Nga Artan Xh. DUKA
Garё varkash!
Fati e sovraniteti i Groenlandёs nuk ёshtё punё “varke” se kush zbarkoi i pari atje, hesap ky qё i shkon pёr shtat kolonializmit klasik e jo qasjes nё demokraci ndryshe, edhe Hёna ka sot zot se amerikanёt tё parёt e tё vetmit deri tani, ngulёn kёmbё e flamur atje.
Pёrpara se tё pёrflitet argumenti i Trump pёr zotёrimin e Groenlandёs, BE e Danimarka bёjnё mirё tё bёjnё tё tyren pёr sovranitetin e munguar gjatё tё saj. Debati po ndodh mes Danimarkёs e Europës bashkё nga njёra anё dhe SHBA nga ana tjetёr ndёrkohё qё normalisht duhet tё ndodhte mes SHBA e Groenlandёs. Ndaj edhe poterja e kakofonia se SHBA kёrkon tё rrëmbejë Groenlandёn brёnda saj nuk i shkon Danimarkёs e BE qё duke mos i dhёnё njё shans Groenlandёs pёr pavarёsi e vijuar me inercinё shekullore tё post-kolonializmi arkaik e kanё lёnё atë pa gojё e pa karrike nё tryeza bisedimesh.
Njё Groenlandё e pavarur dhe vetёm ajo do tё vulosё fatin e saj mё pas. Nёse e ka tё pamundur tё garantojё, jo vetёm sigurinё e vetes por edhe tё botёs demokratike nё tё dyja brigjet e Atlantikut nga “dera” e Artikut, atёhere ajo e vetёm ajo duhet tё vendosё me kё bashkёsi tё integrohet, BE apo SHBA, pёr tё mundёsuar e garatuar paqe e “ҫati” tё sigurtё Artike pёr vete e mbarё hemisferёn veriore. Dhe kur vjen puna tek garancia e siguria, BE nuk ka “shtatin” e SHBA qё historikisht ka qёnё e mbetet garant i sigurisё jo vetёm nё Europё por dhe botё.
Groenlanda është pothuaj një “kontinent” me njё “oborr” të pamatë artik. Shumё e madhe pёr aq pak banorё sa ka e tё pёrqёndruar si janё ndaj, ndёrsa dёshira e vullneti i popullit pёr pavarёsi duhet respektuar, duhet marrё nё konsideratё edhe gjeopolitika qё ndikon nё sigurinё e mbarё botёs demokratike nё hemisferёn e veriut, pёrfshirё edhe SHBA.
Mundёsitё post-pavarёsi pёr tё mund tё shkojnё nga integrimi nё BE apo SHBA apo neutraliteti qё shtron dilemën e ndarjes sё Groenlandёs me një pjesë të jugut si shtet mё vete e pjesën tjetër nёn zotёrimin e SHBA pёr shkak tё rrezikut pёr sigurinё nga “dera” e Artikut nё veri që Groenlanda e vetme nuk ia del dot.
Nёse pavarёsia nuk arrihet, atёhere Danimarka e BE bёjnё mirё t’i hapin krahun SHBA. Nёse ka njё fuqi qё garanton pritshmёritё pёr siguri e garanci gjeopolitike nё polin verior me ndikim edhe nё sigurinё e bashkёsive demokratike tё ndara nga oqeani Atlantik, ajo ёshtё vetёm SHBA.
SHBA nuk i ka borxh Europёs t’i rrezikohet siguria e saj nga “dera” lart e Artikut. Ai qё lё dyert kanat e nuk rri fare nё shtёpi, fut nё siklet e rrezikon jo vetёm komshiun por edhe ata rrotull tij ndaj nёse nuk i del dot pёr zot, t’ja japё tjetrit qё do e di tё vёrё “dryn”.
Tabuja e kufirit
Amerika nuk mund tё pёrflitet pёr “neokolonializёm” e ekspansionizёm nga njё Europё qё ende mban sirtareve tё saj fantazmёn e “noterizuar” tё kolonializmin historik dhe vetё fakti qё Groenlanda, ende sot pas kaq shekujsh, nuk ka zё, tregon pёr vullnet tё munguar nё Europё.
Si BE edhe SHBA janё tё dyja bashkёsi shtetesh dhe sikurse BE zgjerohet me shtete tё reja, edhe SHBA synon tё pёrfshijё, me mirёkuptim reciprok e brёnda rregullave, shtete tё tjera brёnda saj. Sikurse ndryshon kufiri i BE, ashtu nuk ka pёrse tё habisё kёnd edhe nёse ndryshon kufiri i SHBA. Kufijtё nuk janё tabu, sidomos kur bazohen nё “metrin” kolonialist me tё rёna lapsi e heqje vizoresh dikur tavolinave tё fitimtarёve.
Nё rastin e Groenlandёs, si ishull qё ёshtё, nuk bёhet fjala pёr ndryshim kufinjsh nё kurriz tё tё tjetrit por thjesht debatohet “tapia” dhe njё vёnd i vogёl, diku larg si Danimarka qё ka gёzuar “bonusin” qindravjeҫar të tokës së “xanun”, qoftё edhe me njё BE pas qё nuk nxjerr qimen nga qulli nё ҫёshtjet e sigurisё, janё tё fundit qё mund tё pretendojnё mё tej.
Ligji ndёrkombёtar dhe solemniteti e paprekshmёria e kufijve duhet tё ketё moral ndryshe, tё mos ishte pёr SHBA e MB, sot pёr BE Kosova martire do tё ishte nёn Sёrbi sikurse BE, si “trashёgimtare” e Europёs sё 1913, as nuk e pёrmёnd, pale tё lёvizё, pёr tё korrigjuar kufirin e mbrapshtё tё atij viti tё Shqipёrisё me fqinjёt e saj, njё prej tyre edhe anёtar i BE sot qё tek toka e “xanun” bёri genocid antishqiptar e Europa ende nuk thotë një llaf.
Situata e sigurisë në Groenlandë ndikon drejtёpёrsёdrejti e së pari nё situatёn e sigurisё nё SHBA. Dhe sa kohё “pronari” diku larg matanё oqeanit e ka lёnё pa “gardh” si mall pa zot, rreziqet e kёrcёnimet pёr SHBA nuk janё thjesht hipoteza por mundёsi reale qё SHBA nuk mund t’i shpёrfillё.
“Ҫelësi” tek i madhi
“Ҫatia” e Artikut ёshtё kritike pёr sigurinё e SHBA dhe deri tani ёshtё dёshmuar se nuk ka garanci sa kohё “pronarёt” e sotёm e lёnё pas dore atё. E drejta e mbijetesёs sё SHBA e kёrkon qё ose Danimarka e BE tok t’i dalin pёr zot e mbёshtesin Groenlandёn e pavarur ose t’ia lёnё kёtё punё SHBA qё do tё garantojё, pёrtej ҫdo dyshimi, qetёsi e siguri jo vetёm pёr veten por edhe Europёn e botёn mbarё.
Nuk ёshtё punё varke, as punё fuqie e ushtrie por llogjike e sё mirёs sё pёrbashkёt. SHBA ka qёnё pёrherё pranё Europёs nё nevojё kur ёshtё kёrcёnuar paqja e siguria atje e sakrificat njerёzore ndaj shoqi-shoqit gjatë Luftës së 2 Botërore janё tё pakrahasueshme ndaj ka vetёm vёndprehje tё rёnёsh amerikanё nё Europё e jo anasjelltas.
Ishte SHBA pёrsёri ajo qё i dha njё dorё rindёrtimit paslufte tё Europёs dhe garantoi siguri gjatё Luftёs sё Ftohtё e mё pas. Ndaj, nёse BE pret nga SHBA t’i garantojё sigurinё, duhet tё dёshmojё njё minimum vullneti pёr tё kontribuar qё SHBA vetё tё ndjehet e sigurtё nё hemisferёn e saj me “derёn” e Artikut ende “kanat”.
Mund tё mos gjesh rehat me Trump pёr shumё gjёra nё lidhje me politikёn e jashtme, inisiativa si Bordi Paqes etj, por kur vjen puna tek siguria e paqja nuk bёhet fjala pёr emra apo lavdinё e presidentit tё rradhёs por pёr forcimin e paqes e respektin ndaj SHBA si partner jetik pёr fatin e Europёs e demokracisё nё botё. E sa kohё kontribuohet pёr paqe e siguri, pavarёsisht nga kush e si vjen, ia vlen ҫdo inisiativё e mёndjehapje ndaj tjetrit.
Groenlanda ёshtё rasti qё Europa tё dёshmojё mirёnjohje e partneritet duke bёrё tё vetёn nё pёrmbushjen e interesat jetike dhe kritike amerikane atje. Pёrtej retorikave tё sovranitetit e ligjit ndёrkombёtar mbetet gjeopolitika ajo qё vulos e garanton sigurinё e zhvillimin afatgjatё pёr tё gjithё. Njё Groenlandё, qё e vetme apo me tё tretё pas nё Europё, e ka tё pamundur tё garantojё sigurinё e “derёs” sё Artikut, bёn mirё tё jetё me SHBA. Njё Groenlandё brёnda SHBA, nuk ёshtё garanci vetёm pёr veten e SHBA por edhe pёr Europёn e botёn mbarё.
Toka e “xanun” në kurriz të sigurisë së tjetrit nuk shkon. Mbase marrin ca lekë qyl për një gjë nuk u takon por jo të bëjnē pazar se mund të ngelen edhe pa gjë. Partneriteti është të marrësh e japësh e “çelsin” e sigurisё në Artik duhet t’a mbajё SHBA si mё i zoti!

Car thu mer kellire. Groenlanda e ka me Kushtetute qe voton nese do te rrije me Danimarken apo jo..
Ca thu mer dangall??!!!
po cfare Danimarke, kolonializem safi, te kerkoje ndjese, kompensoje ti lere vendasit te shkojne me ke te duan me kusht qe te mos lene rus e kinez rrotull po te jene te zote, ose ndryshe bujrum SHBA, boll me brockullat e sovranitetit per sovranitet se kesaj daulleje I bie dhe serbi me kosoven, lerjani Daj Samit ate pune se vetem ai ben pune, bota vetem prish e trazon e flet per statukuo, statukuo te rremujes i bie dmth akoma Danimarka me tapi groenlande!
Norvegjia,apo Danimarka vuri e para kavanozin e radhes ne Groenlande? Hane Danimarka,hane Groenlanda.Ngjitur eshte me Kanadane.Edhe Alaska nuk eshte larg.Do ta bleje si Alaska.I duhet e blere.
Nga nje skaj i Ballkanit Perendimor njefare Artan XH. DUKA leshon direktiva e urdheresa se si duhet administruar Groenlanda, madje duke vajtur deri ne Hene me krahasime.
O Tani i XH, DUKES, aty ku nuk te ftojne e atje ku nuk te degjojne as mos shko e as mos fol kot.
1.. Greenlanda eshte populluar per here te pare nga skandinave dhe me pas jane larguar perkohersisht mbas nje kohe akullnaje qe zgjati disa dekada e cila e bente te pamundur jetesen.
2. Vendasi ne thonjeza inuitet jane nomad, nuk eshte toka e tyre.
3. Me te njejten llogjike Amerika e cila ka zaptuar toka indianesh dhe meksikanesh duhet te hapi krahun
Është e drejtë e pa tjetërsueshme e popullit të Grënlandës të vetëvendos për të sotmen dhe të ardhmen e tij.
*riemërtimi i Arktikut që e bënë autori i shkrimit, duke quajtur atë Artik, është në kundërshtim me FGJSSS
Ja qe ndodh ndonjehere qe Dekari flet drejt e demo ia fut katunit.
Ia ke futur kot o Artan
Te dija se ishe me popujt dhe vetvendosjen e tyre
Ti qenke nje zar i gjakpirsve
CKENI ME ARTANIN
E KA ZENE HALLI
IKU KOHE E XHAXHIT
NGA TJA MBAJ ZAVALLI
IKU AJO KOHE
KUR MBI AMERIKEN
HIDHTE GURE ME SHOKET
NUK JA KISHNIN FRIKEN
TANI PORSI LEPUJ
LEPINE KU PESHTYNE
LERENI MOS E NGANI
KAQOL NEVERINE
Lolo per TRENIN e ke shkrujt ket poezin tina?
———————————————————————————————————————————————————––
O homo bythqir grek Xonaqis Maskaraqis = Mavraqis (¿?) ta kam bere sumen tunel treni je duke pare edhe ketu trena.
———————————————————————————————————————————————————––
Si gjithmon ti TRENO t’ha muti ne kur nuk nopesh t’kerko tjeter.
———————————————————————————————————————————————————––
▶SI GJITHMONË, VETËM POSHTË KËPUCËS TIME DO JESH, MOR SKUTH GREK MASKARA MUTI, MUT I SHTYPUR=(¿?).
———————————————————————————————————————————————————––
Edhe me majen e Kepuces ty skuth grek muti te kam bere petë, je nje kartë e djegur.
Ene kinezçe t’shkrush, ti shqipfoles je homo bythqir grek maskara ardhacak anadolli.
———————————————————————————————————————————————————––
JE ZBULUAR ME ÇDO MASKË. EDHE ATO EVROT E QELBURA NUK DO T’I JAPIN MË. TI KE PËR TË NGRËNË VETËM MUT.
———————————————————————————————————————————————————––
E shkruara mbetet,Fjalet i merr era-thote Auron Tare. Kaq.
Na qelbe TRENO