Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Firmat piramidale online XUEX, arrestohet organizatori kryesor në zonën e Divjakës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Firmat piramidale online XUEX, arrestohet organizatori kryesor në zonën e Divjakës
AktualitetKronike

Firmat piramidale online XUEX, arrestohet organizatori kryesor në zonën e Divjakës

Published: September 23, 2025
Shpërndaje

Organizatori kryesor i firmave piramidale online XUEX, është vënë në pranga nga policia në zonën e Divjakës. Në pranga ka rënë Ereledio Shebeku 35 vjeç, i cili dyshohet si organizatori kryesor për zonën e Divjakës në lidhje me organizimin e këtyre skemave. Shebeku është personi i 7 që arrestohet në kuadër të këtij operacionit “Xuex”. Më 14 shtator u arrestuan 6 persona; Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç, ⁠Marius Kodra 28 vjeç, Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe.

Brunilda Todi është motra e Ereledio Shebekut, ndërsa në kërkim vazhdon të jetë gruaja e tij këtij të fundit, A.Sh. 35 vjeç. Gjithashtu Gjykata e Fierit, në seancën për masat e sigurisë, liroi nga qelia Emanuel Taullau dhe Flavio Mukajn, duke i lënë në detyrim paraqitje. Ndërsa katër të tjerët u lanë në burg me afat 60 ditor.

Qindra qytetarë nga Divjaka, Lushnja e zonat përreth ranë pre e mashtrimit duke investuar nga 1,000 deri në 5,000 dollarë, me premtimin për fitime të përjetshme. Siç njofton policia, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.SH., si organizatori kryesor për zonën e Divjakës.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit njofton se, në vijim të operacionit “XUEX”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me mbështetjen e ngushtë të Prokurorisë së Fierit, është finalizuar ndalimi i personit të dyshuar si organizatori kryesor për zonën e Divjakës, shtetasi E. Sh., 35 vjeç.

Ky operacion tregon vendosmërinë e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit për goditjen e aktiviteteve mashtruese online, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe të sigurisë publike.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e platformave mashtruese, si dhe të jenë të kujdesshëm me të dhënat e tyre personale dhe bankare, në faqe apo aplikacione të pasigurta.

Çdo rast i dyshimtë të raportohet pranë strukturave të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, si edhe pranë seksioneve përkatëse në çdo DVP.

Shqiptarët kanë rënë pre e nje skemë piramidale të tipit ‘Ponzi’ me platformën e investimeve në bursa XUEX. Qytetarët që kanë rënë pre e kësaj skeme duhet që të investonin të paktën 1 mijë euro, në mënyrë që mund të futeshin në investim. Pas kësaj ata duhet që të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në këtë sistem, në mënyrë që të rrisnin përfitimet e tyre.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes
  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  • Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës

Komentet e Fundit

  1. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  2. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  3. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  4. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  5. Vilajet Qyrku on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?