Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread and Heart”, Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Europa bashkë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread and Heart”, Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Europa bashkë
KronikeLajmi i fundit

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread and Heart”, Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Europa bashkë

Published: 6 Qershor, 2025
Shpërndaje

150 arkitektë ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët janë mbledhur në Tiranë për Festivalin “Bread & Heart”.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij në eventin historik, tha se se Shqipëria sot po prodhon më shumë arkitekturë se gjithë Europa bashkë. Sot në Shqipëri tha Rama, arkitektët ndërkombëtarë vijnë në numra që pak vite më parë ishte e paimagjinueshme.

“Një Shqipëri që sot prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Europa bashkë. Shqipëria është kthyer në një port shprese, arkitektët ndërkombëtarë vijnë në numra që vetëm pak vite më parë nuk do t’i kishim imagjinuar. Tirana sot nuk është më vetëm një skenë, është katalizator. Projektet që lindin në Shqipëri nuk janë mediokrite lokale apo klishe globale, janë të gjalla, rezonuese me vlerë.

- Publicitet -

Në një botë të fiksuar me ikona, ajo çfarë shpaloset këtu, diçka që krijohet si e përbashkët, por si asgjë tjetër më parë. Çfarë është më e rëndësishme guxon të ndërtojë mes asaj që është vërtetë e përbashkët, si një akt krijimi. Ky festival s’ka të bëjë me arkitekturën si profesion, por si aktin më të afërt njerëzor, të krijosh hapësira ku jeta mund të rritet dhe të mbrojë veten”-u shpreh Rama.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Komente
  • Zgjohuni, DREJTËSIA DO të BËHET thotë:
    6 Qershor, 2025 te 3:11 pm

    Tiranës ju perdhosën e shkallmuan vlerat e jetës e t’kulturës të trashiguar ndër vite, kurse ramapolitika na dërdëllis për pranin e 150 arkitektëve. Arkitekt që nën etjen e paras përdhosën vlerat historike të Tiranës, pra atë që s’ja lejuan në vëndin e tyre, e bënë në Tiranë. Një marri e shkuar marrisë që kërkon hetim e ndëshkim me tërë fuqin e ligjeve.
    Për kultur, hidhni një sy drejt Kryeqyteteve te Europës dhe do t’shikoni se sa me fanatizëm e ligje i kanë ruajtur vlerat e trashigimis t’jetës e t’kulturës në ditë e vite. Dhe binduni, se Shqipëria ka nevoj për Patriot, e jo shqipfolës, që s’duan t’ja dinë as për popull e as për atdhe, para lekëve të pisët e pushteteve pa kufi e me cdo forme e cmim brenda djajve.Mjaft më me rreklama bajate që s’i shkojnë për shtat një rrealiteti të dhimshëm shqiptar.
    Jemi i vetmi vënd në botë që kena shumicën e popullit jasht vëndit, e kjo prej binjakëzimit të politikës me botën e krimit e t’korrupsionit deri më sot.
    Së fundi, duan apo s’duan armiq e liris e demokracis, DREJTËSIA DO të BËHET.

    Përgjigjiuni
  • Jugu thotë:
    6 Qershor, 2025 te 3:54 pm

    Sa te jet Rama ne pushtet nuk ke planifikim urban. Pastroj halet e Berishes dhe tani po nderton halet luksoze me 10 kate qe i zun frymen Tiranes dhe pastrojn thjesht parat e droges, parat e pista te shumices se bizneseve te medhaja, parat e hajdutosura nga tendera kooruptive te Ballukes dhe lale Erit por jo vetem.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    6 Qershor, 2025 te 5:24 pm

    Ajo qe shoh une nga foto,jane 150 studente te arkitektures,me ca pedagoge dhe ndonje arkitekt sa per lezet.Te prodhoje ky fshati jone i dashur me shume Arkitekture se gjithe Europa,duhet qe Europes ti kene rene bumjet atomike dhe Fshatit tone i ka rene barra ta rindertoje Europen.Tirana zyrtare nuk ka Arkitekture,Nuk ka Projekte zhvillimi.Nuk ka planimetri te zgjerimit te qendrave Urbane,Nuk ka Projekte te zhvillimit Turistik. Ndertimet ne Tirane dhe gjithe Shqiperine jane:GJEJ SHESH E BEJ PERSHESH. Niveli profesional i ndertimeve eshte larg nivelit bashkohor,,jo vetem perendimor,por edhe Aziatik.
    Kullat e Tiranes dhe projekti gjoja italian(nuk ka arkitekt italian te projektoje ato shemtira),jane dora e Rames si poezite e Neronit dhe shakate e Duces.Shih Ato dollapet me korniza druri,copa copa,copa,prapa shpines se Rames,si sepetet turqihane te gjyshes time.Ato jane kryeveprat arkitekturore te Rames,si stadiumi cyruk therrmija therrmija,luspa luspa si kurriz krokodili.Keto reflektojne Psiqiken e therrmuar te Rames.Kryeministrit ju ka plasarit truni therrmija therrmija dhe kete e reflekton ne Arkitekture. Mire duruam malokun,qe theu 7 rekorde noti te Mark Spicit,po Ti mor mysybet !!?

    Përgjigjiuni
  • Dashi thotë:
    6 Qershor, 2025 te 6:33 pm

    Sa idiot je more demo ! Po kush je ti more derdimen , që po na i shet veten kritik , shkrimtar , arkitekt , piktor , muzikant , poet , kush je ti Leonardo da Vinci , apo Michelangelo Buonarotti ? Kur thuhet që sot Shqipëria është qëndra e arkitekturës , do të thotë që janë mbledhur në kongres ndërkombëtar arkitektët më të mirë nga e gjithë bota . Ti je një injorant që nuk ke parë e vizituar asnjë shtet të botës , ti nuk je as arkitekt , as sociolog , as inxhinier mjedisi , as ndonjë estetist e as ndonjë inxhinier urbanist . Po si të shkon mendja , more hajvan , që kullat në qendër të Tiranës i paska projektuar Rama ?! Po Rama nuk është as inxhinier , as arkitekt as urbanist , as projektues . Si mund të të shkojë mendja që , një piktor të projektojë ndërtimet më të vështira të kohës së sotme , që janë kullat ?! Nuk gjen të huaj që të vijë në Tiranë e mos vlerësojë pozitivisht ndërtimet në qendër të Tiranës dhe modernizimin e vazhdueshëm të kryeqytetit . Vetëm ty , që je alifimatrak e profan i të bukurës nuk të pëlqeka Tirana dhe kullat e saj . Po ç’duan 12 milion turistë që vizitojnë Tiranën , kur na qënka kaq e shëmtuar sipas teje ? Po ç’duan arkitektët nga e gjithë bota që bëjnë kongresin e tyre në Tiranë ? Më mirë mblidhnim nja 100 demo pensionistë shqiptarë dhe i kërkonim mendimin , se si do të ndërtonim kullat e Tiranës . Ikë o demo , mjaft na çave trapin , na u bëre specialist për gjithçka ti e nuk le hale pa futur hundët .

    Përgjigjiuni
  • Sulo thotë:
    6 Qershor, 2025 te 6:40 pm

    Koha e gjate ne pushtet i ben njerzit delirant, dikur Berisha thoshte jam Sali Berisha or budallenj ndersa sot Edi Rana thote prodhojme arkitekture e te tjera idiotsira si keto. Delja popull voton…

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    6 Qershor, 2025 te 9:49 pm

    Nuk thashe i ka ndertuar Rama,as i ka projektuar Rama,,Sot projektet e kullave jane kopje te gatshme, qe mund ti kopjoje cdo kopjac,hajdut projektesh,,student shejtan etj.Fasadat e shemtuara me ato korrnizat katrore si dollapet qe mban pas shpine,,jane dora e Rames.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    6 Qershor, 2025 te 10:24 pm

    Edhe sikur kullat e Dubait te ishin,,keto Karabina te shemtuara betoni,jo vetem po betonizojne qendren e Tiranes,por po na nxijne Jeten e mbetur.Parqet dhe lulishtet i zaptuan,po na zaptojne dhe Ajrin.
    Dikur Kadareja u ankua,se nje kulle po i bllokonte pamjen e Dajtit.
    Nqs,Edvini jot o Dashi e ka kuptuar qyteterimin,Zhvillimin,Perendimin me kulla ne qender,ky qenka me shpellar se Saliu.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    7 Qershor, 2025 te 12:15 am

    Se c`ka gjetur nje Vini Maas,nje hollandes batakci,qe ju ka qepur kesaj Tirane,qe ne 2010,do ngrinte ato kullat e cpifura mbi sheshin Skenderbej.Por sheshin Skenderbej e shpetoi fitorja e Bashes me votat e gabueme ne kutite e pagabueme.
    Sa fitoi Rama ne 2013 e ndjeu eren e kermes Batakciu Maas,Stuio belge e Edi Rames.Ka ngritur ato kullat e shemtuara me koken e perbindshit Edi Rama,do ngreje edhe nje me koken e vet te cmendur mbi pallatin e Kadarese(demek koka Skenderbeut) dhe nje shemtire tjeter qe e quajne Mali Tiranes. Po shko mor delenxhi mbyt Hollanden me ato shemtirat e tua,,apo atje s`te lejne!!!!!!!!!!!

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E rëndë në Sarandë! “I forti” i Ksamilit dhunon dhe përgjak një person në sy të fëmijëve
  • Humb jetën punëtori në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas u rrëzua nga skela
  • Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles, shoferi u neutralizua nga kalimtarët
  • VIDEO: Përplasje fizike deri te përdorimi i armëve, çfarë ndodhi në klubin e natës në Palasë?
  • Ky është Skifter Tagani, pronari i biskotave “Tagani” që falsifikonte datat e ushqimeve

Komentet e Fundit

  1. TRENI në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  2. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  3. TRENI në Pas tensioneve në Theth, Rama njofton 6 reforma ligjore: S’ka më ‘tokë të xanum’, do bëjmë ligj të ri për kontrollin e territorit
  4. TRENI në Historia e këngës “Mëma ime Greqi – Majmun evgjitësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë. Çfarë arti bën krijuesi shqiptar?
  5. Mentori në Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, dy të akuzuarit lihen nën masën “arrest në burg”
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?