Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Flamuri është personazhi mes të cilit ‘shkrimtari’ i madh Sali Berisha komunikon me njerëzit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Flamuri është personazhi mes të cilit ‘shkrimtari’ i madh Sali Berisha komunikon me njerëzit
opinion

Flamuri është personazhi mes të cilit ‘shkrimtari’ i madh Sali Berisha komunikon me njerëzit

Published: November 30, 2025
Shpërndaje

Nga Indrit Vokshi

Po shoh njerëz të cilët po postojnë një video ku Flamur Noka grindet me një militante demokratike dhe në një moment, ai i thotë asaj ik, duke ia treguar derën me dorë.

Nuk ka faj Flamuri. Ai, Flamur Noka, është simboli i të gjithë militantëve të PD, shëmbëlltyra e tyre; ai janë ata, mishëruar në një trup të vetëm, në trupin e Flamurit.

- Publicitet -

A nuk u çuan militantët e PD duke i treguar derën çdo demokrati që nuk mendonte si ata? Po, u çuan. A nuk janë militantët e PD harbutë dhe arrogantë? Po, janë. A nuk mendojnë militantët e PD se gjithçka zgjidhet me forcë, duke gjuajtur me shishe, me leva e deri edhe me anti-tank? Po, ketë mendojnë dhe ëndërrojnë. A nuk mendojnë militantët e PD se besnikëria ndaj Sali Berishës si person është i vetmi qëndrim dinjitoz në politikë e në jetë, përndryshe je tradhëtar dhe i shitur? Po, ashtu mendojnë.

Të gjitha këto cilësi, sjellje dhe besime të militantëve, i përmbledh e i përfaqëson Flamur Noka. Pra Flamuri është ata, si ata, njëri prej tyre. Flamuri është natyralisht PD-ja.

Nga ana tjetër e paralelisht, Flamuri, pa e kuptuar as ai vetë, është pjesë e një ushtrimi të psikanalizës nga ana e Sali Berishës. Ai, Sali Berisha, nëpërmjet Flamurit manaxhon dy mardhënie; mardhënien me militantin e vet, duke iu dhënë militantëve si valvul shkarkimi duke e quajtur fajtor, si dhe mardhënien me jomilitantët. Flamuri pra është vendimi shumëplanësh i Sali Berishës për të tjerët.

Flamuri është mundësia që ata demokratë të cilët nuk kanë guxim e burrni për t’i rënë problemit në kokë, ta kenë Flamurin si tabelë qitjeje për të shfryrë frustrimin pse nuk kanë guxim të merren me udhëheqësin. Sali Berisha iu ka dhuruar militantëve të tij një fajtor, Flamurin. Edhe hapësira që i ka lënë Flamurit për të marrë disa vendime vetë, është në kuadër të këtij operacionit psikanalitik të Doktor Saliut për të krijuar figurën e fajtorit për katastrofat e PD-së.

E në krijimin e figurës së fajtorit, duhet të jetë kontributor edhe vetë Flamuri, për ta bërë figurën e fajtorit sa më të besueshme. Sholzenicini shkruan se Stalini nuk jepte urdhër direkt për tortura. E si ndodhnin torturat? Stalini, shkruan ai, kishte emëruar në postet kyçe të NKVD-së, persona të cilët nuk dinin të bënin asgjë tjetër përveç torturës, prandaj nuk kishte nevojë të lodhej duke dhënë urdhëra, pasi ata i bënin vetë torturat.

Nga ana tjetër, paralelisht, Flamuri është cinizmi i Sali Berishës kundrejt të gjithë atyre që kanë mendim politik dhe e quajnë veten të zgjuar. Ata janë të detyruar ta takojnë e të flasin me të, u duhet të flasin me militantin e graduar në postin më të lartë. Dikush e kupton dhe e manaxhon, dikush se kupton. Por ashtu është.

Ky është cinizëm dostojevskian i Sali Berishës dhe është formë e ushtrimit të pushtetit të tij partiak në mënyrën më brutale; Berisha iu thotë unë kam 20 mijë militantë dhe 500 mijë vota, prandaj iu detyroj të merreni me militantin tim i cili nuk ka për detyrë të mendojë politikisht. Ose pranoni të diskutoni në nivel militanti si një akt nënshtrimi i juaji ndaj meje, ose udha e mbarë, ikni.

Nuk ka asnjë mundësi që Sali Berisha të jetë i mirë, ndërsa ata poshtë tij të jenë të këqinj, nuk mundet të jetë kështu. Ose këta janë të këqinj dhe Sali Berisha është si këta, ose Sali Berisha është i mirë dhe, këta janë si Sali Berisha. Nuk munden të bashkëpunojnë aq afër e aq në harmoni, njerëz me karaktere të ndryshme e me kulturë ndryshe nga njëri-tjetri.

Prandaj mos u merrni me Flamur Nokën. Flamuri është personazhi përmes të cilit shkrimtari i madh Sali Berisha, autor i romanit “Vota e Lirë”, komunikon me njerëzit e tjerë. Ju që nuk po merreni me shkrimtarin, por po merreni me personazhin, thjesht jeni brenda asaj çka shkrimtari ka parashikuar për ju, po silleni si personazhe të librit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    December 1, 2025 at 12:03 am

    Si sot 34 vjet me pare Berisha rrezoi Qeverrine e koalicionit.Me shpalli armik te demokracise, turmes kriminale,me hodhi kopilin e vet komunist te 8 nentorit.Qe nga ajo dite dhjetori 1991 u betova te jetoj Jeten per te derguar malokun ne fis,Andej nga ka dale,dmth,ne shpelle.Me ndihmen e Socialisteve intelektuale dhe popullit heroik te Vlores,ja arrita ne 1997,por na tradhtoi Ilir Meta,.Tani me ndihmen e Prestigjatorit Tahir Bacova dhe 725 mije pensionisteve e kemi futur Bishen ne kafaz,.Sa te jete gjalle prestigjatori Edi Rama,bisha nuk del prej kafazi.

    Reply
  • demo says:
    December 1, 2025 at 12:04 am

    Shyqyr shpetuam nga Berisha,,keta do ti bejne psikoanalizen!

    Reply
  • Skypion says:
    December 1, 2025 at 4:48 am

    Pse mos te merren ne Flamurin more Indrit?! Te merren qe cke me te, ashtu sic po merresh edhe ti qe thua mos u merrni.
    O indrit, Berisha me vote u rikthye ne krye te PD-se; jo 20 mije qe thua zotrote, por mbi 44 mije votuan kater here ne perfundim te “Foltores”; votuan Berishen; dolen ne mes te acarit, te shiut a sllotes, per te votuar Sali Berishen; sepse ishte ky qe i ftoii ne votim dhe bashke me Berishen, votuan edhe kete Noken qe thua ti, apo Paloken e Shehun, qe ishin te vetmit qe i qendruan prane, kur gjithe te tjeret e grupit parlamentar ishin ne medyshje, ose iu be qejfi se pse u perjashtua.
    Quaje si te duash, mundohu te besh ironi te sforcuar dhembeshtrenguar, por Sali Berisha me voten e demokrateve eshte aty, o Indrit.
    Ne krye te partise nuk te zgjedhin ata “te pavarurit”, te shreses ‘gri” e aq me pak socialistet ; ne krye te saj te zgjedhin demokratet, o Indrit; dhe demokratet zgjedhin SAli Berishen, o Indrit; eshte kjo arsyeja, se pse Bardhi me grupin e tij, u kthyen me Berishen, o Indrit; jo per syte e bukur te Berishes, por se kishte elektoratin qe e votonte ate, o Indrit; edhe Salianji qe dilte me shkop bejsbolli per te mos lejuar Berishen te hynte ne Shqup, u kthye kokulur tek ai, pikerisht pse kishte demokratet qe i jepnin voten.
    Tani ju e doni PD-ne, por pa Berishen…
    Ju i doni votat e berishisteve, por jo Berishen…
    Ti, por edhe te tjeret te ngjashem, a e keni pyetur ndonjehere veten, se pse demokratet votojne Sali Berishen?!
    Te ishte ne pushtet, edhe mund te spekulohej, me argumentin se eshte ne pushet dhe dihet; por ata e votuan masivisht, kur ishte i perjashtuar nga grupi, kur i kishte gjithe kunder: grupin e tij parlamentar, udheheqjen e partise se tij, qeverine, amb. amerikane dhe administraten e SHBA, 99% te mediave dhe analisteve….
    Dhe demokratet, prape e votuan masivisht…
    O indrit, pyete veten pyete: pse e votojne keta demokratet Berishen?!

    Reply
  • demo says:
    December 1, 2025 at 6:49 am

    Sepse jane si Berisha.500 mije shqiptare qe kane votuar Berishen jane si Berisha.Me Berishen kane grabitur ndermarrje,magazina,tokat ne fshat dhe tokat ne qytet.Drejtoret,magazinjeret,e Berishes cope hekuri dhe pike nafte nuk lane ne magazina.Sa emeroheshin pyesnin rreth e rrotull:-Cfare ka per te vjedhur ketu?
    Me letra reshperesh,me 7501,me Ligjin TOKE E XANUN grabiten tokat e pronareve, Nuk jane pak.Jane 500 mije rrugace,hajdute,maloke,qe votojne Berishen.Mirepo Ne jemi 725 mije pensioniste grushtbashkuar ne diell shi e ne bore,ora 8 ke kutite e votimit pa mungesa ne Detyre.Shoku Ethem dhe demo beu pa toke do hedhin voten e urrejtjes kundeer Berishe rreckamanit me kostum Brioni,SE KESHTU JU SHTOHET YMRI. KAM QE NE 4 DHJETOR 1991 QE VOTOJ KUNDER HORRAVE TE BERISHES DHE FESTOJ HUMBJET E TIJ SPEKTAKOLARE.
    Edi Ramen e kemi djalin Tone,djale qyteti.E kam share kur gabon kur pjerdh perpjete,sidomos per Kosoven qe e kam pike te dobet,i jep mend Botes do tallet me Ameriken,dhe i kap dora shejtanit,,por me shume se shaj E keshilloj si vellai i madh vellane e vogel.
    Kurse maloket jane Katastrofa.Jane Agresion barbar mbi Token tone,pasurine tone,kulturen tone,qytetarine tone,Traditen tone.Ata na urrejne dhe duan te na zhdukin,por edhe Ne kemi mesuar ti urrejme dhe t`ja cojme kufiriin tek thana.Me ta na ndan nje Humnere e thelle.Garant jane Edi Rama dhe 725 mije pensioniste qe vendosin kush do ta derejtoje Shtetin ne Shqiperi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?