaturat europiane mos të kenë lexuar “Ditën” apo të mos kenë dëgjuar flamingsat dhe mos të dinë që ky është kryeqyteti i Ballukut, i Ramës, i Ballës, i Zegjinesë etj. Dikush duhet t’ja bëjë të ditur se gjynah FBI dhe agjentaturat europiane, do bien pre e drogaxhinjve, kriminelave, hajdutëve, vrasësve e tradhtarëve të qeverisë…
FBI bashkepunon me Hajdutet ne Kupole te Shtetit Shqiptar.
VO:
-Ky evenimet bëhet në Tiranë,pasi SPAK bëri disa PARABURGIME TË SHPEJTA,Ndonse pa prova e fakte për të GODITUR KUNDËRSHTARËT TË QEVERISËE,SIÇ KËRKOI OPOZITA BERISHISTE,mbi 65 % më shumë se në Qeverit e BE,KREMLIN..
..Dhe,Shëmbulli u tregua me psraburgimin e KB E.Veliaj pas 1 letre anonime ANGONI,mandej u bën 2 se nuk u dilte llogaria DADO-DUMANIT duke dalë mbi GJK.
-Dhe,mëkënse DASH ka kritikuar rënd paraburgimin pa prova e gjykim të shumë kundërshtarve politikë,do merret si shëmbull “SHUMË POZITIV.” si të përhapet në gjithë Europën e botën Petëndimote,ngjashëm si në KREMLIN PËR BURGOSJE DHE ELEMINIM KUNDËRSHTARËSH POLITIKË.!
-Se si në Shqipëri në MEDJET 99 % E KANË MBYTUR ANONIMËT..DEMO(SALIU NR.2)!
EL NEWS ALBANIA
FLM DITA
Rama blen Jesusin dhe Muhamedin e jo me te tjere
Zyrtaret e FBI do marrin ca eksperience se si me vota deputetesh mbahet larg burgut hajdutja me eksperte qe ky vend ka pas ndonjehere ne qeveri.
Po per protesten qe eshte kundra qeveritareve te korruptuare kane ndonje mendime? Ka mundesi qe seminarin teorike ta konkretizojne me veprime praktike te emrave qe jane ne krye te listes se SPAK, sic eshte Ballukja & Co?
Kjo do te ishte vertete ndihme dhe shembulle per institucionet shqiptare.
Hajde ha pi dhe ike=0 rezultat.
Hetuesi FAMOZ i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eduart Kaloshi perpara se te tregoje perralla me mbret per SPAK-OTURAKUN e hetuesve te Enverit, ku dhjet Edvini jashteqitjet e tij dhe per GJKKO e krimineles Irena Gjoka, qe si grup i organizuar kriminal rasen ne burg Fredi Belerin me akuza te stisura si Prokuroria dhe Drejtesia e Putinit ne Rusi, me mire le te tregoje Edi Rama si pagoi nje spiun te Sigurimit te Enverit dhe korruptoi FBI,
SI NJE KRYEMINISTER FAQEZI DHE SI TURP DHE REZIL PER SHQYPNINE ENVERISTE QE PO KERKON TE GENJEJE BE.
Kaloshij i peposhi florida shikasit e gazidedes
Mimoza
Te futin ne burg hajdutet tw korruptuarit nuk na duhwn bisedimet
Burg hajduteve
Te futin ne burg hajdutet tw korruptuarit nuk na duhwn bisedimet
Bandat kriminale sot dhe Partizanet tane “trima” dje, kane\kishin te njejten qellim e te njejtet krijues , qe jane inteligjencat antishqiptare.
Bandat kriminale duhet te digjen ne turren e druve ! Patriotet duhet te krijojne ” ANTIKRIMIN ” !
Kriminelet duhet te dridhen kur te degjojne fjalen Shqiperi !
Intelegjenca Altificiale sugjeron FSHIZMIN si zgjidhje !!!
Bandat kriminale sot dhe Partizanet tane “trima” dje, kane\kishin te njejten qellim e te njejtet krijues , qe jane inteligjencat antishqiptare…
Bandat kriminale duhet te digjen ne turren e druve ! Patriotet duhet te krijojne ” ANTIKRIMIN ” !
Kriminelet duhet te dridhen kur te degjojne fjalen Shqiperi !
Intelegjenca Altificiale sugjeron FSHIZMIN si zgjidhje !!!
Sezon turistik me EF-BI-AJ-sa
-Ka shume ngjarje nga 1992 ne Shqiperi qe lidhen me FBI dhe ka ardhur koha ti tregojme si barcaleta…..Ja njera prej tyre:
-Ne daten 20 janar 2012 pra ne vigjilje te 1 vjetorit te masakres bulevardit vijne me drita ndezur eksperte te FBI qe do analizonin dokumentacjonin shteteror per kete ngjarje dhe nese do vertetohej qe Sali Biberisha & Belerisha do ishte implikuar me urdher dhenien e hapjes se zjarrit….mjere Saliu i Marikes ku do shkonte..direkt ne pranga.
– Cuditerisht ne 6 mars 2018 ne studion e Sokol Balles ,Usaliu deklaroi pa ju dridhur qerpiku..Po kam dhene urdher per hapjen e zjarrit se po kercenohej kryemistria ( lexo Kulla) sipas kanunit te Lek Dukagjinit….biles do egzekutoja dhe Edi Ramen me doren time nese do kalonte ate dite aty prane…..Pak veta e dine qe ky trimerim e Usaliut Marikes erdhi se ne ate kohe ishte miratuar me ligj qe SPAKU ( Donald Luse,Rames dhe Kimetes) do merrej vetem me krimet ekonomike te nivelit larte vetem pas vitit 2013 qe automatikisht super krimet e Usaliut si 21 janari dhe Gerdeci u falen ne menyren me kriminale jo vetem nga miqte tane te leshit por dhe nga Ramortja qe duhet te gjykohet per 21 janarin si bashkefajtor per 21 janarin 2011.
Boll me barcaleta me FBI…Nje Serberishe jashte dyerve te burgut me nje Edi Rame si hyzmeqar te tij eshte nje psh..rrim nga miqte me i rende se cdo pushtim nga armiqte.
Po ermal beqirin do ta ftoni?