Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Festa e Falënderimeve rikthehen dyndjet në aeroporte e rrugë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Festa e Falënderimeve rikthehen dyndjet në aeroporte e rrugë
AktualitetBote

Festa e Falënderimeve rikthehen dyndjet në aeroporte e rrugë

Published: November 22, 2023
Shpërndaje

Miliona amerikanë iu drejtuan aeroporteve të mërkurën një ditë përpara Festës së Falënderimeve, duke shkaktuar ditën më të ngarkuar në fluturime, që kur pandemia mbylli traditën e vizitave tek miqtë apo familjarë gjatë të festave. Si për të lehtësuar frikën e konsiderueshme për vonesa të fluturimeve, stuhia, që solli rrebesh dhe erëra të forta, në pjesën më të madhe të Amerikës lindore të martën dukej se po lëvizte në det të hapur të mërkurën, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Mes 17 dhe 27 nëntorit, linjat ajrore amerikane do të transportojnë një rekord prej 29.9 milionë pasagjerësh, sipas ‘Airlines for America’, që kryen parashikime mbi industrinë, ose 9% më shumë se një vit më parë. Shifrat flasim për 1.7 milionë pasagjerë më shumë nga nivelet e para pandemisë së COVID-19-s.

Të martën, në pikat e kontrollit të sigurisë në aeroporte u kontrolluan 2.6 milionë pasagjerë, numri më i larti ndonjëherë për të martën që i paraprin Ditës së Falënderimeve, sipas Administratës së Sigurisë në Transportit të SHBA. E mërkura pritej të ishte edhe më e ngarkuar.

Në autostrada, Shoqata Amerikane e Automobilave pret që 55.4 milionë udhëtarë të udhëtojnë të paktën 80 km ose më larg duke nisur nga e mërkura deri të dielën, ose 2.3% më shumë sesa vitin e kaluar.

Rënia e çmimeve të benzinës dhe e biletave të fluturimit e ka bërë udhëtimin më të përballueshëm ndërsa inflacioni është ulur disi. Çmimet e gazit kanë rënë 15% që nga mesi i shtatorit, sipas GasBuddy, një faqe interneti që mbledh të dhëna mbi këtë çështje, ndërsa sipas faqes së udhëtimeve Hopper, çmimet e biletave të avionëve për javën e falenderimeve, ishin 14% më të lira se vitin e kaluar.

Sipas parashikimeve dy aeroportet kryesore në Hjuston të Teksasit do të thyenin rekordin e tyre të udhëtarëve prej datës 16 në 28 nëntor. Rreth 2.4 milionë persona pritej të fluturonin përmes Hjustonit, 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

 

p.c. / dita

 

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?