Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Flakët u përhapën me shpejtësi në gjithë fasadën, inxhinieri: Po të ishin materialet e duhura të ndërtimit, zjarri do izolohej dhe vetëshuhej
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Flakët u përhapën me shpejtësi në gjithë fasadën, inxhinieri: Po të ishin materialet e duhura të ndërtimit, zjarri do izolohej dhe vetëshuhej
AktualitetKronike

Flakët u përhapën me shpejtësi në gjithë fasadën, inxhinieri: Po të ishin materialet e duhura të ndërtimit, zjarri do izolohej dhe vetëshuhej

Published: September 14, 2023
Shpërndaje

Prej disa orësh zjarrëfikësit kanë vijuar betejën për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë pallatin dhjetëkatësh në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë, në rrugën ‘Sali Butka’. Inxhinieri i ndërtimit Gëzim Beqaj në një lidhje për Report TV ka deklaruar se materiali i pallatit që është djegur nuk duket të ketë qenë sipas standardeve të izolimit termik. Nëse materiali i pallatit që ka marrë flakë do të kishte qenë i vetëshueshëm, sipas inxhinierit flakët nuk do të ishin përhapur.

“Për mendimin tim unë nuk jam ai që duhet të vendos aty. Materialet e ndërtimit, ajo që është pjesa termike e sistemit kapot duhet të jetë i vetëshueshëm. Nëse bie zjarr në një zonë ai të rrijë i lokalizuar aty ku ka rënë zjarri, pra të mos vetëdigjet. Nëse ka një shkëndijë elektrike të digjet vetëm pjesa ku është zjarri prezent. Unë po shoh që materiali vazhdon dhe digjet në tërë masën e tij. Kjo nuk duhet të ndodhë sipas standarteve të izolimit termik. Po të ishin materialet e duhura dhe të vetëshuheshin nuk do të kishte ndodhur kjo”.

Kusht kryesor për një material është që të mos vetëdigjet.

- Publicitet -

“Ky material nuk është i këshillueshëm. Jo vetëm termiket por edhe dyshemetë. Nuk e di është bërë ndonjë test nga inxhinierët të marrin një copë material t’i vënë zjarrin a është toksike? Shpërndahet kjo. Materialet një nga kushtet që kanë është të mos vetëdigjen.

Sot kemi 3 lloje materialesh në pjesën termike. Me bazë kolesterol, kolpanel tapa e shishes e cila është e shtrenjtë. Edhe materialet e polesterolit që janë më të lira duhet të plotësojnë këto kushtet që thanë të lokalizojnë zjarrin që të rrijë aty ku bie. Po mori zjarr ky sistem ky është brenda midis murit dhe pllakës dhe zjarrfikëset nuk mund ta fikin dot sepse ai është brenda. Është e vështirë ta fikësh. Nuk besoj se do të ketë probleme me strukturën”, tha ai.

Inxhinieri përmend disa elementë si mund të ishte parandaluar zjarri.

“Kjo fillon që në fazën e projektimit. Që në projektim duhet të ishin përcaktuar qartë lloji i materialit. Dhe pastaj është detyra e atij që zbaton punimet. Janë disa hallka përgjegjëse derisa të zbulohet se kush e ka problemin. Projekti, zbatuesit… Unë mendoj që mbikëqyrësit e punimeve s’duhet të emërohen nga ata që bëjnë ndërtimin por të jetë i pavarur, të mos ketë varësi financiare dhe të mos paguhet nga ai që ndërton. Të emërohen dhe menaxhohen nga pushteti vendor”.

“Të gjithë ne inxhinierët duhet të jemi të vëmendshëm të kujdesshëm. Në Shqipëri mungon urdhri i inxhinierit. Urdhri është një nga hallkat që ndikon në disiplinë. Po të ishte një disiplinë korrekte do të ishte më me disiplinë.”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  • Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  • Rama tha që një Ministër u akuzua për pedofili dhe nuk e dha dorëheqjen! A është kjo e vërtetë?
  • Serbia mund të ndryshojë… deri te Kosova
  • Çfarë po ndodh me liderin kinez? Kërkesat e pazakonta për “pushim” në Uashington

Komentet e Fundit

  1. PËR SAKTESIM !!! on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Kokpalari 21 janarit on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  3. S ka rendesi on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  4. Vlonjat i vertet on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  5. Vlora 97 on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?