Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë
Kendi i KryeredaktoritLajmi i fundit

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Published: August 15, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Një mëngjes si gjithë të tjerët – i zgjat ushqimin, i ndreq bluzën, i puth ballin dhe e nis drejt shkollës me mendimin naiv se bota ende ruan një farë sigurie për fëmijën tënd.

Por më pas, telefoni bie. Një zë i panjohur. Një ambulancë që nuk ecën kurrë aq shpejt sa mendja jote. Një turmë njerëzish që nuk të lënë të afrohesh. Dhe pastaj, heshtja që të shemb gjithë botën në një frymë.

- Publicitet -

Zemra e një prindi çahet pa kthim: Si ndodhi? Si nuk e pashë? Çfarë më shpëtoi?

Jo vetëm në Shqipëri

Vrasjet me thikë mes adoleshentëve nuk janë më raste të rralla as në Shqipëri, as në botë. Janë bërë një fenomen shqetësues, një valë e fshehtë që mbart plagë të thella shoqërore. Kultura e dhunës në këtë moshë po fiton terren.

Sipas BBC, në gjithë Europën, veçanërisht në Francë dhe Angli, madje edhe në “parajsën” suedeze krimet me thikë nga fëmijë të moshës 10–17 vjeç janë rritur në përqindje shumë të larta.

Shqipëria në muajt e fundit ka patur disa raste që kanë bërë jehonë në opinionin publik. Dje në Maliq ishte tronditja e radhës.

Kur dhuna ulet në bankën e shkollës, fshihet në telefonin e fëmijëve tanë, rritet në rrjetet sociale dhe shpërthen në një moment zemërimi të verbër me një thikë në dorë, ne e shkrehim zemërimin në ajër si pushkë dhe me të drejtë kërkojmë llogari. Kujt?

Problemi më i madh, mendoj unë, është që ne si shoqëri, shqetësohemi pasi ndodh tragjedia, por zgjidhjet tona për fat të keq janë gjithmonë reaktive, kurrë parandaluese.

Thika në duart e fëmijëve

Tek ne dhuna perceptohet si mbijetesë, si identitet, si status. Në mungesë të modeleve pozitive, shumë të rinj marrin si shembull brutalitetin që shohin në rrjetet sociale, në muzikë, në filmat dhe videot që idealizojnë “respektin përmes frikës”.

Por fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë. Ajo u vendos në duar nga ne që nuk ditëm ose u hoqëm si të zënë me punë, kur ata po humbnin vetveten.

Një fëmijë që vret është produkt i një shoqërie që nuk e dëgjoi, nuk e edukoi dhe nuk e orientoi. Kjo do të thotë që kur një djalë 14-16 vjeç merr thikën me vete në shkollë apo në lagje, nuk është thjesht një akt impulsiv. Është shenja e një dështimi kolektiv: i familjes, i shkollës, i shtetit.

Shkolla duket së fundmi e pafuqishme dhe e painteresuar. Në shumicën e rasteve, nuk e kapin fare situatën. Drejtori i shkollës së djalit tim më tha që nuk ka psikologë të mjaftueshëm. Mua më duket se shkolla nuk ka më as orientim jetësor.

Thjesht mësime dhe detyra, ndërkohë që fëmijët brenda vetes janë në shpërbërje. Shkolla nuk arrin të zbulojë as kur një adoleshent vuan nga depresioni, aq më pak kur është në prag të një akti dhune.

Shteti është pasiv, i vonuar, i papërgatitur. Nuk shohim struktura serioze parandalimi, as ndëshkime edukative. Nuk ka programe serioze të edukimit emocional në shkolla dhe në përgjithësi na mungon një kulturë publike që promovon dialogun dhe dinjitetin.

Edhe mediat, shpesh e trajtojnë lajmin si sensacion, ndërsa rrjetet sociale e përtypin dhunën si argëtim.

Askush nuk është imun

Vetëm se duhet të fusim mirë në kokë TË GJITHË, që askush nuk është imun. Nuk ka lagje të sigurta, shkolla të përsosura, apo familje ‘të paprekshme’.

Edhe pas mureve të larta të lagjeve luksoze në periferi të Tiranës, aty ku shitet iluzioni i qetësisë me çmime marramendëse, rriten fëmijë me të njëjtat ankthe, boshllëqe dhe ekspozim ndaj dhunës, si kudo tjetër.

Vetëm se atje është më e heshtur, më e mbuluar me marka, më e sofistikuar në formë, por po aq e rrezikshme në thelb. Dhuna nuk ndalet me kamera sigurie, por me një shoqëri që nuk e trajton jetën si garë, por si përgjegjësi të përbashkët.

Sot vrasja e një fëmije në një fshat të Maliqit është një lajm i largët, nesër mund të jetë fëmija i secilit nga ne që nuk kthehet më nga shkolla. Apo më keq akoma – që kthehet me duar të njollosura për gjithë jetën.

Është një dhimbje për të cilën asgjë nuk të përgatit. Është koha që ta ndjejmë këtë dhimbje, para se të bëhet jona.

Marrë nga rubrika “Këndi i Kryeredaktorit” që botohet në gazetën DITA, versioni print, në  pikat e shitjes së shtypit në gjithë vendin

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
41 Comments
  • Haka Tekizoti says:
    August 15, 2025 at 4:23 pm

    Shkruar me ndjenjë njerëzore e ndjenjë përgjegjësie qytetare. Përgjegjësi kryesor, i llogaritur si një i vetëm, është familja dhe shoqëria, ku, shoqëria është shumësia e familjeve, dhe asnjë familje nuk do të ketë sukses në mirëedukim në qoftë se nuk bëjnë të njëjtën gjë edhe familjet e tjera. Këto pastaj u lehtësojnë punën edhe shkollës e shtetit. Natyrisht, nxitja e fëmijëve për t’u bërë më të zotët se të tjerët është një lloj nxitjeje për ndeshje, për luftë, për triumfin e egoizmit etj. etj.

    Reply
  • Gac says:
    August 15, 2025 at 4:27 pm

    E drejtë është se fajtore kryesore është familja.

    Reply
  • 555 says:
    August 15, 2025 at 4:43 pm

    Ju i mbyllni faqet tuaja te trajtimit te se vertetes,se jeni ne sherbim te qeverise!
    Vetem ne se u ndodh gje ne shtepite tuaja,atehere do ulurini kunder fajtorit ye vetem te vertete: EDI RAMES!

    Reply
    • K R says:
      August 15, 2025 at 5:09 pm

      A ti ke pjerdhur
      Ndaj i mbyllin faqet keta, prej tarallakve si ty

      Reply
  • Na myten says:
    August 15, 2025 at 5:33 pm

    Duhet kanalizuar energjia dhe dhuna e adoleshentit me edukim fizik, aksione dhe edukim ushtarak.
    Europa po iu rikthehet.

    Reply
  • Labi says:
    August 15, 2025 at 6:10 pm

    Vendi vakive,vetem ne Shqiperi ndodh kur kalon rrugen tjetri vjen me makine e j jep gaz sikur do te shtypi,ne gjithe Europen cdo njeri normal minimumi ul shpejtesine,imagjinoni ketij njeriu ti japesh e nje thike ne dorr,te vret per sport,nuk ka qenie me te keqe se Shqiptari, kudo te shkosh ne gjithe Europen uk na do njeri te ba shohi me sy,ne ate vend plas sherri te radha byrekut,thjesht se nje shumice njerezish nuk jane idene se duhet te mbajne radhe.

    Reply
    • Phoenix says:
      August 17, 2025 at 6:55 am

      Kjo nuk eshte e vertete. Une kam pare qe ne Shqiperi kembesoret rrespektohen ne maksimum nga drejtuesit e mjeteve, bile me teper nga c’fare duhet. Une jam drejtues vete dhe e kam pare. Bile rrespektohen kaq shume, sa kembesoret, ciiklistet apo skuteristet jane totalisht te shkujdesur, sa futen pa pare fare majtas djathtas para automjeteve, duke prere ju rrugen befasisht me vend e pa vend. Pa provoje ta besh kete ne ndonje vend tjeter, e te shikosh se sa shpejte do te bejne sallate rrugore. Mos peshtyni lart se ju bie ne surrat.

      Reply
  • LOLOT says:
    August 15, 2025 at 9:19 pm

    AS NE KOHE TE ZOGUT AS NE TE ENVERIT
    GJAK FEMIJESH SDERDHEJ -SE QUHEJ I SHENJTE
    DONIT DEMUTKRACINE-TANI PINI LENGUN
    TASH QE NA ERDHEN MENTE NUK i HANE AS QENTE………….

    Reply
  • PANO says:
    August 15, 2025 at 9:43 pm

    NJË ANALIZË E SHKURTËR, QË THOTË SHUMË
    Në këtë analizë domethënëse, “parakalojnë” të gjithë aktorët dhe faktorët.
    …”Thjesht mësime dhe detyra, ndërkohë që fëmijët brenda vetes janë në shpërbërje. Shkolla nuk arrin të zbulojë as kur një adoleshent vuan nga depresioni, aq më pak kur është në prag të një akti dhune”…
    Kjo analizë do duhej të na bëjë të mendojmë të gjithëve. Nga njëra anë, është jeta boshe. Nga ana tjetër, është mungesa e idhujve-siç me të drejtë e nënvizon Kryeredaktori. Vërtet, cilët janë idhujt e fëmijëve të sotëm?
    Ana tjetër që besoj se luan rol, është fakti që vetë prindërit, apo të afërmit, i kërkojnë fëmijës “të bëhet i fortë”, madje i mbushin mendjen se para tij, nuk ekzistojnë të tjerët. Domethënë duhet të jetë i fortë, i papërmbajtshëm, e t`i shikojë të gjithë me dyshim. Sepse… duhet të përgatitet për jetën e vështirë që e pret.
    “Asnjë fëmijë nuk lind me thikë në dorë”… Një fjali që flet sa qindra romane.
    Por duart e tyre të njoma i armatosim vetë ne, me 101 mënyra.
    Gjithnjë kur ndodhin raste të tilla, “urojmë”:-Qoftë i fundit!
    Por mesa duket do vonojë të duket fundi…
    PËRGËZIME AUTORIT!

    Reply
  • Na myten says:
    August 15, 2025 at 9:47 pm

    Lindin me censurë të cilen mesojne ta perdorin si thikë.
    Urime Shef! Rrofte Enveri!

    Reply
  • chp says:
    August 16, 2025 at 1:23 am

    Qaj Thano qaj….u mbyte me lote.
    Edhe dje shkruanit se zjarret nuk shuhen me lote dhe psheretima
    Ne kete artikull te ndjere i vini rrotull te vertetes por nuk guxoni ta thoni
    Per ta kuptuar cfare dua te them realisht po i drejtoj nje pyetje domethenese vetes time.
    Ku isha une ne moshen 15 vjecare ne kohen e Enverit ne gusht te vitit 1968?
    Me shoket e mij atehere filluam pune ne nje ndermarrje pyjore qe vadisnim me kova dore
    mijra plepa dhe peme te tjera qe ishin mbjellur rrotull lumenjeve etj etj
    Gezimi i rroges pare ishte i madh se do lehtesoja familjen per blerje librash apo ndonje rrobe..
    U rritem si BURRA M PANTALLONA TE SHKURTERA duke perifrazuar nje film italian te asaj kohe
    Kush i futi thikat ne duar adoleshenteve sot ?
    Kjo ndodhi ne 1991-1992 kur demonkratet e Berishales me haleatet tane te Biberosur,bene mire qe denuan dhe hodhen ideologjine e Enverit por bene krim qe gremisen dhe shtetin qe ishte i shqiptareve…u vra Arsimi-Shendetsia -Ushtria deri dhe Gjendja civile etj etj

    Reply
  • edi says:
    August 16, 2025 at 6:57 am

    I shkreti ti chp qe te qan shpirti per ate sistem qe ne breg te perroit apo lumit te pska gjetur pune te lagesh plepat me kova ! Nje pyetje; po kur binte shi, ti vendosje kovat poshte pemes per te mbledhur ujin dhe pastaj lagje pemet?

    Reply
  • Dashi says:
    August 16, 2025 at 8:17 am

    Dëgjo edi , nuk është mirë të tallesh dhe të vesh në lojë një person , faji i vetëm i të cilit ishte , që kishte lindur në diktaturë dhe tani neve ajo periudhë na është neveritur , sipas nxirrjes së vazhdueshme që i bëjmë asaj kohe e që ndoshta nuk i meriton të gjitha akuzat . Unë , pak e kam jetuar , vetëm fundin , për shkak të moshës . Por njerzit që e jetuan , lindën , punuan , u rritën e u plakën në diktaturë , nuk kanë asnjë faj . Po të shajmë e përbuzim atë gjeneratë , kemi sharë prindërit tanë të ndershëm e punëtorë, që punuan me ndërgjegje , për të ndërtuar atë sistem propagandistik , që u kalb nga brënda dhe u rrëzua fare pa e shtyrë njeri . Neve shtymë , rrëzuam e shkatërruam ato pasuri që la pas ai sistem , a thua se i kishim trashëgim nga armiku dhe jo nga djersa e prindërve tanë . E ashtuquajtura demokraci , tek neve , ra në duar të njerëzve tribalë , që nuk kishin në botëkuptimin e tyre asnjë ide , se ç’është shteti , pasuria , demokracia , e për fat të keq veriorë ( megjithë respektin për malësorët tanë) , që vdesin për të hipur majë kalit , por që nuk dinë t’a ngasin atë kalë . Në vazhdën e shkrimeve denigruese për atë sistem dhe sharjeve e kërcënimeve ndaj komunistëve, kam lexuar një koment po këtu në Dita , të një personi që babanë e kishte pasur komunist . Ai shkruante pak a shumë kështu : unë e kam pasur babanë komunist , që punoi minator në minierë për 35 vjet nën tokë , i urtë , puntor e i përkushtuar për neve familjen . Ishim katër fëmijë , na rriti me atë rrogë duke u zvarritur nën tokë , na mësoi me shkollë të lartë të gjithëve dhe as pensionin nuk e gëzoi gjatë , sepse vdiq në krahët tona . A duhet sharë babai im vetëm pse ishte komunist ?
    Mendoj që , si ky babai i këtij personi ishin mijëra të tjerë komunistë e pa parti , njerëz të ndershëm e punëtorë, që kurrë nuk duhen përbuzur . Ata ishin thjesht fajtorë pa faj .

    Reply
  • edi says:
    August 16, 2025 at 8:48 am

    Dashi, un as kam folur dhe as flas kurre per ata qe e quanin veten komuniste (sepse ne teori komunizmi ishte i mire ) por per ata qe ne emer te komunizmit na shtypen na perbuzen ( njelloj me keta qe na perbuzin edhe tani ne emer te demokracise por jane e njejta pjelle sepse ne s’kemi demokraci akoma ) un flas per ata qe i kane sherbyer dhe vazhdojne ti sherbejne atij sistemi . Un nuk kam qene asnjehere i pasur sa te perbuz shtresen e varfer por as i varfer, sot jam 80 vjeç dhe jetoj diku jashte me femijet,nipat e mbesat e mija. Nuk qahem per jeten por ate sistem as e kam gashur dhe as nuk e dua sepse dhe te varferin e beri dhe po e ben me te varfer . Un dua vetem drejtesi per ç’do gje dhe jo anarshi ku shtetin ta drejtojne hajdutet , k u un ne vend qe te marr nje leter qe me duhet nepermjet e-Albanias duhet te paguaj disa punonjes zyrash dhe ne fund e-Albani me pergjigjet qe kodi im nuk eshte i rregullt! Te uroj shendet dhe behu njeri i ndershem dhe jo perfaqesues i QEVERISE ….

    Reply
  • Labi says:
    August 16, 2025 at 8:53 am

    Dash je lodh kot,nuk mund ta kuptojne dinjitetin dhe nderin njerez qe nuk e kane pasur kurre. Koheve te fundit ka pasur debate per zjarret,shume shtronin pytjen pse nuk kishte zjarre ne kohen e xhaxhit si tani,edhe athere bente vape,ne ate kohe zjarri njk kishte kohe te hapej,dilte gjithe fshati e me gjethe e fiknin,tani nuk ka me njerez e fshat.Para 90 diku nga fshatrat e Lezhes dikush i vuri zjarrin tokes e zjarri u perhap sa dogji dhe arat e tjera,7 vjet burg i dha shteti athershem,mbas 90 na doli i persekutyar politik,mori dhe shperblim per vite burgu,na u be dhe kryetar i PD,cfare e pengon dhe sot ti vej zjarrin fshatit,kjo eshte koha qe jetojme dhe shpesh pyesim veten pse ndodh sot.

    Reply
  • Celia says:
    August 16, 2025 at 9:08 am

    Zoti,Thano!
    Shumë drejt!Por skandaloze është situata dhe gjëndja e përgjithëshme e brezit që po ritet fhe krjuar pas 90 tek ne.Injorante,dembela pa edukatë brutale pothuajse analfabetë.Jo për mostalgj!
    Po krahaso ata me brexin shwiptar nç fund 80.Ky degradim katastofrik është vepër e degrafimitnyë përgjithshëm pad dhkatërrimit të indistrisë,bujqësisë,shkenvës dhe arsimit.E iduar,kjo dhe vçnç më jeyë nga poliyikanë gangestara antishqiptarë di Berisha,Nano Meksi,Majko dhe pothuajse gjithë këta aktualët,minisyrat e ture hijenta,që sot lundrojnë në paduti dhe ruajnë pasuritë,duke vazhduar,rënien në gremimë.
    Sado të mundohesh ti dhe ata të pakët,si ty.Nuk fo të bëjmë gjë.

    Reply
  • Tellalli says:
    August 16, 2025 at 9:43 am

    Celia , ke dashur të thuash vërtet gjëra të mira , veçse shkrimet përpara se t’i klikosh për botim , hidhi një sy , se , ndoshta nga shpejtësia , në 20 rreshta ke bërë 90 gabime , duke ja ndryshuar shpesh kuptimin shkrimit .

    Reply
  • Dashi says:
    August 16, 2025 at 10:14 am

    Për Edin . Shëndet të uroj edhe unë dhe faleminderit për këshillën , që të bëhem “njeri i ndershëm ” e ” jo përfaqësues i qeverisë” . Nuk e di ku e paske mësuar , që unë qënkam njeri i pa ndershëm . Sa për atë që më quan “përfaqësues i qeverisë ” nuk e di as këtë , ku më paske dëgjuar , apo lexuar , që unë të kem folur apo shkruar në emër të qeverisë . Pa dyshim që , këto janë lajthitje të moshës , meqë qënke 80 vjeç , siç thua vetë . Sa për sqarim , si çdo shqiptar përfshirë edhe ti , edhe unë jam rreshtuar në një krah politik , sikundër edhe ti , kjo është e drejta e gjithsecilit . Sa për ato lajthitjet e tjera që shkruan , që ky sistem i sotshëm , është vazhdimi i sistemit komunist dhe njerzit i shërbejnë po atij sistemi , këto marrëzira nuk kanë nevojë për debat e për përgjigje , se nuk janë thjesht lajthitje , por ezauriment mendor . Sipas teje , qënka po ai sistem komunist dhe ti na jetoke diku jashtë . E urren qeverinë shqiptare , sepse në e-albania nuk merr dokumentet që kërkon , por duhet të paguash etj. Nuk e di ti , por unë , me e-albania i kam zgjidhur të gjitha kërkesat e mija . Këshilla ime është , në vënd që t’a përdorësh vetë portalin e-albania , për shkak të moshës që ke , kërko ndihmë nga nipërit e mbesat që ke në familje.

    Reply
  • Phoenix says:
    August 16, 2025 at 10:37 am

    C’fare mendimi ka Syzekuqi per artikullin e shokut Thano. Jam i sigurt qe e lexon, ne fakt me shume lexon komentet. Do presim pergjigjen e tij, deri sa te konsultohet me Chat GPT ashtu si beri per zjarret. Nuk besoj qe shoku Thano te bllokoj perseri komentet te atikujt e tij. Mire qe e ben te artikujt e Tos Tarifes sipas porosise se filozofit, por nje gazetari ne standartin e tij, nuk i kane hije keto veprime.

    Reply
  • Phoenix says:
    August 16, 2025 at 10:37 am

    C’fare mendimi ka Syzekuqi per artikullin e shokut Thano. Jam i sigurt qe e lexon, ne fakt me shume lexon komentet. Do presim pergjigjen e tij, deri sa te konsultohet me Chat GPT ashtu si beri per zjarret. Nuk besoj qe shoku Thano te bllokoj perseri komentet te atikujt e tij. Mire qe e ben te artikujt e Tos Tarifes sipas porosise se filozofit, por nje gazetari ne standartin e tij, nuk i kane hije keto veprime.

    Reply
  • Artan says:
    August 16, 2025 at 10:44 am

    Mos ia ver re Edit,eshte nder ata koqelepiresit e Doktor Rrumpalles,dhe fle me endrra se do rikthehet koqefishkuri ne pushtet.

    Reply
  • Vladimir Dushniku says:
    August 16, 2025 at 12:24 pm

    Zoti Thano,mos bej moral kur thua se femijet nuk lindin me thike!
    Po,e dine te gjithe dhe zotrote nuk ke ose i ve kete titull shkrimit ,sepse i je shmangur arsyetimit te shkaqeve te se vertetes!
    Po,femijet nuk lindin me thike ne dore,aq me keq qe nuk lindin as KRIMINELE,por te tille i ben braktisja qe atyre u ben shteti,qeveria,bashkia,shkolla,shoqeria,media,familja etj!
    Ju kam derguar para disa viteve nje shkrim me titull “UA KENI VRARE FEMIJERINE FEMIJVE TANE ZOTI VELIAJ”, por nuk guxuat t’a botoni sepse keni qene te lidhur koke e kembe me Veliajn,Ramen pushtetin e tyre ne veçanti duke braktisur edhe ju interesat e qytetareve!
    Po me kete titull kam bere edhe nje postim ne facebook,por qe juve dhe te tjereve nuk ju ka bere pershtypje,jo se faktet dhe argumentet nuk qendrojne,por se juve nuk ju intereson kjo tentative!
    Ne se do guxonit,jam gati t’u postoj nje shkrim te plote ku te faktoj dhe argumentoj se KRIMINELET DHE KRIMI LINDIN NE LAGJET PERIFERIKE TE TIRANES ME “NENE DHE BABE” QEVERINE DHE BASHKINE TIRANE!
    Mjafton t’u them se nje lagje e tere nr.14,Astiri-Yzberishti me mbi 3 mije femije e te rinj qe jane braktisur nga qeveria dhe bashkia duke mos u ndertuar asnje çerdhe,kopshte ,shkolla ,biblioteka,qendra kulturore,lulishte,parqe,kende lojrash,fusha sportive,shetitore,stola dhe tavolina pushimi etj i ka bere femijet te “VRASIN FEMIJERINE E TYRE” duke u pate ne celular vidio me dhune dhe porno, duke ua katandisur jeten e tyre ne “shkretetire”, me siguri qe joshen nga ofertat me te mira te krimit te organizuar duke u bere me vone edhe kontigjente te tyre duke i bere karshillek vete shtetit!
    Femijet kane nevoje qe pas kopshtit,shkolles etj te ushtrohen me SPORT,ART E KULTURE,por qeveria dhe bashkia i ka konsideruar keta elemente te rendesishem te edukimit te femijve idiotikisht si gjera qejfi!
    Te kunderten kam pare te jete ne Miçigan(SHBA) ,ndonese eshte nje shtet me te ardhura nga me te lartat ne bote,pushteti vendor i ka plotesuar me rigorozitet e pergjegjesi te gjithe komplekset e banimit me te gjithe elementet jetike te domosdoshem PUBLIKE,qe permenda me lart dhe femijet i kane te gjitha kushtet per edukim,argetim etj !
    Kur i ka plotesuar keto kushte nje shtet me te ardhura te larta,qe familjet e tyre mund t’i çojne femijet edhe ne evente private,SI MUND TE JUSTIFIKOHET QEVERIA DHE BASHKIA,qe te frekuentojne femijet qe mezi ngopen me buke te luajne çdo dite tek privati me mijra leke?

    Reply
  • Dashi says:
    August 16, 2025 at 1:08 pm

    Fëmijët në Shqipëri mezi ngopen me bukë ?! Që kur nuk ke qënë në Shqipëri ti Vladimir, meqë shkruan nga Miçigani ? Thanua, me të drejtë nuk ta ka botuar shkrimin që i paske dërguar . Edhe unë nuk t’a botonja po të ma dërgonje në gazetën time, duke parë mënyrën se si shkruan ti . Por, më e bukura është, që paske shkruar diçka në Facebook-un tënd dhe Thanua paska humbur shansin e jetës, që nuk e paska lexuar kryeveprën tënde të Facebook-ut . Po të isha si ti , për inat të Thanos ja kisha dërguar urgjentisht redaksisë së Syrit .

    Reply
  • chp says:
    August 16, 2025 at 7:53 pm

    dy fjalë për komentuesin “edi 6:57 am”

    i nderuar Miqiganist 80 vjecar të falenderoj per vemendjen gjithashtu dhe per talljen e perkryer ,hallall plako…Në kohën e Enverit (shejtan apo shenjtor nuk me intereson) i kam pas urryer sumëlepiresit e tij që thonin se në atë kohë i kishim te gjitha fitore…asnje humbje asnje barazim..Por me shume urrej po keto njerez qe tani thone se ne kohen e Enverit ishin te gjitha humbje,asnje fitore asnje barazim,,,
    Edhe unë jetoj ne Amerikë prej tre dekadash dhe nuk hapem “bythesh” si puna jote qe nuk le koment pa e permendur qe jeton atje…e kujt i plasi ?
    Që të marrësh vesh fabulen e komentit tim te pare po e lidh me filmin sovjetik “Poeme Pedagogjike” e cfaqur jo vetem ne lindje por dhe ne shume vende perendimore ( biles Anton Makarenko studjohet si nje “Pedagog Thinkers”nga me te spikaturit ne bote)…Kush nuk e di , ne kohen e tij Shtepine e Femijve jetime nga lufta e ktheu nga nje cerdhe gangsterresh te dale nga kontrolli i shoqerise,ne nje fidanishte universitare….Dhe kush ishte sekreti.. PUNA & ARSIMIMI

    Reply
  • Eduard says:
    August 16, 2025 at 10:14 pm

    3 fjale per idiotin chp!
    Se pari,dukesh qe je pederast se e paske qejf fjalen “hapje bythesh”!
    Se dyti,ne se ke dy pare mend jep arsyetimet e tua ndryshe nga ai qe nuk ye pelqen!
    Qe qenke idiot dukesh,se sharja nuk eshte zgjuarsi,por rrugaçeri! Thano e ka kthyer gazeten ne nje fletushke ne sherbim te Rames,prandaj ti qe e mburr se nuk i boton shkrimet qe nuk i interesojne , tregon se edhe ti je nje sahanlepires si ai,aq me teper kur nuk ka guxim te replikoje me komentuesit kritikues duke perdorur “KR”!
    DITA eshte kthyer ne nje fletushke ku leshojme jarget hajvane si ty,o chp!
    Fakti qe ua ka mbyllur faqet qytetareve te zakonshem,por i mbush ato me disa rrogtare qe shkruajne hartime me lojra fjalesh,e tregon edhe fakti qe kjo fletushke gjithnje e me pak lexohet nga qytetaret!

    Reply
  • Vladimir Dushniku says:
    August 16, 2025 at 10:41 pm

    I mjeri,dashi, patronazhist i qeverise,une jetoj ne Shqiperi dhe ato qe shkruaj i argumentoj ! Ne se permend Miçiganin,kjo me ben te gjykoj me mire realitetin ketu!
    Jetoj ne lagjen nr.14,ku qeveria nuk ka ndertuar per mbi 4 mije femije dhe te rinj asnje çerdhe,kopesht,shkolle etj,dhe kjo lagje eshte GETO e vertete,ndersa fletushka e Thanos nuk ka guxuar te shkruaje nje fjale per kete gje dhe na del tani e derdh lot krokodili per femijet!
    Kur thua se edhe une nuk do t’a botoja shkrimin,verteton se o je vete Thano qe replikon,ose ti je vete IDIOT FUNKSIONAL qe nuk i kupton fare se çfare demesh i shkaktojne femijve mungesa e ketyre elementeve jetike ne lagje!
    Per mua DITA eshte nje fletushke e vdekur,qe shume ralle i hedh syte,sepse ajo i fshin b…uzet qeverise!
    Per turpin e vet Thano kete qendrim ka mbajtur edhe ndaj 8 protestave te pensionisteve para kryeministrise,duke mos bere asnje shkrim redaksional apo interviste sepse eshte koke e kembe ne sherbim te qeverise!
    Perdorimi i etiketimeve te tua fyese ndaj mdjr si “Miçiganist,tallje” etj tregon se je nje rrugaç,jo me pak!
    Ne fund nuk kam dyshim,se kjo replike fyese,rrugaçerore o do jete shkruar nga vete Thano,o ndonje rrogtar i tij!
    Nuk me keni bere mua dem per mos botimin e shkrimit tim,se tregoni vetrn kujt i sherbeni,se ato çfare kam dashur t’u them qytetareve shqiptare dhe Rames ,i kam thene ne fjalet e mija mbajtur ne 8 protestat e pensionisteve dhe ne dhjetra intervistat televizive dhe shkrime ne shtypin e perditshem!
    Ndersa ju duhet te keni turp per qendrimin qe mbani,jo ndaj meje,por ndaj problemeve ,qe kam ngritur!

    Reply
  • Dashi says:
    August 17, 2025 at 7:48 am

    Ti Vladimir qënke një rompi scatole (një nga ata pleqtë zevzekë , grindavece, të bezdisshëm e langaraqë , që jetojnë me delirin e madhështisë , me delirin e të qënit lider ) . Ti qënke ai që organizonje ato protestat me 10-15 pleq , që i gënjeje se do t’i ngrinje dyfish pensionin ? Megjithatë , po të kujtoj që unë në shkrimin tim , nuk të kam thënë as idiot , as të kam fyer me fjalë rrugaçërore , e as tani nuk dua të të ofendoj , pasi , me sa po shof , kam të bëj me një plak pensionist për të cilët ( jo për ty) , kam respekt të veçante . Epo mirë , paske bërë 8 protesta pensionistësh dhe nuk ke fituar asgjë ; fajin Thanua t’a ka ? Unë nuk jam as Thano dhe as patronazhist i qeverisë , madje nuk arrij t’a kuptoj se çdomethënë kjo fjala patronazhist , që e lexoj shpesh nga (me nder) opozitarët dhe kundërshtarët e tjerë të qeverisë . Di , që gjithë partitë e botës , kanë përkrahësit dhe propagandistët e vet , që bëjnë propagandë për partitë e tyre dhe që aktivizohen në periudha fushatash elektorale . Kjo është gjëja më normale në politikë , por ajo që nuk është normale , është reagimi i opozitarëve humbës kronikë , që tërë inatin ja nxjerrin këtyre aktivistëve të fituesve e që i quajnë patronazhistë . Ty Ladi , me sa kuptoj , të ka hyrë vetja në qef dhe të pëlqen mëndja , aq sa kërkon nga shteti qiqra në hell . Po kush je ti , a derëzi , kush të pyet ty ? Të paskan ftuar në televizion , sa qesharake ! , po televizionet duan të mbushin kohën e tyre të programeve dhe janë gati t’i afrojnë mikrofonin çdo kalimtari në rrugë . I ke parë besoj edhe ti gazetarucë e kameramanë nëpër rrugët e Tiranës e te sheshi Skënderbe që të ndalojnë me zor për intervistë . Hajt , me të mira o Vladimir .

    Reply
  • Vladimir Dushniku says:
    August 17, 2025 at 12:42 pm

    Vetem nje ANTISHQIPTAR MASKARA mund te shfaqe kaq ndyre kundershtimet e tij ndaj ato qe shfaqin te tjeret!
    Se je i tille,plehre prandaj nuk perdor llogjiken e fakteve dhe argumenteve ndaj meje,por perdor sharjet,shpifjet,mllefet!
    Je nje zagar i zgjebosur i qeverise ndaj e ke marre persiper kete rol per kuinslingu nazist!
    Me mos qofsh vete Thano,apo ndonje zagar i qeverise,qe ushqehesh me kockat e hedhura,qe ngulmon kaq shume me fyerje ndaj meje,kjo tregon se je vetem nje KELLIRE QE NUK MATESH DOT ME ATO QE MBROJ UNE,PRANDAJ VETEM FYEN ME FJALOR NAZISKINI!
    ME PLEHRA SI TY TENTOJNE TE MBROHEN PUSHT-etaret,bile edhe Thano,se me fakte dhe argumente nuk guxojne!
    Me etiketimet e tua prej maskarai rrugaç si deliri i madheshtise,se paskam mbledhur ne shesh 10-15 pleq,ti verteton se je nje i SEMURE PSIKIK ,qe je arratisur nga spitali dhe ke mbetur pa ilaçe!
    Bravo Thano,qe si frikacak fshihesh pas ketyre plehrave rrugaçe qe gjoja duan te mbrojne ty vetem duke me share mua!
    Ky eshte edhe nje fakt tjeter qe verteton kritikat e mija ndaj teje!
    Te kam kritikuar me emer,por nuk guxon te perballesh me mua ne nje debat balle per balle,mbase e kondideron veten koke e madhe e medias shqiptare ,ndersa mua nje anonim!
    Te kam pare ty ne disa intervista ne TV dhe me je dukur “ANONIM”, pavaresisht se paguhesh per nje post “kryeredaktor” , aq shume te zhvleftesuar ne treg!
    Mundohu te nxjerresh sa me shume replikues PLEHRA SI KY “dash”, kunder meje qe dine te te mbrojne vetem me sharje,se aq TRU kane gje qe tregon edhe mjerimin tend!

    Reply
  • Dashi says:
    August 17, 2025 at 2:18 pm

    Duke lexuar këtë lumë të turbulluar fjalësh , vërtetohet plotësisht ajo, që kemi të bëjmë me një plak të lënë nga mendtë , me një rrugaç , që i ka hyrë vetja në qef dhe i duket sikur ka të drejtë në tërë atë përrua psiqik , që derdh . Dhe ky plak vagabond e gojëqelbur , që nxjerr nga trutë e nga goja vetëm marrina banale e fjalë të pista , ka kërkuar me ngulm të takohet me Thanon , se paska shumë probleme për t’i parashtruar , a thua se Thano është kryeministër i Shqipërisë . Dhe Thanua , siç kuptohet , ja ka parë se sa fara ka në kokë e as ka denjuar t’ja hedhë sytë . Ikë o plak ikë , struku në atë vetminë tënde e mos u merr me probleme e halle , që janë më të mëdha se ti vetë , ti thjesht je askushi .

    Reply
  • edi says:
    August 17, 2025 at 7:06 pm

    Shume i zgjuar ti chp qe e paske kuptuar qe un jetoj ne Micigan ! Ty me sa duket i ngaterron te gjithe ata qe te kritikojne . Un megjithmend jetoj jashte por jo aq larg, jam shume me afer . Tijeton ne amerike dhe i qan hallin qeverise me shume se te punesuarit atje ! Merr dhe ate Artanin qe e,ditka se ç’pune bej une dhe me zevendesoni sepse edhe ai plaku este pjelle e partise suaj, po ju a FAL.

    Reply
  • TRENI says:
    August 17, 2025 at 8:19 pm

    Papapapapa, si ka mundesi qe keto forumet shqiptare i kane zaptuar keta antishqiptaret qe vetem shajne njeri tjetrin. Me siguri keta jane greke te paguar nga ai (¿?) qe hedh gurin dhe fsheh doren dhe do te fusi percarjen midis shqiptareve. Ai eshte antishqiptar i terbuar, langaraqis nga Manastiraqis me ate gjineken QIQI.

    Reply
  • Dashi qurrashi says:
    August 17, 2025 at 9:17 pm

    Femijet “tane”? Dmth. ti kujton se femija yt eshte njelloj si gjithe te tjeret? Gabohesh rende! Femija yt eshte kopja jote. Dhe TI nuk je si NE. Ti je sahanlepires! Do fakte? Ta jap ne vend. I je sevilosur nje te burgosuri, ish kryetar bashkie. Emri ka pak rendesi. Fotot perkrah tij deshmojne shume.

    Reply
  • TTT says:
    August 17, 2025 at 9:37 pm

    LUM SI NE O ZOT
    KTE DITE E ARRITEM
    BAJGE SI GJITHE SHTYPI
    KOHA BERI DHE DITEN

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    August 17, 2025 at 9:59 pm

    femijes thiken ne dore ja jep ujku alfa.Ujku alfa ne shoqerine shqiptare nuk eshte me i miri ne mesime..Perlundrazi ky eshte 0bjekt bulizmi. Shoqerine e femijeve e drejton femija me thike ne dore.Shoqerine e te rinjve e drejton Ai burgaxhiu me pistolete ne xhep.qe nxjerr para te shpejte.Shoqerine Shqiptare e drejton qeverritari qe akumulon shuma te medha por nuk kapet.I nderuar dhe i respektuar.Shet moral.Shet dhe mente,qe s`i ka.

    Reply
  • Vlonjati says:
    August 17, 2025 at 11:04 pm

    Xhaxhi menderkari .

    Reply
  • chp says:
    August 18, 2025 at 8:32 pm

    per Eduard 10;14 pm
    duke qene se dy here komentet e mia per ju ,nuk u botuan te Dita ,po te pershendes me keto vargje te Dukes se Madh te Laboves…po pate ndonje femer te ” ku lagja pemet e edit” bjere te te jap leksion per ate pune

    Tani mushkën bëjnë me barrë,

    E s’u luan hiç sheqeri,

    Del Fevziu e bën libër,

    “Paska qenë homo Enveri” (!)
    .
    Rri aty tek “Opinioni”

    rri aty ku pate fatin,

    se Enveri, o Fevzi,

    sa ç’je ti, kishte Hallatin!

    Reply
  • ¿? says:
    August 18, 2025 at 9:06 pm

    Haaaaaaaaaaaaaaaaaaa, dhe thua pastaj qe nuk je Enverist, ti merresh edhe me hallatin e Qoftelargut, qe ç’eshte e verteta e popullarizoi shume ky Duka. Po nejse….

    Reply
  • chp says:
    August 19, 2025 at 12:13 am

    Te falenderoj zoti multi bilioner komentesh qe je kaq vigjilent ne kapjen me presh ne duar te kriptokomunisteve te Dites

    Enverist unë kurrë s’kam qenë,

    As kur qe Enveri gjallë,

    Po aspak nuk është e thënë,

    Të besoj tani çdo prrallë!

    Unë jam fare i paanshëm,

    rob i fjalës dhe i nderit,

    O ¿? , s’bëhesh antienverist

    Se i hedh qymyr Enverit!

    shenim: per ty dhe gjithe antienveristeve kudo qe jane….per gjysem shekulli ,per bese, ne kohen e QOFTE LARGUT
    jo vetem nuk kam ndegjuar apo pare ndonje rast per adoleshente te vrare me thika por dha asnje qe mbante thika qofte dhe fshehur…
    Jepini Cezarit ate qe i takon

    Reply
    • ¿? says:
      August 19, 2025 at 12:17 pm

      Cezari e ka mare me kohe ate qe i takonte. Enver Bythen po e mbani si zombi neper kembe ju trushkulurit, qe megjithate keni edhe turp ta quani veten, ashtu sic jeni, enveriste muti. Po perse beni sikur nuk e kuptoni qe edhe Saliu eshte produkt i paster Enverist, se ky Edvini ashtu ka nisur po eshte kontaminuar me pak Inteligjence Artificiale, se ajo natyralja e ka lene me kohe qe kur studionte vizatimin me rrenje.

      Reply
  • demo says:
    August 19, 2025 at 3:09 am

    chp.Makarenko krijoi nje Gulag per femijet jetime te Luftes civile(vdiq ne 1939).Pedagogjia e Makarenkos eshte pedagogjia turmes,Ferma e kafsheve e Orwellit.Kolonite e hajduteve qe krijoi diktatura ishin mo0t a mot kopje e kolonive te Makarenkos,,plot me vjedhje,vrasje,vetvrasje dhe vajza te parritura me barre.
    Makarenko me kujton nje kriminel muzikant ne SHBA,qe shtirej si MESIA dhe krijoi nje koloni te ngjashme ne Florida.
    Poeme Pedagogjike eshte perkthyer ne shqip nga Ndermarrja botuese Naim Frasheri,.Si film nuk e kam pare.

    Reply
  • vlonjati says:
    August 19, 2025 at 6:25 am

    Me sa duket ti chp duet te kesh qene diku jashte shtetit qe nuk oaske degjuar asgje nga keto ne kohen e dulles, ose ndonje spiun birucash ! Por nje gje e paske pare mire ti, ashtu si dhe A.Duka, hallatin e Enverit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Protestat e të rinjve po bëjnë nervoz Ramën”, The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që mburret me pasurinë
  • Kryeministri “sociolog”
  • Parlamenti Evropian miraton raportin e Shqipërisë për vitin 2025
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • PËRGJIMET: “Do sjell dhe 20 milionë euro, futi në fuçi 50 litërshe e groposi…”

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?