Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Florida, pritshmëritë për debatin e tretë presidencial të republikanëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Florida, pritshmëritë për debatin e tretë presidencial të republikanëve
AktualitetBote

Florida, pritshmëritë për debatin e tretë presidencial të republikanëve

Published: November 7, 2023
Shpërndaje

Pesë kandidatët republikanë me mbështetjen më të madhe në sondazhet e fundit, të mërkurën do të marrin pjesë në debatin e tretë presidencial të partisë së tyre këtë vit. Ky debat pritet të jetë ndryshe nga dy debatet e para për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, që pritet të jetë një temë e rëndësishme. Por, ky nuk do të jetë i vetmi ndryshim në këtë debat.

Debati i tretë presidencial i partisë republikane do të mbahet në Majemi të Floridës. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga debati i fundit, që u mbajt në Kaliforni në muajin shtator. Hamasi ka sulmuar Izraelin dhe ushtria izraelit po bombardon Rripin e Gazës. Shumica e republikanëve e mbështesin Izraelin, por kjo mund të jetë një çështje, që mund të nxjerrë në pah dallimet mes kandidatëve.

Komente të forta në mbrojtje të Izraelit pritet të bëjnë ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley dhe Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i cili u angazhua në kthimin në Shtetet e Bashkuara të amerikanëve të bllokuar në Izrael. “Izraeli ka të drejtë absolute në këtë konflikt.” Biznesmeni Vivek Ramaswamy ka ndryshuar qëndrimin e tij që nga fillimi i luftës dhe gjatë debatit mund të kritikohet për këtë.

- Publicitet -

“Ai ka treguar më shumë tolerancë për komente të ashpra ose njerëzit të cilët shprehin mbështetjen për terrorizmin e Hamasit. Ai e quan këtë liri të shprehjes. Unë jam mbështetës i madh i lirisë së shprehjes, por mendoj se ka kufizime kur bëhet fjalë për mbështetje të dhunës ose vrasjeve, që për mua nuk janë të pranueshme”, thotë Tevi Troy nga Qendra për Politikat Dypartiake, i cili ka ndjekur debatet e fundit të republikanëve.

Sipas sondazhit të fundit të Universitetit Quinnipiac, ish-Presidenti Donald Trump gëzon mbështetjen më të madhe mes republikanëve, me 64 për qind mbështetje, i pasuar nga Ron DeSantis me 15 dhe Nikki Haley me 8 për qind mbështetje. Por, ai nuk do të marrë pjesë në debatin e republikanëve në Majemi. Në vend të kësaj, ai do të mbajë një tubim fushate në një qytet tjetër të Floridës. Zoti Trump nuk ka marrë pjesë as në dy debatet e mëparshme.

Në këtë debat do të mungojë edhe ish-nënpresidenti Mike Pence, i cili u tërhoq nga gara për president për shkak të mbështetjes së ulët në sondazhe dhe mungesës së mbështetjes financiare për fushatën e tij.

“Ai ishte një zë i rëndësishëm, i cili ishte i gatshëm ta kritikonte ish-Presidentin Trump. Tani, vetëm ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie do të jetë kandidati i cili do ta kritikojë në mënyrë më të hapur dhe më të drejtpërdrejtë zotin Trump. Mungesa e ish-Nënpresidentit Pence në debat, mund t’u japë hapësirë kandidatëve të tjerë, përfshirë ish-guvernatores Nikki Haley dhe guvernatorit Ron DeSantis për t’i bërë kritika më të forta zotit Trump”, Tevi Troy nga Qendra për Politikat Dypartiake, i cili ka ndjekur debatet e fundit të republikanëve.

Partia republikane ka caktuar mbajtjen e një debati tjetër më 6 dhjetor. Pastaj, kushtet për debatet pasuese do të jenë shumë më të forta, duke e zvogëluar më tej numrin e kandidatëve republikanë që do të mund të marrin pjesë në debatet e ardhshme të partisë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?