Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fondacioni “Soros” shkurton drastikisht fondet për OJQ-të në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Fondacioni “Soros” shkurton drastikisht fondet për OJQ-të në Europë
BoteKryesore

Fondacioni “Soros” shkurton drastikisht fondet për OJQ-të në Europë

Published: August 15, 2023
Shpërndaje

Fondacioni për Shoqëri të Hapur i ka informuar organizatat në Hungari, që varen nga mbështetja e tij se, vendimi i fundit i bordit të fondacionit u jep fund pothuajse të gjitha aktiviteteve në Bashkimin Evropian, ka mësuar Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë. Përmes një emaili që u është nisur grupeve lokale, Fondacioni ka thënë se burimet e tij për Evropën do të jenë “jashtëzakonisht të kufizuara”.

Ky Fondacion, i njohur më parë si Instituti për Shoqëri të Hapur (OSF), i ka shpenzuar qindra miliona dollarë, prej kur është themeluar nga sipërmarrësi i lindur në Hungari, George Soros, për t’i forcuar shoqëritë civile në gjithë botën, prej rënies së komunizmit më 1989. Shumë organizata joqeveritare në Hungari e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se e kanë pranuar këtë shkresë, e cila e arsyeton vendimin e bordit “si ndryshim strategjik” për të arritur ndikim maksimal në pjesë tjera të botës.

Me një ndryshim të tillë, shumë programe evropiane do të mund të mbyllen më 2024. Një zëdhënës i Fondacionit e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë riorganizimin strategjik, duke thënë se grupi do të vazhdojë “financimin e grupeve të shoqërisë civile nëpër Evropë”, përfshirë ato që punojnë për çështje të jashtme të BE-së, apo që e mbështesin komunitetin rom.

- Publicitet -

“Ne do të vazhdojmë të jemi financues të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe llogaridhënies qeveritare në rajon, sidomos në Ukrainë, Moldavi, Kirgizi dhe Ballkanin Perëndimor, përmes punës së fondacioneve tona kombëtare”, është thënë në deklaratë.

Në përgjigje është thënë se organizimi i granteve në mënyrë specifike do të vendoset në muajt e ardhshëm.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe shumë pjesëtarë të partisë së tij Fidesz, kanë qenë kritik ndaj rolit të Sorosit në rajon. Fondacioni për Shoqëri të Hapur i ka mbyllur zyrat në Budapest më 2018 dhe është zhvendosur në Berlin, duke e përmendur “ambientin tejet shtypës politik dhe ligjor në Hungari”. George Soros, 93-vjeçar, e ka emëruar djalin e tij Alexander Soros në krye të Fondacionit, më herët gjatë vitit, dhe ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në strukturë të fondacionit. / REL 

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Por ai nuk dëgjon. Jo se e kanë lënë veshët. Por se asnjëherë nuk ka ditur. Dhe as ka dashur…
  • VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  • Të ndjekur nga policia, të rinjtë protestues futen në një lokal, sigurimi i strehon dhe refuzon hyrjen e policisë
  • VIDEO: “Unë do iki kur ta vendos unë”, videoja e Ramës që po qarkullon në faqet online që mbështesin protestën
  • Protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë dhe godinës së OTP Bank

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  2. Qerratai on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  3. Delina Fico on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  4. e agasi on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. prehistoriku on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?